|
*PSE
DASHUROHEMI
Sipas disa hulumtimeve
nga shkencëtarët e Torontos në Kanadë dhe Sorbonës në
Pariz në bashkëpunim me universitetet tjera, ndjenja e të dashuruarit
është biokimi e pastër. Është vërtetuar se "xixën
e dashurisë" e ndez adrenalina, hormoni i gjëndrës mbiveshkore.
Tajimi i shtuar i adrenalines rezulton në të rrahurat e zemrës,
ndjenjën e këndshme të ngrohtësisë dhe zgjerimin e bebëzavce
të syve. Kjo është shenja e pare e pëlqimit të dy gjinive.
Nëse adrenalina e kryen punën e vet, ndjenja e atraktivitetit shndërrohet
në epsh. Atëherën fillon ndikimi i fenilalaninës tek të
dashuruarit, substance kjo e ngjashme me afetaminën e cila tajohet nga zona
e caktuar e trunit. Kjo provokon entuziazëm mendor ku truri përpiqet
ta përsërisë ndjenjën ngazëllyese. Entuziazmi mendor
lidhet me praninë e personit të zgjedhur, dhe nëse ç'do
gjë shkon në rregull, fillojnë takimet mes të dashuruarve.
Për forcimin e mardhënieve mes të dashuruarve, meritat i ka oksitocina
që në sasi të mëdha prodhohet gjat mardhënieve seksuale.
Disa shkenctarë mendojnë se ajo ndikon në forcimin e lidhjes për
familjen. Ky hormon të cilin e tajon hipofiza prodhohet edhe atlëherë
kur ndodhemi pranë personit që e dashurojmë, dhe kjo është
arsyeja pse ndihemi të lumtur.
|