Humba mendjen pas bixhozit
Deri në ditën e kobshme, kur për
herë të parë fitoi në bixhoz,
Bardhi ishte baba i kujdesshëm dhe bashkëshort
i përkryer. Loja e bixhozit aq shumë
e tërhoqi, sa humbi edhe kontrollin mbi vetveten.
Sikur të më thoshte dikush, para dy
vjetësh, se do të bëhesha rob i
bixhozit, do t’ia merrja fytyrën“,
thotë Bardhi, 40-vjeçar, sepse atëherë
s’kisha guxim të provoja fatin as në
lojërat e parrezikshme shpërblyese.
Në fatin dhe fitimin pa djersë kurrë
s’kam besuar.
Jetoja plot 15 vjet në martesë me Ditën
dhe kisha dy fëmijë të bukur të
cilët i adhuronim. Ishim familje e lumtur
dhe e shëndoshë. Çdo gjë
e bënim me marrëveshje. Punoja si ekonomist
në një ndërmarrje të madhe.
Përparoja ngadalë, por gjithnjë
falë aftësive të mia. Kur kolegët
më propozuan një seminar, që do
të zhvillohej në një qytet bregdetar,
u gëzova shumë. Këtë e përjetova
si një dhuratë për punët që
bëja në firmë. E përgatita
punimin dhe me tre kolegët e mi në muzg
arritëm në qytetin bregdetar. Atë
natë mbahej një „koktej“
për mirëseardhjen tonë, të
cilin organizatorët e rregulluan bukur, në
oborrin e hotelit tonë.
Kisha 100 marka, më duhej të provoja
Mbrëmja ishte e mrekullueshme dhe ma kujtoi
mbrëmjen e maturës. U njoha me shumë
kolegë, njëri prej të cilëve,
pasi përfundoi darka, më propozoi të
shkonim në sallën e bixhozit. S’doja
që ajo mbrëmje të përfundonte
aq herët, prandaj pranova më tepër
nga kurreshtja. Në salla të tilla kisha
qenë edhe më parë, por kurrë
s’e kisha provuar fatin. Disponimi i kolegëve
të mi kaloi edhe në mua. Derisa shokët
e provonin fatin, me admirim shikoja zarin magjik.
Mendoja se sa mirë do të ishte sikur
të fitoja dhe me ato të holla t’ua
bleja fëmijëve biçikletën
që e kërkonin tash një kohë
të gjatë. Kisha 100 marka që kisha
marrë me vete të më gjendeshin
dhe provova fatin. M’u ndal fryma nga shqetësimi.
Kisha fituar. Tani u lirova pakëz se më
s’luaja me të hollat e mia, por me
fitimin. Fitova përsëri dhe 100 markat
e mia u shndërruan në 1000, për
disa minuta. Kjo ishte një pasuri e vërtetë
për mua. Fëmijët u bënë
me biçikletë, pagova disa borxhe dhe
bleva rroba të reja për vete dhe për
gruan. Të gjithë mbetëm të
kënaqur.
U bëra si i lajthitur
Shqetësimi dhe kënaqësia që
ndjeva pranë tavolinës së bixhozit
ishin të paharrueshme. Që atëherë
u bëra si i lajthitur. E dija se me rastin
e parë do ta provoja prapë fatin, kisha
aq shumë gjëra që dëshiroja
t’i kisha për vete dhe familjen time.
Fitova edhe disa herë dhe kjo lojë për
mua u bë më e rëndësishme
se puna, se familja dhe se çdo gjë
tjetër. Më s’mendoja për
asgjë, vetëm prisja rastin të ikja
nga shtëpia. Atëherë nisën
grindjet dhe mosmarrëveshjet me gruan. Ajo
s’ishte e kënaqur me mënyrën
se si i fitoja të hollat. Më s’ishim
të lumtur si më parë, edhe pse
jetonim më mirë dhe sillja në shtëpi
gjëra që me pagën time s’do
të mund t’i blija kurrë. Pastaj
nisa t’i humbisja jo vetëm të
hollat, por edhe qetësinë time. Në
punë më s’isha i përqëndruar
kurse në shtëpi u grumbulluan problemet,
të cilat më s’isha në gjendje
t’i zgjidhja. Kur i humba të gjitha
të hollat, nisa t’i merrja gjërat
nga shtëpia. Desha ta braktisja edhe punën
që të kisha më shumë kohë
të merresha me „zanatin“ tim,
po për fat s’e bëra këtë.
Unë vazhdoja me timen, e banesa mbeti pothuajse
e zbrazët, mungonte edhe ushqimi për
fëmijët. Gruaja më kërcënohej
se do të më braktiste bashkë me
fëmijët po të vazhdoja kështu.
Përfundova në spital
Atë natë fatkeqe e kisha vendosur:
humba ose fitova, kjo do të ishte hera e
fundit. Përsëri humba. U ktheva në
shtëpi. Hyra ngadalë që t’i
ikja vështrimit përbuzës të
gruas e fëmijëve. Banesa ishte e zbrazët.
Gati u alivanosa. Ajo heshtje dhe zbrazëti
që mbretëronte në banesë hyri
edhe në shpirtin tim dhe më bëri
të dridhesha. U hodha mbi shtrat dhe u zhgreha
në vaj. Me dorën time e kisha shkatërruar
lumturinë e 15 vjetëve, që me aq
mundim e kishim ndërtuar bashkë. Ç’ndodhi
pastaj nuk e di. Të nesërmen u zgjova
në spital. Kisha pasur krizë nervore.
Pasdite erdhën gruaja dhe fëmijët.
S’mund t’i shikoja nga turpi. Mendova
se më kurrë s’do të më
pranonin në familje. Me buzëqeshje në
fytyrë gruaja m’i pëshpëriti
këto fjalë: „Të gjitha do
t’i harrojmë, do të më premtosh
se më s’do të luash bixhoz? „.
Edhe pse e kisha kokën të rënduar,
e kuptova se familja ishte më e rëndësishme
se çdo gjë. Që atë ditë
kurrë më nuk shkela në sallën
e bixhozit.
|