|
*SI
MUND TË DINI NËSE DIKUSH VËRTET JU DO?
Vetëm një
përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët,
piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë
një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej
trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë
e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të
realitetit, në atë sferë...
SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI!
Janë tre shtresa
e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij,
mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të
ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë
i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është
seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri"
mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të
njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka
biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira
në të.
Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të
përshkruani saktësisht pse ajo grua ju tërhjeku juve? Pa dyshim
ju nuk mund ta shihni veten, ju nuk e keni parë veten tuaj ende. Po as psikologjinë
e saj nuk mund ta shihni, ngase t'i lexosh mendimet e dikuj nuk është
punë e lehtë. Atëherë çka gjetët te ajo grua?
Diçka në psikologjinë tuaj, në kiminë tuaj, në
hormonet tuaja është tërhjekur nga hormonet e gruas, nga psikologjia
e saj, kimia e saj. Kjo nuk është çështje e dashurisë,
kjo është çështje e kimisë.
Mendo këtë:
gruaja me të cilën ke rënë në dashuri, shkonë te
mjeku juaj, dhe e ndërronë gjininë, dhe fillonë të risë
mustaqe dhe mjekër. A do ta duani edhe më tej atë? Asgjë tjetër
përveq kimisë, hormoneve, nuk është ndruar. Ku u tret tash
dashuria?
Vetëm një
përqind e njerëzve dijnë diçka më thellë. Poetët,
piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë
një ndjenjshmëri, një senzitvitet që të ndjejnë
përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë
e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të
realitetit, në atë sferë.
Mbaje mend këtë
si një regull të madhërishme: Kudo që ti jeton, ti smund të
sheh përtej: Nëse jeton në trup, nëse mendon se ti je vetëm
trupi që ke, do të magjepses vetëm nga trupi i dikuj. Ky është
shkalla psikologjike e dashurisë. Por piktori, poeti, jetojnë në
plane tjera. Ai nuk mendon, ai ndjen. Dhe për shkak se ai jeton në zemrën
e vet, ai mund ta ndjen zemrën e personit tjetër. Kjo është
ajo që zakonisht quhet dashuri. Është e rrallë. Unë them
vetëm një përqind e njerëzve, mbase aty këtu.
Pse atëherë shumë njerëz nuk zhvendosen në planin e dytë
të dashurisë pasi që në atë nivel është bukuri
e jashtëzakonshme? Aty dhe është problemi: çdo gjë
shumë e bukur është dhe shumë delikate, e ndërlikuar.
Një gjë e tillë nuk është metalike, por është
e ndërtuar nga çelqi i thyeshëm. Njëherë kur pasqyrja
bie dhe thehet, nuk ekzistonë mënyrë për ta ngjitur sërish.
Njerëzit frikohen t'u çasen më tepër shtresave të thella
të dashurisë, ngase në atë shkallë të dashurisë,
tashuria është jashtëzakonisht e bukur por po ashtu tmerësisht
e ndryshueshme.
DASHURI E PASTËR
APO DASHURI STABILE!
Ndjenjat nuk janë
gurë, ato janë si trëndafila. Është më mirë
të kesh trëndafilë plastike, ngase përherë ajo do të
jetë aty pranë teje, dhe çdo ditë ti mund ta lanë me
ujë dhe ajo do të jetë e freskët. Mund të vendosësh
madje pak parfum Francez në të. Nëse ngjyra i zbehet, mund ta ngjyrosësh
sërish. Plastika është një nga gjërat më të
pashkatrueshme të botës, është stabile, e përhershme;
andaj njerëzit ndalen te fiziologjikja, edhepse është sipërfaqësore,
por është stabile.
Poetët janë
të njohur, artistët janë të njohur se bijnë në dashuri
gati çdo ditë. Dashuria e tyre është si lulja e trëndafilit.
Pasi që ajo është aty, ajo është aq e thyeshme, aq e
gjallë, vallëzon në erë, në shi, në diell duke e
shpalosur bukurinë e vetë. Mirëpo që në mbrëmje
ajo mund të shkojë, dhe ti smund të bëshë asgjë
që ta ndalësh atë. Dashuria më e thellë e zemrave është
posi një puhi që hynë në dhomën tuaj, sjellë freskinë
e vet, flladin, dhe për një çast është e shkuar. Nuk
mund të kapësh pezullimin e erës në grushtin tënd.
Fare disa njerëz janë të guximshëm që të jetojnë
nga çasti në çast, në ndryshime të jetës. Andaj,
ata kanë vendosur të biejnë në dashuri në të cilën
mund të logarisin. Unë nuk e di se çfarë lloji të dashurisë
din ti - po sipas gjitha gjasave llojin e parë, mbase dikush atë të
llojit të dytë.
Dhe je i frikësuar
se nëse e arintë ekzistencën tënde, çka do të
ndodhë me dashurinë tënde? Natyrishtë, ajo do të shkojë
- por që nuk do të jesh humbës. Ky lloj i dashurisë do të
lartësoj dhe lartëson mbase një njeri në një milionë
njerëz. Kjo dashuri mund të quhet dashuri e përzemërt*.
Dashuria e parë
duhet të quhet seks. Ajo e dyta duhet të quhet dashuri. E treta duhet
të quhet dashuri e përzemërt - kualitet, e pa adresuar - jo pronësore
dhe duke mos lejuar në të njëjtën kohë që askush
t'mos ju posedojë juve. Ky kualitet i të dashuruarit është
si një revolucion radikal madje edhe nëse paramendohet si shumë
e vështirë për t'u arritur.
Gazetarët
më pyetën, "Pse ka aq shumë femra në këtë vend?"
Është e kjartë, përgjigjia është relevante, dhe
ata mbetën të shokuar kur unë iu përgjigja. Nuk e pritnin
përgjigjen ata. U thash, "Unë jam mashkull." Më shikuan,
me mosbesim. U thash, "Është natyrore se më shumë femra
do të ketë këtu, për arsye të thjeshtë se çkado
që dëshirojnë të dijnë për jetën e tyre, qoftë
seksi, apo në disa raste të rralla, ndoshta disa momente të dashurisë.
Por ato asnjëherë nuk kanë ardhur të dijnë për shijen
e dashurisë së përzemërt." U thash atyre gazetarëve,
" Madje edhe mashkujt që ju i shihni këtu janë të ritur
me shumë kualitete feministe brenda vetes të vendosura me presion nga
jashtë të shoqërisë."
LOTËT JANË
PËR TË GJITHË, ATO JANË HYJNORE
Që nga fillimi
i hershëm, djaloshit i është thënë, "Ti je djal,
jo vajzë. Sillu si djalë! Lotët janë në rregull për
vajzat, por jo për ty. Bëhu burrë." Prandaj çdo mashkull
rritet duke i këputur kualitetet e veta femërore. Dhe gjithçka
që është bukur është femërore. Dhe më në
fund çka mbetet është kafsha barbare. I gjithë funksioni
i tij është të reprodukoj fëmijë. Vajzës nuk i lejohet
të ketë asgjë me kualitetet mashkullore. Nëse ajo do që
të ngjitet në një pemë, menjëherë do të ndalet,
"Kjo është punë për djemtë, jo për vajzat!"
Çudi! Nëse ajo vajzë ka dëshirë të ngjitet në
pemë, është dëshmi e mjaftueshme që asaj duhet t'i lejohet.
Gjitha shoqëritë e vjetra kanë krijuar robe të ndryshme për
meshkuj dhe femra. Kjo nuk është në rregull, ngase çdo burrë
po ashtu është grua. Ai ka ardhur në këtë botë nga
dy burime: babai i tij dhe nëna. Që të dy kanë kontribuar
në të qenurit e tij. Dhe çdo grua është po ashtu burrë.
Ne i kemi shkatrruar që të dy. Femra ka humbur guximin, aventurën,
gjykimin mendor, logjikën, ngase ato janë mendime që duhet të
jenë kualitet i mashkullit. Dhe mashkulli e ka humbur hijeshinë, ndjeshmërinë,
dhembshurinë, xhentilitetin. Që të dy janë bërë
gjysma. Ky është një nga problemet më të mëdha që
ne duhet ta zgjedhim - së paku për njerëzit tanë.
MOS I TAKO ASKUJT
DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE
Prandaj mos u frikoni.
Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria
shkon, por çka do të vje në vend të saj është
pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u
kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë
persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash
veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi
të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona?
Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të
re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet
të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe
poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron
dashurinë tuaj.
Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është
nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo
është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër
botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund
të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë
të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë
të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica.
Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të
vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të
pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji
njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm
nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka
asgjë çka të ushtrohet.
Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm
sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi
do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh
si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është
çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me
këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë
së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet.
Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët,
zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është
dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush
që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën
e vet.
Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme.
Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që
kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e
pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë
në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit,
heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës
sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni
atë që e keni.
Osho, Nga vdekja
në pavdekësi
Nga anglishtaja shqipëroi: Arsim Gjinoci
* Këtë
që ne e përkthyem si "dashuri e përzemërt", Osho
e quan në anglishte lovingness. Për shkak të mosnjohjes së
ndonjë fjale adekuate në gjuhën shqipe, nga ne, e përkthyem
- dashuri e përzemërt. Ju lutemi të na infomoni nëse ekziston
ndonjë termin gjegjës në gjuhën shqipe për këtë
fjalë.
|