|
A
JENI TË DREJTË DHE MIQËSOR EDHE NDAJ VETES?
Loja për trupin
është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin. Jeta është
lojë. Para se t'i hapë sytë në mëngjez, gjithmonë
shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që mundem. Dhe nëse nuk i prek
skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të jetë
e mirë për mua...
Sillem ndaj vetes
ashtu siç do të dëshiroja që të tjerët të
sillen ndaj meje.
Kur mendoj se njerëzit
nuk sillen mirë ndaj meje kjo më nxit të mendoj se si sillem unë
ndaj vetes. Tash jeta më është më e bukur, sepse jam përkujdesur
për veten në ato gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë
ende e kam ndjenjën se nuk e fitoj pjesën që më takon. Kjo
zakonisht ndodh në rastin e ndonjë cikërrime. Ende nuk më
pëlqen kur ndjej se nuk sillen mirë me mua. Mirëpo posa të
ndalem për një çast dhe të kuptoj se ndjehem si viktimë,
e dij se kush më ndjek pas. Vetja ime. Unë vet. Së shpejti kujtohem
se mund të jem ose shoku më i mirë i vetes ose armiku më i
keq i vetes. E gjitha varet prej asaj se çka vendos të mendoj dhe
të veproj.
Nuk më pëlqen kur të tjerët mendojnë se jam i pabesë
ndaj pritjeve të tyre. Për këtë dhe i shmangem prej asaj që
vetes t'i vendos qëllime të paarritshme dhe të krahasohem me atë
që mendoj se do të duhesha të jam. Kur jam i zhgënjyer në
vetveten, kjo ndodh zakonisht për arsye se nuk e kam përmbushur atë
që vetvetes ia shtrova si qëllim.
Mësova që mos t'i pres festat e Kërshëndellave, me bibana,
qirinj dhe me familjen absolutisht mirënjohëse dhe me shokët.
Tani këto i shikoj, sikur një rast që të falënderohem
për atë që veç e kam. Zhgënjimi, është dallimi
mes fantazisë dhe realitetit.
Tani thjesht e
çmoj atë që ndodh, në vend se ta krahasoj me atë se
çka do të duhej të ndodhë. Mësova se dhembja personale
imja vjen prej dallimit mes asaj se ç'është duke ndodhur dhe
asaj që mendoj se do të duhej të ndodhte.
Do të thotë, nëse heq dorë prej asaj që mendoj se i mungon
fantazisë dhe nëse jam mirënjohës për atë që
veç është mirë në realitet, do të jem i lumtur.
Tek unë kjo vepron. Kujdesem për veten ashtu që e krahasoj atë
që dëshiroj me atë që më nevojitet. Çfarë
është dallimi mes dëshirës dhe nevojës?
Nevoja është diç që është e domosdoshme për
të mirën tonë. Dëshira është diçka që
mendojmë se do të na bëjë të lumtur - por shpesh kjo
nuk është kështu. Dëshiroj një çokolatë.
Më nevojitet oksigjeni.
Kjo është sikur suksesi dhe lumturia. Shumë njerëz të
sukseshëm por të palumtur zbuluan se ajo për të cilën
pretendonin nuk i bëri të lumtur.
Unë ndjehem më i sukseshëm kur e fitoj atë që dëshiroj.
Por ndjehem i lumtur edhe kur dëshiroj atë që fitoj.
Gjërat i shoh më kthjellët, kur ndalem për një çikëz
dhe shikoj se për çka jam duke pretenduar. Kurrë, kurrë
nuk mund ta fitojmë mjaft atë që nuk na nevojitet.
Kjo është sikur kur dëshiron para, i fitosh, zbulosh se nuk të
bëjnë të lumtur, e megjithatë dëshiron më tepër,
duke shpresuar se ato do të t'bëjnë më të lumtur.
Si mund të di atëherë se ç'më është e nevojshme?
Ashtu që i kushtoj kohë mendimit mbi atë se ç'më bën
mua të lumtur. Ndonjëherë jam i disponuar t'i shënoj disa
gjëra dhe t'i analizoj. Ndonjëherë, prap, dal në shëti
dhe e dëgjoj veten në qetësi.
Kur e veçoj një minutë që të pyetem: "A më
nevojitet vërtetë ajo, pas së cilës vrapoj?", shpesh
ndalem së vrapuari pas saj.
Kjo më kujton në kursin tim të parashutizmit. Shihja një çun
që fluturonte deri sa instruktori nga lart i bërtiste: "Kujdes
në automobilat e parkuar! Mos bjer në veturën e gjelbër! Të
them të mos biesh në veturën e ....' Qëlloja se ku ra ai çun?
Drejt në veturën e gjelbër. Instruktori më pat thënë:
"Le të jetë ky mësim për ty. Kurrë mos shiko atje
ku nuk dëshiron të shkosh."
Stresi në jetë mund të zvogëlohet nëse nuk je i drejtuar
kah diçka që nuk të nevojitet.
Natyrisht. Ç'mendon, si do ta ndjenim veten unë dhe ti nëse do
të mundoheshim fort që të arrijmë diç dhe në fund
zbulojmë se ajo që arritëm as që na është nevojitur?
Të zhgënjyer, ndoshta edhe të deprimuar. Pra, vërtet e vlen
barra qiranë të ndalesh e të mendosh.
Sigurisht! Nëse unë nuk dua ta veçoj kohën që të
ndalem dhe të shikoj se ç'është me të vërtetë
më së miri për mua, atëherë kush do ta bëjë
këtë? Është tepër e thjeshtë. Sa më shumë
që kujdesem për veten, ndjehem më mirë i siguruar.
Po ç'të bëjmë kur gjërat fillojnë të shkojnë
keq? Si kujdesm për veten? Shikoj tej së keqes deri sa të mos ndeshem
në diçka të mirë. E bëj jetën time më pak
të komplikuar. Kjo është mënyrë e shpejtë që
të zvogëlohet stresi. I thjeshtësoj gjërat deri sa të
arrij në thelbin e asaj që më bën të lumtur.
Kur vij deri te ajo më e thjeshta, i përmbahem asaj. Sa më e thjeshtë
që më është jeta, është më e qetë. Po
me çka e thjeshtësoj jetën time. Luaj. Loja është sikur
qeshja. Ajo, poashtu, është njëra prej mënyrave të kujdesem
për veten.
Loja për trupin është sikur qëndrimi pozitiv për shpirtin.
Jeta është lojë. Para se t'i hapë sytë në mëngjez,
gjithmonë shtrihem, duke u zgjatur sa më fort që mundem. Dhe nëse
nuk i prek skajet e arkivolit deri sa ngrehem shtrirazi, e di se dita do të
jetë e mirë për mua.
Caku është në qëndrimin ndaj jetës. Mënyra më
e mirë dhe e vetme të kujdesesh për veten është pikëpamja
jote ndaj jetës. Ke perspektivën e cila ose të ngrit ose të
rrënon. E qëndrimi mund të zgjedhet.
Sa plakem edhe bëhem - shpresoj - më i mençur, më duket
se në të vërtetë ekzistojnë vetëm dy emocione bazë
në jetën time. Ato dy emocione janë Dashuria (pozitive) dhe Frika
(negative). Njëra është mungesë e tjetrës. Mund të
jetë që të gjitha emocionet tjera të jenë variacione
të këtyre dyjave.
E anksioziteti? Anksioziteti është frika nga e panjohura. Kur ndonjëherë
nuk përkujdesem për veten, kuptoj se bëj diçka prej frikës.
Kur vendos të punoj nga dashuria, ndjehem i siguruar. Ndjehem më i lumtur.
Pra, kur vendos diçka, pyetem: "A e mora këtë vendim nga
dashuria apo nga frika?"
Nëse vendimet i marr nga frika, qoftë me vetëdije apo jo, në
fund nuk më dalin për të mira. Kur marr vendim të bazuar në
dashuri (në mungesë të frikës), ndjehem mirë - madje
edhe para se të dij për rezultatin.
Edhe një mënyrë të kujdesem për veten është
veçimi i një pjese të kohës dhe parave. Çfarë
shembulli qenka ky i kujdesit tënd për veten?
Kur veçoj paratë ose kohën, kjo më përkujton gjithmonë
në atë se nuk frikohem. Besoj se gjithmonë do të kem mjaft
ashtu që t'i ndaj me të tjerët.
Edhe kur frikohem", tentoj t'i marr vendimet që nuk bazohen në
frikë. E dua atë ndjenjë kur vendos se nuk do të frikohem.
Do të ta tregoj
një tregim të vërtetë. Kur fqinji im ishte i ri, nuk dinte
a ta pranonte punën që ia kishin ofruar në Njujork. Për këtë
arsye për këshillë shkoi te një zotëri në moshë,
të cilin e respektonte shumë.
Plaku e këshilloi: "Shko vet në Njujork. Udhëto nëpër
gjithë vendin me tren. Mos merr me vete asgjë për të lexuar
as për të shkruar. Merr një kupe private. Shërbyesi le të
t'i sjell të gjitha shujtat. Mos bisedo me askënd. Kjo është
këshilla ime".
Fqinji më tha se shpejt u pendua që pranoi këshillën e plakut.
Megjithatë, bëri ashtu siç qe këshilluar.
Pas disa ditëve u mërzit prej shikimeve të peisazheve nëpër
dritare. Ç'mendon se bëri më tej? Filloi të mendojë?
Mjaft gjatë qëndroi që të kujdesej për veten - lejoi
që përgjigjja t'i vijë vet. Kur mbërrini në Njujork,
veç e dinte se duhej ta pranonte punën. E pranoi dhe u bë tepër
i sukseshëm.
Do të thotë përgjigjja gjithë kohën ishte në të.
E plaku kishte ditur që ai do ta zbulonte.
Ne të gjithë e dijmë se ç'është e mirë për
neve. Vetëm na nevojitet mjaft kohë të kujdesemi për veten.
Të jetojmë
me stil...
|