[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
Dhoma e dashurisë

Krijimin e “dhomës së seksit” me të gjitha llojet e pajisjeve, duke përfshirë dyshekët dhe shilarësit gjimnastikorë; për seksin që është i domosdoshëm. Ka njerëz që i josh ideja e krijimt “të dhomës së seksit”. Me pasqyra, me dritë të kuqe e me tapiceri të zezë. Në Beverli Hills ka shumë vila të ndërtuara në vitet 30 me “dhoma seksi” të tilla.

Ideja për dyshekët gjimnastikorë s’është aspak e keqe. Disa preforojnë karrige për pozicionet ulur ose të përkulur (ballë për ballë ose njëri partner nga prapa). Gjersa karrikja për dhomën e gjumit sidoqoftë është e nevojshme, duhet zgjedhur me lartësinë e duhur. Për variacione të ndryshme mund të siguroni jastëkë cilindrikë ose të zakonshëm të fortë. Nëse ju pëlqejnë pasqyrat e mëdha, mund t’i vini nga brenda në dyert e dollapëve të montuar në mur: mbyllini dyert dhe do të keni një ambient të kënaqshëm. Kolltuku më i mirë për kontaktet seksuale është i veshur nga të gjitha anët me stof, por pa krahë. Nëse keni ndërmend ta lidhni njëri - tjetrin pas tij, zgjidhni një kolltuk me përmasat e duhura. Mund të keni edhe dy kolltukë - secilin për një qëllim të caktuar. Pasqyra në tavan është interesante, por është shumë i shtrenjtë dhe tepër e dukshme. Është mirë kur vaska dhe dushi janë afër, në dhomën ngjitur. Ideale nga pikëpamja e seksit është planimetria e dhomës së gjumit në apartamentin e një moteli ose hoteli të zakonshëm, megjithëse administrata nuk i zgjedh kolltukët posaçërisht për akt seksual.
Natyrisht, të pajisish një ambient luksoz me gjithçka të domosdoshme për seks, duke përfshirë edhe ndriçimin për të përfituar ndjesi fantastike, është gjë shumë tërheqëse nëse keni mjaft para dhe energji. Por ne nuk duam të krijojmë përshtypjen se të gjitha janë absolutisht të domosdoshme. Kjo është aq e padetyrueshme, sa ç’është e padetyrueshme të kesh një kuzhinë - mrekulli për t’u bërë kuzhinier i klasit të parë. Ju keni nevojë për gjërat më minimale: veçim, dhomë e ngrohtë, vend ku mund të lahesh, krevat, një ose dy orendi të mobilimit të zakonshëm, dashuri dhe fantazi.
Në qoftë se dëshironi të provoni ndjesi të pazakonshme, për këtë duhet të niseni nga synimet tuaja. Amatorët e pozave që kërkojnë aftësi akrobatike duhet të blejnë një karrige që rregullohet sipas lartësisë (që mbërthehet në dysheme, ndryshe nuk është pa rrezik) dhe bile një shkallë të vogël. Ndokush nuk është indiferent ndaj kolltukëve kolovitës. Ndriçimi me ngjyra në dhomë është një element plotësues, që ndokush e çmon se meriton vëmendje. Sende të tilla plotësuese janë edhe aparati fotografik dhe magnetofoni. Qysh më parë përgatisni një peshqir prej stofi, se pecetat prej letre të ngjiten në trup. Në qoftë se përdorni aksesorë të ndryshëm - jastëkë, vibratorë, aparat fotografik, kremra, litarë ose brekë të posaçme për seks, kontrolloni nëse i keni pranë dhe nëse duhet të ngriheni në këmbë për t’i marrë. Por kurrfarë marifetesh nuk janë të nevojshme , nëse me ju është një njeri që ju dashuron, që sillet me delikatesë dhe përkujdesje - ju edhe me kaq do të provoni kënaqësinë më të madhe nga seksi.
Ndofta, epërsia e vetme e dhomës së posaçme për seks, të izoluar nga të tjerat, qëndron në faktin se ju mund t’i mbushni të gjitha muret e saj me ilustrime erotike, duke e përjashtuar nga çdo lloj atributi erotik mjedisin që është caktuar për pritjen e miqve, me qëllim që tetoja juaj, kur të vijë te ju, të mos ju pyesë pse janë ato unaza në mur. Megjithatë, edhe në një dhomë të zakonshme një projektor i vogël i riprodhon shumë mirë imazhdet në çdo lloj muri të bardhë ose në tavan.

Seksi i sigurt
Kjo temë lindi vetëm pasi plasi epidemia e Sidës. Puna është se virusi transmetohet më lehtë gjatë kontaktit në anus, sesa gjatë kontaktit seksual vaginal.
Të gjitha llojet e kontakteve seksuale janë pa rrezik, por, nëse ndonjëri është i infektuar, asnjëra nga metodat nuk është pa rrezik, ndonëse kontakti seksual vaginal me prezervativ është më pak i rrezikshëm. Prandaj, interesat e vetëmbrojtjes praktikisht i përjashtojnë në seks të njohurit e rastit, në Nju - Jork ose Kaliforni ose nëse udhëtoni nëpër Afrikë. Një fjalë e urtë popullore e kohës sonë thotë: “Bëni kontakt seksual vetëm me dhuruesit e gjakut, se ata janë të kontrolluar”. Kontrolli për të cilin bëhet fjalë, përcakton nëse në gjak ka virus të sidës. Rezultati pozitiv nuk tregon në është aktiv virusi apo jo. Por të gjithë ata që u ka dalë reaksioni pozitiv, janë bartës të sëmundjes, ndërsa sida në fazë të zhvilluar ka 100 për qind përfundim vdekjeprurës.
Bartësit e virusit i shtrojnë partnerit një problem shumë të vështirë, kur duhet të vendosësh të heqësh dorë nga kontaktet seksuale apo të rrezikosh të infektohesh nga Sida. Konsultentët e Sidës, që punojnë në sfera që tani janë bërë “të nxehta” disponojnë të dhëna të reja dhe mund t’ju ndihmojnë për këtë çështje. Në qoftë se nuk jeni të infektuar të keni kujdes që sperma, më sa duket, është bartësi kryesor i infeksionit. Gjaku të mos prek pjesët e trupit që mund të kenë gërvishje. Gjatë kontaktit seksual pa prezenativ rreziku i infektimit për femrat është 7 për qind. Kur përdoret prezervativi shkalla e rrezikut është më e ulët, por megjithatë mbetet.
Sot ne ende s’jemi në gjendje të përcaktojmë shkallën e rrezikut për rastet kur bartëse është gruaja, por ajo duhet ta evitojë shtatzëninë për hir të fëmijës, ndërsa gjakun gjatë zakoneve duhet ta konsiderojë si bartës të mundshëm të infeksionit. Krijimi i një ilaçi antiseptik të sigurt për mbrojtjen e organeve gjinore mund ta ndryshojë situatën, por megjithëse studimet shkencore në fushën e antiseptikës kanë filluar qysh në shekullin e kaluar, ato janë braktisur fare. Me shfaqjen e Sidës, gjendja do të ndryshojë.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]