|
*SI
TË MBANI MEND EMRAT E NJERËZVE
Përgatiti:
Arsim Gjinoci
Të gjitha fjalët e rëndësishme, po ashtu edhe emrat, më
lehtë mbahen në mend nëse atë e identifikojmë me një
fotografi nga koka e jonë që ka të bëjë me emrin, ngase
njerëzit përnga natyra janë vizuelë, dhe më lehtë
mbajnë mend gjërat që mund të përfytyrohen...
Si e kishte
emrin?
Të gjithë
ne gati çdo ditë të jetës takojmë fytyra të reja,
gjatë kohës së punës, shëtisë
Po sa e sa here
ju ka ndodhur t'mos ju kujtohet emir i dikuj që ju e njihni por që nuk
e keni takuar për një kohë. Ndoshta numrat e telefonit dhe emrat
e kontakt personave të rëndësishëm në biznisin tuaj,
i keni të shënuara në notesin e adresave, por kjo nuk do t'ju ndihmoj
aspak që emrat e njerëzve me të cilët jeni takuar kohë
pas kohe të mos ju "avullohen" nga memorja. P.sh emir i nënës
së ish dashnores tuaj të cilën e keni takuar vetëm njëherë
dhe tash sërish e takoni në ndonjë mbledhje. Do të dëshironit
t'ju kujtohet emiri i saj, po e keni harruar. Apo ndoshta, sërish pas një
kohe takoheni me ndonjë kushëri të gruas së vëllaut dhe
ia keni harruar emrin. Raste të tilla ka shumë, kur edhe ju vet ndiheni
në pozitë të palakmueshme pikërisht përshkak se ia keni
harruar emrin bashkëbiseduesit të çastit.
Në vazhdim do t'ju jampim disa këshilla se si ta përmërsoni
memorjen tuaj sa i përket emrave.
Parafytyro emrin
si fotografi apo figure në bazë të veçorive të personit
Të gjitha
fjalët e rëndësishme, po ashtu edhe emrat, më lehtë mbahen
në mend nëse atë e identifikojmë me një fotografi nga
koka e jonë që ka të bëjë me emrin, ngase njerëzit
përnga natyra janë vizuelë, dhe më lehtë mbajnë
mend gjërat që mund të përfytyrohen.
A e keni pyetur veten ndonjëherë se pse më lehtë mbani mend
emrat e disa revistave në veçanti dhe të tjerave sado të
mira qofshin i harroni, apo të ndërmarjeve, prodhimeve etj.
Duke u nisur nga kjo, këtë aftësi të njeriut që t'i mbaj
mend më lehtë gjërat që mund të përfytyrohen, ne
duhet ta përdorim si përparësi. Është shumë e kjartë
se disa revista, kompani apo prodhime janë më të njohura vetëm
për shkak se kanë emër që lehtë përfytyrohet në
fotografi.
P.sh, le ta marim
si shembull emrin Besa Basha? Për ta lidhur emrin e saj me ndonjë fotografi
vizuele, mund të filloni nga pamja e saj. Po e zëmë se është
bjonde dhe sytë e kaltër. Është bjonde dhe është
e bukur. Shumë më lehtë do t'ju kujtohet emir i saj nëse vet
pamja e saj ua jep inicialet. Pra, bjondina e bukur. Ose keni takuar ndonjë
kusheri të mikut tuaj që është i gjatë dhe i hollë
me emrin p.sh. Luan Shala. Si fotografi në kokën tuaj për ta mbajtur
më lehtë këtë emër në mend, mund të përdorni
p.sh këtë asocim: "Lisi Shtatlartë".
Bëj asocime
Asociami është
hap vendimtar në përmërsim të memorjes në shumë
sfera. P.sh jeni takuar me mikun tuaj nga shkolla e mesme që ka emrin Naim
dhe ai ju njofton me të shoqen a ti me emrin Nerimane. Si kombinim që
lehtë mbahet është për shembull kombinimi i shkurtesave si
"21". Pra sa hëre e takoni në të ardhmen Naimin ose Nerimanen,
do t'ju kujtohet "21" - (NN). 21 është numër për
shumëçka i njohur, si shekulli 21, TV 21 etj. Por mos na fajësoni
neve nëse sa here e shihni numrin 21 në TV apo diku tjetër, do
t'ju kujtohet Naimi dhe Nerimanja?!
Përdorni
rimin
Çka mendoni
pse pothuajse të gjitha poezitë dhe vjershat për fëmijë
kanë rime? P.sh. :
bie bore flokë-flokë
pa pushim
nëpër male dhe mbi tokë
me nxitim
Rimi është
mjet i mire për memorje, që bënë të mbahem mend më
lehtë gjërat, bënë që të mësohet shumë
më lehtë mësimi, bënë të ketë argëtim.
P.sh keni takuar për të parën here dike që quhet Nora. Emrin
e saj më lehtë mund ta mbani mend nëse e rimoni si "Nora-Bora".
Ose për emrin Fjolla - "Fjolla-Molla", "Edita-Sedita"
etj. Natyrisht, duhet të keni kujdes që nëse ju ofrohet rasti për
ta prezentuar Norën, apo Fjollën, ta bëni pa e rimuar. Së
paku mos përdorni rime në prani të saj.
Përsëritja
është nëna e kujtesës
Kur takoni dike
për të parën here, përsëritni emrin sa më shumë
që mundeni në vete. Po ashtu vendoseni emrin e posadëgjuar në
bisedë, gjë që do t'i përmërsoj gjasat për ta mbajtur
në mend emrin që dëshironi. Në të njëjtën kohë
kjo do t'ju bënë të dukeni më miqësor. Ja një shembull:
(Më vje mire që u takuam Blerta
mire u pafshim Blerta)
Mirëpo nëse nuk jeni të sigurt se e keni kuptuar drejtë emrin
e personit, mos t'ju vje turpë, pyeteni sërish, madje edhe nëse
ka nevoj le të ju shkruaj shkronjë për shkronjë ne letër.
Hekuri rahet kur është i nxehtë
Nëse ju duhet të takoheni me personin që për ju është
konakt i rëndësishëm, shkruajeni emrin e tij menjëherë
sapo e keni dëgjuar, dhe keni rast ta shkruani. Kjo do t'ju mundësoj
që të mbani më lehtë mend emrin e dëshiruar.
Asocimi me personat e njohur?
P.sh e takoni personin me emrin Hasan që jeton në Prishtinë. Në
njëfarë mënyre emir i tij ka shumë ngjashmëri me emrin
Hasan Prishtina.
AKRONIMET
Po ashtu edhe akronimet
perdoren për të mësuar dhe mbajtur mend. P.sh "RTK" -Radio
Televizini i Kosovës, ose "TMK" - Trupat Mbrojtëse të
Kosovës etj.
Nëse megjithatë keni harruar
Po, s'ka asgjë
të keqe këtu. Të gjithë harojmë. Mjafton t'i afroheni
personit që ia keni haruar emrin dhe ta pyetni për emër. Natyrisht
edhe kjo varet nga raporti i juaj që keni me personin.
Prezentimi për të dal nga situata
Nëse takoheni me dike që ia keni harruar emrin, ja një këshillë
e vogë që mund t'ju ndihmojë. Nuk duhet të jeni vetëm,
por të në shoqërim të personit të tretë. Afrohuni
që të dy së bashku, dhe prezentojani personit, emrin e të
cilit e keni harruar, mikun apo miken në shoqërim të cilit jeni.
Pjesa tjetër e prezentimit kryhet vetvetiu. Pra filloni duke prezentuar personin
emrin e të cilit e dini.
Që ta përmërsoni
memorjen tuaj, është shumë me rëndësi që të
pushoni mjaftë natëm. Gjumi i mire ka lidhje me memorjen. Ushqehuni
drejtë, bëni ngapak gjimnastikë.
Për më
tepër për përmërsim të mbamendjes do të shkruajm
në ditët e ardhme, ndërsa tash për tash keni mjaft për
të ushtruar, që të jeni të suksesshëm në mbamendjen
e emrave të njerëzve që ju dëshironi t'i memorizoni në
kujtesën tuaj.
|