Provojeni përsëri
Jo të gjithë mund të bëjnë
dy ose më shumë kontakte gjinore njëri
pas tjetrit, por ne jemi të sigurt që
për to janë të aftë shumë
tepër njerëz, sidomos burrat.
Orgazma e përsëritur disa herë
arrihet kollaj nga shumë në mos nga
të gjitha gratë, me kusht që ato
të jenë mjaft të eksituara dhe
pas një orgazme të kenë dëshirë
të vazhdojnë ose kontaktin gjinor, ose
përkëdheljet. Më fjalë të
tjera, gratë që janë vërtet
indiferente ndaj seksit, që bëjnë
pjesë në kategorinë një
herë dhe mjaft hasen ashtu si burrat,
mjaft rrallë. Disa gra provojnë disa
orgazma të vogla njëra pas tjetrës,
por asnëj të plotë. Reagimi seksual
i gruas është një kombinim që
kapet me vështirësi e që nuk analizohet
dot; i gjendjes fiziologjike dhe i humorit, gjë
që kushtëzohet nga niveli i kulturës,
i edukatës dhe nga ndjenja e simpatisë
për burrin me të cilin ajo ndan shtratin
e dashurisë. Prandaj, në qoftë
se ju vjen një orgazmë intensive atëherë
me sa duket ato mund të bëhen edhe më
shumë, nëse ju e vazhdoni aktin seksual.
Përjashtim bëjën zakonisht gratë
me orgazëm të brishtë, ato që
lodhen shpejt ose duan të qetësohen
plotësisht pas çdo orgazme dhe jo
të eksitohen përsëri.
Me burrin puna është më e ndërlikuar.
Disa janë të aftë për gjashtë
ose më shumë orgazme gjatë disa
orëve, me kusht që të mos nxitohen
kur të kryejnë koitisin aktin seksual
dhe të mos e bëjnë këtë
përditë. Ndokush ia del edhe për
ditë. Kurse të tjerëve edhe erekcioni
(fryerja, ngjitja e penisit) i dytë nuk i
vjen në kohën që pritet. Duhet
përcaktuar kjo kohë qysh më parë,
dhe mund të rezultojë më e shkurtër,
sesa e mendoni.
Askush se merr vesh nëse ndryshon kjo
kohë; nuk dihet gjithashtu nëse varen
dallimet inviduale nga faktorë fizikë
apo psikikë, por ka të ngjarë që
shumë burra bëjnë dashuri
jo me tërë forcat, dhe aspak për
shkak të mundësive të tyre, por
për shkak të muhabeteve absurde se gjoja
seksi të sfilit.
Përdersia ushtrimet dhe stërvitja ndihmojnë
për përsosjen e shprehive në çdo
lloj veprimtarie, do të ishte çudi
të mos e përpunonit mjeshtërinë
tuaj edhe në seks.
Në fund të fundit, për burrin nuk
është i rëndësishëm numri
i orgazmave që është i zoti të
kryejë. Shumica e burrave mund ta bëjnë
futjen e dytë, duke e ndihmuar veten me dorë
e më vonë edhe futjen e tretë -
me anë të të njëjtit vetëstimulim
- brenda një ore pas një akti seksual
të papërfunduar. Me rëndësi
është aftësia tjetër: ta shtyni
çastin e ardhjes së orgazmës,
duke e zgjatur aktin seksual, ose ta vazhdoni
fill pas orgazmës, megjithëse herën
e dytë mund edhe të mos e përfundoni.
Në qoftë se nuk e keni këtë
aftësi, ju rrezikoni të mos e çoni
gruan gjer në orgazmë pa një akt
seksual tjetër. Disa dashnorë as që
mundohen ta bëjnë këtë, por
preferojnë ti ruajnë forcat për
koitusin tjetër, por kjo sështë
fare ajo që duhet. E rëndësishme
është të provosh ndjenjën
e kënaqësisë në mos jo së
bashku, të paktën me një shkëputje
të vogël.
Aftësitë për ta përmbajtur
veten dhe për të kryer sërish aktin
seksual, rëndësi të veçantë
i japin ata burra (zakonisht, ata që jetojnë
në kontinent) që u ndodh ejakulacioni
i parakohshëm. Mos e dëmtoni veten.
Kjo nuk është ndonjë gjë e
tmerrshme, në qoftë se brenda një
gjysmë ore ju vjen erekcioni tjetër.
Kurse ndërkaq mund të merreni me një
gjë tjetër. Mos e prishni qejfin nga
një dështim i tillë, në vend
të kësaj, mundohuni ta përcaktoni
nga përvoja sa shpejt do tju ndodhë
erekcioni dhe kur do të jeni në gjendje
pune. Si rregull, në këtë
rast bashkimi gjinor zgjatet shumë dhe nuk
përfundon me një kulminacion të
plotë, por e lejon burrin, pasi të jetë
përqëndruar në ndjesitë e
partneres, ti dhurojë kësaj dhjetë,
njëzet ose më shumë minuta të
një kontakti gjinor me vlera të plota.
Në qoftë se burri nuk ka mundësi,
nuk mundohet të kryejë akt seksual ose
është bërë shumë nervoz,
nuk ia vlen ti luteni tepër. Merreni
punën vetë në dorë, zonjë.
Në qoftëse ju do të keni një
pamje të zhgënjyer, midis jush nuk do
të ndodhë më asgjë atë
natë dhe, mbase, edhe asnjëherë
tjetër. Propozojini ndonjë veprim tjetër
për ti hequr mendjen, jepini një
gjysmë ore, pastaj mundohuni ta eksitoni,
duke vepruar me dorë e me gojë. Thuajini
gjoja si padashur se doni të merrni vesh
sa shpejt do ta fitojë prapë forcën
(ndryshe atij do ti duket që ju jeni
e pakënaqur, do ta ndiejë veten fajtor
dhe do të shuhet fare). Bëjini
të gjitha këto me takt dhe do tu
jepni jetë të re marrëdhënieve
tuaja.
Kini parasysh dy momente të rëndësishme:
së pari, disa burra fill pas orgazmës
së plotë nuk durojnë asnjë
stimulim të organeve të tyre gjinore,
se u shkakton një dhembje të fortë.
Prandaj lëreni të qetë një
gjysmë ore ose një çikë
më shumë. Së dyti, në qoftë
se ai e ndien shumë dështimin, mos harroni
që në shumë raste organi mund të
futet kollaj në vaginë edhe kur erekcioni
sështë i plotë, po qe se
partnerët shtrihen në brinjë, burri
nga prapa, Pas një fillimi të tillë,
zakonisht arrihet erekcioni i plotë.
Disa burrave kur janë të lodhur, nuk
u vjen erekcioni, por nga manipulimet me duar
ose me gojë mund tu ndodhë derdhja
e spermës. Ca të tjerëve erekcioni
u zgjatet pafundësisht, por sjanë
në gjendje ta arrijnë orgazmën.
Njerëz të tillë që reagojnë
me ngadalë, bëhen atletë
seksualë. Nuk është e qartë
a mund të edukohet te vetja një veti
e tillë sipas dëshirës së
secilit, mirëpo për këtë ndikojnë
për mirë kontaktet gjinore të shumta
në numër dhe praktika e onanizmit që
synon mbajtjen e derdhjes së spermës.
Shumicës së burrave që orgazma
u vjen shumë shpejt, kjo u ndodh sepse bëjnë
tepër rrallë kontakte gjinore.
Metoda më e mirë për të shkaktuar
erekcionin janë manipulimet mjeshtërore
me duar e me gojë, duke përfshirë
edhe thithjen. Gruaja kap me kujdes me gojë
jo vetëm penisin, por edhe tërë
qeskën e herdheve dhe i mban ato me buzë,
pastaj puth penisin, duke shtypur me gishta rrëzën
e tij nga mbrapa. Pastaj, kur e ndien që
ai ngrihet ajo fillon të bëjë lëvizje
me buzë poshtë e lart. Onanizmi energjik
pas njëfarë kohe do të çojë
në ejakulacion, megjithëse ereksioni
i plotë mund të mos vijë.
Në qoftë se pasionet ju janë shuar
por doni të provoni edhe një orgazmë
tjetër, para se ta ndërprisni bashkimin
intim, mund të veproni kështu: shtrihuni
me fytyrë përballë njëri-tjetrit,
shikoni njëri-tjetrin dhe me anë të
onanizmit, çojeni veten gjer në kulminacion.
Kjo nuk është pranim i disfatës
por një ndjesi e re, e cila papritur mund
të rezultojë shumë e fortë
dhe e ëmbël.
|