[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
Puthjet

Shpeshherë partnerët e përqëndërojnë aq shumë vëmendjen te kontakti gjinor, sa që i harrojnë puthjet. Puthjet me përdorimin e buzëve dh të gjuhës e shtojnë kënaqësinë e bashkimit seksual në të gjitha pozat ballë për ballë: gruan mund ta puthësh në gjoks, që të mos i humbasë tërë gamën e ndjenjave të veta; puthjet e organeve gjinore janë një shfaqje tjetër e delikatesës. Mund t’i puthësh të gjitha, çfarë të duash e më se të duash: me buzë, me gjuhë, me penis, me buzë gjinore ose me qerpikë.
Puthjet me gojë fillojnë me prekjen e lehtë të buzëve dhe mbarojnë me puthjen “si kanibal” (me të thithura), që të lë shenja mavi.
Shumë partnerë puthen gjatë kontaktit gjinor, ndaj preferojnë pozicionet ballë për ballë. Gjatë puthjes së thellë gjuha e burrit depërton në gojë dhe lëviz aty me ritmin e fërkimeve, ose gruaja u jep ritmin përkëdheljeve me gjuhën e vet. Ndokund e tërheq “përleshja” me gjuhë, që mund të zgjasë me minuta ose me orë - gjatë kësaj kohe gruas mund t’i vijnë disa orgazma.
Puthjet janë një nga llojet e përkëdheljeve aktive. Burri është më mirë t’i nisë nga gjinjtë e partnerës dhe prej tyre të shkojë më poshtë. Kënaqësi tjetër është të mbulosh çdo pjesë të trupit të femrës me puthje energjike të shkurtra. Pas kësaj ajo mund të bëjë të njëjtën gjë me burrin, duke i lënë shenja të të kuqit të buzëve në pjesët ku ka kaluar. Kurse më vonë mund të veprohet me gjuhë. Do të vëmë re që gruaja ndryshe nga burri, ka dy palë buzë për të puthur (gojën dhe buzët gjinore)dhe disa e shfrytëzojnë shumë mirë këtë mundësi. Edhe me qerpikë mund “të puthësh”: thumbat e gjinjëve, buzët, kokën e organit gjinor dhe lëkurën.
Në qoftë se nuk keni puthur gojën, supet, qafën, sqetullat, gishtat e duarve dhe të këmbëve, shputat e këmbëve, kërthizën, organet gjinore dh ebulëzat e veshëve të gruas, quajeni sikur nuk e keni puthur atë në përgjithësi - atëherë mundohuni të kompensoni atë që keni humbur.
Gjatë puthjes së fortë në buzë partnerit duhet t’i merret fryma nga lumturia dhe jo nga asfiksia; lërini diçka për të marrë frymë dhe mos ia mbyllni hundën se nuk është dhe aq e pëlqyeshme kur ta shtypni fort. Para se të bëni seks, pastroni dhëmbët, sidomos nëse keni pirë uiski ose keni ngrënë hudhra.

Vdekja e vogël
Disa gra gjatë orgazmës humbasin vërtet vetëdijen ose përjetojnë “vdekjen e vogël”. Kjo gjë u ndodh edhe burrave. Kjo s’paraqet asnjë rrezik, por mund ta trembësh për vdekje një partner pa përvojë. Një mikut tonë i ndodhi një gjë e tillë me partneren e tij të parë. Kur erdhi në vete, ajo i shpjegoi se kjo gjë i ndodh përherë. Por ndërkohë ai kishte lajmëruar policinë dhe “ndihmën e shpejtë”. Prandaj nëse u ndodh një gjë e tillë, nuk ka arsy për t’u shqetësuar: mos u alarmoni nga britmat, spazmat, e qeshura histerike ose dënesat dhe nga reagimet e tjera të papritura që u lindin disa njerëzve gjatë orgazmës. Ndryshe nga këta, ca të tjerë vetëm mbyllin sytë, por kënaqësi nuk ndiejnë më pak. Zhurma dhe britmat mund të duken si shenjë e mjeshtërisë në dashuri, por kjo nuk është kështu, sepse ato nuk varen nga forca e ndjenjave, ashtu si forca e ndjenjave nuk varet prej tyre.
Burrat rrallë e humbasin vetëdijen. Kjo është “privilegj” i gruas, mirëpo burrat mund ta shprehin shumë mirë gjendjen e të fikëtit. Sidoqoftë, ju do t’i mësoni shumë shpejt veçoritë e partnerit tuaj.

Lubrifikimi
Lubrifikant më i mirë gjatë koitusit është pështyma. Shumë pomada prej dhjami kanë erë të papëlqyer dhe prej tyre më vonë është vështirë të shpëtosh. Pomadat në formë xheli i pakësojnë ndjesitë e forta. Vagina e shëndoshë, kur është e eksituar, sekreton vetë një lubrifikant natyral, që është tepër i nevojshëm për pjesët e trupit që fërkohen. Në qoftë se ajo është tepër e lagësht (kjo ndodh kur gruaja pi tableta kundër barrës), kaloni me kujdes mbi gishtin, të mbështjellë me shami hundësh (mos përdorni peceta prej letre, sepse cepat e tyre ngjiten kollaj). Provoni ta lyeni penisin ose vaginën me mjaltë (ai lahet kollaj dhe është i padëmshëm) dhe kjo gjë do t’i favorizojë fërkimet.
Për sa i përket kremërave dhe shkumës kundër barrës etj., e meta e tyre kryesore për shkak të së cilës ato nuk gëzojnë popullaritet te disa çifte, qëndron në faktin se i vështirësojnë fërkimet.

Zakonet
Popujt primitivë u shmangen kontakteve gjinore në periudhën e zakoneve, meqenëse kjo quhet shenjë e keqe, ndërsa për shumicën e bashkëkohëseve, ato janë më shumë telashe. Ato janë të padëmshme, vëtëm nëse burri s’është i sëmurë nga uretri. Ju mund të mos u jepni rëndësi sekrecioneve të gjakut, por duhet medeomos të laheni pas koitusit. Gruaja veçanërisht duhet të lahet nga poshtë, medeomos pas koitusit (ç’është e vërteta, këto larje të shpeshta nga poshtë e thajnë shumë vaginën).
Periudhat e zakoneve janë gjithashtu edhe koha kur duhen mësuar dhe provuar metoda të tjera, të kontakteve seksuale që nuk përdorën zakonisht e që sjellin kënaqësinë reciproke. P.sh. mund të futet pak penisi ndërmjet buzëve gjinore të vogëla, pasi të jetë futur një tampon në vaginë. Si variant provoni të bëni seks poshtë dushit dhe jo në krevat. Gjaku që sekretohet gjatë zakoneve është burim potencial i infektimit me virusin e Sidës, dhe, nëse gruaja është bartëse e tij, kjo e shton shumë rrezikun e transmetimit të tij me rrugë heteroseksuale.

Kodra pubike
Është “jastëçka” e dhjamosur mbi kockën e mbivetes të gruas, që luan rolin e amortizatorit gjatë kontaktit seksual në pozicionin ballë për ballë dhe ç’është më e rëndësishme ua transmeton impulset eksituese zonave që janë ngjitur me të. Shumë burra nuk e dinë që i japin rëndësi jashtë mase stimulimit të klitorit, shumë gra mund t’i çosh në orgazmë, vetëm po t’u vësh pëllëmbën mbi kodrën e bukurisë dhe të nisësh t’ua shtëngosh lehtë, t’ua ngjeshësh e t’ua tundësh para se t’u futësh gishtin në vaginë, gjatë futjes ose pas saj. Mund të vësh përsipër kodrës pjesën e poshtme të pëllëmbës, kurse gishtat t’i luash nëpër buzët gjinore ose të mbulosh me pëllëmbë dhe gishta edhe kodrën, edhe vulvën. Praktikoheni dhe shihni çfarë ndjesish mund t’i zgjoni partneres, duke i mbuluar me dorë organet gjinore të jashtme.


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]