A JENI TË LUMTUR?
Gëzimi dhe pikëllimi, hareja dhe vuajtja,
kënaqësia dhe dhimbja vazhdimisht janë
të pranishëm në jetën tonë,
dhe ato vetëm ndërrohen, zëvendësohen
pandërprerë...
A mund të fshehni gëzimin e madh. Po ashtu
është shumë vështirë të
fshehet edhe pikëllimi dhe vuajtja. Sjelljet tona
janë refleksione të botës sonë të
brendshme. Të gjithë njerëzit dëshirojnë
më tepër fat, lumturi. Madje edhe ata që
janë të lumtur kërkojnë të
bëhen dyfish më tepër të lumtur.
Thënja: "Pas shiut vje dielli" apo "Pikërisht
kur është më errët fillon lindja
e diellit", është shumë e vërtetë
për jetën e njeriut. Gëzimi dhe pikëllimi,
hareja dhe vuajtja, kënaqësia dhe dhimbja
vazhdimisht janë të pranishëm në
jetën tonë, dhe ato vetëm ndërrohen,
zëvendësohen pandërprerë.
Disa psikologë që janë marr me studimin
e gjendjes së quajtur "FAT" apo "Lumturi",
kanë ardhur në përfundim se lumturia
apo fati nuk është ndjenjë momentale,
nuk është ekstazë e përkohshme.
Ajo është kënaqësi që e ndimë
një kohë më të gjatë dhe që
reflektohet permes sjelljes dhe disponimit tonë
të përgjithshëm. Fati nuk është
i kushtëzuar dhe nuk varet nga rrethanat dhe kushtet
që të përcjellin në jetë. Sipas
këtyre psikologëve ajo megjithatë është
në gjene dhe varet nga disa komponente gjenetike.
Pra pa marrë parasysh se çka ndodh në
jetën tonë, ne do të jemi të lumtur
aq sa ajo "është e shkruar në gjenet
tona".
Psikologu Dejvid Liken, që kishte hulumtuar dhe
studiuar "kuptimin e lumturisë" e publikoi
një libër me këtë temë ku jepen
rezultatet e punës së tij hulumtuese. "Është
shumë mirë se shumica e njerëzve në
thelb, janë të kënaqur me jetën
e tyre sipas një definimi personal të kënaqësisë.
Nëse për ndonjë person është
karakteristike pakënaqësia, dhimbja emocionale
te ai person e humb forcën e vet - thekson Linken.
Për këtë psikolog, fati apo lumturia
është gjendja ku njeriu lirshëm mund
të punoj, të rritet dhe zhvillohet lirshëm
dhe me kualitet. Te shumë njerëz ekzistojnë
mendime të gabuara dhe kontradiktore mbi atë
se si mund të arijnë fatin dhe lumturinë
në jetë. Për shumë nga ata:"pasuria",
"bukuria", "fuqia apo pozita" janë
vendimtare që mund të bëjnë njeriun
të lumtur, gjë e cila fare nuk është
e vërtetë! Ja në vazhdim disa shprehi
të njerëzve të lumtur që i thekson
ky psikolog, e të cilat ua preferoj gjithë
juve t'i kultivoni në jetën tuaj nëse
dëshironi vërtet lumturi dhe fat:
1. Punësoni mendjen tuaj.
Njerëzit fatlum kanë mendje creative dhe aktive
2. Mendoni si optimist.
Gjithë njerëzit fatlum janë optimist.
Optimizmi mund të kultivohet. Pesimisti vazhdimisht
ankohet përderisa optimizmi përqëndrohet
në zgjidhje të problemit.
3. Qeshuni!
Të qeshesh ke mundësi në çdo kohë
dhe në çdo vend. Emocionet paraqesin përzierjen
e ndjenjave të brendshme dhe përgjigjen fizike
në ato ndjenja. Pra nëse qesheni, truri automatikisht
reagon dhe atë informatë e bartë në
krejt organizmin tuaj.
4. Paramendoni (Imagjinoni).
Imagjinata është një nga mënyrat
e mira për ta mashtruar trurin. Ndiheni shumë
më të lumtur nëse ju kaplojnë mendimet
pozitive ngase ritet niveli i serotoninës.
5. Detoksikoni mendimet negative.
Përpiquni që çdo mendim negativ ta
shndërroni në atë pozitiv. Mendimet negative
e helmojnë organizmin dhe shkaktojnë ndryshime
në tru. Si përgjigje për këto helmime
vje gjendja e apatisë, depresionit, disponimi i
keq si dhe disa pengesa tjera pskofizike.
6. Zgjedhni shoqërinë.
Ekzistojnë grupe të ndryshme njerëzish
që veprojnë negativisht. Ata vazhdimisht ankohen
për diçka, vazhdimisht ju kritikojnë
për diçka. Lirohuni nga njerëzit e
tillë. Shoqërohuni me njerëz pozitiv.
Të gjithë e dijmë se jeta është
"e rëndë", e ata që janë
negativ vazhdimisht e përkujtojnë këtë
edhe kur e kanë të lehtë jetën!
7. Rregulli i artë!
Mbani mend këtë fakt. Edhe pas ngjarjes më
të keqe të mudshme, më të errët,
rikthimi i gjendjes suaj vje në afat prej gjashtë
muajve apo një viti. Gjendja rregullohet dhe përmërsohet
vetvetiu.
8. Vazhdimisht merruni me gjëra të vogla
që ju kënaqin.
Është shumë interesante se çelës
deri te fati është që rregullisht të
merreni me atë që ju pëlqen. Kushtoni
rëndësi edhe relaksimit tuaj psikofizik dhe
relaksimit të shpirtit. Gjërat e vogla kreative
që ju kënaqin janë në të njëjtën
kohë pushim kreativ për ju.
Në vazhdim ja edhe gjashtë këshilla
për zbrapsje të lodhjes dhe mbajtjen e disponimit
të mire.
1. Pushoni para se të lodheni.
2. Mësohuni të relaksoheni në vendin
e punës.
3. Femrat duhet ta kenë parasysh se relaksimi
i shpeshtë i kontribuon dukjes së tyre rinore.
4. Aplikoni këto katër shprehi të mira
të punës:
a) Largoni nga tavolina e shkrimit letrat e panevojshme.
Mbani vetëm ato që kanë të bëjnë
me punët e drejtëpërdrejta.
b) Kryeni punët sipas rendit të rëndësisë.
c) Kur të përballeni me problemin në
punë, përpiquni që, nëse këtë
ua lejojnë rrethanat, ta zgjidhni në vend
të ngjarjes.
d) Mësohuni ta organizoni punën, të
jepni detyra bashkëpunë-torëve dhe ta
mbikëqyrni punën e tyre.
5. Punoni me entuziazëm. Entuziazmi në punë
i përzenë lodhjet dhe brengosjen.
6. Mbani mend se askush s'ka vdekur për shkak
të mosfjetjes. Shqetësimi për shkak të
pagjumësisë është shumë më
shkatërruese për organizmin se vet pagjumësia.
|