Si kam ardhur në jetë?
Fëmijëve duhet thënë thelbin
e problemeve, duke mos i ngarkuar me detaje të
parëndësishme.
Kur fëmijët tuaj ju pyesin se si kanë
ardhë në këtë jetë si
dhe kur të shtrojnë pyetje të tjera
të ngjashme mbi përtritjen e njerëzve
jeni të obliguar të përgjigjeni
drejtë dhe pa ngurim. Se si do të gjindeni
në këso situatash do të jenë
në njëfarë mënyre masë
e suksesit tuaj si prindë. Zgjedhni faktet
themelore dhe ua thuani qartë. Fëmijëve
duhet thënë thelbin e problemeve, duke
mos i ngarkuar me detaje të parëndësishme.
Nëse përgjigjet tuaja nuk mjaftojnë
për fëmijën, që t’i
kuptojë gjërat në esencë,
ai do të shtrojë pyetje të tjera.
Dhe kur pyet duhet të përgjigjeni.
Fëmija kurreshtar do të pyesi për
mbarësimin, shtatzëninë, e lindjen,
zakonisht sipas kësaj renditje.Shumica e
këtyre pyetjeve janë të nxitura
nga vështrimet e fëmijës nga jeta
e përditshme, nga rrethi në të
cilin jeton. Por do të pyes edhe për
aso gjërash që duken se vien si rrufeja
për së kthjellti, siç thuhet.
Përgjigjet në pyetjet e fëmijës
duhet të jenë fare miqësore, dhe
kurrsesi përgjigje që lënë
dyshime, as të paqarta e aq më pak sipërfaqësore
dhe humoristike. Duhet të jenë, pra,
serioz, por jo edhe sentimental. Nuk guxoni kurrsesi
ta përfundoni bisedën me shprehjet „prandej
për këtë arsye ne të duam“
dhe as me atë „për këtë
arsye ti duhet të duash nënë dhe
babën“.
Pyetje të këtilla për lindjen e
mbarësimin i bëjnë zakonisht fëmijët
e moshës gjashtë vjeçare, por
mund të ndodhë që të pyesin
edhe ata më të rinj. Pjesa më e
madhe e fëmijëve për përtrirjen
e races njerëzore mësojnë para
se të shkojnë në shkollën
fillore.
Nga vijnë foshnjet
Ku e ka gjetur tezja Arjetë foshnjen e re?
I ka dalë nga një vend i posaçëm
që e kanë nënat për këtë
qëllim.
Më së miri është që në
pyetjen e parë të përgjigjeni sa
më direkt dhe qartë. Interesimi i fëmijës
parashkollor ende është i thjeshtë.
Është fare e mundshme që fëmija
interesimin për foshnjen e tezes Arjetë
ta kthejë nga vetja dhe të pyesi:
- A edhe unë kam dalë, nga ti, në
këtë mënyrë?
Përgjigjja më e mirë dhe e preferuar
do të ishte: Sigurisht edhe ti ke dalë
në këtë mënyrë.
Gjatë bisedës së këtillë
duhet ruajtur që te fëmija mos të
shkaktohet huti duke përdorur fjalë
e shprehje të imagjinuara apo edhe shkencore.
Para fëmijës së vogël që
bën këso pyetjesh nuk duhet përdorur
fjalët „djepi“ ose „strofulli“,
„vagina“ ose „uterus“
e as shprehjet siç janë, ta zëmë,
„nën zemrën e nënës“,
edhe pse kjo shprehje e vjetër, përkundër
pasaktësisë që tregon mbi pozitën
e foshnjes, mban në vedi ngrohtësi dhe
mirëseardhje për ferishten. Ndërkaq,
fëmijës së moshës më
të madhe duhet treguar emrat e vërtetë
të organeve të femrës. Kështu,
duhet thënë se vendi ku rrin foshnja
në bark të nënës quhet uterus,
kurse vrima nga del ai në jetë quhet
vagina.
Kurreshtja e fëmijës për të
mësuar sa më shumë për lindjet
e njerëzve është e madhe. Ai mund
të bëjë edhe këso pyetjesh:
- Ku kam qenë unë kur ti ishe vajzë
e vogël? (ose Ku ka qenë nëna kur
unë isha e vogël?).
Përgjigja më e përshtatshme dhe
më adekuate do të ishte kjo:
- Fillimi yt ka qenë i fshehur ke nëna
dhe ka pritë që të rritet, ta gjejë
babën dhe bashkarisht të krijojmë
çerdhën në të cilën
do të vish ti.
Duhet ikur përgjigjeve të pamenduara
siç janë, bie fjala, „kur nëna
ishte e vogël, ti nuk ke ekzistuar fare“.
Sepse fëmija e kanë mjaft të zhvilluar
ndjenjën e kontinuitetit të jetës.
Prandej, fëmijës tuaj nuk duhet mohuar
ekzistimin e tij para se të vie në këtë
jetë. Prandej, përgjigja e dhënë
më lart është më pak e ashpër,
por me gjithate e vërtetë.
- A rritet tani foshnja në ty, nënë?
- mund të jetë pyetja tjetër.
- Jo, jo bash tani, por do të tregojë
se ku rritet ajo tani. Ke tezja Mirjetë.
E shef se si është trashur kohët
e fundit. E kjo ngjet pse foshnja e saj zenë
shumë vend. Ashtu siç rritet foshnja
e saj tezja Mirjetë zgjerohet.
Nuk mund të parashihet se çfarë
pyetjesh mund të bëjnë fëmijët
për foshnjet. Çfarëdo përgjigje
të jipni ato fillojnë me shprehjen:
foshnja rritet në nënën e vet.
Edukimi gjinor i fëmijës së moshës
më të re, por edhe atij më të
rritur, që është organizuar mirë
është siguria më e mirë se
fëmija do të ketë jetë të
qetë dhe të lumtur të plotësuar
me lojë dhe përgatitja më e mirë
që të adaptohen me problemet që
u dalin në zhvillimin e mëtejmë
në jetë, në ardhmërinë
e tyre. Së këndejmi, shtrohet detyrë
dhe obligim i prindërve që të kenë
kujdes, dhe njëkohësisht të angazhohen
për edukimin e gjithanshëm të fëmijës
së tyre, duke e njohur qysh herët me
rrugën e ardhjes së tij në këtë
jetë.
|