[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
15 gënjeshtrat më të shpeshta të dashurisë

Pas revolucionit seksual të gjitha i kemi të qarta dhe këshillat tashmë na kanë ardhur deri te hundët. Po megjithatë ende mbretërojnë disa paragjykime dhe mashtrime të vjera. Ja disa nga ato më të shpeshtat, bashkë me shpjegimin pse ato bindje janë të gabueshme.

MASHTRIMI I PARË:
I madh apo i vogël për femrat njësoj.
Jo, jo, dhe prapë - jo! Nuk është njësoj. Është e vërtetë, në fakt, për ta kënaqur seksualisht femrën është mjaft edhe gjatësia minimale prej 8,5 centimetrash, porse këtu ekziston rreziku që ky send të fshihet. Madje edhe revista “Plejboi” qe detyruar të botonte rezultatin e një studimi serioz se gratë me përvojë kërkojnë gjatësinë prej l7 centimetrash. Efekti stimulativ, ndërkaq, bazohet në veprimin vizuel.

MASHTRIMI I DYTË:
Hunda e madhe...
Në vitin l897 mjeku berlinas Viliam Flis nuk kishte ndonjë punë më të mençur prandaj bëri një hulumtim të cilin e quajti “Lidhja ndërmjet hundës dhe organit seksual femëror”, duke theksuar se pamja e pjesës së poshtme të hejzave të hundës mund të konstatojë se çfarë forme mund të ketë vagina. Në popull, ndërkaq, është i njohur mendimi se hunda e mashkullit pasqyron edhe madhësinë e organit seksual të tij. Porse, është fakt se rastet e tilla janë gjë fare e rastësishme. Lidhur me këtë ekziston kjo rregull: nganjëherë është ë vërtetë, nganjëherë jo. E si përfundim: më mirë është të shikohet në pantallona!

MASHTRIMI I TRETË:
Kur orgazmi bëhet në të njëjtën kohë, është më i lezetshmi.
Tash? Jo... Po... lëviz... përkundër ekstazës, harmonia në krevat është megjithatë një gjë e dhunshme. “Koncepti i orgazmës së kryer në të njëjtën kohë është bërë traumë e hulumtimit seksual bashkëkohor”, ankohet seksologu Ernest Borneman. “Rezultat i kësaj është njëlloj hipohondrie seksuale, e cila është shumë më e rrezikshme sesa orgazma, e cila nuk shkaktohet në të njëjtën kohë”, mendon kolegu i tij Rajnhard Kleber nga Universiteti i Hmburgut dhe përfundon se është me rëndësi që orgazma të përjetohet, e kur - nuk është fare e rëndësishme.

MASHTRIMI I KATËRT:
Rrobat erotike shtojnë dëshirën.
Kjo është e vërtetë, por - vetëm një, dy, apo tri herë. Por kur të dilni për të katërtën herë para partnerit tuaj në rroba ngacmuese, ai do të mendojë: “A thua prapë qenkam i detyruar?” Ç’është e vërteta, drita e kandelit, muzika adekuate, shishja e verës dhe të gjitha të tjerat që ndodhin me të, kur shndërrohet në ritual, fare thjesht - e shuan dëshirën.

MASHTRIMI I PESTË:
Meshkujt shumë më vështirë mund të rrinë pa seks, sesa femrat.
Kjo është një nga mashtrimet më të përhapura që na brengos që mashkulli prodhimin tejet të madh të spermatozoideve nuk mund ta tajisë përmes djersëve, porse është i detyruar që nga kjo sasi të çlirohet. Është fjala megjithatë për përrallën të cilën e ka krijuar shoqëria që mashkullit ia ka dhënë rolin prijës. Këtë pohim mund ta harroni lirisht. Sepse: “Femrat njësoj e kanë vështirë si meshkujt”, thotë dr. Zhak Vajnber, drejtor i Institutit të Seksologjisë të Parizit. Pasojat e tyre janë njësoj si të meshkujve”.”Vetëm meshkujt e kanë më vështirë të luftojnë kundër kësaj, sepse ata seksin, sipas dr. Kleberit, e barazojnë me suksesin, nëse heqin dorë, konsiderojnë se nuk janë të suksesshëm”.

MASHTRIMI I GJASHTË:
Femrat me kërdhokulla më të theksuara janë më temperamente.
Këtë përgjigje meshkujt ua bëjnë femrave, të cilat kanë dëshirë të flasin për madhësinë e organit seksual mashkullor. Këtë pohim, zatën, e hedh poshtë edhe një studim që ka dëshmuar se femrat me kërdhokulla më të vogla janë më aktive në krevat. Megjithatë, sipas të njëjtit studim, nga dhjetë meshkuj, katër i japin përparësi vëllimit më të madh të gjinjve. Kuptohet, kemi të bëjmë me veprimin optik (sikundër edhe me rastin e mashtrimit të parë).

MASHTRIMI I SHTATË:
Gjoksi i leshur nuk flet asgjë për shkallën e potencës.
Studime janë bërë edhe për aftësitë seksuale në bazë të sasisë së qimeve në gjoks. Rezultati: sa më shumë që të ketë qime, aq më i madh është potenciali për orgazme të shumëfishta.

MASHTRIMI I TETË:
Vatëm ata që janë të dashuruar kanë seks harmonik.
Për seks të mirë nuk janë të nevojshme ndjenjat romantike. Edhe ky mendim është i detyruar sepse sipas dr. Bornemanit “sjellja seksuale e individit është vendosur në parametrat e rangut shoqëror të cilit ai i takon”. Pastaj, edhe antropologia Margaret Mig ka zbuluar se numri më i vogël i të sëmurëve shpirtërorë, por edhe i vetëvrasjeve, është mu në ato fise ku kanë çmuar tolerancën seksuale dhe kanë refuzuar dashurinë romantike.

MASHTRIMI I NËNTË:
Seksi që bëhet përherë në të njëjtën pozitë është i mërzitshëm.
Kushdo që e do seksin “klasik” nuk ka pse të turpërohet nga kjo as të mendojë se është i demoduar. Kjo është marrëzia më e thjeshtë. Përkatësisht, ta dish përmendësh “Kamasutrën” nuk do të thotë kjo se është ndonjë garanci se do të keni përjetim më të madh seksual. Sidomos nëse ushtrimet e këtilla bëhen në pyll apo në livadh (në praninë e thneglave, të grethave, të spektatorëve të tmerruar...).

USHTRIMI I DHJETË:
Seksi disavjeçar me të njëjtin partnër bëhet i mërzitshëm
Shumë bashkëshortë bëjnë të njëjtin gabim, sepse çdo gjë e reduktojnë në moton “Me përpjekje sa më të vogla të arrihen rezultatet më të mira. Pastaj, pakënaqësia seksuale e çifteve disavjeçare më parë është pasojë e konflikteve kronike, që nuk kanë të bëjnë fare me seksin. Ose, thënë troç, kemi të bëjmë me një partner të gabueshëm.

MASHTRIMI I NJËMBËDHJETË:
Kur pimë alkool, nuk kemi turp
Një gotë, ç’është e drejta, të stimulon, porse pasi ta pish një gotë të tërë - humbin të gjitha.

MASHTRIMI I DYMBËDHJETË:
Pranvera është stinë e dashurisë
Romantikët këtë gjë, ndoshta, nuk do ta pëlqejnë, porse cicërrima e zogjve, drunjtë e gjelbëruar, dalja e luleve të para, nuk kanë kurrfarë ndikimi në dëshirën seksuale. “Në shi dhe me rastin e cegmit të parë të vjeshtës zgjohet, në të vërtetë, afshi seksual”, thotë dr. Vajnbergu. Në këtë kohë, zatën, shtohet tajitja e hormoneve seksuale.

MASHTRIMI I TREMBËDHJETË:
Të mëdhenjtë nuk kanë nevojë të masturbojnë
Këtë gjë e bëjnë foshnjat, fëmijët e vegjël, të rinjtë. Po të mëdhenjtë nuk kanë nevojë për këtë gjë. Kemi të bëjmë edhe me një mashtrim të rrënjosur thellë. Masturbimi nuk është as i dëmshëm, as i rrezikshëm. “Kjo është një formë e realizimit seksual, që e kultivon dashurinë sipas trupit të vet”, thotë dr. Kleberi. Kaq.

MASHTRIMI I KATËRMBËDHJETË:
Dashnori i parë lë vulë në jetën e ardhshme erotike të femrës
Asnjë femër nuk e harron përvojën e vet të parë erotike, sikundër as mashkuli. Se a do të ketë qenë kjo përvojë e mirë apo jo, nuk lë gjurmë aq të madhe në jetën e ardhshme erotike të femrës, ashtu siç mendohej deri sot.

MASHTRIMI I PESËMBËDHJETË:
Njerëzit e moshuar nuk e duan seksin
Marrëdhënie të rregullta seksuale kanë 6o për qind të bashkëshortëve të moshës ndërmjet moshës 6o dhe 74-vjeçare. Ky është rezultati i hulumtimeve të Universitetit Gjuk të Kaliformnisë Veriore. Erotika e tyre, ç’është e vërteta, nuk është aq e bujshme, por për këtë shkak marrëdhëniet e tyre i karakterizon butësia dhe afria shpirtërore. Kjo gjë nuk bën të të turpërojë, as para vetes, as para fëmijëve, të cilët shpesh harrojnë se prinërit nuk janë vetëm mbajtës të familjes, por para së gjithash qenie seksuale.

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]