Në modë janë femrat zeshkane
Ka kaluar koha e tipit të bukurosheve a
la Merlin. Edhe në pistat e modës, edhe
në ekranin e madh po dominojnë zeshkanet!
Dikur meshkujt çmendeshin pas biondinave.
Sot situata ka ndryshuar në favor të
atyre me ngjyrë më të errët
të lëkurës. Prandaj, nuk është
çudi që edhe në kanalet e ndryshme
satelitore, në sfilatat e modës, si
dhe në ekranin e madh, po dominojnë
zeshkanet. Sipas psikologëve, ato ngërthejnë
në vete një vel misterioziteti, janë
morbide, apasionante dhe të zjarrta në
seks. Me të gjitha këto veti të
lartpërmenduara ato gradualisht po e zevëndësojnë
mitin e biondinave që për një kohë
të gjatë kanë qenë simbol
i seksit, epshit dhe bukurisë.
Bukuroshet e zeza e kanë gllabëruar
edhe Perandorinë e Holivudit me sharmin dhe
joshjen fatale. Edhe femrat më të bukura
në botë i takojnë grupit të
zeshkaneve. E tillë është, p.sh.,
femra më e bukur në Itali, Maria Grazia
Kuçinota, sensuale e misterioze. Po ashtu
edhe zgjedhja e përendeshave të bukurisë
kanë fituar binshëm, psh., bukuroshja
e Italisë vitin e kaluar ishte latinoamerikane,
ndërsa Miss Univerzum u zgjedh bukuroshja
nga Brazili. Edhe bukuroshja e Kosovës, Miss
Kosovarja 97, u zgjodh një zeshkane
shumë tërheqëse, Adelina Ismajli...
Edhe në botën e modës nuk po favorizohen
më biondet. Pistat e modës an e kënd
botës po i vërshojnë zeshkanet
që kanë hipur bindshëm në
pushtetin e shou - biznesit. Këtu prin bindshëm
Pantera e zezë, e pakonkurrentja
Naomi Kempbel, e cila sa të fascinon me bukurinë
e saj misterioze, aq edhe me sharmin dhe ngjyrën
e lëkurës, vërtet të veçantë.
Edhe bukuroshet e tjera smbeten shumë
prapa, si janë Sindi Kraford, Linda Evangelista
etj. Prandaj, sështë çudi
që agjencitë e njohura të modës,
sidomos ato Versaçe dhe Dolç &
Gabana janë vënë pas gjurmimit
të femrave me ngjyrë të zeshkët
të lëkurës, sepse, sipas stilistëve,
ato femra të ngjallin inspirim. Po ashtu
edhe stilistët japonezë, të cilët
kërkojnë modele nga Evropa, preferojnë
që ato të mos jenë shumë
bionde.
A do të thotë tërë kjo që
ka filluar një fushatë kundër femrave
bionde apo, thënë troç, po zhvillohet
një luftë e vërtetë në
masmediume mes biondeve e zeshkaneve? Një
luftë e tillë tashmë ka filluar
në Angli, ku, sipas tabloidit Daily
Mail, në anketën e bërë
thuhet se biondet janë përjashtuar
nga kopertinat e faqeve të modës dhe
janë fshirë nga imagjinata e stilistëve.
E për ta justifikuar këtë, tabloidi
shkon aq larg sa që fut në përdorim
edhe konceptin e sigurisë, duke
theksuar se biondet janë fjalamane
si papagallët dhe maniake seksuale,
e sipas statistikave janë gratë
të cilat më së shumti ankohen.
E tërë kjo tingëllon si një
moment historik për gjeneratën e zeshkaneve,
të zezave, të dashura e të dëshiruara
nga meshkujt më tepër sesa biondinat,
të cilat i kanë injoruar ata tash sa
kohë.
Biondet, zeshkanet dhe meshkujt
Disa i duan biondet seksi me gjinj të mëdhenj,
të tjerët zeshkanet, sepse ngjyra e
errët e lëkurës rrezaton ngrohtësi,
energji pozitive, agresivitet e meshkujt çmenden
pas këtyre tigreshave sensuale.
Por, pavarësisht se moda ndërron, ndërrohen
trendet dhe fëtyrat e bukura në ekranet
e mëdha dhe të vogla, çështja
e shijes është e padiskutueshme. Bile,
shumica e meshkujve konsiderojnë se pamja
e jashtme e femrës është një
joshje jetëshkrutër dhe bukuria nuk
është gjithçka për të
analizuar personalitetin e një femre. Bile,
disa deklaruan se nuk është me rëndësi
a është bionde apo zeshkane femra që
i tërheq. Posa të hyjnë në
biseda me to, mund të krijojnë një
përshtypje të plotë për to.
Dhe posa zbulon shpirtin e dikujt, të tjerat
sikur vihen në prapaskenë. Dhe aty pikërisht
nis loja e emocioneve.
Pra, faktorët që ndikojnë për
një shije të caktuar janë brenda
nesh. Ndër femrat shqiptare ka bionde e zeshkane
të bukura, prandaj, pavarësisht prej
modës, meshkujt tanë mund të zgjedhin
sipas shijes së tyre dhe vërtet nuk
kanë të drejtë të ankohen
në bukurinë dhe sharmin e tyre. Ndërsa
për femrat të cilat i përcjellin
trendet e modës dhe vazhdimisht janë
In si për nga garderoba ekstramoderne,
ashtu edhe mënyra e mbajtjes së flokëve
dhe e grimit, atëherë ca intervenime
të vogla duhet ti bëjnë patjetër.
Prandaj, vajza, çka pritni - menjëherë
shkoni në ndonjë kozmetikë, bleni
ngjyrë të zezë apo të zezë
në teget të flokëve, sepse do të
dukeni më të zeshkëta në fytyrë!
E nëse i keni sytë me ngjyrë të
kaltër a të gjelbërt, atëherë
pikërisht do tu ngjani sirenave të
detit apo bukurisë mesdhetare,
siç po i quajnë stilistët e modës,
zeshkanet që tashmë në botën
bashkëkohore janë bërë mit.
|