Kush ma vodhi dashurinë?
Në netët pa gjumë, mes lotësh,
e pyesja veten: „Ç’femër
është ajo që pa pikë ndërgjegjeje
ma vodhi burrin, që ma shkatërroi martesën
dhe jetën time? Ajo m’i la fëmijët
të rriten pa dashurinë e babait.“
„E unë,budallaqja, mendoja se e kisha
mike dhe ia besaoja të gjitha problemet e
mia.“
Prita, me dy fëmijët, ishte në
vizitë te prindërit, kur burri i saj
gjeti dashnore, për shkak të së
cilës braktise atë dhe fëmijët.
„Në një vend të vogël,
të fshehtat s’qëndrojnë gjatë“,
thotë ajo e mllefosur. Edhe unë, kur
u ktheva nga prindërit, dëgjova thashethemet:
flitej për burrin tim dhe Betin, fqinjën
tonë, të cilën e njihja, por s’kishim
shkëmbyer ndonjë fjalë bashkë.
Por, unë s’besoja në ato thashetheme
mendoja se jetoja me një burrë serioz
dhe të ndërgjegjshëm, që ishte
12 vjet më i vjetër se unë dhe
kishim dy fëmijë.
Që të ma hiqte dyshimin, ai më
njohu me Betin dhe ajo vinte shpesh në shtëpinë
tonë. S’kishte fëmijë dhe
burri i saj kishte një punë të
tillë që me javë të tëra
ishte jashtë shtëpisë. Edhe mua
më pëlqeu kjo shoqëri, se isha
e re në atë qytet dhe s’kisha
shoqe.
„Të urrej, e dua tjetrën“,
më tha
E dija se burri im kishte dashnore, këtë
ma thoshin të gjithë, por nuk e dija
kush ishte ajo grua që po e shkatërronte
jetën time, fëmijërinë e fëmijëve
të mi. Për Betin tash as që më
shkonte mendja, mendoja se e kisha mike. Kurse
burri, bëhej çdo herë e më
i ashpër, më agresiv. Për fëmijët
s’kujdesej fare, e mua më maltretonte
për çdo imtësi. Shpesh më
drejtohej: „Të urrej, ik nga shtëpia
ime, e dua tjetrën, ajo është jeta
ime“.
Edhe unë shkoja te Beti. Ajo ishte e mirë
me mua dhe me fëmijët, por nganjëherë
bëhej ironike dhe e pafytyrë. Dyshimi
më brente përbrenda dhe në një
rast s’durova e i thashë: „Ti
je ajo, ti ma bëre jetën ferr.“
Por, ajo e qetë ma ktheu: „Kurrë
s’do të ta bëja këtë,
të dua ty dhe fëmijët. Unë
kam burrin tim që s’do ta humbja për
asgjë në botë“.
Fjalët e saj më qetësuan pak, por
me burrin më nuk gjeta gjuhë të
përbashkët. Kur linda djalin e tretë,
kisha shumë punë, e burrit as që
i binte ndërmend të më ndihmonte,
s’rrinte fare në shtëpi. Më
s’jetonim si burrë e grua, por unë
prisja me durim, duke menduar se e gjithë
kjo do të kalojë dhe ai do të më
kthehej prapë.
I zura në befasi
Natën e Vitit të Ri më tha: „Ky
është viti i fundit që e kalojmë
bashkë, largohu nga jeta ime“. Vetëm
Zoti e di se sa vështirë është
t’i dëgjosh dhe t’i durosh këto
fjalë. Ç’është më
e keqja, Betit nisa t’i rrëfeja për
problemet e mia me burrin. Dikur vendosa të
zbuloja kush ishte ajo grua. I telefonova Betit
dhe kur kuptova se ajo s’ishte në shtëpi,
shkova para derës së saj dhe prita.
Dikur para shtëpisë së saj, u ndal
një veturë: ishte e burrit tim. Doli
Beti e veshur me fustan mini dhe me shminkë
të prishur. Dukej si prostitutë. Tani
e kisha të qartë. U ktheva në shtëpi
e zhgënjyer, s’besoja se burri im kishte
zgjedhur Betin. Ajo ishte e shëmtuar. Ç’kishte
gjetur tek ajo? Ç’mund t’i
ofronte ajo më shumë se unë? Kur
mendova më mirë, e kuptova shkakun.
Unë isha e lodhur dhe nervoze, kisha tre
fëmijë të vegjël, e kujdesesha
edhe për vajzën e tij nga martesa e
parë dhe s’kisha kohë t’i
dhuroja çaste epshndjellëse dhe t’ia
përkedhelja sedrën.
Na braktisi përgjithnjë
Atë ditë që e zura me Betin, pasi
s’mundi të më përzente mua,
ai na braktis dhe mori banesë tjetër.
Atë natë qava si asnjëherë
në jetën time. E dija se më s’kam
burrë, se ai kurrë më s’do
të kthehej, se fëmijët e humbën
babanë përgjithmonë. Si nuk i puthi
për herë të fundit? E dija se Beti
kishte shkatërruar gjithë dashurinë
që ai kishte pasur për mua, por se t’i
harronte edhe fëmijët për shkak
të saj, kurrë s’kam besuar.
Tani jetojnë bashkë. Edhe atë e
braktisi burri. S’është lehtë
të jetohet me gjithë atë përvojë
të hidhur, por për fat kamë fëmijët,
të cilët janë qëllimi dhe
lumturia ime.
F. B.
|