| Argëtime...
SHIKIMI I JUAJ MBI DASHURINË
Asnjë njeri në këtë planet njëjtë
nuk e përjeton njëjtë dashurinë.
Disa ëndërrojnë dhe vetëm ëndërrojnë.
Të tjerët e dijnë se deri sa largë
mund të shkojnë. Përveq këltyre
ka edhe fatalista, për të cilët jeta
dhe dashuria është aventurë e bukur.
Cilës kategori i takoni ju? Në përpjekje
për të gjetur përgjigjen në këtë
pyetje, filloni me këtë test…
1) Ëndërroni se dashuria e juaj është:
a) intrigante dhe senzuale
b) të rrezikshme dhe pasionuese
c) romantike dhe të qëndrueshme
2) Te personat e gjinisë së kundërt,
e para që e vëreni është:
a) bukuria
b) siguria
c) sharmi
3) Takoheni me dike që din të komentoj fatin
në letra. Si do të veproni?
a) i lejoni t'jua komentoj fatin tuaj në letra
b) jeni të bindur se është sharlatan
c) nuk i lejoni t’ju shikoj fatin në letra
4) Nga partneri pritni t’jua pushtoj zemrën
me:
a) seks
b) gjëra praktike
c) ëndërra për dashuri të përjetshme
5) Do të dëshironit që takimin e parë
ta përfundoni:
a) me puthje të zjarrtë
b) vetëm duke biseduar
c) në kinema
6) Ardhmëria është:
a) e paparashikueshme
b) më e mire se e tashmja
c) me riziqe
7) Nuk e duroni:
a) budallakinë
b) agresivitetin
c) të folurit e kotë
8) Do të dëshironit të ishit:
a) romantik
b) misterioz
c) ngazëllyes-e
9) Ngjyra që ju më së shumti e adhuroni
është:
a) e verdha
b) e kuqe
c) e kaltër e çeltë
--------------------------------------------------------------------------------
10) kur i mbyllni sytë mendoni në:
a) punën tuaj
b) partnerin
c) në një shkretirë të vetmuar
--------------------------------------------------------------------------------
TABELA E REZULTATEVE
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
a) 3 1 1 3 1 2 2 1 3 3 b) 2 2 2 2 2 1 1 2 2 2
c) 1 3 3 1 3 3 3 3 1 1
--------------------------------------------------------------------------------
Prej 10-16 pikë:
Ëndërrimtar. Të ëndërruarit
për ju është dçka pa të cilën
nuk mund të jetoni. Jeni tejet romantic dhe shpesh
mbylleni në botën tuaj fantastike. Idetë
mbi dashurinë janë shumë large realitetit,
dhe e gjithë kjo për arsye se i frikoheni
se dashuria juaj nuk do të ket sukses. Kur mendoni
për personin e caktuar, e idealizoni atë dhe
gjithçka që shihni para syve është
në frymën e ndjenjave. Lehtë bëheni
rob i ndjenjave duke pritur dashurinë e përhershme.
Por koha e përrallave, tashmë e sa kohë
ka kaluar!
--------------------------------------------------------------------------------
Prej 17-23 pikë:
Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e
përbërë nga idetë e mëdha,
por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër
jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi.
Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë
nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire
e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet
vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe
fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë
e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe
imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat
tuaja.
--------------------------------------------------------------------------------
Prej 24-30 pikë:
Realist. Keni aftësi të analizoni, të
kuptoni shumçka dhe të dini se ku i keni
kufijtë. Kjo ju bënë person realist.
Gjithnjë kacafyteni me probleme, ndërsa ëndrrat
ju shërbejnë të i përmbushni disa
dëshira të vogla. Për ju dashuria është
shumë e rëndësishme, por që ajo
është vetëm një pjesë e jetës.
Problemet i zgjidhni pa pritje të mëdha. Ju
jetoni në të tashmen. Ëndrrat tuaja mund
të plotësohen, ngase nuk ëndërroni
asnjëherë për personat e paarritshme.
|