Nuk jam e kënaqur me pamjen time!
Tinegjerja e pakënaqur me dukjen
e vet të jashtme mund tjua prishë
pushimin dhe tju shkaktojë ndjenjë
të pakëndshme. Çfarë mund
të bëni?
Në rast se tinegjerja (prej
moshës 14 deri në 18 vjet) juaj vuan
nga kilogramët e tepërt ose të
pakët, gjinjët shumë të vegjël
ose shumë të mëdhenjë, shputat
e mëdha, këmbët e shtrembëra,
veshët lepuroshë, pothuaj çdo
ditë do ti dëgjoni ankesat e saj
se si smund të veshë bodi
të ngushtë, se nuk ka çka të
shtijë brenda tij, se smund ti
rregollojë si duhet flokët, se i shihen
veshët etj. Ju në fëmijën
tuaj, të cilin e keni konsideruar të
pashëm, do të shikoni si në një
mrekulli, që vazhdimisht shtiret, e më
pastaj edhe gjithnjë e më shumë
do të bëheni nervozë, sepse vullneti
i saj i urryer do tu pengojë këto
ditë të pushimit. Por, në realitet
çfarë mund të bëni?
1. Përgatituni më përpara për
këto vetëvlerësime të saj
Në moshën në të cilën
gjendet, ende është e pasigurt në
pamjen e saj dhe përshtypja që le te
të tjerët ka rëndësi të
madhe për të. Edhe ndonjë e metë
e vogël për të do të thotë
fund i botës. Pra, nuk mjafton që të
metat e vogla janë fare pa rëndësi,
ashtu si mendoni ju. Kështu që me kohë
përgatituni për të gjitha pakënaqësitë
e mundshme.
2. Mos lejoni tju akuzojë
Se është e trashë për shkak
tuajin, se është e shëmtuar, se
i ngjet babait, se i ka veshët të shëmtuar,
e ju e keni penguar të shkojë të
operohet etj. Thjesht thuani: Unë nuk
mendoj kështu, e ty, nëse të duket
mirë që vetveten ta cilësosh kësisoj,
vetëm vazhdo kështu... dhe më
mos diskutoni në në këtë temë.
3. Ndihmoni asaj të bëhet më e
sigurt në vete
Për shembull, nëse ka kilogramë
të tepërt, bashkërisht shfrytëzojeni
kohën duke e zgjedhur ushqimin që do
ti ndihmojë asaj të dobësohet,
vraponi në mëngjes, ndihmoni ta zgjedhë
kostumin e larjes që ia zmadhon gjinjët
dhe përgjithësisht udhëzojeni të
aktivizohet... Edhe pse edhe më tutje do
ta brejnë dyshimet, mos ia lejoni mbylljen
në ambiente të izoluara, ku pakënaqësia
e saj vetëm sa do të rritet. Kur ta
fillojë dietën, do të fitojë
kondicion fizik dhe jo vetëm që do të
duket shumë më bukur, por edhe do të
rrezatojë energji pozitive dhe do të
ndihet më mirë.
4. Mos i tregoni rrethit çka po ngjet
me të
Njëra ndër qëllimet e mira
të prindërve është vetia e
keqe që tinegjeren e pasigurt
tia ekspozojë rrethit. Mos i thuani
në prani të të tjerëve: A
është e bukur, edhe pse i ka këmbët
të shtrembëra, veshët lepuorshë,
kofshët shumë të trasha dhe mund
të jetë e lumtur edhe nëse është
e ngjitur si dërrasë? Më këtë
vetëm do të nxisini përçmimin
dhe të skuqurit e fytyrës, e sdo
të bëhet aspak e sigurt. Mbajeni këtë
problem në rrethin familjar.
5. Mbani mend se edhe kjo kalon
Nëse ju çmend, kujtoni pasiguritë
tuaja dhe se gjëja më e bukur është
se të gjitha këto janë kalimtare.
Sapo të fitojë besim të mjaftueshëm
në vetvete, edhe e meta më e madhe në
trupin e saj do ti duket e parëndësishme.
Deri atëherë mos i injoroni, mençurisht
përballoni sulmet e vetëmëshirës
dhe vendosni kufijtë. Në fund të
fundit, edhe ju jeni në pushim dhe duhet
të shpenzoni energji edhe për këto
cikërrima
|