Kur shkon huç mashkullorësia
Mos ia ktheni shpinën
Veprimet e zjarrta, përkëdhelitë,
pastaj - fiaskoja. Mashkulli këtë gjë
e çmon si gjë katastrofike dhe nuk
e duron ngushëllimin.Mos u shtirni si motra
mëshirëmadhe dhe si psikologu.Tregoni
se keni mirëkuptim ndaj tij dhe e doni të
tillë çfarë është.
Jeni njohtuar në një takim zyrtar dhe
pastaj pesë net radhasi keni dalë bashkë.
Darkat, kinemaja, teatri, diskoteka, shëtitë
buzë lumit... Mbrëmjen e gjashtë
kanë vajtur në krevat. Në fillim
nisin puthje të zjarrta, pastaj përkëdhelitë,
fërkimet e trupit dhe - fiaskoja.
E ka tradhtuar mashkullorësia! U hodh nga
krevati dhe duke i veshur pantallonet me nxitim
pëshpërit sesi ajo nuk di të bëjë
dashuri.Kurse ajo ishte e hutuar, e hidhëruar,
e ndiente veten si të braktisur,të turpëruar.
U ballafaqua me dilemën tipike, të pashmangshme
në situatën kur penisi nuk është
"i gatshëm": çka të
bëjë me të? Për meshkujt,
kjo do të thotë tradhëti e anatomisë
personale, të dhembshme dhe nënçmuese,
e të shumtën e herës është
pasojë e nervozës momentale, e problemit
të gjatë psikologjik apo e lodhjes dhe
e pijes së tepërt. Puna mund të
ndreqet lehtë, por meshkujt këtë
gjë e përjetojnë si gjë katastrofike,
disa ia hedhin fajin femrës. Si të veprohet
kur "penisi i butë" bëhet
hall i dashurisë?
Mendimi i parë është se jeni antipatike
për të. Ta mbani mend: po të mos
ju donte, nuk do të gjendej në krevatin
tuaj. Mos ta merrni si detyrim se duhet t'i ndihmoni
me çdo kusht, do t'ju shpallë si agresive.
E madje edhe kur don t'ju bëjë fajtor
- gjë që është më lehtë
sesa të pranojë problemin e vet - mos
i besoni!
Të keni mirëkuptim
Asnjë femër nuk mund ta marrë
me mend se çfarë nënçmimi
është për të kur e tradhëton
penisi në çastet e afshit më
të madh. Kjo është njësoj
sikur të gufonin gjinjtë e saj para
syve të tij. Femrat janë shumë
të prekshme pas seksit, kurse meshkujt -
para tij.
Kur çifti nuk komunikon ndërmjet
vete, penisi i tij flet për të dytë.
"Penisi është si radari",
thotë seksologu amerikan Uoren Fareli. "Ai
i regjistron ndjenjat e vërteta të mashkullit.Kur
është i butë ai në të
vërtetë thotë:«në këtë
situatë diçka më mungon».
Nëse i dështon mashkullorësia,
mos ia ktheni shpinën, mos e shfaqni hidhërimin,
zhgënjimin, befasinë, sepse vetëm
do ta shtoni nervozën e tij. Nëse thotë
"nuk jam i disponuar për seks",
apo "më duket sikur kam presion",
kurse ju e qortoni - kurrë më nuk do
të jetë i sinqertë ndaj jush. Po
të hedhni zjarr në të, do të
bëhet rrenacak në dashurinë mes
jush.
Nëse do ta ankoni sikur të jetë
fëmijë i vogël /"djaloshi
i gjorë"/
- do ta hajë veten nga halli, thotë
Sten Kaci, psikologu klinik nga Kalifornia. "Pyeteni
thjesht se çka mund t'i ndihmoni, apo mos
dëshiron të bisedoni. Nëse nuk
pranon, mos ngulni këmbë. Ndoshta ka
nevojë vetëm që ta bindë veten
se e dashuroni të tillë çfarë
është, e jo ereksionet e tij. Për
ngushëllime nuk ka nevojë, nuk është
ai veteran i plagosur, e as ju nuk jeni motër
medicinale.
Mos e analizoni
Bëjuni dashnore e tij, e jo psikanalitike
e tij. Mashkulli që nuk mund ta arrijë
ereksionin kur ka dëshirë, mjaft është
"i braktisur" dhe i dobësuar.Nëse
nuk do t'ju pyesë "shpirt, si ta mbisundoj
këtë impotencë?", gjë
që rrallë ndonjë mashkull do ta
shqiptojë, do të thotë se nuk e
ka në qejf kritikën, vlerësimin,
predikimin e as analizën, thonë ekspertët.
Mos e merrni rolin e psikologut - nganjëherë
as eksperti nuk i ka të qarta shkaqet e impotencës
së papritur te dashnorët e mirë
dhe të zjarrtë. Ndoshta mashkulli kalon
nëpër fazën e zvogëlimit të
interesimit për seks.
E keni përkëdhelur, e keni puthur,e
keni piskuar, jeni përpjekur edhe me anë
të seksit oral dhe prapë nuk ka pasur
ereksion. Lëreni të qetë. Stimulimi
këmbëngulës i penisit të tij
ndoshta do të ndikojë të forcohet
momentalisht, por nuk do t'ia ndezë epshet
dhe çështja do të shfaqet sërish.
Më mirë është të nisesh
drejt cakut në anën tjetër. Si
Maria, burri i së cilës është
dashnor i mirë, por edhe atij i ndodh nganjëherë
të dështojë. "E puth në
vende të tjera, them se e adhuroj trupin
e tij dhe menjëherë i çohet.
E ndiej veten si magjistare", thotë
Maria. Hulumtimet kanë dëshmuar se gati
gjysma e pacientëve të një klinike
ka kërkuar ndihmën e ekspertit vetëm
një vit pasi të jetë shfaqur impotenca.
Disa meshkuj presin edhe nga dhjetë vjet
/"që problemi të zgjidhet vetvetiu"/
para se t'i paraqiten ekspertit. E kjo gjë
mund ta prishë lidhjen e sapokrijuar, e cila
në të gjitha aspektet e tjera ka gjasa
të ketë sukses.
Dërgojeni në vizitë
Xheni K.flet për përvojën e vet
me Dikun: natën e parë i shkoi huç
dhe gati çdo natë e ka përsëritur
në krevat. As ai as ajo nuk e hapin problemin
e impotencës dhe lidhja - prishet. Nëse
ai nuk ka sukses ta arrijë ereksionin disa
ditë me radhë, është e domosdoshme
ndihma profesionale. Por, mos e dërgoni mashkullin
tuaj te mjeku sikur të shkojë te mjeshtri
për remont. Merreni këtë gjë
si problem të përbashkët, propozoni
që bashkarisht të bisedoni me seksologun,
i cili di më mirë se ju ta shohë
problemin dhe ta zgjidhë. Ndoshta partneri
juaj dëshiron të kujdeset për mbarë
çështjen. Në raste të këtilla
ia bëni përherë me dije se për
të përherë jeni aty nëse do
të ketë nevojë t'i ndihmoni. Përherë
është i pranishëm faktori i lidhjes
suaj si pjesë përbërëse e
problemit të ereksionit.
Gjëja të cilën nuk mund ta bëjë
asnjë mjek - mund ta bëni vetë
dhe vetëm ju: të jeni me të në
çastet kur e ndien veten të lënduar,
të sëmurë, t'ia ktheni vetëbesimin,
ta bindni se ai zatën është i tillë
çfarë është - mashkulli
më seksipil në botë.
|