|
[an error occurred while processing this directive]
|
| Argëtim |

Dita e grave - pazari i çikave
Disa të afër të mi që jetonin
në një fshat të rrethit të Prishtinës
më kishin ftuar për të xhiruar dasmën
e djalit të tyre me kamerë sepse donin
ta kenin kujtim. Dasma pa kamerë smund
as të paramendohej. Dhëndrri mund të
mungonte (disa dasma bëhen pa praninë
e dhëndrrit, sepse ai gjendet diku azil dhe
nusja i dërgohet me postë)
por jo edhe kamera. Propozimin tim që ta marrin
një kamerman me përvojë dhe me kamerë
përkatëse e hodhën poshtë, sepse
si mund të lejohej të hynte një i
huaj në mesin e grave dhe, përveç
kësaj, ai do të kërkonte nja 200
DM. Prandaj, je yni edhe sa i përket grave,
edhe sa i përket markave.
Pasi nuk kisha ndonjë plan tjetër vendosa
të shkoja. Dhe të dielën mbrëma,
pas dy ditësh punë aspak të lehtë
(kisha mbushur tri kaseta me nga tri orë. Më
thanë se duhej të qëndroja edhe nesër
se, është dita e grave dhe diqysh është
bajat mos me inçizu Kur ta mbytsh qenin
qite nprrue, mu kujtua një
fjalë e moçme dhe thashë hajt se
po rri.
Të hënën pasdite oborri i të
afërmve ishte përplot gra, nuse e vajza.
Diku rreth 300 - 400 veta. Kushërira që
më shoqëronte si ciceron, duke parë
habinë time, filloi të më shpjegonte
se nuk janë të gjitha të fshatit.
- Madje shumcia vijnë nga fshatrat përreth.
Ka që ecin nga dy orë këmbë
vetëm për ta parë nusen. Të
shumtat as që i njoh.
- Po pse i gjithë ky interesim, - isha kureshtar.
- Thonë për ta parë nusen, por e
vërteta qëndron diku tjetër.
- Hë.
- Është fshehtësi e dalë sheshit,
se një pjesë e këtyre grave vijnë
për të parë vajzat e reja që,
siç e sheh, janë shumë. Po qe se
u pëlqen ndonjëra për djemtë
e tyre ua çojnë mësitët që
gjenden diku në Gjermani a Zvicër.
- E, vajzat.
- Po, edhe ato për të njëjtën
arsye vijnë, edhe pse nuk e pranojnë.
Shpresojnë se ndoshta do ti pëlqejnë
dikujt, e sidomos atyre grave që djemtë
i kanë në Zvicër me viza, po bën
edhe në Kosovë sprishë punë.
Dhe a i sheh. Vishen e rregullohen për mrekulli
për të qenë më të bukura
e për të rënë në sy. Se
kurrë nuk i dihet nafakës.
- E, nëse, ta zëmë, se dikujt i pëlqen
ndonjëra prej tyre, atëherë...
- Atëherë fillon ajo procedura e zakonshme.
Prej nga është, e kujt është,
si e ka emrin, nga i ka dajët e të tjera,
për të parë çfarë fijesh
ka. Vetëm atëherë kur të sigurohen
se i ka fijet e mira ia çojnë
mësitët. Dhe, e gjithë kjo është
bërë aq e shpeshtë sa gojëkëqinjtë,
ditën e grave kanë filluar ta quajnë
pazar i çikave.
- Megjithatë, më duket se të paktat
e kanë atë fat.
- Po, ke të drejtë. Oferta e madhe e kërkesa
e vogël, përfundoi kusherira, studente
e Fakultetit Ekonomik.
Ishte interesant se vendet e grave dhe të vajzave
ishin të ndara. Vendi i vajzave, patjetër
duhej të ishte përballë grave, kurse
hapësira në mes ruhej për nuset që
kërcenin. Dhe, përderisa nuset kërcenin
me këngën ndaç me lira
ndaç pa lira... unë fillova
të bindem për ato që tha kusherira.
- A ju pëlqeu nusja, e pyeta një vajzë
rreth 25 - vjeçare.
- Kush e ka këqyr se.
- Pse?
- Skam ardhur me këqyr nusen, por me
mkëqyer dikush, - mu përgjigj, ajo.
- Si po mendoni?
- Thjesht. Qe tre vjet smë ka ardhur
mësit te dera.
- Pse, a nuk do ta gjesh burrin vetë?
- E pata gjetur një djalë para 7 vjetëve
dhe patëm dalë bashkë dy vjet. Masandej,
ai shkoi në Gjermani, e tani po thonë
se është në burg për drogë.
Unë i kam 27 vjet e nuk e kam ndërmend
me i bë edhe 20 të tjera e me mbet pa
u martua. Tek e fundit edhe me mësit.
- Po ju të rejat, a skeni frajera
a?, - iu drejtova disa vajzave.
- Kemi ardhur me e pa nusen, - u përgjigjën
si të zëna në faj dhe thanë,
- tna falsh se po shokojmë.
- Ku?
- Është një tjetër dasëm
këtu në kojshi. Po shkojmë ta shohim
edhe nusen e tyre.
- Më të gëzurat janë kur qëllojnë
tri - katër dasma për një ditë.
Sepse atëherë edhe gjasat i kanë
më të mëdha, - më shpjegoi kusherira.
Dola në taborrin e grave pasi që
ai i vajzave ishte përgjysmuar.
- Inxhe, a tu begenis ndonjë, - e pyeta
një grua rreth të 50-tave që ngrihej
në maja të gishtave për të parë
më mirë një vajzë që po
bëhej gati të ikte.
- Vallahi bre djalë, asnjë për mashallah.
Po i sheh edhe vetë, janë bë si shtaga
tuj majt qaso dieta, a qysh po i thonë. Dhe,
u kthye në anën tjetër për të
biseduar me një grua tjetër. I gjenin
behane një vajze. Ballin e madh.
- Hej djalë, më thirri pasi isha larguar,
se spo ta di emrin, po a je i martuar?
Arianit Osmani
|
|
|
|
|
[an error occurred while processing this directive]
|