A keni banesë?
Zotëri, a keni banesë me qira? Jo,
të nxëna janë të gjitha dhomat.
Po, është edhe një dhomë për
tre veta. Jo, për dy veta nuk kam, vetëm
njëri nëse don. Lajmërohuni më
vonë, kur vjen pronari nga puna...
Këto dhe shumë përgjigje të
tilla apo përafërsisht të tilla
shumëkujt prej studentëve iu ka rënë
të dëgjojnë këtyre ditëve
të këtij fillimi të vjetorit të
ri shkollor. Odiseada e kërkimit të
banesave fillon që nga ditët e nxehta
të gushtit e vazhdon në intervale të
caktuara edhe në tetor e nëntor.
Numri i madh i «të huajve», Prishtina
qytet i madh, por vendbanimet të pakëta.
Një ditë, dy javë, madje - madje
edhe muaj zgjasin kërkimet deri në «selamet».
Shtegtimi për të gjetur kulm mbi kokë
është pelegrinazh i mundimshëm
që fillon së pari nga notesi i numrave
të telefonit të miqve e shokëve,
për të vazhduar pastaj me shkëndijat
e shpresës prej ndërtesave të Gjelbërta
të Dardanisë, shkallëve të
panumërta të Dragodanit e për të
përfunduar në ndonjë skutë
të rrugicave të Bregut të Dielit-Velanisë.
Dhe dita kalon duke ngarë lagjë më
lagje, e mbrëmja -dihet, a gjindet ndonjë
«rahmetli» për të bërë
konak?
Ditët e para nuk japin shpresë për
të gjetur diçka të mirë.
Dhe pas aq peripecirash fundi i javës afrohet.
Fundjavë e rraskapitur me plaçkat
e shprëndara nëpër të katër
anët e qytetit, e afati i provimit afrohet.
«Më duket se gjeta banesë»
Endem koridoreve të Qafës, e kalamendur
duke lënë pas peshën e netëve
pa gjumë, dhe shqetësimet që provimet
janë afruar.
Rastësisht takohem me një kolegen time
nga fakulteti. Ia rrëfej hallin. Më
lut të ulemi diku sepse i gjindet fija edhe
kësaj pune. E indisponuar sodis figurat e
gjalla që sarolleten korrive si në ndonjë
ekspozitë lëvizëse dhe qeshem me
vete duke shprehur zëshëm mendimin tim
«çudi, të gjithë këta
njerëz kanë kulm mbi kokë e unë
kam mbetur në rrugë». Kolegia
ia bën dikujt me dorë.
Tipi ofrohet dhe kërkon leje të ulet.
Kam banesë të lirë thotë,
në bisedë e sipër. E stërlodhur
nuk i besoj. Shkojmë e shohim banesën,
merrem vesh me të, dhe qetazi mendoj:«
Më duket se gjeta banesë». Rregullat
e jetesës në «katin e dymbëdhjetë
të vetmisë» janë këto:
«Ndalohet pirja e duhanit, ndalohen rreptësisht
mysafirët, nuk bën të zihen gjellëra
(banesa është lyer rishtas), nuk guxon
të shprëndahet numri itelefonit».
Pajtohem me rendin «shtëpiako - policor»
dhe vendosem. Kontrolla vie çdo dy tre
ditë për t’i verifikuar e zbatuar
urdhërat si duhet. Adaptohem me këtë
lloj jete pa mysafirë pa cigare sepse më
mjafton që «kam qetësi dhe kushte
optimale për studim dhe gjendem në qendër
të qytetit».
Pas pesë javësh shkoj në udhtim
dyditor jashtë vendit, e kur kthehem gjej
porosinë e “bosit”: Të lutem
liroje banesën, po kthehet vëllai nga
akzili”.
I mbledh plaçkat, e dëshpëruar
dhe i vendos te një mike në skajin tjetër
të qytetit. Cimerja ime vie pasdite, gjen
banesën e zbrazët. E frikësuar
tej mase telefonon gjithkah “O zot, atë
e ka lëshuar toka”. Unë,nisem
për në stacion për ta zënë
autobusin e fundit, dhe gati përplasem me
fytyrën ngjyrë kufome të cimeres.
Më hidhet në përqafim me sy të
zgurdulluar nga frika. “Çka ka ngjarë?”,
pyet gati duke pëshpëritur,”Asgjë”,
kemi mbetur prapë në rrugë”.
Storia vazhdon...
“Këtu banojnë studentë”
Të tjerët, të dëshpëruar
tej mase,shtegtojnë si Sanço Pançoja
duke luftuar me mullinjtë e erës.
Një dhomë me tre shtretër (në
të vërtetë janë dy fotele
dhe një treulëse). Hyrja e përbashkët
me “gazdën”, banjoja e përbashkët
(një herë në javë pastrimi
komplet), kuzhina nuk guxon të përdoret
- çmimi 21O DM. Çudi, apo jo?
Dhe në fund të muajit,vjen zonja dhe
t’i kërkon paratë për muajin
që vjen. E studenti i shkretë e pyet,
a bën pak tolerime në çmim? Zonja
ia mbledh plaçkat e tyre dhe për dy
orë jep urdhër t’ia lirojnë
banesën.
Mandej fillon “aventura” që nga
fillimi...
Hyrja e veçantë, telefon nuk ka, por,për
çdo thirrje ju lajmërojmë. Kushtet
“optimale”- keni të drejtë
të zgjidhni shtretërit nga depoja e
dshtretërve të shkatërruar. Natyrisht
pas zgjidhjes duhet bërë një pirmirësim
“i vogël”. Banjo nuk është
për t’u share. E tëra në
pllakëza qeranike -bojleri vërtet nuk
punon, dhe herë pas here uji ndalet, por,
megjithatë “mirë,apo jo”.
Qiraja nuk është aq e shtrejtë
15O DM, për tre persona. Dhe meqë nuk
kanë ku të vendosen tjetër studentët,
pranojnë. Pas dy ditësh sëmuret
njëri, të nesërmën tjetëri,të
tretin i cili e ka të tretin i cili e ka
të afërmin para vdekjes i cingëron
telefoni pandërprerë, por sipas “gazdës”ai
nuk po banuaka aty .
Dhe këtu, vërtet banojnë studente!
EPILOG
Njerëzit luajnë me fatet dhe hallet
e studentëve,i caktojnë pagesat e qirave
si të mirreshin me shitjen e antikiteteve
në ndonjë ankand publik,5O-6O- 7O e
gjer 8O DM për shtrat. E kushtet që
i ofrojnë (disa prej tyre) janë të
tmerrshme.
Përse të mos lëshohet podrumi me
qira, dhoma përdhese që ti mbyll flegrat
e hundës me kundërmim myku apo shtëpia
në të cilën s’ka hyrë
njeri qe gjashtë vjet, e marimangat ta ngjethin
mishtë e ta përkujtojnë ndonjë
skenë nga filmat haror të Fred Krugerit
të tmerrshëm.
Dhe njeriu bëhet tolerant, ambientet dhunshëm
me komeleonet që për para të buzëqeshin
e në anën tjetër të “nxjerrin
edhe qumështin e nënës për
hundësh”.
Mrekulli vërtetë. Lavdi marrëzisë!
Çka nëse jetojnë prej qirasë
8O markëshe për shtrat? A jetohet me
moral të dyfishtë? Po ne studentët
më çka jetojmë? Harrova -ne i
kemi xhirollogaritë nëpër bankat
gjermane e zvicerane, prandaj s’është
problem për franka e dojçmarka.
Në fund i pyes njerëzit që shesin
shpirtin:” Me çka do të jetoni
kur të hapen konviktet? Kujt do t’ia
ngarkoni fakturën e rrymës?
Cilin do ta kushtëzoni të flejë
vetë i dyti në një shtrat e të
paguajë 7O DM !
Asgjë nuk zgjat përgjithmonë,do
ta tejkalojmë edhe këtë katrahurë,por
vaj halli për trupin e automatizuar nga pushteti
i lakmisë.
|