Akti
i parë seksual
Që në kohët e lashta me miliona
gra e humbisnin virgjërinë e tyre në
natyrë, ndërsa sot, në epokën
e qytetërimit e antisepsës, natyrisht
që, në plan të parë, dalin
sigurimi i kushteve më higjienike. Me një
fjalë, kujtojmë se kjo duhet
të ndodhë në shtëpi.
Akti i parë seksual shërben, në
njëfarë mënyre, si një përvojë
jo e këndshme, që në të ardhmen
na lejon të futemi thellë e të
zbulojmë të gjitha të fshehtat
e dashurisë seksuale. Vështirë
të shpresosh që femra, madje dhe kur
ajo është e zhvilluar në aspektin
seksual, të mund të provojë orgazmën
gjatë koitusit të parë, pasi dhimbjet
që zakonisht ndjen në këto momente
e bllokojnë eksitimin seksual. Megjithatë,
kuptohet që edhe këtu mund të ketë
përjashtime. Ledhatimet që i paraprijnë
aktit të parë seksual duhet të
jenë të ngrohta, të lehta e të
brishta, të mbushura me dashuri e që
të mos synojnë zgjimin e ndjeshmërisë
erotike, por të asaj seksuale.
Zgjedhja e një pozicioni sa më normal
gjatë kryerjes së aktit të parë
seksual luan një rol të rëndësishëm
në pakësimin minimum të dhimbjeve.
Në pozicionin e ashtuquajtur normal (shtrirë
me shpinë me këmbët e shtrira paksa
të hapura), vithet e femrës, me peshën
e tyre e ulin paksa shtratin, duke bërë
të mundur hapjen e pjesës së sipërme
të hyrjes në vaginë pranë
kanalit të jashtëqitjes së urinës,
paksa më poshtë, kodrës së
bukurisë. Këmbët e
shtrira nuk e hapin në masën e duhur
zonën e nënvetes duke vështirësuar
në këtë mënyrë depërtimin
e penisit në vaginë. Kur muskujt e nënvetes
janë të lëshuara, cipa virgjërore
nuk është e tendosur. Ajo varet lirshëm
dhe do një kohë të gjatë të
shtypet me anën e penisit duke peshuar mbi
të deri në tendosje të plotë.
Vetëm kështu bëhet e mundur prishja
apo çarja e saj. Rëndimi mbi të
apo shtypja e cipës shkakton, siç
dihet, dhimbje, kurse në pozicionin e ashtuquajtur
normal apo tradicional ky proces zgjatet deri
në momentin e çarjes së kësaj
membrane. Gjatë koitusit të parë
femra instinktivisht përpiqet të mbrohet
duke shtyrë nga vetja me duar partnerin,
lëviz kofshët e tund gjunjët duke
shtuar, në këtë mënyrë,
dhimbjet. Për të evituar situatat e
tilla rekomandohet të ndiqni këshillën
e mëposhtme:
Para koitusit të parë femra duhet të
vendosë poshtë vitheve një jastëk
të përthyre, në mënyrë
që legeni të jetë paksa i ngritur.
Këmbët e hapura anash e të përkulura
në gjunë femra duhet ti ofrojë
afër gjoksit sa më shumë që
të jetë e mundur pasi në këtë
pozicion pjesa e sipërme e hyrjes vaginale,
që shtrihet pranë klitorit e kodrës
pubike, ngrihet paksa e kështu penisi mbështetet
në cipën virgjërore në pjesën
e poshtme të vaginës e zonës së
nënvetes. Kur këmbët e hapura shumë
janë mbështetur te gjoksi, cipa e virgjërisë
tendoset në kufirin maksimal te hyrja e vaginës,
duke lehtësuar e shpejtuar në këtë
mënyrë çarjen e saj. Edhe te
reaksioni mbrojtës i muskujve të nënvetes
vihet re tendosja e dy grupe muskujsh: muskujt
e kofshëve, që synojnë ti
ofrojnë kofshët sa më afër
njëra - tjetrës, dhe muskujt e nënvetes
të vendosur midis sfinkterit të anausit
e kufirit të poshtëm të hyrjes
në vaginë. Muskujt e nënvetes duke
qenë të fuqishëm e elastik, formojnë
një lloj ledhi elastik, i cili duke u tkurrur
ngushton hyrjen në vaginë. Këta
muskuj, duke pasur aftësinë për
tu tkurrur fortë, e shtyjnë penisin
nga poshtë, duke e ngritur atë lart
e duke e afruar drejt kodrës pubike, gjë
që krijon një situatë karakteristike
për pozicionin shtrirë me këmbët
drejet, pra, para së gjithash, lind rreziku
i dëmtimit të zonës së kanalit
të jashtëqitjes së urinës,
si dhe të klitorit. Prandaj, në pozicionin
e rekomanduar u këshillohet femrave që
të dobësojnë, ti lëshojnë
në mënyrë të ndërgjegjshme
muskujt e nënvetes.
Përveç kësaj, lind dhe një
vështirësi tjetër. Reagimi normal
i çdo njeriu ndaj ndjenjës së
dhimbjes, është dëshira për
tu larguar sa më shumë prej burimit
të këtyre dhimbjeve. Pikërisht
kjo ndodh dhe me femrën. Gjatë koitusit
të parë femra mundohet ta ndërpresë
kontaktin seksual në momentin kur ndjen dhimbje
duke shkaktuar lëshimin apo zhytjen e cipës
virgjërore, e për pasojë duke zgjatur
e shtuar ndjenjën e dhimbjes. Pavarësisht
nga ky reagim, refleks, ajo me ndërgjegje
gjatë shfaqjes së dhimbjes duhet ta
shtyjë përpara legenin, duke shkurtuar
në këtë mënyrë në
sekonda kohëzgjatjen e dhimbjes gjatë
procesit të çarjes së cipës
virgjërore. Duke ndjekur këtë këshillë,
femra mund të kapërcejë pragun
e jetës seksuale pothuajse pa kurrfarë
dhimbjeje. Sa i përket mashkullit ai mund
të qëndrojë në pozicionin
tradicional shtrirë dhe duke u mbështetur
lehtësisht me gjunjë mbi krevat, duart
i mbështet mbi supet e femrës dhe me
to se lejon atë të lëvizë
gjatë ndjesisë së dhimbjes. Por,
për mendimin e shumë seksologëve,
pozicioni më i volitshëm që duhet
të zërë në këto momente
është pozicioni i qëndrimit në
gjunjë midis këmbëve të hapura
të femrës, duke i shtrënguar me
duar kofshët. Në këtë pozicion
mashkulli mund të kontrollojë situatën,
pa vepruar qorrazi.
Po ta shohim problemin në përgjithësi,
na krijohet përshtypja se, në të
gjitha ato, çka trajtuam sa më sipër,
ska asgjë të vështirë,
pra slind nevoja për tu ndalur
më tej. Por, të dashur lexues, sduhet
harruar se rinia do të donte ta studionte
këtë problem më në thellësi,
por ajo sdi se si e ku mund të gërmojë
e ti zbulojë njohuritë e të
dhënat përkatëse. Analiza e hollë
e vështirësive që lindin gjatë
marrjes së vendimit të partnerëve
për të filluar jetën e përbashkët
seksuale, na bind, për faktin, se informacionet
për këtë sferë, është
me të vërtetë më se i domosdoshëm.
Cipa e virgjërisë, në etapën
e parë të jetës bashkëshortore,
mund të shërbejë si një burim
potencial konfliktesh. Konsultoret angleze mbi
çështjet e planifikimt të familjes,
i kushtojnë një vëmendje jo të
vogël problemit të përgatitjes
për aktin e parë seksual. Vajzave të
reja që përgatiten për të
filluar jetën bashkëshortore, u propozohet
që të drejtohen në konsultoret
për të kryer kursin e masazhit e të
tendosjes apo lëshimit të muskujve të
nënvetes, me qëllim që aktin e
parë seksual, si femra ashtu edhe mashkulli,
ta kalojnë sa më lehtë e pa kurrfarë
gjurmësh të pakëndshme.
Një problem tjetër, që mendoj se
ska arsye pse të mos e marrim në
konsideratë e të mos e trajtojmë,
është edhe ai i mendimit të përhapur
gjerësisht në lidhje me cipën e
virgjërisë. E, pra, sipas tij, cipa
virgjërore presupozon kurorën e dlirësisë
e të ndershmërisë së një
femre. Por duam të nënvizojmë se
në ditë tona trajtimi i këtij problemi,
i parë nga një këndvështrim
i tillë, mendoj se është i dalë
mode, ai tashmë ka humbur aktualitetin e
vet e, siç pohon Kinzi, statistika amerikane
që në vitet 50-ta psh., pohonte se numri
i vajzave - virgjëresha që fillojnë
jetën bashkëshortore po zvogëlohet
me shpejtësi të madhe. Jo vetëm
në SHBA, por dhe në gjithë botën
ky problem shihet me maturi e me një tolerancë
ku e ku më të madhe se te ne.
Këtu sduhet harruar edhe faktin e pohimit
të të drejtave të femrës,
i barazisë së saj me mashkullin në
të gjitha fushat e jetës, gjë që
ska se si të mos pasqyrohet, natyrisht
dhe në pikëpamjet e konceptimin e ri
të shoqërisë për marrëdhëniet
seksuale.
1997 Home
Home
|