Çiftet e çuditshme
Çifti tradicional: mashkull - femër,
pastaj vijnë ato mashkull - mashkull dhe
femër - femër! A po eksperimentohet
bashkëshortësia apo vërtet gjithnjë
e më shumë njerëzit po i ikin tradicionales?
Në mesin e shumë dilemave që e
mundojnë njeriun është ajo më
e rëndësishmja: të jetohet në
bashkësi, pra, vetë i dyti. Por, martesat
që po i afrohen vitit dymijë janë
të çuditshme, sepse pasi është
provuar ajo e amshueshmja martesë mashkull
- femër, është eksperimentuar mjaft
në këtë fushë. Kështu,
janë lishur, madje edhe janë legalizuar
në shumë shtete të botës martesat
mashkull - mashkull dhe femër - femër,
e disa çifete të këtilla kanë
lindur edhe fëmijë dhe bashkëjetojnë
si familje e vërtetë. Përveç
këtyre, është vërtetuar se
mund të jetosh edhe vetëm, pastaj edhe
me nënë, me një fëmijë
apo me mikun apo mikeshën tënde më
të mirë. Por, shihet se të rinjtë
e sotëm janë mërzitur nga konceptet
e krijimit të një familje tradicionale
dhe u janë lëshuar aventurave dhe eksperimentimeve,
të cilat po kurorëzohen me bashkëjetesë
të dy personave, por në mënyra
tejet të çuditshme.
Martesa për letra
Këto lloje janë të njohura pothuaj
në tërë botën. Lidhja martesore
bëhet në mes të të huajve
dhe vendaseve në shtetin përkatës.
P.sh. në Itali, për të rregulluar
sogjornon, pastaj në Amerikë
për të fituar Green Card
e në shumë shtete të Perëndimit.
Ndodh që çiftet e këtilla martohen
zyrtarisht te ofiçari dhe një kohë
bashkëjetojnë, derisa të kryehet
kontrolli dhe i huaji ta marrë dokumentacionin
përkatës, pastaj secili e shikon punën
e vet dhe jetën e vet. Asnjërit më
si intereson për tjetrin edhe pse zyrtarisht
ata prezentohen si burrë e grua. Këto
martesa të çuditshme u kanë ndodhur
edhe të rinjve shqiptarë, të cilët
nuk e kanë kapërdirë
lehtë këtë kafshatë të
Perëndimit dhe disa syrësh janë
martuar me të vërtetë me femra
të huaja dhe kanë lindur fëmijë.
Kur skadon afati i këtyre martesave eksperimentale,
është e pamundshme të parashikohet.
Martesa në largësi
Duhen shumë, dashurohen dhe në fund
martohen. Por, kjo bashkëjetesë e lumtur
nuk zgjat shumë. Burrit zakonisht i bie
hise të largohet nga shtëpia.
Merr rrugën e kurbetit dhe nuk kthehet ndoshta
me vite. Femra e martuar kësisoj dashurohet
edhe më tepër në partnerin e tyre
bashkëshortor, sepse, siç thekson
një psiko - seksolog i njohur italian Manara:
Largësia në dashuri mund të
jetë pozitive dhe të krijojë raport
të fortë emocional te çiftet.
Prandaj, nuk është çudi kur njerëzit
nuk shihen për një kohë të
gjatë dhe sa herë që takohen ridashurohen
sërish në njëri - tjetrin. Më
e çuditshmja është te këto
martesa në largësi, kur
njëri jeton në njerin skaj të botës
e tjetri në tjetrin, që e pranojnë
lidhjen ashtu siç është dhe femrat
në të shumtën e rasteve mbesin
as në tokë as në qiell. Probleme
kësisoj në Kosovë ka plot, martohen,
pastaj dhëndurët tretën e harrohen
dikah dhe shkojnë vite derisa të zbulohet
e vërteta.
Bashkëjetesa
Bashkëjetesa apo konkubinati është
bërë modë e të jetuarit ndërmjet
çifteve moderne. Çifte të këtilla
që jetojnë bashkë mund të
gjeshë sa të duash sidomos te rinia
studentore, të cilët dashurohen, i bashkojnë
forcat dhe mjetet dhe vendosin të jetojnë
nën një kulm, për ta ndarë
të mirën e të keqen. Lidhje të
këtilla ka që mbahen në fshehtësi
këtu te ne, përderisa në botën
e civilizuar është fare në rregull
ta ndashë shtratrin me të dashurin,
pa farë promovimi zyrtar. Por, përpos
studentëve, ka edhe të tjerë që
bashkëjetojnë në këtë
mënyrë dhe derisa para opinonit prezentohen
si burrë e grua, skanë prapa vetes
asnjë shenjë identifikimi se ata
që i bashkon Zoti, njerëzit smund
ti ndajnë. Te martesat e këtilla,
që në kuptimin e plotë të
fjalës smund të interpretohen
kështu, ndodh edhe të lindin fëmijë,
por, fatkeqësisht, fëmijët e tillë
konsiderohen fëmijë jolegjitim.
Storia internet
Sot në botë njerëzit, të
mërzitur nga përditshmëria dhe
ritmi i jetës monotone, kohën e tyre
më të madhe po e kalojnë pranë
kutive magjike, të quajtura kompjuterë.
Inkuadrimi në rrjetin e Internetit pa dyshim
se është atraksion i vërtetë
dhe burim i pashtershëm i informatave. Por,
po ndodh diçka më se e çuditshme:
njerëzit po bien në dashuri përmes
kësaj djallëzie elektronike. Dashuritë
prej së largu tashmë janë bërë
hit në botën e civilizuar. Dërgohen
porositë, çiftet komunikojnë
me njëri - tjetrin çdo kohë,
pra, kur kanë nevojë dhe ka ndodhur
që edhe të martohen përmes këtij
rrjeti magjik telematik. Edhe kur ndodh ndarja
e këtyre çifteve, psikologët
besojnë se është më lehtë,
sepse kur përfundon kjo love affari,
atëherë zgjidhja është e lehtë:
vetëm shtypeni pullën e kompjuterit
dhe gjithçka tretet në eter. Personat
që janë dashuruar marrëzisht në
personin e kundërt, e që se kanë
njohur kurrë fizikisht, ndoshta sdo
të kenë guxim ta fikin aq lehtë
pullën e kompjuterit. Fatmirësisht,
këto martesa e lidhje të këtilla
ende skanë arritur te ne, por është
drojë sepse Interneti e ka gllabëruar
botën.
Për fund
Martesat nuk janë më si dikur. Martesat
janë shikuar si të shenjta. Sot situata
ka marrë kah tjetër. Mund të martohesh,
të dashurohesh në partnerin, por seksologët
thonë se pasioni shuhet, prandaj sështë
çudi që martesat jo të qëndrueshme
përfundojnë shpejt, dy vjet, pesë,
dhjetë! Edhe më se e pazakonshme, por,
sipas analizave të ekspertëve, më
nuk ka asgjë të përjetshme, sepse
është ardhur në përfundim
se edhe martesa ka një afat dhe kur skadon
kjo kohë, është e pamundur ta kthejmë
filmin prapa. Prandaj, të dashura mike, kujdesuni
me çdo kusht që martesave tuaja mos
tu dalë afati i përdorimit, sepse
sot, sipas të gjitha këtyre që
i shkruam, as fëmija nuk është
garanci për një lidhje të shëndoshë
e të fortë martesore.
|