Martesa është lojë shahu
Buzëqeshjet e tij janë të ngrira,
shikimi i humbur. Ai gjithnjë e më rrallë
ju thërret nga vendi i punës, ndërsa
kur niset për udhëtime zyrtare, gjithnjë
e më shpesh harron ta lërë numrin
e telefonit. Me paraqitjen tuaj në shoqëri,
buzëqeshja e tij tretet, ndërsa njohja
me miqtë e tij është ndërprerë
moti.
Fatkeqësisht, kjo dukuri nuk është
e rrallë. Anija familjare nuk është
fundosur, as që është thyer nga
të përditshmet. Thjesht, ka filluar
të lëkundet. Krizat në lidhjet
martesore shpesh i marrim si katastrofë,
të cilat i mbështjell llava vullkanike
e epsheve, kur në realitet ekuilibrin familjar
e prishin mosmarrëveshjet. Mblidhen të
këqijat e të mirat së bashku, e
ju te ky njeri gati krejtësisht i huaj -
burri, më nuk e shihni princin dikur shumë
të kujdesshëm ndaj jush.
Martesa është një lloj marrëveshje
për bashkëjetesë të qetë,
kushtet e se cilës janë mirëkuptimi
dhe përkrahja. Para ofiçarit çifti
gjithmonë është përplot plane
e shpresa, të cilat, për fat të
keq, nuk mbeten gjithmonë realitet, por pashmangshëm
çojnë kah problemet. Sikur edhe për
marrëdhëniet diplomatike në mes
shteteve, zgjidhja e këtyre qëndron
në marrëveshje.
Pa marrë parasysh dëshirën e pandryshuar
për të mbajtur çdo gjë nën
kontroll, meshkujt janë edhe të lëndueshëm.
Dhe vetëm gruaja mund ta ndihmojë në
këtë rast. Për këtë është
i nevojshëm rrezatimi i energjisë pozitive.
Lëvdoni, buzëqeshni, mos xhelozoni.
Harroni ato fjalitë që fillojnë
me: Ti gjithnjë... ose, Ti
kurrë... ose Duhet që....
Mos iu ankoni shoqeve për burrin tuaj. Me
këtë vetëm e vërtetoni se
ai për ju është njeri i prishur.
Më e udhës është tiu
drejtoheni njerëzve profesionalë për
këtë aspekt, pra, këshillimores
për martesë dhe familje, e cila te ne
ende mbetet e paangazhuar.
Sduhet harruar se edhe në çastet
më të lumtura në martesë nuk
përjashtohen dyshimet dhe keqkuptimet. Martesa
përbëhet nga hallet e gjithmonshme,
delikatëse e nganjëherë edhe shërimi.
Më e tmerrshmja është se në
martesë nganjëherë vetëton
për së kthjellti, atëherë
kur nuk e pritni fare. Lidhjet martesore lodhen
nga të përditshmet, nga imtësitë
dhe nëse këtë nuk e kuptoni me
kohë por e vazhdoni me gabimet femërore,
familja mundet të shkatërrohet krejtësisht.
Si tu ikim këtyre gabimeve?
Nuk guxoni të xhelozoni. Me dyshimet dhe
jobesnikërinë tuaj nënçmoni
veten dhe ofendoni bashkëshortin. Kujt do
ti pëlqente që gruaja ti
hipë në qafë si detektiv, duke
kontrolluar xhepat, përgjuar bisedat telefonike,
nuhatur rrobat mos do të ndiejë aromën
e parfumit të femrave? Shumica e meshkujve
nuk e meritojnë, por as që mund ti
qëndrojnë jetës nën kontroll.
Gruaja xheloze, e cila shkon gjithnjë pas
gjurmëve të burrit, është
shumë e ulët intelektualisht. Vetëbesimi
është ai që ju ndihmon të
keni besim për vete dhe për burrin,
ju ndihmon ta duani dhe ta nderoni.
Nëse burri juaj flet me një grua tjetër
kjo nuk do të thotë se ai ju ka tradhtuar.
Pse e mundoni veten me dyshime të panevojshme?
E qartë,ju nuk jeni perri, por as të
tjerat nuk janë perëndesha të bukurisë!
Ju më së miri i dini anët tuaja
të mira dhe të këqija, mundohuni
ti theksoni më mirë, e burri do
ta ketë më lehtë për tju
dashur.
MËSOHUNI TË DËGJONI: Sështë
e vështirë të jesh e kujdesshme
ndaj të dashurit. Pakujdesia është
mënyra më e mirë për shkatërrim.
Mjeshtëria e të dëgjuarit, është
pikëlidhja me burrin. Pak durim dhe ju do
të bëni që problemet e tij të
shuhen ose të zvogëlohen. Psikologët
konstatojnë se të dëgjuarit e njëri
- tjetrit është urëlidhje e komunikimit
me partnerin. Mirëkuptimi dhe hallet janë
shtyllat mbi të cilat qëndron fati në
martesë.
Me angazhimin tuaj në hallet e tij ju do
ti ndihmoni që ai të rritet para
jush. Tregoni se ju intereson si e ka kaluar ditën.
Afërsia me burrin nuk është vetëm
veprimtari e shtratit të përbashkët.
Një bisedë e qetë gjatë darkës
mund të jetë e mirëseardhur dhe
e dobishme.
MOS LLOMOTITNI: Shpesh pakënaqësia
e gruas dhe llomotitjet për këtë
shkak janë shkak i zvogëlimit të
kujdesit të burrit për ju. Psikologët
këshillojnë që të mos e bëjmë
mizën buall. Meshkujt i shohin plotësisht
ndryshe gjërat. Shumë e çmueshme
është aftësia e shndërrimit
të problemeve në shaka.
SINDROMI I GUVERNANTËS: Që moti dihet
se për shërbimet e grave që ushtrojnë
profesionin më të lashtë në
botë më së shumti druajnë
meshkujt që moti janë bërë
etër. Ata ndihen të braktisur dhe të
hedhur, duke pasur parasysh që gruaja tërë
kujdesin dhe dashurinë ia kushton të
posalindurit. Jo kushtimisht, foshnja kërkon
dashuri dhe kujdes, por poaq është e
rëndësishme që fëmija në
fëmijërinë e hershme të ndiejë
se prindërit duhen mes veti dhe të mos
ua dhurojnë tërë dashurinë
fëmijëve. Të jesh burrë i
guvernantës së kujdesshme nuk është
gjëja më interesante që mund ti
ndodhë mashkullit.
KU ËSHTË MESI: Nuk duhet ta mbivlerësojmë
apo mbiçmojmë punën tonë.
Madje edhe nëse jeni shumë të lumtur
në punën tuaj, e nëse puna juaj
është burim i kënaqësisë
dhe energjisë pozitive, lëreni një
kënd të lirë për burrin tuaj.
Mos harroni që kohë pas kohe ta thirrni
nga puna, lajmërojeni për problemet,
kërkoni këshilla. Ndani me të sukseset
dhe mossukseset. Inkuadrojeni në punën
tuaj. Do të jetë në favor të
të dyve nëse ai aktivisht merr pjesë
në të gjitha. Në anën tjetër,
ato që e lëshojnë punën dhe
shndërrohen në shtëpiake, rrezikojnë
ta humbin vetëbesimin dhe moralisht e materialisht
në tërësi të varen nga burri.
Gruaja bukuroshe, e cila tërë ditën
rri në shtëpi pa kurrfarë obligimi,
shndërrohet në skllave. Shumicës
së meshkujve u janë të tepërta
gratë që nuk tregojnë aspak pavarësi.
HARRONI VËREJTJET: Jeta familjare shpesh
i gjason një loje shahu. Shumë e rëndësishme
është të dish të kontrollosh
situatën në tërësi, por para
së gjithash bëhuni kritike ndaj veprimeve
tuaja. Para se ti gjuheni burrit,
mendoni a i vlen barra qiranë. Dhe mos ndoshta
pavetëdijshëm keni provokuar ndonjë
veprim të tij që nuk ju shkon për
qejfi. Sidomos ruajuni të mos ju shpërthejë
mllefi në vende publike dhe para të
tretit. Nuk do tju shkojë për
shtat as burrit as të pranishmëve, as
juve. Bisedat për atë që nuk ju
ka pëlqyer leni për ndonjë kohë
tjetër, kur të qetësohen emocionet
dhe kur nuk ka publik.
PUSHONI NGA NJËRI - TJETRI: Mos harroni
se në martesë nganjëherë është
e nevojshme të jeni të vetmuar. Nëse
tërë kohën e kaloni së bashku,
grindjet janë të pashmangshme. Prandaj,
kërkoni qetësi. Lexoni ndonjë roman,
shëtitni fëmijët, kujtoni fjalët
e ëmbla të dikurshme.
Do të jeni të gatshme për gjithçka,
por vetëm të mos e humbni, apo jo?
Z. R.
|