Krenohem me vajzën time
«Isha e dashuruar verbërisht dhe mendoja
se dashuria jonë ishte e përjetshme.
Kur mbeta shtatzënë dhe kur më
duhej më së shumti, prindërit e
tij e larguan nga unë e s’na lanë
të martohemi. Mbeta e vetmuar, me brengën
time».
«Tani vajza ime është 20-vjeçare.
Është shumë e bukur dhe krenohem
me të. E kam vajzë dhe shoqe. Pranë
saj, vetëm pranë saj, jeta ime ka kuptim.
E linda kur isha në shkollë të
mesme, para maturës dhe e rrita vetë.
Babai i Teutës, kështu quhet vajza ime,
më braktisi kur mbeta shtatzënë.
Prindërit e tij nuk e lanë të martohej
me mua. Tani, pas njëzet vjetësh, pas
gjithë atyre vuajtjeve, jam e lumtur dhe
krenare», kështu shprehet Anita, 37-vjeçare.
Anita kurrë nuk i ka njohur prindërit
e saj. Pas lindjes, nëna e kishte lënë
në spital. Një çift i martuar,
pa fëmijë, e kishte adoptuar. Ata i
kishte konsideruar si prindër deri në
shkollë të mesme, kur e mori vesh se
ishte fëmijë i adoptuar.
«Besnikun e njoha kur isha në vitin
e dytë të shkollës së mesme.
Banonte në lagjen tonë, ishim fqinjë.
U argëtuam një vit e gjysmë. Nuk
ishte kjo një aventurë kalimtare, por
dashuri e vërtetë. Isha e dashuruar
verbërisht dhe mendoja se dashuria jonë
ishte e përjetshme. Unë e Besniku kalonim
mirë, ai studionte drejtësinë,
e prindërit i kishte të pasur dhe të
arsimuar. Kur morën vesh se isha shtatzënë,
djalin e tyre të vetëm e dërguan
menjëherë ushtar, e mua më bindën
që të abortoja. S’isha e vetëdijshme
ç’po ndodhte me mua, por, për
fat, mjeku nuk deshi ta bëjë abortimin,
sepse ishte tepër vonë. Për prindërit
e Besnikut isha një jetime pa pasuri. Pasi
e larguan nga unë, nisën të më
tallin dhe nënçmonin. Duroja dhe shpresoja
se kur të kthehej ai, çdo gjë
do të ndryshonte. Ai më ka dashur dhe
i është gëzuar shtatzënësisë
sime. Edhe emrin e fëmijës e kishim
zgjedhur bashkë. Më duhej ta prisja
kthimin e tij dhe nuk e pata lehtë. Të
gjithë me tallnin dhe përqeshnin, madje
edhe «prindërit» e mi që
kurrë s’u pajtuan me «gabimin»
tim. Më mundonin medime të zeza. Doja
të vdesja dhe tu jepja fund vuajtjeve të
mia. Nuk doja të lindja fëmijë,
i cili do ta kishte fatin tim, por kur merrja
në duar rrobat e vogla, që i kisha përgatitur
për foshnjën, në damarët e
mi rridhte një ngrohtësi dhe dashuri
për foshnjën time që e mbaja në
bark. U lirova nga barra, linda vajzë.
E solli gruan tjetër, shtatzënë
E pata shumë vështirë, por i numëroja
ditët dhe prisja kthimin e Besnikut. Por,
në vend që të kthehej te unë
e Teuta, solli një grua tjetër nga qyteti
kur e kishte kryer shërbimin ushtarak. Edhe
ajo ishte shtatzënë. S’di si nuk
u çmenda. Kurse ai as që shprehu dëshirë
ta shihte Teutën.
Kur vajza mbushi pesë vjet, gjeta punë
të përhershme. Ajo rritej ishte e shëndoshë
dhe e hareshme. U mundova t’ia bëja
fëmijërinë të lumtur, për
të cilën unë vetëm kam mundur
të ëndërroj. Mes nesh ekziston
një marrëdhënie e sinqertë.
I mjaftojmë njëra-tjetrës dhe s’kemi
nevojë për askënd. Ajo mëson
shumë dhe është regjistruar në
fakultet. Para dy vjetësh Besniku u lajmërua
papritmas. E kishte braktisur gruan me fëmijë
dhe dëshironte të jetonte me ne. S’më
la krenaria ta pranoja, edhe pse dashuria për
të kurrë nuk është vyshkur.
Prapë u dashurova, por s’doja të
ndahesha nga vajza
Tani kemi banesë njëdhomëshe. E
kemi rregulluar bukur dhe asgjë s’na
mungon. Para një kohe pata ofertë për
martesë, por ai më qiti kusht: ose atë
ose vajzën. E zgjodha vajzën, edhe pse
frikohem se herdokurë ajo do të martohet
dhe do të mbetem vetëm. I kam thënë:
«Kur të plakem, më dërgo
në shtëpi të pleqve», por
ajo s’do të dëgjoj për këtë.
Më thotë se s’do të më
braktisë kurrë dhe mundimin tim do të
ma shpërblejë. Krenohem me vajzën
time, ajo është pasuria ime më
e madhe», përfundon Anita, e cila edhe
tani duket shumë e re, përkundër
netëve të pagjumë dhe problemeve
që gjithmonë i është dashur
t’i zgjidhë vetë.
F.B
|