E dashur, je e kënaqur?
"Mashkulli i vërtetë" ka
ndërruar: nuk është më egoist
në shtrat, po e kundërta - më së
shumti i frikohet demoralizimit të partnerës.
I ndihmoni t'i përballojë pesë
llojet më të shpeshta të frikës!
Viteve të fundit kuptimi "mashkull
i vërtetë" ka ndërruar, thonë
psikologët. Derisa më parë të
tillë i quanin meshkujt që kishin marrëdhënie
të shumta seksuale, me partnere të ndryshme
- pa i pyetur fare për ndjenjat e tyre -
sot më e rëndësishmja është
të kënaqet partnerja! E frika se "ajo
nuk do të përjetojë orgazëm"
është aq e madhe sa shkakton vështirësi
të ndryshme, bile edhe probleme me ejakulim.
1. Frika nga orgazmi i shpejtë
Meshkujt bashkëkohorë më shumë
frikohen se nuk do të kënaqin partneren
sesa që nuk do të arrijnë kënaqësi
për vete, thonë psikologët. Kështu
hyjnë në një rreth magjeps: frika
shton mundësinë e ejakulimit të
hershëm, përkatësisht të përjetojnë
orgazëm sapo të fillojnë aktin
seksual.
Si ti ndihmoni? Në qoftë se problemi
paraqitet vetëm në fillim të lidhjes,
nuk duhet t'i kushtoni ndonjë kujdes të
madh, zakonisht me kohë, me afërsinë
dhe intimitetin tuaj, problemi zhduket vetvetiu.
Por, nëse ai nuk zhduket dhe ejakulimi i
hershëm jua rrezikon jetën seksuale,
bisedoni haptas dhe vendosni së bashku të
kërkoni ndihmën e ekspertëve /seksologut
ose psikologut/, ngase kjo është mënyra
më e mirë që problemin ta zgjidhni
përfundimisht.
2. Frika se nuk do të kuptoheni seksualisht
Meshkujt frikohen se gjatë lidhjeve nuk
do të ralizojnë intimitet dhe mirëkuptim
të domosdoshëm për jetë të
suksesshme seksuale. Nëse edhe partneri juaj
e ndjen këtë frikë, është
e sigurt se ju nuk flisni haptas për seks.
Ndoshta do të bisedoni me të për
ndjenjat tuaja, për synimet profesionale,
për planet që keni me fëmijët
tuaj... por kur biseda prek temën e seksit,
që të dy heshtni. Ky është
problem i shpeshtë midis partnerëve,
ngase meshkujt mendojnë se seksualiteti është
çështje instinktive, shumë e
natyrshme, diç për të cilën
nuk ka nevojë të flitet. Por, pas heshtjes
së tij mund të fshihet frika se dëshirat
e tij seksuale juve ju duken të pahijshme.
Gjatë aktit seksual pandërprerë
ju shikon në sy? Ndjek çdo ndryshim
në frymëmarrjen tuaj? Shpesh ju pyet:
"Të pëlqen? Këto shenja nuk
duhet lënë pasdore: nëse vazhdimisht
është "syçelë",
e harron veten dhe mund të ndodhë që
ta humbë ereksionin.
Si t'i ndihmoni: Mos t'ju pengojë kureshtja
e tij. Kur t'ju pyet - a ju pëlqen, përgjigjuni
sinqerisht dhe i tregoni çka ju pëlqen
më shumë /psh. kjo përkëdhelje
më çmend etj/. Bisedën mund ta
vazhdoni edhe pas aktit, duke i zbuluar ngadalë
çka ju pëlqen më shumë.
Por, keni kujdes e mos e teproni, duke thënë
çdoherë se çdo gjë është
në rregull, se ai është dashnor
i përsosur, se ai nuk ka pse të brengoset...
Në këtë mënyrë, marrëdhëniet
tuaja me kohë mund të shndërrohen
në (humbëse) amtare.
3. Frika se nuk do t'i kuptojë dëshirat
tuaja
"Çka nëse ajo nuk dëshiron
asgjë tjetër"? Fjala është
për frikë shumë të ngjashme
me të parën. Në qoftë se partneri
juaj frikohet se nuk e kupton atë që
ju dëshironi, problemi mund të qëndrojë
në ju. A e dini saktësisht çka
ju pëlqen gjatë aktit seksual? Shumë
femra herët e zbulojnë çka nuk
ju pëlqen, por gjithnjë nuk dinë
se çka u pëlqen. Kjo është
shpeshherë pasojë e edukatës së
rreptë, e cila në mjedisin tonë
akoma dënon kënaqësinë e femrës
dhe i mëson ato që të kënaqin
mashkullin e të mos mendojnë për
vete dhe dëshirat e tyre.
Simptomet janë të ngjashme sikurse
te frika numër 2, që do të thotë
se nuk ka mirëkuptim midis partnerëve.
Por, në këtë rast më shpesh
ju pyet çka ju pëlqen, e vazhdon kështu
edhe pas aktit.
Si t'i ndihmoni? Përfundimisht, biseda është
mënyra më e mirë, por me këtë
rast ju duhet edhe të propozoni: gjatë
aktit provoni t'ia bëni me dije cilat përkëdhelje
ju pëlqejnë më së shumti,
duk u liruar nga çdo ngarkesë dhe
duke u përqendruar vetëm në ndjenjat
tuaja. Tregojani ëndërrat tuaja erotike.
Por, fshehtësitë duhet zbuluar një
nga një vetëm kur të jeni e bindur
se i ka tejkaluar paragjykimet dhe se mund t'i
pranojë sinqerisht, ngase meshkujt ndonjëherë
u frikohen ëndërrave të papritura
erotike të partnerëve të tyre.
4. Frika se nuk do të jetë mjaft i
mirë
Kjo është frika kryesore e mashkullit,
nga e cila pastaj vijnë të gjitha format
e tjera të frikës. Është e
shpeshtë në fillim të lidhjes suaj
ose të kontaktit për një natë.
Te çiftet më me përvojë
kjo frikë humb ngase kënaqësia
e partneres është dëshmi e aftësive
të tij. Në qoftë se ai është
edhe më tujtje i pasigurt, edhe pas lidhjes
suaj më të gjatë, pyeteni veten
- mos është problemi në ju: ndoshta
e vlerësoni shumë ashpër ose mendoni
se nuk është mjaft i mirë për
ju.
Pas aktit, shpeshherë ju pyet: "A të
pëlqeu?". Për shkak të ngarkesës
së vazhdueshme, nuk mund ta mbajë formën.
Ndonjëherë dëshiron që shpesh
të bëjë dashuri e ndonjëherë
u ik akteve seksuale.
Si t'i ndihmoni? Në qoftë se doni të
keni mirëkuptim, harroni konfliktet, agresivitetin,
dëshmimin, garën... Nëse marrëdhëniet
nuk kanë qenë të mira, mos e fajësoni
as atë e as veten, duke menduar se nuk keni
qenë të mirë ose të bukur.
Analizoni jetën tuaj seksuale: keni kujdes
- kur ai dëshiron të çoj dashuri,
natën ose ditën, në dhomën
e fjetjes apo në ndonjë ambient tjetër,
para ose pas darke... Dhe provoni mu në momentet
kur ai është më i disponuar.
5. Frika se nuk do të përjetoni orgazëm
Shumë herë frika e meshkujve është
pasojë e moskomunikimit të mjaftueshëm
me partneret. Ose është shprehje e problemeve
të vetë femrave: nëse ai frikohet
se nuk do ta sjellë në kulmin e kënaqësisë,
kjo do të thotë se ajo nuk i "tregon"
qartë si mund ta përjetojë orgazmin.
Në qoftë se e mundojnë këto
dyshime, ai nuk do të heshtë gjatë.
Vetë do ta shtrojë problemin dhe do
të bëjë pyetje.
Si t'i ndihmoni? Bëhuni e sinqertë
dhe ia tregoni të vërtetën, në
mënyrë të qetë dhe pa turp
- a përjetoni orgazëm? E herën
tjetër, kur bëni dashuri, jepni pak
më shumë shenja. Nëse gjatë
aktit ndjeni kënaqësi, bëjani me
dije si dhe pse po e përjetoni këtë.
Në të kundërtën, kërkoni
nga ai që ta ndërroni mënyrën
e kryerjes së aktit: p.sh. duke i kushtuar
më shumë kohë paralojës ose
i thoni që ta ngadalësojë ritmin
në mënyrë që kulminacionin
ta përjetoni ngadalë. Nëse nuk
përjetoni orgazëm, ia thoni këtë,
ngase për të është më
mirë ta dijë të vërtetën
sesa të jetojë me dyshim. Përveç
kësaj, nëse e di, ai do të provojë
t'u ndihmojë. Nëse nuk ndihmon asgjë,
kërkoni së bashku ndihmën e psikologut
ose seksologut.
E përgatiti: Fatime Bërbati
|