5
arsye të netëve të këndshme
Seksi ndihmon të mbahet lidhja e shëndoshë
dhe të realizohen shpresat dhe ëndrrat
më të mëdha, këtë e ka
dëshmuar anketa e paradokohshme amerikane
e bërë në mesin e 7l5 femrave të
moshës 20 deri 29 vjeç. Ja shtatë
arsyet e reja dhe të mira pse bashkë
me seksin jeta është më e lehtë
1. Na ndihmon të dimë se çka
është më e rëndësishme
për ne
Gjeneratat e reja kanë një sërë
mundësish dhe përditë ballafaqohen
me rastësi të reja. Vetë të
zgjedhurit ka vështirësinë e vet,
e me këtë rast njeriu ndeshet me presionin
dhe me frikën se mos do të bëhet
ndonjë gabim. Të gjithë kërkojmë
me këmbëngulje mënyrën më
të lehtë për të jetuar. Gjë
strategjike është ta pyesim veten: Vërtet,
çka është për mua më
e rëndësishme në jetë?
Në anketë 5o për qind e femrave
kanë deklaruar se seksi për to ka rëndësi
të jashtëzakonshme (kuptohet, vetëm
9 për qind mendon se nuk ëshë i
rëndësishëm). Ndërkaq, seksi
do tjua lehtësojë jetën vetëm
nëse është i llojit përkatës
- ai që e kultivon dhe e shton intimitetin
emocional - sepse gjasët janë më
të vogla kur të hutuar, të pikëlluar
dhe të pakënaqur të braktiseni
nëpër botë, po të keni një
bazë të tillë. Madje 52 për
qind të femrave ka mbështetje në
këtë rregull të thjeshtë:
Mos mendo për seks derisa të mos
kesh dashuri serioze. Seksi ka rëndësi
mu për këtë shkak se bën të
mundur bartjen e intimitetit në një
nivel më të lartë. Ai ju lejon
që bashkë me individin tjetër të
prekeni tërësisht në zemër,
emocionalisht dhe fizikisht. Po spati dashuri,
është i kotë.
2. Për shkak të tij e çmojmë
dashurinë
Pyetjes Kur është seksi më
i mirë? shumica i janë përgjigjur
Kur ka dashuri. Nëse është
fjala vetëm për një akt fizik,
të jeni të sigurta se nuk do të
keni kënaqësi aq të madhe. Ka plot
femra që i mbushin bateritë e veta emocionale
me anë të seksit. Madje, katër
prej dhjetëve mendojnë se ai e forcon
lidhjen emocionale, e këtë gjë
e kanë vërtetuar edhe ato që i
kanë provuar që të dyja mënyrat.
Më shumë se tri të katërtat
e të anketuarave e kanë provuar seksin
pa dashuri: 53 për qind në lidhjen që
ka dështuar; 42 për qind në avanturat
e një nate;dhe 4o për qind në filtret
e paobliguara, të parëndësishme.
Kuptohet, përherë janë pësë
për qind që natën e bujshme me
të huajin e përjetojnë si të
vetmen erotikë të vërtetë,
kurse të tillat seksin e përshkruajnë
si akt fizik, e jo si akt emocional. Për
shkak të anonimitetit, thonë, nuk ka
të përmbajtur apo turp. Megjithatë,
shumica nuk mund ta marrin me mend seksin pa dashuri,
as dashurinë pa seks.
3. Me seks mund të lavdëroheni
Femrat kanë dëshirë të flasin:
94 për qind të të anketuarave kanë
thënë se shumë shpesh me miket
bisedojnë për seksin. Gati gjysma e
tyre këtë gjë e bëjnë
çdo të dytën herë kur takohen;
përvojat e mira kanë dëshirë
tia thonë njëra-tjetrës,
e kur janë të pasigurta ose të
pakënaqura, kërkojnë këshilla
nga personat të cilëve iu besojnë.
Është interesante se femrat që
nuk kanë lidhje dashurie (rreth 31 për
qind) më së shpeshti flasin dhe i përshkruajnë
takimet e tyre të afërta saherë
që takohen me miket e tyre. Me këtë
rast gati një e treta rregullisht flet për
seks të mrekullueshëm, e kanë dëshirë
ti tregojnë detajet: 90 për qind
prej tyre këmbejnë informacione për
ontracepcionin dhe për gjëra të
tjera teknike, kurse 63 për qind e tyre bën
krahasimin e përvojave të veta më
mahnitëse, më të mira dhe më
të këqija. Kuptohet, rreth çdogjëje
përherë ka shumë teprime.
4. Është temë e mirë për
të biseduar me partnerin
Pa të shumcia nuk do të kishin biseda
aq të larmishme dhe interesante. Përpos
kësaj, gjithmonë është mirë
që për pakënaqësitë dhe
akuzat, sikundër edhe për kënaqësitë,
tia hedhësh fajin edhe partnerit që
e do. Ta zëmë, 48 për qind e grave
dëshiron më shumë seks dhe të
thuash se të gjitha herët ose vonë
vendosin të bisedojnë (43 për qind
me fjalët Duhet të bisedojmë,
kurse 4l për qind heshtazi, por me efekt,
japin sinjale fizike. Ndërkaq, kurrë
mos e kritikoni partnerin - por vetëm i jepni
nxitje pozitive. Gjithmonë duhet të
thoni: Kështu është mirë,
e jo Çbën kështu?
Vetëm një nga pesë gra nuk ndërmerr
asgjë rreth pakënaqësisë.
Nëse iu takoni grave të këtilla,
duhet ta dini se heshtja për partnerin mund
të jetë tepër frustruese. Përpos
kësaj i bën dëm vetes - askush
nuk do tju përbijë nëse shfaqni
dëshirën tuaj, sidomos partneri nuk
do ta bëjë këtë.
5. Seksi e ushqen unin
Pyetjes se si e ndiejnë veten në dashurinë
epshore, 66 për qind e femrave i janë
përgjigjur se janë plot vetëbesim.
Më shumë se 50 për qind kanë
thënë se e ndiejnë veten tamam
seksipile dhe se jane dashnore me afsh. Kjo, kuptohet,
nuk do të thotë se i ndërrojnë
partnerët, apo në të njëjtën
kohë i kanë disa partnerë - një
gjë e tillë të thuash si
pëlqen askujt. Do të thotë se vetëm
dashuria e fuqishme dhe monogamike i bën
të kenë vetëbesim (66 për
qind), të jenë më optimiste (8o
për qind) dhe se më mirë u dalin
në skaj problemeve (58 për qind). Dhe
mu ashtu si iu jep siguri seksi, mu ashtu për
shkak të sigurisë janë më
të dashura dhe më seksipile: 89 për
qind thonë se e ndiejnë veten më
të dashura kur krejtësisht janë
të kënaqura me vetveten si person dhe
jo vetëm se janë të lumtura, të
kënaqura dhe të shqetësuara, por
janë edhe të shëndosha. Në
anën tjetër, alkooli dhe stimulimet
e tjera rrallëkujt i ndihmojnë (l2 për
qind).
|