Grupi i gjakut zbulon karakterin
Mashkulli «0» dhe femra «AB»
Ajo ka nevojë për vendosmërinë
dhe për fuqinë e karakterit të
tij. Nëse nuk është tepër
sipërfaqësor, ajo do ta dashurojë
pa ndonjë kusht. Mashkulli me grupin e gjakut
0 Rh pozitiv dhe femra me grup të gjakut
AB Rh negativ të thuash se janë çift
ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, të gjitha
janë të përsosura dhe të ekuilibruara.
Me kusht që ajo tia dhurojë besimin
e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!
Mashkulli «A» dhe femra «0»
Martesë apo bashkësi ideale. Në
mënyrë të përsosur pajtohen.
Ajo është e mirë dhe me karakter,
kurse ai njëkohësisht shpirtbutë
dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që
mund ti ndajë është pakënaqësia
e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus
nuk është i rëndësishëm
për këtë kombinim.
Mashkulli «A» dhe femra «A»
Fort bukur po të ndodhte në realitet!
E njëjta shije dhe të njëjtat prirje,
jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtëpia
e ardhur dhe komfore, fëmijët të
edukuar mirë... Sidomos meshkujt e grupit
të gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit
të gjakut A Rh negativ përbëjnë
bashkësinë harmonike mbi themelet solide.
Megjithatë, shpesh ndodh që të
largohen njëri nga tjetri, sidomos nëse
nuk janë të të njëjtit profesion
apo nuk kanë ndonjë hobi të përbashkët.
Mashkulli «A» dhe femra «B»
Ky çift përbën bashkësi
të shkëlqyeshme, që mund të
ketë jetë të gjatë, me kusht
që ajo ti besojë dhe në mënyrë
që ai vërtet e meriton atë besim.
Qetësi, harmoni, butësi, ata e duan
njëri-tjetrin...
Mashkulli «A» dhe femra «AB»
Ky çift krijon bashkësi të qetë,
përplot me butësi dhe me mirëkuptim,
edhe pse ngapak të papërcaktuar. Edhe
njëri edhe tjetri kërkojnë siguri
dhe lehtë e identifikojnë atë.
Nuk kanë nevojë për epshe të
shfrenuara për të qenë të
lumtur. Rreziku kanoset nga mërzia dhe rutina,
e cila i largon edhe zemrat më të dashuruara.
Kombinimi më i mirë: mashkulli A Rh
negativ dhe femra AB Rh poztiv.
Mashkulli «B» dhe femra «0»
Ajo për së tepërmi është
në sped, së tepërmi ekskulzive
për shijen e tij. Kjo gjë mund ta dërrmojë
tërësisht ose ta argëtojë
marrëzisht. Duhet ti ofrojë kënaqësi
seksuale, se përndryshe për të
do të jetë i huaj ose tiran. Kjo bashkësi
është eksplozive, përpos në
rastet kur ndodh që të dytë të
jenë Rh pozitivë.
Mashkulli «B» dhe femra «B»
Dy qenie të ngjashme, të cilat një
kohë të gjatë kanë nevojë
të mësohen njëri me tjetrin, me
çrast investojnë shumë
më tepër mund sesa në të vërtetë
ka nevojë. Shumë më të mirë
janë si miq, sesa si dashnorë. Po e
gjetën mënyrën që ti
harmonizojnë emocionet e veta, do të
funksionojnë mirë. Ky çift nuk
paraqet kombinim ideal, përpos në rastet
kur i kanë faktorët Rh të ndryshëm.
Mashkulli «B» dhe femra «AB»
E respektojnë dhe e kuptojnë reciprokisht
njëri-tjetrin. Më shumë janë
vëlla e motër sesa burrë e gura.
Jeta e tyre e përbashkët kryesisht është
në harmoni. Por kjo është harmoni
e brishtë. Mashkulli «B» me shumë
takt shumë lehtë mund ta bëjë
femrën «AB» që ta konsiderojë
si bashkëshort të mirë. Në
të kundërtën ajo shqetësimet
seksuale do ti kërkojë dikund
gjetkë. Nëse mashkulli dhe femra janë
Rh negativë, ky kombinim në 50 për
qind të rasteve është i suksesshëm.
Mashkulli «AB» dhe femra «0»
Çift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos
nëse e kanë të ndarë jetën
profesionale. Nëse pos kësaj edhe merren
vesh intimisht, do të jenë çift
ideal. Në të kundërtën, bëhet
kiameti. Faktorët Rh nuk lozin rëndësi
për këtë kombinim.
Mashkulli «AB» dhe femra «A»
Ai është i gatshëm të ofrojë
ndihmë vetëm kur të lahen enët!
Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes
së punëve të shtëpisë.
Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet të bëjë
përpjekje të mëdha në çdo
hap, sidomos që ti pranojë fantazitë
e tij, të cilat, përndryshe, janë
fare të padjallëzishme. Më mirë
pajtohen nëse janë të faktorëve
Rh të ndryshëm.
Mashkulli «AB» dhe femra «B»
Çift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar,
i cili i bashkon me mjeshtëri ndjenjat dhe
kënaqësitë trupore, jetën
intime dhe shoqërore. Është gjë
paradoksale ajo se nuk kanë asgjë të
përbashkët. Ata e duan njëri-tjetrin
dhe kaq. Dhe kjo është gjë e mrekullueshme!
Mashkulli «AB» dhe femra «AB»
Dy qenie identike. Shije, ide, plane të
njëjta, mënyra e zbavitjes e njëjtë...
nuk është kjo punë për tu
qeshur. Nëse arrijnë, pos kësaj,
ta realizojnë fantazinë e vet nën
jorgan, do të shkaktohet zjarr i vërtetë.
Rrezik në parajsë paraqesin adhuruesit
e saj, kurse sa i takon mashkullit të ngopurit
me jetën profesionale. Faktorët Rh nuk
luajnë farë rëndësie në
këtë kombinim.
|