[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
Nëna ime pi drogë

Babain tim nuk e njoha kurrë. Më kanë thënë që është një i huaj i pasur dhe i ndershëm. Tash vonë e kam kuptuar përse janë ndarë dhe unë aspak nuk e fajësoj atë, sepse e urrej nënën time. Unë nuk bëj jetë si vajzat normale, sepse nëna ime, që të fascionon me bukurinë dhe elegancën e saj, është skllave e drogës.

Nëna ime është shumë e bukur. Kur ishte e re, ka qenë edhe më e bukur. Ka një mënyrë të sjelljes që shumë shpejt bën njerëzit për vete, i fascionon me elegancën dhe bukurinë e saj. Prandaj, s’është çudi që edhe tani, kur po u afrohet të dyzetave ende i magjeps meshkujt. Ajo ka shumë adhurues. Jo, jo mos mendoni se po xhelozoj. Unë jam gjashtëmbëdhjetëvjeçare, jam e pashme dhe kam mjaft vardisës. Por, unë thellësisht e urrej nënë time. E urrej, sepse ma ka shkatërruar jetën. Së pari është martuar me një të huaj, me një shqiptar. Por, është ndarë me të pas katër vjet martese. Unë s’e kam njohur kurrë babain tim. Njerëzit thonë se është një burrë i ndershëm dhe që me punë ka krijuar pasuri. Kishte ardhur këtu në Perëndim, para njëzet vjetësh dhe fati e deshi të martohej me nënën time. Por, kjo martesë nuk zgjati shumë. Thonë se babai im është martuar, pastaj me një femër të nacionalitetit të tij dhe ka tre fëmijë. Më kanë thënë se ende jeton në Gjermani, bile ka edhe nënshtetësinë gjermane.
Unë e kam fajësuar atë, por duke marrë parasysh se ishte një i huaj kam menduar se e ka keqpërdorur nënën time vetëm për t’ia arritur qëllimeve të tij personale. Për t’i rregulluar më lehtë dokumentet dhe për t’u punësuar më lehtë. Por, me kohë u binda se ai s’ka gisht në këtë punë. Nëna ime ajo i ka shkatërruar të gjitha. E ka shkatërruar babain, i cili me kohë e ka braktisur dhe tani ma ka shkatërruar jetën mua, si e vetmja viktimë e kësaj tragjedie familjare.

Ajo drogohej me vite

Ajo më braktisi me muaj të tërë. Shkonte me muaj të tërë nga shtëpia me meshkuj që nuk i njihja, pastaj kthehej në shtëpi, ndërronim shtëpinë, qytetin... Pastaj gjithçka fillonte nga e para. Nëna ime gjithnjë rrethohej nga një rang i ulët i njerëzve: njerëz pa kulturë, pa familje, pa punë, por që kishin një preokupim të përbashkët: drogën.
Prandaj, mirë ka bërë babai që e ka braktisur. Por, përse nuk ma dha emrin e tij. Përse më la në mëshirën e kësaj narkomaneje, këtë nuk ia fal! Ndonjëherë nuk më merr gjumi natën: “Sapo të vij mëngjesi, do të shkoj në polici, do ta gjej babain tim”. Por, me t’u zbardhuar, arsyetohej më kthejellët. Jo, po të më kishte dashur do të kujdesej për mua. Ndoshta s’më deshi, vetëm se jam vajza e një të huaji. Por, jam edhe e tij, apo jo? Dhe unë kam të ftohtë, kam uri, kam nevojë për një familje, kam nevojë për siguri. Kam dëshirë të mësoj gjuhë të huaja. Nëna ime i njeh katër gjuhë. Ajo punon si cicerone turistike. Ajo nuk merr drogë më, por e ka trurin të zbrazët. Kujdeset për shtëpi, për punë, por shpesh s’kemi asgjë për të ngrënë.

Dy herë provova të bëj vetëvrasje

Por, fatkeqësisht, nëna ime gjithmonë arriti me kohë të më shpëtoj. Ajo më do në mënyrën e saj, por e kaluara e saj i rri si hije, e ka bërë si gur. Kam edhe një motër tjetër, tre vjet më e re se unë. Po ashtu edhe ajo s’ka baba. E ka bërë me një dashnor të saj. Por, të gjitha më neverisin, edhe varfëria, edhe dëshpërimi. Nëna ime ka ardhur këtu nga Austria dhe nuk e ka pasur fatin të bëj jetë normale dhe të marrë edukatë tërë jetën. Droga e ka shkatërruar, edhe pse mendoj se në shpirt është një person i mirë dhe i fortë.
Ndonjëherë, kur ndihem më mirë, po punoj në ndonjë bar dhe po njihem me të rinjtë. Janë simpatikë dhe të sjellshëm. Por, unë rri si shurdhmemece, nuk flas asgjë dhe edhe po t’i pëlqej ndonjërit, më akuzon se jam person i pikëlluar. Unë hesht dhe nuk flas asgjë. Nëna ime më takoi një natë para derës me Aleksandrin. E prezentova. Ai u fascinua me bukurinë e saj. “E paske nënë një zonjë të rrallë. Mos është yll?” Ai buzëqeshi, por mua këto fjalë më egërsuan edhe më shumë.
Atë natë përjetova krizë dhe tentova ta mbysja veten për herë të dytë. I preva damarët, por motra me kohë intervenoi. Kur u zgjova në spital, përreth vetes pashë shumë miq. Më ndejtën afër shumë kohë edhe në shtëpi. Nëna ime qante dhe më rrinte afër. “Si të të ndihmoj”, më thoshte. Por, ishte e kotë. Unë isha shndërruar në mur betoni. Unë s’mund t’ia fal asaj kurrë gabimin. Tekefundit, përse na ka sjellë në këtë botë?
Një mik i shtëpisë më këshilloi të mos e gjykoj më nënën time, t’i kthehem jetës dhe të mos gaboj edhe unë si ajo. Por, e urreja edhe atë “shko, thuaja këtë bijve tu”, i thashë. Por, ai u step, nuk kishte fëmijë dhe nuk ishte i martuar, ishte homoseksual.

Dua t’i kthehem jetës, të bëj një jetë normale. Ta përfundoj shkollën, të gjej punë, ta siguroj ekzistencën. Ëndërroj të largohem nga kjo shtëpi e mallkuar. Këtu kundërmon mizerie, ankth, poshtërisira... E unë dua vetëm të bëjë një jetë normale, si të gjithë njerëzit e këtij planeti. A po kërkoj shumë?!

I.Z.


 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]