Çështë dashuria
Shumë njerëz e ngatërrojnë
dashurinë me pasionin. Mund të ekzistojë
pasion pa dashuri, sikurse dhe dashuri pa pasion.
Pasioni është një instikt, një
nevojë edhe fizike. Pasioni ka si synim ta
lehtësojë një trup të cfilitur
nga ndjenjat. Mund ta krahasojmë me urinë
ose me etjen, që zhduken tërësisht
kur hamë ose kur pimë.
Pasioni, shpesh është i tillë
që nuk i dallon personat. Ndryshe është
dashuria: ajo zgjedh gjithçka. Pasioni
ngulitet te një grua e përcaktuar, duke
i përjashtuar gratë e tjera.
Synimi ndaj të cilit pritet pasioni i ynë
duket indiferent, ndaj edhe disi i mërzitshëm
dhe antipatik - menjëherë pasi plotësohet
synimi i vet. Por një gjë e tillë
nuk ndodh kurrë me njeriun (personin) që
dashurojmë.
Pasioni lind nga disa dhunti të caktuara
të jashtme kryesisht trupore, kur nga njeriu
të cilin e dashurojmë, kërkojmë
veti dhe cilësi të tjera, kryesisht
të brendshme, psikike dhe shpirtërore.
Një grua mund të dashurojë një
burrë, pa u ndihmuar aspak qoftë edhe
kur është shuar ngopja lidhur me pasionin
më të vogël për të. Ekzistojnë
shumë bashkëshortë të moshuar,
por edhe me moshë të mesme, që
nuk e dashurojnë më njeri-tjetrin, por,
megjithatë vijojnë të dashurohen
me njomësi dhe thellë.
Psikologët vërtetojnë, se dashurohemi
kryesisht pas atij personi (burrë apo grua)
që karakterizohet nga cilësitë,
që do të dëshironim ti kishim
vetë. Meqenëse se cilësi të
tilla shpesh nuk i zotërojmë, ndjejmë
një farë dëshpërimi ndaj vetes.
Kur ajo ndjenjë arrin në një farë
shkalle të caktuar tensioni, atëherë
jemi pjekur për të bërë dashuri.
Me fjalë të tjera dashuria nuk është
veçse një dëshirë e jona,
e fortë, që synon ti shtojmë
personalitetit tonë edhe cilësitë
që e ndjejmë se na nevojiten.
Pra, kurrë nuk duhet përfillur si e
rastit zgjedhja e jonë lidhur me dashurinë,
me kusht që ajo drejtohet gjithmonë
nga nevoja psihike më të thella.
Ndërkaq, shpesh bëjmë gabime, gjersa
ia arrijmë qëllimit të zgjidhim
atë njeri që na përputhet realisht.
Kjo ndodh sepse edhe ne vetë kemi pësuar
zhgënjim lidhur me personalitetin tonë
të vërtetë dhe lidhur me kërkesat
tona të brendshme.
Burrat bien në gabime të tillë
më shpesh se gratë, sepse janë
më pak realistë. Atë, në thellësinë
e tyre, mbeten romantik e të pandreqshëm,
kurse gratë, në këtë drejtim,
janë më të kujdesshme.
Pikërisht kjo është arsyeja që
gratë parapëlqejnë të ashtuquajturit
«burra që urrejnë gratë».
Gratë veprojnë kështu jo të
nisura nga kokfortësia e tyre, që të
mposhtin kundërshtimin e tyre, por nga një
pikëpamje logjike e caktuar.
Çështë e drejta, ata burra
që i himnizojnë vazhdimisht gratë,
duke i përfillur të dlira, të sjellshme
dhe që nuk mund tu afrohesh lehtë,
janë pikërisht ata që mbeten zakonisht
të pamartuar! Ky admirim i tejskajshëm
ndaj grave fsheh në vetvete përpjekjen
e tyre për tiu shmangur lidhjes së
vërtetë me një grua, sepse e kuptojmë,
në intimitetin e tyre, se realiteti, sidoqoftë,
do të jetë më i dobët se sa
ideali i tyre.
Dhe e kundërta: ata që i kritikojnë
rëndë gratë dhe të metat e
tyre, shpirtërisht janë të përgatitur
për tu dashuruar me vajzën e parë
të bukur që do të ndeshin, e cila
do të mund të vërtetojë me
fakte, se nuk janë të bazuara akuzat
që i bëhen seksit femëror.
Duhet theksuar se një grua mund të dashurojë
një burrë, madje edhe kur i kupton të
metat dhe mungesat e tij. Kurse burri dashurohet,
më vështirë me një grua, për
të cilën mendon se nuk i përputhet
idealeve të tij.
Ndërkaq, ekzistojnë edhe gra «që
dashurojnë me fanatazinë dhe parafytyrimin
e tyre». Ato janë gra që thurin
me fantazi shembëlltyra të dashnorit,
të ndryshme nga realja.
Psikologu amerikan doktor Raiku, përmend
rastin e çuditshëm të një
gruaje, e cila gjeti lumturinë, vetëm
kur arriti të bluajë në fantazinë
e saj se ajo vetë ishte e ndryshme, se qe
shndërruar në një person tjetër.
Ajo ishte një grua me moshë mesatare,
e ve, që mbahej akoma si shumë e bukur
dhe që ishte martuar përsëri me
një burrë shumë më të
ri në moshë. Me bashkëshortët
jetonte edhe vajza nga martesa e saj e parë.
Një mbrëmje, pas barrës, kur vajza
u ngrit nga tryeza dhe shkoi drejt portës,
nëna vuri re se burri i saj e shikonte me
admirim. Një gjë e tillë e tronditi
gruan aq shumë sa që atë natë
qëndroi e ftohtë ndaj joshjeve erotike
të burrit. Ditët e pastajme gruaja e
bëri zakon të shikohej gjatë në
pasqyrë duke hetuar me kujdes edhe rrudhat
më të imta të fytyrës dhe
të qafës. Shkurt nuk po i përgjigjej
aspak dashurisë që tregonte burri ndaj
saj.
Një gjendje e tillë zgjati javë
të tëra, gjersa një natë iu
duk sikur gruaja që përqafonte burri
nuk ishte ajo vetë, por vajza e saj. Për
fat të mirë, me këtë ide jo
të dëmshme (sepse e mbajti të fshehtë
në mendjen e saj), më së fundi,
dalëngadalë, mblodhi mendjen dhe provoi
dashurinë e vërtetë në prehërin
e burrit - i cili për fat të mirë
nuk mori vesh asgjë nga ankthi që e
kishte pushtuar gruan, për një kohë
të gjatë.
Çfarë është dashuria juaj
Në shumë raste ajo që ne e quajmë
dashuri nuk është gjë tjetër
përveçse një tërheqje intensive
fizike. Kjo dukuri vihet re shpesh të të
rejat, kur ato ndërmarrin hapat e parë
në jetë. Fantazia e tyre, që në
këtë moshë është e pakufi,
përmbyll brenda vetes një oqean me pasione,
të cilat, ndoshta, gjer dje ishin të
papërcaktuar dhe të pakapshëm dhe
nuk e gjenin rrugën për të shpëthyer.
Pikërisht tani këta lloj pasionesh ndërgjegjësohen
dhe përqëndrohen rreth një personi
të caktuar, i cili shërbeu si epiqendra
e tyre. E njëjta dukuri mund të vrojtohet
edhe te një e re më e madhe në
moshë, të cilën kërkimet sentimentale
e kanë lodhur ose e kanë zhgënjyer.
Vajza nga përvoja e saj, pavarësisht
nga mosha, e dallon veten në kënaqësinë
seksuale dhe ndoshta nuk kërkon asgjë
tjetër përveç asaj.
Si te njëri, ashtu dhe të tjetri rast,
kemi të bëjmë me ethet e ndjenjave,
të cilat, ngandonjëherë, janë
shumë të forta. Ruhuni nga ky lloj i
dashurisë. Ajo nuk ju çon shumë
larg. Do të vijë një ditë
që do të lodheni dhe atëhere do
të zbuloni, por krejtësisht pa pritur,
se njeriu që ju adhuroni, nuk paska qenë
asgjë për ju.
Në raste të tjera, zakoni që me
të parë një të ri, krijoni
përshtypjen se e dashuroni, është
një ndjenjë e gabuar. Pse i shkuat në
vendtakimin e parë që ai ju kërkoi?
Nga u nisët? Nga padituria, nga kërshëria
apo nga dëshira për të dalë
jashtë guaskës tuaj dhe për tu
njohur me një burrë, apo thjesht për
të vepruar sikurse veprojnë dhe gratë
e tjera? Kështu padituria, nga kërshëria
apo nga dëshira për të dalë
jashtë guaskës tuaj dhe për tu
njohur me një burrë, apo thjesht për
të vepruar sikurse veprojnë dhe gratë
e tjera? Kështu, me kalimin e kohës,
u mësuat ta shikoni dhe të rrini me
ata burra dhe tani ju tmerron mendimi se mund
të mos e shikoni më. Kjo është
shndrruar tanimë në një nevojë
të vogël, të cilën e ndjeni
në mënyrë intensive, sidomos në
orën që do të shkoni në vendtakimin.
Pra, duhet menduar ndërkaq, se lidhjet që
ju bashkojnë me të mund të kenë
tërësisht karakter sipërfaqësor,
sa e sa dashuri nuk janë të tilla ose
përfundojnë kështu? Pra, në
këto lloj lidhjesh dashurore, ajo që
është karakteristike, është
forca e zakonit, e shprehisë që formohet.
Jashtë këtij lloj zakoni nuk ekziston
asgjë tjetër.
Nga ana tjetër duhet patur parasysh fakti,
se ajo që ju tërheq ndaj një burri,
nuk është vetë ai, por pozita e
tij shoqërore, respekti që tregojnë
të tjerët për të, pasuritë
apo makina e tij, mjedisi në të cilin
jeton... Te kjo kategori bën pjesë dashuria
e daktilografistes së re ndaj shefit të
saj, të resë shtatëmbëdhjetë
vjeçare ndaj shkrimtarit të famshëm,
i cili fare mirë do të mund të
ishte babai ose edhe gjyshi i saj, ose për
të riun nga një familje pasanike që
ka motoçikletën më të shtrenjtë
të markës më të famshme. Shkurt,
në këto raste dashuroheni pas rrobave
dhe jo pas atij që i ka veshur ato. Gjersa
do të zgjasë kjo dashuri për rrobat
e pamjen e jashtme, dhe jo për vetë
njeriun, punët do të shkojnë mirë.
Por, do të vijë një ditë që
do të ndjeni nevojën që të
zhvishni rrobat dhe të shikoni se çfarë
fshihet prapa tyre. Dhe atëherë, ka
shumë mundësi të pranoni një
zhgënjim shumë të madh.
Ekziston gjithashtu edhe dashuria-pasion. Te ky
rast nuk kemi nevojë të mësoni
se kush dhe çfarë përfaqëson
i dashuri i juaj, sepse, ju, nëpërmjet
dashurisë me pasion, e keni stolisur atë,
në mënyrë paraprake, me të
gjitha hiret dhe me gjithçka pozitive.
Madje arrini gjer atje sa edhe të metat ti
përfillni si pozitive. Pra, e keni hyjnizuar.
Natyrisht edhe kjo lloj dashurie ka bukurinë
e saj. Madje do të ishte lumturi e vërtetë,
sikur ky «verbim» me të cilin
trajtohet dashuria me pasion, të mund të
ruhej në mënyrë të përjetshme.
Por fatkeqësisht, në realitet nuk ndodh
një gjë e tillë. Dashuria me pasion
është ajo që mund ta shtyjë
një të re të bëjë marrëzi
shumë të mëdha, madje ta bëjë
që të shkelë gjithçka me
këmbë dhe të mos marrë parasysh
asgjë. Por ja, që për fat të
keq, një dashuri e tillë shuhet shpejt!
Dashurisë me pasion i përkushtohet dhe
merr pjesë e gjithë qenia jonë.
E reja, duke u dashuruar nga forca e papërmbajtur
e pasionit, nuk dashuron asgjë tjetër
përveç asaj që ajo ti përkasë
absolutisht dhe pa kushte të dashurit të
saj.
Por ekziston dhe një lloj tjetër dashurie,
ajo që e ka qendrën e saj, vetëm
në fantazinë, në parafytyrimin.
E reja e çmendur fund e krye nga pasioni
i dashurisë, në asnjë mënyrë
nuk ia arrin që ta kundrojë të
dashurin e saj ashtu sikurse është në
të vërtet, por ashtu siç e ka
përfytyruar. Edhe sikur të ishte ndonjë
tjetër, e njëjta gjë do të
ndodhte: edhe atë do ta shikonte me sytë
e fantazisë dhe jo ashtu sikurse është
në të vërtetë. Mund të
thuhet se një vajzë e tillë pothuajse
nuk ka nevojë për asgjë. Ajo jeton
me parafytyrimin ose fantazinë e saj, prandaj
është dhe e lumtur.
Sikurse dihet, shumë të reja dashurohen
me disa burra derisa gjejnë burrin me të
cilin martohen. Ska asnjë dyshim se
dashuria është bulevardi i madh që
të shpie te martesa. Po nuk shërbeu
si mjet për tia arritur këtij
qëllimi, përgjithsisht ajo humbë
vlerën.
Në disa raste, dashuria e juaj, nuk ka asnjë
shtyse tjetër përveç se ti
bëni shoqet tju kenë zili, ose
nuk mund të jetë gjë tjetër,
përveçse një kapriçio,
që ka lindur nga një rastësi e
fatit dhe që nesër, do të fiket,
njëlloj po në mënyrë të
papritur.
Le të përqëndrohemi vetëm
te këto forma të dashurisë dhe
të mos kërkojmë të gjejmë
të tjera. Të gjitha këto forma
emërtohen Dashuri, por asnjëra prej
tyre nuk përfaqëson dashurinë e
madhe që ju ëndërroni.
Ku mund ta gjeni këtë dashuri të
madhe? Dashuria e madhe mbase nuk vjen aspak.
Më kot mund ta kërkosh këtë
lloj dashurie, nuk do ta gjesh asgjëkundi.
Por kjo nuk duhet tju bëjë që
të dëshpëroheni. Mjaftohuni me
atë që ju ofron jeta. Nga ana tjetër,
nuk duhet të shkaktoni zhgënjime të
cilat janë gjithmonë të rrezikshme.
Mund të jeni sa të doni tolerues ndaj
të tjerëve. Por vetes nuk duhet ti
lejoni lëshime. Është mirë
që të sqaroni dhe të sistemoni
vetë ndjenjat tuaja, se sa ti lini ato tju
tërheqin pas. Kufizoni, sidomos shfaqjet
e entuziasmit dhe mos i emëroni dashuri flirtet
e vogëla ose dashuriçkat e parëndësishme
dhe sipërfaqësore, që ndonjëherë
e ngrenë peshë shpirtin tuaj. Duhet
ta ruani gjithmonë qetësinë. Dhe
kështu, në një ditë, do të
trokasë dashuria e madhe e do ta gjejë
të hapur portën e zemrës tuaj.
|