Dashuria prej ditës në ditë
Në cilën ditë të javës
keni lindur? Pse secila ditë e ka ndonjë
karakter? Gjejeni karakterin tuaj dhe krahasojeni
me atë të partnerit!
E diel
Femra e lindur të dielën është
impulsive dhe e karakterizon vullneti i çuditshëm
për jetë. Mendjen e saj e zotëron
pasioni. Ajo gjithnjë është personi
që e bën hapin e parë, dhe krenohet
me partnerin e vet. Nuk bën kompromise dhe
shumë vështirë e sakrifikon lirinë
e vet.
Mashkulli i lindur të dielën është
ambicioz dhe i sigurt në veten. E karakterizon
sjellja me vetiniciativë dhe është
autoritative. Shumë flet dhe i dëgjon
bashkëbiseduesit e vet dhe i pëlqejnë
komplimentet. Në raport me femrat sillet
si mbrojtës.
E hënë
Femra e lindur të hënën është
e butë dhe sensibile. Është e aftë
që ti përshtatet partnerit dhe
bën lëshime. Ngrohtësinë e
ndjenjave të veta ka dëshirë ta
ndajë me njerëzit e tjerë dhe kulminacionin
e vet në këtë drejtim e arrin në
rolin e nënës. E do jetën harmonike
dhe gjithmonë e dëgjon zemrën.
Mashkulli i lindur të hënën e
ka imagjinatën të zhvilluar dhe në
raport me tjerët gjithmonë e luan rolin
e kundërt. Nuk i pëlqen vetmia dhe shpesh
e kërkon ngushëllimin te njerëzit
e tjerë. Mbas pamjes së jashtme, e cila
është e qetë, fshihet një
natyrë e vrullshme.
E martë
Femra e lindur të martën është
e zjarrtë. I tërheq njerëzit me
natyrën e vet të gjallë dhe me
shijën për humor, por edhe me nevojën
e vet për liri. Më së shumti në
botë e do lirinë dhe frikësohet
vetëm prej një sendi: nga monotonia
sentimentale e cila e rrezikon entuziazmin e saj.
Për të dashuria është vetëm
lojë ose, në të kundërtën
nuk lodhet.
Mashkulli i lindur të martën është
orator i fortë. E karakterizon shija e jashtëzakonshme
për humor, buzëqeshja dhe optimizmi;
është entuziast dhe i pëlqejnë
argëtimet. Ndjenjat e veta me gjithë
dëshirë i ndan me tjerët.
E mërkurë
Femra e lindur të mërkurën është
me temperament të butë dhe sensual.
Diskrete, e në dashuri i pëlqen sinqeriteti.
I pëlqen siguria dhe sinqeriteti dhe nuk
i lë përshtypje dashuria në shikim
të parë. Për te joshja e ka kuptim
të dyfishtë: përpos bukurisë
fizike, janë me rëndësi edhe ndjenjat.
Mashkulli i lindur të mërkurën
është para së gjithash i ndershëm
në dashuri. Pas mburrjes së madhe fshihet
butësia, të cilën shpesh nuk di
ta shprehë. Është i sinqertë
dhe i besueshëm. Siguria në dashuri
është shpesh para pasionit.
E enjte
Femra e lindur të enjten nuk mund të
presë kur është në pyetje
dashuria. I pëlqen liria dhe aventurat, gjithnjë
është në kërkim të njohurive
të reja. Sharmi i saj është natyral
dhe është spontane. Shumë vështirë
lidhet për partnerin dhe nuk ka iluzione
të tepërta për dashurinë.
Mashkulli i lindur të enjten është
Kazanovë i vërtetë. Dëshiron
ta njohë jetën sa më mirë.
Është fjala për njeriun i cili
është konformist dhe antikorformist
në të njëjtën kohë. Është
i aftë që me të vërtetë
të dojë, por edhe të aktron. Martesa
e frikëson ngapak, por nuk është
i aftë për jetë vetjake.
E premte
Femra e lindur të premten është
romantike. I pëlqen bukuria dhe harmonia.
E karakterizon sensualiteti dhe sensibiliteti.
I është e nevojshme mbrojtja e përhershme,
të cilën kryesisht e gjen në rrethin
familjar. Frikësohet nga vetmia, e mashkujt
i tërheq me buzëqeshjen e saj të
butë.
Mashkulli i lindur të premten është
artist i vërtetë. Kur thotë të
dua, ai këtë me të vërtetë
e mendon. I është i nevojshëm balancimi,
kujdesi dhe vërtetimi se është
i dashur. Pa këtë nuk do të ishte
në gjendje të jetojë. Martesa,
shtëpia dhe familja janë tri fjalë
më të rëndësishme në
jetën e tij. Kur e gjen personin e vërtetë,
mbet me të tërë jetën.
E shtunë
Femra e lindur të shtunën është
misterioze dhe fshehtë, dhe nuk i tregon
lehtë ndjenjat e veta. Temperamenti origjinal
dhe i pavarur e ndërton personalitetin e
vet kompleks. Joshjen e merr si lojë intelekti.
Edhe pse duket si person që nuk interesohet
për asgjë, në të vërtetë
është fjala për një person
shumë emotiv që ka nevojë të
pandërprerë për shprehjen e ndjenjave
të veta.
Mashkulli i lindur të shtunën është
i pamarur dhe i aftë të jetojë
vetë. Reaksionet e tij janë të
paparashikueshme dhe diskrecioni është
shumë i rëndësishëm për
të. Nuk është njeri që i shpreh
ndjenjat e veta. Por, në të vërtetë,
është shumë emotiv dhe frikësohet
nga fakti se të tjerët mund ta zbulojnë
këtë.
|