|
*PSE
MESHKUJT NUK DËGJOJNË ASNJËHERË?
Përgatiti:
Arsim Gjinoci
Femrat gati asnjëherë
nuk janë direkte kur i shprehin ndjenjat e tyre, por gjatë kësaj,
kërkesa e saj dallohet ngase është e potencuar pak më shumë
se fjalët tjera që janë kode të fshehta! Sikur ne meshkujt
të kuptonim se si të thehet ky kod i fshehur, me siguri përqindja
e ndarjeve do zvogëlohej në mënyrë drastike...
Ç'THUA MOJ...?
Femrat, duhet të
pranojnë se së paku në mosdëgjim, ne meshkujt jemi më
të mirë se ato! Jemi të mrekullueshëm për t'i injoruar
gjërat që nuk duam t'i dëgjojmë. Kur femra kërkon diçka
nga një mashkull, ajo flet me shifra, flet në mënyrë indirekte,
dhe mashkulli e ka vështirë të kuptoj nga e para se ç'farë
qëllimi ka ajo. Këtë mënyrë të komunikimit ajo e
përdorë ngase, është mënyra më e lehtë për
ta matur synimin e një mashkulli. Ndërsa meshkujt, pavetëdije,
duke e kuptuar gabimisht porosinë e saj, shpesh bëjnë gjëra
të gabuara dhe më pas, atëherë kur femra shqetësohet,
ata pyesin me një naivitet fëmijëror: - "Po çka bëra
tash?".
Ajo, ku ne meshkujt me të vërtet gabojmë, është se asaj
vetëm ia bëjmë rrafsh, dhe thjeshtë edhe kur e shikojmë
në sy, nuk e dëgjojmë aspak kur na flet diçka! Pra fjalët
e saj në njërin vesh hyjnë - në tjetrin dalin!
Në anën
tjetër as femrat nuk e kanë lehtë që ta kuptojnë mashkullin.
Për ty ajo është "kokë femre", e për të
ti je "kokë mashkulli"! Femra nuk mund të kuptoj assesi se
si ne meshkujt jemi në gjendje t'i mbajmë mend emrat e të gjithë
sportistëve të ekipeve, t'i mbajmë mend statistikat për ndeshje
sportive, të diskutojmë aq thellë dhe me emocione për politikë,
madje ta analizojmë situatën gjer në detaje si një detektiv
inteligjent, kur ajo e përmend rastësisht emrin e ndonjë mashkulli
tjetër, ndërsa në anën tjetër nuk jemi në gjendje
ta kuptojmë nga e para kur ajo kërkon diçka nga ne. Kjo ndodh
se thjeshtë meshkujt nuk janë të programuar për ta dëgjuar
femrën.
Po ashtu çka
femra nuk mund të kuptoj, është se; si është e mundshme
që p.sh të dielave mashkulli të qëndrojë gjashtë
orë para televizionit duke dëgjuar lajme sportive madje edhe të
reprizuara disaherë dhe të mos mbërzitet. Dhe kur ajo i thotë
mashkullit se ndihet e injoruar, e fiton përshtypjen se flet në gjuhën
latine, apo në ndonjë gjuhë të panjohur për burrin e
saj. Madje edhe këngën: "Dashuria jonë është katastrofë..."
të këngëtares Mimoza Mustafa, meshkujt vërtet nuk e kuptojnë!
Në anën
tjetër shumë nga ne meshkujt shpesh habitemi se si është e
mundur që ndonjë femër e mirë në plotëkuptimin e
fjalës, ka për frajer ndonjë djalë që i përngjanë
Bill Gejtsit (natyrisht pa parat e tij). Si duket e vetmja arsye mund të
jetë se ata "meshkuj" janë dëgjues të mirë.
PËR ÇKA
E KE FJALËN, FOL BARDH E ZI!
Skenari i parë:
Ajo thotë:
"Më trego vet çka ke bërë."
Ajo mendon: "Nga sytë të duket se je fajtor për diçka.
Ti diçka po fsheh? Me siguri ke bërë diçka të gabueshme,
ndërsa unë do ta zbuloj këtë prandaj dhe po të flas me
shumë kuptime."
Ai përgjigjet: "S'di për çka e ke fjalën."
Ai mendon: "Kuku?! Paska marr vesh diçka. E di se pesë gjëra
të gabuara i kam bërë sot, po për cilën po më flet
ajo? Bëhu kinse s'po kupton për çka është fjala dhe
asnjëherë mos prano asgjë, dhe mos harro m'i thënë disaherë
-" Të dua e dashur."
Skenari i dytë:
Ajo thotë:
"Jamë e sëmurë."
Ajo mendon: "Pas gjith kujdesit tim për ty, tash është koha
që të dëshmosh se edhe ti vërtet më do dhe kujdesesh
për mua. "
Ai përgjigjet: "Je ftohë, pije një çaj me limon dhe
të kalon "
Ai në të vërtet përpiqet të thotë: "Oh jo,
ja nisi prapë kjo. Ishalla nuk kërkon me shku sërish te mjeku dhe
rrugës me i shiku reklamat në shitoret e mbyllura. Ani sot, të
vetmen ditë të pushimit, unë kam planifikuar për ta parë
lojën e basketbollit.
Skenari i tretë:
Ajo thotë:
"Të urrej, largohu nga unë."
Ajo mendon me këtë: "Të dua shumë, dua që të
vje pas meje, t'më ndjek, t'më lusësh, t'më merr me të
mirë, më mbaj, më përqafo dhe të lutem më thuaj,
të dua
të dua
"
Ai përgjigjet: "Në rregull, në rregull, të premtoj se
më nuk e përsërisë, mos shko. Të lutem më fal. "
Ai në të vërtet mendon: "Të lutem mos shko, s'kam me
kënd të flej sonte? S'ka kush të përgatisë gjellëra
për mu? Nëse do që të dëgjon nga unë fjalë
të bukura, nëse dëshiron të t'them, të dua...të
dua
, prit deri në mbrëmje kur të shtrihemi të flejmë."
Skenari i katërt:
Ai thotë:
"Çka u bo tash?"
Ai mendon: "Qenka hidhëruar!"
Ajo thotë: "Asgjë su bo."
Ajo mendon: "Çka po do me thën me këtë 'Çka
u bo?' A po e din bile se çka ke bërë, idiot. Po luan me ndjenjat
e mia dhe po ke ftyrë me më pyet se çka u bo? Të urrej."
Ai përgjigjet: "Në rregull."
Ai mendon: "Super! Nuk më tha se çka po e mundon dhe unë
nuk dua ta pyes më. Herën e fundit që insistova që të
më tregoj se çka ka, u desht ta dëgoj për një orë."
Skenari i pestë:
Ajo thotë:
"Duhet të bisedojmë."
Ajo mendon: "Kemi disa probleme dhe ma mirë kishte me qenë t'i
pastrojmë ato duke biseduar sy më sy."
Ai përgjigjet: "Për çka duhet të bisedojmë?"
Ai mendon: "Të lutem mos ia fillo për ndjenjat tua dhe atë
se pse unë dola me shokë kur të erdhën ty prindët, pa
u paralajmëruar fare."
Skenari i gjashtë:
Ajo thotë:
"A më paraqet të trashë ky fustan?"
Ajo mendon: "A po të pëlqej. Të lutem më thuaj se jam
bërë si llokum, se kaherë nuk ma ke thënë këtë
fjalë. Të lutem më thuaj se jamë e bukur."
Ai përgjigjet: "Jo edhe aq trashë!"
Ai mendon: "Je trash pak, a s'po e sheh vet se je trash a? Pse po më
pyet mua? Natyrisht se pak e trash dukesh në atë fustan palidhje, dhe
nëse sërish më pyet, kam me ta thënë troç se po
dukesh e trashë."
Skenari i shtatë:
Ajo thotë:
"Jam e etur."
Ajo mendon: "Të lutem ngritu dhe ma sjellë një gotë ujë
që të kuptoj se kujdesesh për mua."
Ai përgjigjet: "Ani? Zgjohu pi për vete dhe ma sjellë edhe
mua një gotë."
Ai mendon: "Ani? Zgjohu pi për vete dhe ma sjellë edhe mua një
gotë."
Pra siç duket, femrat gati asnjëherë nuk janë direkte kur
i shprehin ndjenjat e tyre, por gjat kësaj, kërkesa e tyre në komunikim,
mes grumbullit të panevojshëm të fjalëve, dallohet ngase është
e potencuar pak më shumë se fjalët tjera që janë kode
sekrete! Sikur ne meshkujt të kuptonim se si të thehet ky kod i fshehur,
me siguri përqindja e ndarjeve do zvogëlohej në mënyrë
drastike. E kjo, po ashtu do të thotë se, për ne meshkujt, gjithnjë
mbetet e mistershme, dhe gjithnjë na sillet nëpër kokë ajo
të cilën edhe grupi muzikor "Minatori" e këndon në
këngën e tyre të titulluar "Pse shkove ti
|