|
*SA
JENI NJERI ROMANTIK-Psikotesti
Përgjigjuni
me sinqeritet mundësisë që më së shumti ju përshtatet
sitatës tuaj dhe lexoni prognozën, pasi t'i mbledhni pikët në
tabelë. Ju dëshirojmë argëtim të këndshëm.
1. Partneri
Ju ftonë në darkë. Më shumë do të ju pëlqente
atmosfera:
a) - shtëpiake në banesë të partnerit
b) - restoranti me specialitete të mrekullueshme
c) - Darka me qirinjë e muzikë të lehtë e të qetë
2. Mikut tuaj
i bleni dhuratë për ditëlindje. Do të zgjedhni:
a) - dhuratën që do ta përkujtoj përjetë në ju.
b) - atë që dini se i nevoitet.
c) - dhuratën që besoni se do t'i pëlqej.
3. Për
të parën herë delni në takim me personin që ju tërhjek.
Do të zgjedhni:
a) - kinemanë për ta shiquar ndonjë film dashurie apo ndoshta ndonjë
dramë.
b) - shëtinë pranë lumit nëpër natë me hënë.
c) - shkuarje në restaurant ose në disko.
4. Miku ua tregon
në besim se frikohet se do ta braktis partneri. Ju veproni:
a) - i thuani se nëse kështu ndodhë, nuk e vleni një partner
të tillë.
b) - i tregoni mënyrat se si mund ta mbaj partnerin dhe e këshilloni
që haptas të bisedoj me të.
5. Për
pritje të viti të ri, më me dëshirë do të zgjedhnit:
a) - ambientin malor përplotë borë pran dritës së kaminit
dhe shoqërisë së hareshme.
b) - atmosferën shtëpiake me disa miq të zgjedhur.
c) - restorantin luksoz me muzikë të këndshme.
6. Në mendimin
se si do të ishte që me partnerin e zgjedhur nga ju të kaloni një
kohë në një ishull të shkretë (vetëm ju të
dy), Ju bie ndër mend:
a) - krahas natyrës së bukur, nuk do të ishte dhe aq keq ndoshta.
b) - do të ishte ndoshta interesante e romantike.
c) - ndoshta do të ishte jokomforte dhe madje e rrezikshme një gjë
e tillë.
7. Më së
shumti adhuroni të shikoni.
a) - filmat aksion apo luftarak
b) - dramat apo komeditë
c) - melodramat apo filmat me tema dashurie.
8. Krevati i
ëndërrave tuaja është:
a) - përplotë jastuke të vogla të buta nga mëndafshi
me baldakin
b) - i hapët, i përshtatshëm me vija të drejta
c) - masiv, stilik me savat
9. Sikur të
mundeshit që të udhëtonit nëpër kohë, do të
zgjedhni kohën:
a) - periudhën kur tashmë keni jetuar të lumtur
b) - romantike të kalorsëve dhe damave të pallateve.
c) - ardhmërinë më të bukur.
10. Sikur të
krijonit ju kreacione për modën e femrës do të bënit:
a) - tesha të thjeshta, të përshtatshme dhe sportive.
b) - robe elegante nga materiali i butë.
c) - robe të pasuruara me dekore, shkëlqyese dhe me shumë dantellë.
Tabela
e rezultateve
Pyetja: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a). 1 5 3 1 5 3 1 5 3 1
b). 3 1 5 3 1 5 3 1 5 3
c). 5 3 1 5 3 1 5 3 1 5
Prej 10-20 pikë
Vështirë se dikush do të mund t'ju quaj njeri romantik. Jeni
praktik dhe të kthyer nga realiteti në masë të plotë.
Për romantik thjesht nuk keni shije. Në kohën në të cilën
jetoni, gjindeni për mrekulli ngase mendja e juaj praktike gjenë mjaft
nxitje në realitetin e përditshëm. Ndonjëherë ankoheni
për atë që nuk është më konforte dhe më e përshtatshme,
që të mund të keni më pakë probleme dhe të jetoni
më mirë.
Prej 21-39
pikë
Nuk jeni për së tepërmi romantik, por nuk mund të thuhet se
fare nuk e keni këtë veti. Ka situata kur ajo paraqitet vetvetiu dhe
Ju mbeteni të befasuar, me veten tuaj. Në raste speciale kur jeni të
kapluar me sentimentalizëm, me ndjenja xhentile dhe të dashuruar, në
Ju zgjohet romantizmi i fjetur. Atëherë dini të ëndërroni
dhe të kënaqeni në atmosferë të muzikës së
qetë dhe të qirinjëve, madje dhe të shiqoni ndonjë film
me më shumë melodrama, që do të Ju pëlqente.
Prej 40-50
pikë
Jeni romantik i lindur. Jeni nga ata që kënaqen në atmosferë
me qirinjë dhe muzikë të qetë, në qiellin përplot
yje, pranë valëzimit të detit në natën e spërkatur
me rreze të argjendta të hënës. Para së gjithash i besoni
dashurisë, dhe thjesht kur dashuroheni mbeteni "pezull në ajër"
duke levituar, në ëndërralla romantike, në muzikë dhe
aroma që në Ju zgjojnë ndjenja të veqanta, të këndshme.
Do të Ju përshtatej koha e krinolinëve, të kalorësve
dhe damave të tyre nga pallatet. Por edhe në botën në të
cilën jetoni arrini të gjeni mjaftë romantikë. Me siguri çdo
mbrëmje delni të përcjellni perëndimin e diellit dhe lindjen
e hënës. Prandaj për Ju kjo botë ka mjaft romantikë.
|