|
SI
TË LIDHNI KRAVATËN NË GJASHTË HAPA
Vendosja e kravatës
është një nga detyrat që tmerron shumë meshkuj. Nëse
i përcjellni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë
faqe të Mjellmës, udhëzime këto që janë mjaftë
të thjeshta, do të mësoheni që brenda ditës ta lidhni
kravatën tuaj. Por nuk është krejt te lidhja e kravatit apo? Çfarë
do të jetë ngjyra, si do ta kombinoni me robet tuaja...
Përziej dhe
përshtat
Hapi i parë
është që të siguroni kravatën që i përshtatet
këmishës tuaj. Mirëpo, më parë ju duhet të dini
se cila ngjyrë e kravatës i përshtatet ngjyrës së këmishës
tuaj.
Kravata solide i përshtatet këmishës "busy" (serioze),
dhe këmishat me modele. Në anën tjetër, nëse doni ta
veshni kravatën "funky" (melankolike) në punë atëherë
kombinojeni ate me ndonjë këmishë solide. Vetëm mbani në
mend që nuk duhen të përzihen kravatat me modele (yrneke), me këmishat
që poashtu janë me modele (yrneke) dhe anasjelltas. P.sh, kravata vija-vija
me këmishën me katrora ju bënë të dukeni si palaço!
E gjitha që
ju nevojitet është koha
Mos ia leni
vetës më pak se 5-10 minuta për lidhjen e kravatës. Jepni
vetës kohë të mjaftueshme në mëngjes për ta lidhur
kravatën siç duhet dhe nëse nuk duket në rregull, duhet
t'i kushtoni edhe pak kohë që ta korrigjoni.
Për lidhjen e kravatës ju duhet ndihma e pasqyres. Para pasqyrës
do ta matni gjatësinë e kravatës dhe do të bëni kombinimet
këmishë-kravatë. Nëse keni arritur që ta gjeni kombinimin
e mirë, ja në vazhdim se si mund ta lidhni kravatën në gjashtë
hapa:
Lidheni kravatën
tuaj në 6 hapa
Hapi 1
Përthekoni
këmishen tuaj deri në pullën e fundit të jakës. Ngreheni
jakën e këmishës dhe vendosni kravatën rreth qafes. Duhet
që pjesa më e gjërë e kravatës të varët dy
here më ulët se pjesa e hollë, dhe duhet të varët në
dorën tuaj dominante - varësisht se a jeni majtak apo djathtak.
Hapi 2
Mereni fundin
e pjesës se gjërë të kravatës dhe mbështjelleni
rreth pjesës së hollë, pak me poshtë qafës. Mendojeni
pjesën e gjërë si pjesën më të gjatë - ashtu
qe fundi më i gjatë shkon rreth fundit më të shkurtë.
Hapi 3
Pasi që
e keni mbështjellur pjesën e gjërë rreth pjesës së
hollë, rrëshiteni fundin e gjërë nëpër fjongën
që është formuar.
Hapi 4
Futeni fundin
e gjatë dhe të gjërë te kravatës në fjongë.
Hapi 5
Ngreni fundin
e pjesës së hollë dhe të gjërë nga së poshti
për ta forcuar fjongën.
Hapi 6
Mbajeni fundin
e pjesës së hollë me dorën e juaj jo dominante dhe me dorën
e juaj dominante shtyjeni fjongën deri në qafë - keni kujdes që
mos t'ja merni vetës frymën gjatë këtij procesi.
Gjatësia e shkëlqyeshme
Pjesa e gjërë
e kravatës duhet të jetë më e gjatë se fundi i pjesës
së hollë duke e mbuluar pjesën e hollë të kravatës.
Ju nuk dëshironi që fundi i pjesës së gjërë të
jetë shumë i shkurtë - gjatësia normale është kur
maja e fundit të kravatës prek pjesën e sipërme të rrypit
(ose të pantallonave nëse keni tregerat). Edhepse kjo është
gjatësia tradicionale, ajo ndryshon nga vendi në vend. Në fund
lëshojeni jakën e këmishës, dhe pëdoreni pasqyrën
për ta kontrolluar se a janë kravata dhe fjonga në rregull.
Zhveshja e kravatës
Gjatë heqjes
së kravatës mos e nxjerrni fundin e pjesës së hollë jashtë
fjongës për ta çlidhur kravatën. Heqni kravatën duke
i bërë këto hapa së prapthi. Edhe nëse nguteni për
tu zveshur sepse keni shoqëri, kushtoni kujdes sepse mund ta shkatërroni
formën e kravatës.
|