E
ndava nga gruaja, por...
Kur u njohëm, ai nuk më tregoi
se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë,
më dërgonte në restorantet më
të shtrenjta, edhe netët i kalonte me
mua. Kur dëgjova se ishte i martuar e kishte
edhe vajzë, vendosa ti hakmerrem. Kisha
vetëm një qëllim: ta ndaja nga
gruaja,
- rrëfen Eminja, 35 - vjeçare.
Në të vërtetë, gjithnjë
e kam ditur se ai është një qyqar,
te i cili nuk do të gjeja mbështetje
nëse nuk do të vepronte ashtu siç
i thosha unë. E ai më dëgjonte
verbërisht: së pari e ndava nga gruaja
dhe ia shkatërrova familjen, pastaj e organizova
jetën tonë të përbashkët,
në të cilën nuk kishte vend as
për prindërit, as për të afërmit
e tij. Kështu, kisha qetësi dhe askujt
si lejoja të përzihej në jetën
tonë. Prindërit e tij mendonin se unë
e kisha shkaktërruar birin e tyre. Ata kanë
harruar, apo nuk kanë qenë të vetëdijshëm
se ai gjithmonë ka qenë një qyqar
i bukur dhe fjalëëmbël.
- Ai është fajtor për të
gjitha, kurse unë ia ktheva me të njëjtën
masë. Kur u njohëm nuk më tregoi
se ishte i martuar. Paraqitej si mashkull i lirë,
më dërgonte në restorantet më
të shtrenjta, edhe netët i kalonte me
mua. Se ishte i martuar e kishte edhe një
vajzë, dëgjova nga një kolege e
punës. Ajo me vite e njihte gruan e tij,
kishin qenë shoqe të mira. Vendosa ti
hakmerrem. Kisha vetëm një qëllim:
ta ndaj nga gruaja.
Metodat që përdora patën sukses
- Mendoja se një mashkull që e
tradhton gruan e fëmijët, e ka lehtë
ti baraktisë e ti harrojë.
U mashtrova. Mu desh një mund shumë
më i madh sesa kisha menduar. Zgjati me vite.
I përdora të gjitha metodat për
ta bërë për vete: e nënçmoja,
e braktisja për shkakun më të vogël,
e ai, gjithmonë me vinte pas duke qarë
e duke më rënë në gjunjë
të mos e braktisja. Këto ishin metodat
e mia me të cilat i sprovoja dobësitë
e tij, e në anën tjetër kënaqesha.
E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më
tekej, shkoja te banesa e tyre dhe i bija ziles
pandërprerë, derisa fqinjtë kureshtarë
dilnin në dritare. Kështu, të gjithë
fqinjtë e morën vesh se ata nuk ishin
familje e lumtur, ashtu siç
dukeshin në shikim të parë. R.
paraqitej si njeri i suksesshëm, serioz,
besnik ndaj gruas e fëmijëve. Kështu
e shkatërrova mitin që kishte ndërtuar
me vite për veten e tij, duke ia prishur
rehatinë në familje.
Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore
për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur
dhe respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte
dashur ta kërkonte tjetrën, në
mungesë të dashurisë së saj.
E ai, për ta dënuar, e detyroi që
ajo vetë të kërkonte shkurorëzim.
Por, para se ata të ndaheshin, unë e
inskenova ikjen time në një shtet tjetër.
Vesha një fund të shkurtër, u rregullova
me kujdes, mora një taksi dhe shkova në
banesën e tyre. Derisa i bija ziles, ata
të dy grindeshin. I luta të ma hapnin
derën që ta shihja R. për herë
të fundit, sepse po ikja përgjithmonë.
Të dy u shtangën. Ajo, më në
fund mori frymë, kurse R., vrapoi pas meje.
Hyra në taksi dhe u nisa në aeroport.
Vozitësit i thashë ta ngiste ngadalë
makinën, në mënyrë që
R. të na ndiçte më lehtë.
Nuk e kisha ndërmend të udhëtoja.
Doja ta detyroja të bënte ashtu si doja
unë dhe ta vëja edhe njëherë
në sprovë dashurinë e tij. Punëtorët
e aeroportit ishin dëshmitarë të
një skene dashurie në mes të dy
njerëzve, të cilët ishin të
krijuar për njëri-tjetrin dhe asgjë
smund ti ndante.
Atë ditë u realizua ëndrra ime.
Mendova. Gjithmonë do të jetë imi!
Se lija të merrte frymë
- Më në fund u shkurorëzua
dhe jetonte sipas rregullave të mia, duke
i larë vazhdimisht mëkatet e veta. Më
dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Të
them të drejtën nuk kishte zgjidhje
tjetër. Për të qenë gjithnjë
pranë tij, e lash punën dhe u vendosa
në firmën e tij. Bëja punët
që kërkonin përkushtim dhe dije
shumë më të madhe sesa mundësitë
e mia, por më duhej të dija çdo
gjë që ndodhte në jetën e
tij. Vetëm ashtu mund ta kontrolloja. Tani
e di se e kam tepruar, është dashur
ti lija pak liri. I linda tre fëmijë
e ai ua ndërronte pelenat, i ushqente, ngrihej
natën kur kishte nevojë. Pas lindjes
së parë e mora shërbëtoren.
Gruaja e tij as që ka guxuar të mendonte
për një gjë të tillë.
Gjithnjë kam qenë tepër e kujdesshme
për pamjen time, prandaj bëja çdo
gjë të mos më prishej vija e trupit
prej lindjeve. Vetëm disa muaj pas lindjes,
mund të vishja prapë fund të shkurtë.
Nëse burri im e kthente kokën pas ndonjë
fundi të shkurtë të nesërmen
fundi im ngjitej edhe më lart.
E pranoj se e kam tepruar me ato skena xhelozie.
Jam munduar ta mbaj vetëm për vete,
larg femrave të tjera. Prandaj, edhe e humba,
ashtu siç e përvetësova. Kam
qenë tepër e marrë kur kam menduar
se ai do të jetë përherë imi.
Po i lajë mëkatet
- Përnjëherë ndryshoi çdo
gjë. Grave të punësuara dhe të
ngarkuara me probleme të shumta, u duhet
kohë për ta kuptuar se burrat e tyre
u vardisen femrave të tjera. E dija se diçka
po ndodhte me të, por nuk e dija shkakun.
Vonë e kuptova se atij i pëlqente ortakja
e punës, më e vjetër dhe më
me përvojë se unë. Ishte grua serioze
e me qëndrim të matur. Ajo nuk e ka
fundin e shkurtër, por ajo kishte diçka
që unë nuk mund ta zbuloja. R. shpesh
është në udhëtime zyrtare,
e unë e di se kjo është një
arsye për të qenë me atë grua,
por nuk po mundem ti kontrollojë. Edhe
unë e njoh. Për shkak të punës
më duhet të bashkëpunoj shpesh
me të, por ajo gjithnjë më rri
larg. Qe 12 vjet, sa jetoj me R., për herë
të parë e ndjeva veten të dobët
e të vetmuar. Frikësohem se ajo do të
ma marrë burrin për të cilin luftova
aq shumë. Ashtu siç e ndava unë
nga gruaja e parë ajo pret të ma kthejë
në të njëjtën mënyrë,
Si duket ky është dënim nga Zoti,
për të gjitha mëkatet që kam
bërë.
- Të gjitha dredhitë në luftë
për ta përvetësuar i harxhova herën
e parë, e tani, kur këtë më
duhet ta bëj për herë të dytë,
neveritem. Si duket, as armët nuk më
shkrepin më. Nuk më ndihmojnë as
nënçmimet, as fundat e shkurtra, as
këncënimet se do ta braktis. Atëherë,
kur ia përmendja këto, çmendej,
e tani bëhet sikur nuk dëgjon.
E dashura e tij e di çkemi hequr
derisa ai është ndarë nga gruaja,
prandaj e qetë e me durim pret ta bëjë
këtë për herë të dytë.
Asaj nuk i ngutet, e luan lojën e gruas së
ndershme, tërheqëse, gruas që e
kupton, e para së gjithash e do marrëzisht.
Prandaj, nuk mund të matem me të. Ngadalë
po e përgatis ikjen time. Jam e vetëdijshme
se me tre fëmijë do ta kem shumë
vështirë për ta filluar jetën
nga e para. Prandaj, po grabis sa më shumë
të holla nga ai, fshehurazi. Nëse ndahemi
do ti lë fare pak pasuri. Shërbëtoren
nuk do ta përzë, do ta paguajë
ai. Pse të mundohem dhe tua shkurtoj
kënaqësitë fëmijëve.
Ata nuk kanë asnjë faj. Ai nuk meriton
tjetër, pos ti paguajë mangësitë
e mëkatet e veta. Është njeri pa
përgjegjësi, prandaj nuk meriton fat
më të mirë.
F.B.
|