[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
Si të keni fëmijë më të mençur

Hulumtimet e reja dëshmojnë se rritja e koeficientit të inteligjencës nuk ndalet me të lindur. Edhe disa vjet më vonë ai numër mund të rritet, madje, kurrë nuk është vonë që në fëmijën tuaj ta zbuloni gjeniun.

Maria N. dhe e bija 14 muajshe Irena luanin me katrorë dhe ndërtonin kullën. Irena vendoste katrorin mbi katror, kurse Maria i numëronte me zë. I shoqi i Marisë pyeti i hutuar: “A thua mendon se vërtet Irena mund ta kupojë numërimin tënd?”.
“Nuk jam e sigurt”, i përgjigjet Maria, “por nuk mund të sjellë dëm”.
Ashtu sikundër edhe Maria edhe ne dëshirojmë që fëmijët tanë të bëhen shumë të mençur, të bëhen nxënës të mirë, që ta ushtrojnë me sukses punën e vet të ardhshme, që të kenë jetë të lumtur - e mbi gjithë këtë qëndron fuqia e mendjes. Për këtë shkak ekspertët japin disa këshilla, të cilat është lehtë dhe zbavitëse të realizohen, e të cilat e rrisin fuqinë e mendjes te fëmijët.

Bëni lojëra matematike
Të jepet fëmija pas matematikës që nga mosha më e re ka ndikim pozitiv edhe për periudhën e mëvonshme, prandaj fëmija do ta përvetësojë më lehtë atë lëndë në shkollë. Në mënyrë që t’i rrisnit aftësitë e fëmijës suaj në matematikë, duhet të numëroni me zë, madje edhe nëse fëmija nuk ka filluar të ecë ende. Nëse fëmijët tuaj janë më të rritur, ua jepni t’i masin përbërësit e terur kur bëni gjellë. Bën edh t’i lusni ta llogarisin se sa do të kushtojnë gjithsej gjërat që janë blerë në shitore. Aq më lehtë do ta kënë fëmijët ta mësojnë kur të shkojnë në shkollë.

Lëreni fëmijën të flejë për çejf
Hulumtimet më të reja dëshmojnë për atë që mendon çdo nënë: gjumi i mjaftueshëm mund të bëjë fëmijën më të mençur, sepse gjumi i ndihmon trurit ta organizojë praninë e informatave.
Sa ka nevojë fëmija juaj për gjumë? Foshnajt kanë nevojë për rreth 15 orë, fëmijët fare të vegjël dhe fëmijët e moshës parashkollore rreth 12 orë, fëmijët prej 5 deri në 8 vjet dhejtë e gjysmë, kurse ata të moshës 9 - vjeçare nëntë orë e gjysmë.

Le ta dëgjojë fëmija muzikën klasike
Hulumtimet kanë treguar se rrugët e trurit për muzikë klasike dhe për logjikë disi janë të kryqëzuar. Prandaj të dëgjuarit e muzikës klasike do ta shtojë aftësinë e fëmijës suaj për të rezonuar.
Për këtë shkak gjatë kohës së darkës lëshojeni Bahun. Po këtë gjë do të mund ta bënit edhe kur fëmija loz i qetë, gjë që do të keni dobi edhe ju.

Jepuni fëmijëve të hanë mjaft vitamina
Vitaminat janë të domosdoshme për të funksionuar mirë truri, sidomos truri i fëmijëve. Hulumtimet në Britaninë e Madhe kanë dëshumar se fëmijët shkollorë, të cilët kanë marrë çdo ditë nga një hap të multivitamineve, kanë dëshmuar një përmirësim të dukshëm të aftësive të veta, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me rezonimin dhe mësimin. Vitaminet mund të sigurohen edhe përmes ngrënies së të lashtave. Fëmijët që hanë kafjall gjysmë ore para fillimit të mësimit dëshmojnë se kanë sukses më të madh në përvetësimin e lëndës mësimore sesa ata që nuk hanë fare kafjall.

Qitni fëmijët në shëti
Fëmijët që ushtrojnë rregullisht tregojnë sukses më të mirë në shkollë. Pse? Funksionimi i mirë i trurit varet nga sasia e oksigjenit të cilen e merr. Aktiviteti fizik ka ndikim pozitiv në zhvillimin e lidhjeve nervore të trurit, që kanë rëndësi të madhe për proceset e mësimit dhe të mendimit. Sa më shumë lidhje të tilla që të ketë, aq më shumë infromacione mund të pranojë truri. Për këtë shkak qiteni sa më shpesh fëmijën në shëti. Nxiteni fëmijën të merret me ndonjë sport ose ta qesë rregullisht qenin në shëti. Madje edhe 20 minuta në ditë e përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, gjë që garanton sukses të sigurt.

Edhe të rriturit mund të jenë më të mençur
Nuk është kurrë vonë t’i rrisni aftësitë tuaja. Ja sesi të bëheni ju të mënçur:
Përpiçuni të bëni ndogjë të re. Kjo gjë i stimulon qelizat e trurit.
Bëjeni zgjidhjen e fjalëkryqit. Lojërat në të cilat ka nevojë për pak meditim, janë të mira, sepse i japin kondicion trurit, mu ashtu siç ndikojnë në trup ushtrimet fizike.
Mos u shqetësoni. Shqetësimet e tepërta lirojnë hormone të cilat mund ta dëmtojnë trurin. Për këtë shkak çdo ditë pushoni të pakten 15 minuta ose merruni me diçka që ju shkakton kënaqësi.
Truri juaj do t’jua dijë për nder.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]