Gjellët kryesore të dhashurisë
Natyra i ka lënë gjoksit të gruas
vendin e dytë ndërmjet "nishanëve"
seksualë, por jorrallë ai bëhet
"nishani" i parë, që eksiton
burrat. Ndjeshmëria e gjoksit të gruas
është shumë e ndryshme dhe nuk
varet nga përmasat; kjo vlen edhe për
organet e tjera që kanë lidhje me seksin.
Disa grave, bile aspak të ftohta, gjoksi
nuk u reagon fare nga përkëdheljet;
disa të tjerave u reagon edhe nga prekjet
më të lehta, një pjesë tjetër
luajnë menç nga një kapje e vrazhdë.
Gjoksi
Kur përkëdhelni gjoksin, kalojeni përreth
thumbit të sisëve majën e gjuhës
ose kokën e organit gjinor, shtypeni lehtas
me të dyja duart, kafshojeni nga një
çikëz dhe thitheni ëmbël,
si një foshnjë. Edhe mund t'i shtrydhni
lehtë thumbat me majat e gishtave, por mos
u bëni tepër të zellshëm,
se këto përkëdhelje shpejt bëhen
të dhimbshme. Në qoftë se gjoksi
i partneres është mjaft i madh dhe midis
tyre ka hapësirë, mund të ndieni
kënaqësi reciproke kur penisi ndodhet
midis gjinjëve. Këtë variant mund
ta përdorni kur gruaja është me
zakone. Partnerja rri shtrirë përgjysmë
mbi jastëk, partneri rri në gjunjë
mbi të, me këmbë të hapura
(gishtin e madh të këmbës ai mund
ta mbeshtesë tek klitori, nëse është
i nevojshëm stimulimi i tij), dhe e tërheq
plotësisht mbrapa lafshën e penisit.
Dikush nga ju duhet t'i mbajë gjinjtë
të mbyllur. Mos e fërkoni me to kokën
e organit, por bëni sikur e mbështillni
të gjithë organin. Koka duhet të
mbetet e zbuluar tamam nën mjekrrën
e gruas. Orgazma me këtë lloj kontakti,
nëse gruaja e ndjen, do të jetë
njëlloj e plotë si në rastin e
koitusit.
Sapo nis kontakti gjinor në gjoks, vaginë
dhe klitor, të paktën te disa gra, menjëherë
ndodh përqëndrimi i ndjesive sensuale.
Pakkujt prej burrave mund t'i vijë orgazma
nga të përkëdhelurit e thumbave
të gjoksit, por ai vlen të provohet
arritja e saj, duke përdorur dy pupla të
forta. Shumë gra që eksitohen kollaj
ndjenjë një kënaqësi të
veçantë nga të ushqyerit me gjoks
të foshnjës.
Burrat akoma nuk kuptojnë asgjë nga
përkëdheljet e gjinjve ose nguten shumë
të depërtojnë më poshtë.
Ndryshe nga thumbat e gjoksit të burrit,
thumbat e gjinjëve të femrës, janë
të lidhura drejtpërsëdrejti me
klitorin. Burri që nuk ka ndër mend
të ngutet, mund t'i ledhatojë gjinjët
me pëllëmbë, me qerpikë, t'i
lëpijë dhe t'i thithë, si foshnje.
Orgazmat dalin marramendëse dhe nuk varfërojnë
as një çikë kontaktin seksual
të zakonshëm, që vjen më pas.
Prandaj mos u nxitoni.
Kontakti kur penisi ndodhet ndërmet gjinjëve,
nuk është aspak më i keq për
pozicionet e tjera: kur burri shtrihet me kokë
nga këmbët e gruas; gruaja lart (sidomos
nëse i ka gjinjtë të vegjël)
ose burri rri ulur, kurse gruaja rri në gjunjë.
Eksperimentoni dhe zgjidhni se çfarë
ju përshtatet më mirë.
Vithet
Zona tjetër erogjene që vjen pas gjoksit
janë vithet, të cilat gjithashtu janë
eksituesi vizual i ndjenjës seksuale. Vithet
janë zona erogjene më e rëndësishme
për të dyja sekset, mirëpo më
pak të ndjeshëm sesa gjoksi dhe që
kërkojnë stimulim më energjik (ato
mund t'i mbash me duar, t'i ngjeshësh, t'u
biesh me pëllëmbë dhe bile edhe
t'i rrahësh). Kontakti gjinor në pozën
ku burri qëndron nga prapa u jep disave kënaqësi
të veçantë, por kini kujdes,
në qoftë se partnerja ka kurriz të
dobët. Në çdo pozicion gjatë
koitusit t'kurrjet e muskujve i stimulojnë
vithet te të dyja sekset, sidomos kur partnerët
ia kapin mjaft fort vithet njëri - tjetrit.
Këto ndjesi suplementare e meritojnë
që t'i zgjosh me vetëdije. Vithet e
zhvilluara eksitojnë ndjenjen seksuale te
të dyja sekset.
Era
Era natyrore e trupit të pastër të
gruas është vlera seksuale më e
madhe e saj pas bukurisë (ndokush gjykon
se ajo do të thotë edhe më shumë).
Ajo del nga e tërë gruaja: nga flokët,
lëkura, gjoksi, sqetullat, nga organet gjinore
dhe nga rrobat që vesh. Nuk ka dy gra me
të njëjtën erë, secila ka
të vetën. Burrat gjithashtu kanë
erën e vet natyrore, që gratë e
ndjejnë, por, në qoftë se burri
nga era e kësaj apo asaj gruaje mund të
luajë mendësh, gratë, si rregull,
konstatojnë vetëm një gjë
- është e mirë apo e keqe era që
del nga burri: erë e keqe do të thotë
jo aq e papëlqyer, sesa joeksituese. Jo rrallë
gruaja "e ndien" burrin nga disa erëra
plotësuese, p.sh. nga ajo e duhanit.
Përderisa era individuale ka në seks
një rëndësi kaq të madhe,
gruaja duhet të kujdeset që ajo të
jetë e këndshme njëlloj si për
pamjen e vet të jashtme, dhe "ta shfrytëzoj"
atë - si atëherë kur e josh burrin,
edhe kur bën dashuri me të - po aq mjeshtërisht,
si dhe trupin e vet. Pirja e duhanit, meqë
ra fjala, në këtë rast nuk ndihmon
aspak.
Era mund të jetë "armë me
qitje të largët" (asgjë tjetër
nuk "e vret" burrin me kaq siguri).
Njëkohësisht një burrë me
përvojë, sidomos nëse ka nuhatje
të hollë dhe e njeh mirë partneren,
mund ta përcaktoj nga era kur ajo është
eksituar.
Ndjeshmëria ndaj erës natyrore dhe perceptimi
i saj nuk janë të njëllojtë
për të dyja sekset. Nuk dihet nëse
janë të lindura nga natyra këto
veti apo shpjegohen me diçka tjetër.
Disa gra e ndjejnë nga ndryshimi i perceptimit
që u bëjnë erërave, që
janë shtatzëna. Burrat nuk e ndiejnë
erën e disa preparateve kimike që të
kujtojnë erën e gjëndrës së
mykut, por e kapin vetëm kur atë e lëshon
hormoni gjinor i femrës.
Me sa duket, përsa u takon erërave ekziston
një sistem i tërë biologjik i sinjalizimit,
vepron një mekanizëm i caktuar, të
cilin ne sapo kemi nisur ta kuptojmë. Era
qëndron në bazë të dashurive
dhe antipative njerëzore shumë më
shpesh, sesa çmohet zakonisht në kohën
e sotme, kur të gjithëve na ka hyrë
në palcë era e deodorantëve dhe
e kolonjave. Shumë njerëz, veçanërisht
gra, thonë, se kur ngrihet çështja
për t'u shtrirë apo jo në krevat
me një partner, ato ia lënë zgjidhjen
e saj hundës së tyre.
Gruaja ka nuhatje më të hollë,
por burrat reagojnë më fort ndaj erës
që i josh. Në aktin e dashurisë
perceptimi i erërave ndryshon sipas një
radhe të caktuar: në fillim ndihet era
e gjithë lëkurës dhe e sqetullave,
pastaj, sipas shkallës së eksitimit,
theksi bie në erën e organeve gjinore;
gjatë koitusit era merr një nuancë
tjetër. Më në fund, me aromën
e frymëmarrjes së gruas përzihet
era e spermës, që të jep një
ndjesi të re.
Gratë e qytetëruara heqin qimet nën
sqetulla, pa e kuptuar që me to duken seksuale.
Kjo është një gjë që
falet në vendet e nxehta, ku s'ka ujësjellës.
Ndërsa në botën e qytetëruar
një praktikë të tillë s'mund
ta quash ndryshe veçse vandalizëm.
Ndokush megjthatë e bën këtë
- bile edhe gra që duan të duken seksuale,
nuk i bëjnë dot ballë modes, mirëpo
qimet në fytyrën e burrit nuk kanë
aq rëndësi, sa pushi nën sqetullat
e gruas. Ky është si një lloj "antene"
nga e cila "drejtohet" burri. Me qimet
nën sqetulla mund të gudilisësh
buzët e burrit dhe ai mund të bëjë
të njëjtën gjë. Kur puthni
organet gjinore të femrës, filloni nga
qimet në kodrën e bukurisë pastaj
hapni ato dhe zbuloni vulvën. Kur gruaja
puth organet gjinore të burrit ajo gjithashtu
ia nis nga qimet në kodrën publike.
|