MENDO DHE PASUROHU
Sqipëroi: Arben Shala
Njeriu në jetë ose lëvizë përpara,
qëndron në vend ose shkon prapa. Qëllimi
i tij, natyrisht, do të duhej të jetë
të lëvizë përpara. Analiza vjetore
do të zbulojë se a ka përparim dhe në
çfarë mase. Ajo, poashtu, do t'i zbulojë
të gjitha hapat të cilat eventualisht i ndërmorrëm...
A e dini sa vleni?
"Njihe vetveten" - është njëra
prej këshillave më të vjetra. Nëse
e shitni mallin, atëherë duhet ta njihni atë
çka shitni. Po kjo gjë vlen edhe për
shitjen e shërbimeve personale. Ju është
e nevojshme t'i dini të gjitha dobësitë
tuaja që të mundeni t'i tejkaloni ose eliminoni.
Ju është e nevojshme edhe t'i njihni forcat
tuaja që të mundeni të mbështeteni
në to kur i shitni shërbimet personale. Veten
mund ta njihni vetëm me analizë precize.
Marrëzinë e mosnjohjes së vetvetes i
tregoi edhe njëherë një djalosh i cili
konkurroi për vend pune si udhëheqës
i një kompanie mjaft të njohur. Ai la mbresë
shumë të mirë deri sa drejtori e pyeti
se çfarë page pret ky. U përgjigj se
nuk kishte menduar për kurrëfarë shume
të caktuar (gjë që paraqet mungesë
të qëllimit të definuar). Drejtori atëherë
i tha: "Ne do t'ju paguajmë aq sa vleni pas
një jave pune provuese".
"S'do ta pranoj këtë", ia ktheu
djaloshi, "sepse unë veç marr më
shumë aty ku jam duke punuar tash".
Para se të filloni në përgjithësi
të bisedoni për rritjen e pagës në
pozitën tuaj të tashme ose ta kërkoni
ndonjë punë tjetër, duheni të vleni
më shumë se që paguheni.
Një gjë është t'i dëshirosh
paratë - të gjithë dëshirojnë
sa më tepër para - por është krejtësisht
tjetër gjë të vlesh më tepër!
Një numër i madh njerëzish i përziejnë
dëshirat e veta me atë që vërtetë
e meritojnë. Kërkesat ose dëshirat tuaja
financiare s'kanë kurrëfarë lidhje me
vlerën tuaj. Vlerën tuaj e përcakton
veçanërisht aftësia juaj ta ofroni
shërbimin e dobishëm ose aftësinë
t'i nxitni të tjerët ta ofrojnë shërbimin
e tillë.
Bëni inventarin tuaj
© www.Mjellma.org
Vetëanaliza vjetore është me rëndësi
thelbore në efikasitetin e shitjes së shërbimeve
personale, sikur që është rasti edhe
me inventarin vjetor në tregti. Madje edhe më
tepër, analiza vjetore do të duhej ta zbulojë
zvogëlimin e mangësive dhe shtimin e virtyteve.
Njeriu në jetë ose lëvizë përpara,
qëndron në vend ose shkon prapa. Qëllimi
i tij, natyrisht, do të duhej të jetë
të lëvizë përpara. Analiza vjetore
do të zbulojë se a ka përparim dhe në
çfarë mase. Ajo, poashtu, do t'i zbulojë
të gjitha hapat të cilat eventualisht i ndërmorrëm.
Shitja e suksesme e shërbimeve personale kërkon
prej njeriut të shkojë përpara, madje
edhe nëse përparimi është i ngadalshëm.
Analizën tuaj vjetore do të duhej ta bëni
në fund të çdo viti me qëllim
që të mundni t'i përmirësoni vendimet
e reja. Bëni këtë inventar duke ia shtruar
vetes pyetjet dhe duke i kontrolluar përgjigjjet
me ndihmën e dikujt i cili nuk do të lejojë
që ta mashtroni vetveten.
Pyetësori për vetëanalizën e inventarit
tuaj
© www.Mjellma.org
1. A e arrita qëllimin që ia dhashë vetes
për këtë vit? (Në këtë
punë ju është e nevojshme ta keni qëllimin
definitiv vjetor, si pjesë e qëllimit kryesor
të jetës)
2. A ka qenë cilësia e shërbimeve të
mia më e mira prej së mundshmes, dhe a kam
mundur ta përmirësoj çfarëdo pjese
të shërbimeve të mia?
3. A ka qenë sasia e shërbimeve të mia
sa më e madhe që ka qenë e mundur?
4. A ka qenë sjellja ime në çdo çast
harmonike dhe bashkëpunuese?
5. Mos e kam lëshuar veten që shprehia e hezitimit
ta zvogëlojë efikasitetin tim dhe, nëse
po, në çfarë sasie?
6. A e kam përmirësuar karakterin tim dhe,
nëse është përmirësuar, në
çfarë mënyre?
7. A iu kam përmbajtur me ngulm planeve të
mia deri në realizimin e tyre?
8. A i kam sjellur vendimet pa shtyrje dhe energjikisht
në të gjitha rastet?
9. A i kam lejuar vetes që ndonjëra prej gjashtë
frikave kryesore ta zvogëlojë efikasitetin
tim?
10. Mos kam qenë tepër i kujdesshëm ose
mos kam patur kujdes të pamjaftueshëm?
11. A ishte marrëdhënia ime ndaj bashkëpunëtorëve
punësorë e këndshme apo e pakëndshme?
Nëse ka qenë e pakëndshme, a ka qenë
pjesërisht faji im apo tërësisht i imi?
12. A e kam shpenzuar kot ndonjë pjesë të
energjisë sime si pasojë e mungesës së
orvatjes së fokusuar?
13. A kam qenë pa paragjykime dhe tolerues në
të gjitha situatat?
14. Në çfarë mënyre e kam përmirësuar
aftësinë time të ofrimit të shërbimeve?
15. A kam qenë i pamatur në cilëndo prej
shprehive të mia?
16. A e kam shprehur, fshehurazi ose hapur, çfarëdo
forme të egoizmit?
17. A ka qenë sjellja ime ndaj kolegëve e
tillë që i shtyri të më respektojnë?
18. A ishin mendimet dhe vendimet e mia të bazuara
në supozime apo në precizitetin e analizave
dhe mendimeve?
19. A iu kam përmbajtur shprehisë së
bërjes së llogarive të kohës sime,
të hyrje daljeve dhe a isha gjatë kësaj
konzervativ?
20. Sa kohë ia kam kushtuar orvatjes së pafrytshme,
të cilën kam mundur ta shfrytëzoj për
qëllime më të mira?
21. Si ta llogaris më mirë kohën time
dhe si t'i ndryshoj shprehitë, me qëllim të
jem më i suksesshëm gjatë vitit të
ardhshëm?
22. A isha fajtor për çdo veprim të
cilin ndërgjegjja ime nuk e miratoi?
23. Në çfarë mënyre kam ofruar
shërbim më të mirë dhe më të
madh para se të paguhesha për këtë?
24. A kam qenë i padrejtë ndaj ndokujt dhe,
nëse kam qenë, në ç'mënyrë?
25. Po të kisha qenë blerës i shërbimeve
të mia gjatë vitit të kaluar, a do të
mbetesha i kënaqur me atë ç'kam blerë?
26. A merrem me profesionin e vërtetë; nëse
nuk merrem, pse?
27. A ka qenë i kënaqur blerësi i shërbimeve
të mia me gjërat që i kam ofruar, dhe
nëse jo, pse s'ka mbetur i kënaqur?
28. Sa i përmbahem principeve fundamentale të
suksesit?
© www.Mjellma.org
(Le të jenë përgjigjjet tuaja të
drejta dhe të sinqerta; jipjani në vlerësim
dikujt i cili është mjaft i guximshëm
që ta kryejë këtë punë si duhet.)
Pasi që i lexuat dhe i asimiluat informatat e shtruara
në këtë kaptinë, jeni të gatshëm
ta përpiloni planin praktik të shitjes së
shërbimeve tuaja personale. Në vazhdim për
lexuesit e Mjellmës do të publikojmë
edhe përshkrimin adekuat të t'gjitha principeve
me rëndësi thelbore gjatë planifikimit
të shitjes së shërbimeve personale, pastaj
atributet kryesore të udhëheqësisë,
lëmeve në të cilat ekzistojnë rastet
e volitshme për udhëheqje, përshkrimin
e shkaqeve më të rëndësishme të
dështimit në të gjitha profesionet e
mundshme dhe pyetjet e rëndësishme të
cilat duhen të bëhen me rastin e vetëanalizës.
Ky prezentim i përgjithshëm dhe detajor i
informatave precize do t'iu jetë e nevojshme të
gjithë atyre të cilët duhen të fillojnë
me grumbullimin e pasurisë me shitjen e shërbimeve
personale. Ata të cilët e kanë humbur
pasurinë dhe ata të cilët tek fillojnë
ta fitojnë paranë, s'kanë ç'të
ofrojnë gjë tjetër pos shërbimeve
personale në zëvendësim për pasurinë;
për këtë arsye është tepër
e rëndësishme t'i kenë në dispozicion
informatat praktike, të nevojshme për shitjen
më të volitshme të mundshme të shërbimeve.
Asimilimi i plotë dhe kuptueshmëria e informatave
të shtruara do t'ju jetë e dobishme gjatë
shitjes së shërbimeve tuaja personale, e poashtu
do t'ju ndihmojë të bëheni më analitik
dhe më i aftë në vlerësimin e njerëzve.
Këto informata do t'iu jenë të një
rëndësie të paçmueshme drejtorëve
personalë, drejtorëve të sektorëve
për punësim dhe udhëheqësve të
tjerë, detyra e të cilëve është
zgjedhja e nëpunësve dhe punëtorëve
dhe mbajtja e organizimit efikas. Nëse dyshoni
në këtë, vërtetojeni vetë duke
iu përgjigjur njëzet e tetë pyetjeve
të vetëanalizës.
Nga libri: "Mendo Dhe Pasurohu" - Napoleon
Hill
Përkthim i Arben Shalës
|