[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Argëtim
Personin që e doni

Femra dhe mashkulli nuk sillen gjithmonë njësoj kundruall ngjarjeve të mëdha dhe të vogla në jetë. Në mënyrë që ta kuptoni më mirë personin që e doni po sjellim disa këshilla për të dyja palët

Shumëkujt këto do t’i duken gjëra të njohura qëmoti: po të jetë ashtu, atëherë do të thotë se keni një sensibilitet të mirë dhe se duke ndjekur instinktin personal mund t’i kuptoni kërkesat e personit të cilin e doni dhe i cili ju do.

Për femrën:
- Ta mbani mend se mashkulli më të zhvilluar e ka ndjenjën e miqësisë se femra. E pranoni, pra, faktin se burri juaj ndonjë mbrëmje do ta kalojë edhe me miqtë, por pa ju!
- Mos ia theni fjalën burrit ndër sy të personave të huaj. Nëse ka thënë apo ka bërë ndogjë që nuk ju ka pëlqyer, prisni derisa të jeni vetëm në mënyrë që ta pyesni përse ka vepruar ashtu.
Përpiquni që çdo ditë, të paktën gjysmë ore, t’ia kushtoni atij. I rrëfeni për çdo gjë dhe për të tëra punët, por edhe ta dëgjoni.
- Nëse koha e pensionit afrohet, nxiteni burrin tuaj që më shumë kohë t’i kushtojë hobit të vet dhe gjërave të tjera që e interesojnë.
- Kurrë mos ia përsërisni ndër sy gabimet e kaluara. Nëse e keni dashur dhe nëse e doni ende, do të thotë se virtytet e tij janë shumë më të mëdha se mangësitë.
- Mos thoni kurrë se është fundi i dashurisë. Nganjëherë zbukurohuni vetëm për të. Si ta kuptojë këtë gjë? Le t’ju gjejë duke u zbukuruar mu atëherë kur të arrijë te dera.
- Mos harroni se gruaja është më sensibile se mashkulli. Shfrytëzojeni, pra, aftësinë tuaj, në mënyrë që tendosjet të mos grumbullohen.
- Nëse keni vendosur të punoni në shtëpi apo jashtë saj, pranoni çdo gjë që do të dalë nga kjo. Është gjë e gabueshme ta përsërisni vazhdimisht sesi më mirë dhe më e dobishme do të ishte ta bëni mu atë që nuk e keni pasur ndërmend...
Inkuadrojeni burrin sa më shumë rreth edukimit të fëmijëve. Për ta do të jetë më mirë, kurse ju të dy do të gjeni raste të reja për të biseduar bashkë!

Për mashkullin:
- Mos harroni se gruaja më shumë se burri e do dhe ka “emocion” për shtëpinë. Nëse nuk jeni të parrregullt përpiquni ta ndërroni veten dhe ta nderoni punën të cilën e bën gruaja juaj çdo ditë në shtëpi, sidomos nëse është vetëm amvise. Në këtë mënyrë do ta bindni se e respektoni atë që e bën ajo.
- Nëse ende e doni gruan me të cilën jeni kurorëzuar, atëherë ia bëni këtë me dije. Mos mendoni se ajo e di dhe s’keni pse t’ia përsërisni... Këtë gjë do të mund t’ia thoni në një mijë mënyra, sepse nëse e njihni mirë, atëherë nuk ka nevojë për shumë fantazi!
- Herë pas herë dilni me të ku keni dalë atëherë kur jeni zbavitur. Ndodheni në shtëpi me buqetë lulesh.
- Mos flisni ndër sy të miqve për aventurat e përjetuara erotike. Nuk është kjo gjë aq interesante, kurse ajo sigurisht do të fyhet. Nëse e vesh ndonjë fustan që nuk i ka hije, mos ia thoni këtë publikisht.
- Ta dini se në dashuri mashkulli nuk është aq shpirtgjerë sa femra. Për këtë shkak nëse ju duket se jepni shumë, atëherë me siguri se jepni vetëm aq sa është e nevojshme.
- Femra kurrë nuk hidhërohet më shumë sesa atëherë kur t’i thoni se është e marrë, sikundër, thënë troç, të gjitha femrat.
Ndoshta femrat nganjëherë sillen në mënyrë iraconale, porse për këtë shkak janë më të ndieshme dhe më shpirtmira.
- Të zbuluarit e fijes së parë të bardhë të flokut apo të rrudhës së parë për femrën është tmerr i vërtetë dhe reagimi i saj i parë ka të bëjë me faktin se ajo nuk do t’i pëlqejë më kujt. Nëse gruaja juaj nuk është më shumë e re, bindeni se ende ju duket simpatike.
- Ta keni parasysh se nuk është vetëm detyrë e femrës të duket e bukur dhe e rregulluar. Mashkulli i shkujdesur dhe i parruar nuk mund ta zgjojë as interesimin e gruas personale! Mos lejoni që puna ta absorvojë gjithë fuqinë tuaj. Kurseni diçka edhe për familjen tuaj! Mos harroni se ngapak është edhe meritë e familjes pse keni stimuls të tillë krijues.
- Mos ia lini gruas të gjitha problemet që kanë të bëjnë me edukimin e fëmijëve. Fëmijët lindin dhe edukohen bashkë. Ky është një obligim tepër i rëndë për vetëm një person!(o)


 

[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]