|
Femra dhe mashkulli...
*SI NA SHOHIN FEMRAT NË TAKIMIN
E PARË
Përgatiti: Arsim
GJINOCI
Ajo në pamjen
tënde kërkon ndonjë paralajmërim për ty. Asnjë vajzë
nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë
që thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë
qënë të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, i
kushton asaj se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes
së fytyrës (mjekrës etj)...
Çka
lexon ajo në pamjen tonë?!
Je njohtuar përmes
internetit apo je duke shkuar të takohesh për të parën herë,
me një vajzë dhe pasi jeni marr vesh për vendin dhe kohen e caktuar,
je ndrequr dhe rregulluar. Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në
tavolinë duke të pritur dhe shikuar. Je disa metra largë saj, dhe
deri sa ti i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të
funksionoj me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar
në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e
saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të
dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo
për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë
lexoje në vazhdim.
1. Sa je mirë
i veshur dhe i paketuar
Këtu, ajo
në ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk
ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që
thjesht ka hudhur ca robe në trup, të cilat më pare kanë qënë
të shpërndara nëpër dhomë! Po ashtu, ajo vëren se
sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës
(mjekrës etj). Kur jemi në këtë temë, shumicën e
femrave e dëbojnë tipet e meshkujve që fare nuk përkujdesen
për vete, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi
për vete. Nëse ajo e sheh se robet tua janë aq perfekte, atëherë
do ta kaplojë një frikë nga ideja se është e pamundshme
për të tkënaqur në jetë. Sidoqoftë është
më mire të dukesh perfekt mirë se i lënë pas dore! Në
raste nëse tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë
duhesh ti ndihmosh që në njëfarë mënyre ta shërrosh
nga kompleksi i inferioritetit e cila e ka kapluar nga pamja jote. Pra duhet ti
jep ndonjë shenje se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm
për rastet kur asaj i pëlqen stili ytë. Nëse jo, atëherë,
skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim
do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohes
së saj etj etj
Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtëpërdrejtë
se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodhë për arsye se femrat asnjëherë
nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë tmos
i pëlqejnë një mashkulli! Paramendo, po ti thotë një
mashkull një femre, ti smë pëlqen, kjo do të shkaktonte
te ajo trauma aq ë thella sa që me muaj do t'i duhet të mjekohej
nga ato trauma. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili ytë,
atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë
derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua
2. Ajo çka
mbani në duar flet shumë për ju!
Për shumë
vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm
shikimi i duarve tuaj flet mjaftë. Ajo çka ke në duar, bënë
që femra të mund të t'lexoj më mirë. P.sh topi i tenisit
apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të
mirë dhe tip sportist. Ke shpirtë garuesi dhe të pëlqen loja.
Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do
ti interesoj se ç'ka lexon. Nëse rastësisht është
diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexoj,
atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga
kosmosi të jesh fat i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër
ajo mund t'vjen edhe në konstatim se ia ke shpërtuar jetën, nëse
tashmë ka filluar të besoj se je fati i saj...
Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatoj se je mirë
i informuar dhe bashkëbisedues interesant.
Në anën tjetër telefoni mobil në takim të parë me
ndonjë vajzë, pa e marr parasysh se çfarë raporte dëshironi
të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet
i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je! Nëse me
vete e ke marr qenin, atëherë ajo do të kuptoj se je tip vetmitar
dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të
saj.
Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime
të femrave, por ja që ato nga këto gjëra fillojnë të
krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë
njëfar baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre.
Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë:
Për të kuptiar se çfarë është prodhimi,
sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur
të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër
rëndësi do ti kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur
dhe përpunuar mjaftë materiale, do të filloj të studioj në
tjetër sferë
3. Sytë flasin më tepër se vet goja
Sytë janë
aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një
informacion. Profesori Maichael thekson se, prej syve mund të vërehet
se sa është i mençur një njeri në bazë të
asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të
ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: a janë
të kthjellët apo të skuqura e të turbullta. Nëse bebëzat
i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në
diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë!.
Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet
e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija
e njerëzve. Dhe atëherë është çasti kur edhe ajo
merr në mënyrë të ndërdijshme mjaft informata për
botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo
Tjetër gjë që asaj ia tërhjek vëmendjen është
edhe madhësia e syve tu. Për një vajzë, sa më të
mëdha i ka sytë mashkulli aq më i bukur është. Kështu
thotë psikologu social, Anita Barbee, e cila bashk me burrin e saj profesorin
Michael Cunningham, e kanë mësuar ndikimin e fytyrës te joshja
e njerëzve.
Sytë e mëdhaj të ferma asocionon me pamjen e foshnjeve simpatike.
Edhe vet mundeni me marr me mend se sat ë dhëna janë femrat pas
foshnjeve. Prej gjithë kësaj, ngjyra e lëkurës është
më pak e rëndësishme dhe ajo varet nga shija individuale e femrës.
Ndërsa sa i përket syzeve, përshtypje shumë më të
mire lenë nëse ato janë në harmoni me fytyrën tënde.
|