|
BAROMETRI DIPLOMATIK
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
DIALOGU I VJENËS VARET NGA VENDIMI
I PARLAMENTIT TË KOSOVËS, JO NGA HOLKERI!
Me gjithë deklarimin e kryeadministratorit të
UNMIK-ut, Hari Hollker në takimin e
tij zyrtar me ministrin e Jashtëm të Gjermnaisë,
Joshka Fisher në Berlin , se
pavarësisht nga miratimi i vendimit të
Kuvendit të Kosovës, më 14 tetor në
Vjenë,
do të fillojë dialogu midis Prishtinës
dhe Beogradit(BalaknWeb,3.10.2003), çështja
e fillimit të dialogut serbo-shqiptar ende është
një PIKËPYETJE e madhe, jo vetëm
për parashikimin hipotetik të Hari Holkerit,
por edhe për vetë politikën shqiptare
në Kosovë, dhe më gjerë.
Iniciativa propozuese e kryeminstrit të Qeverisë
së Kosovës, Bajram Rexhepi, që
kusht për fillimin e bisedimeve me palën serbe
në Vjenë, duhet të jetë vendimi
përkatës i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës,
është akt racional dhe i ligjshëm, që
duhet të përfillet si nga kuvendarët
e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe nga i gjithë
spektri i politikës shqiptare në Kosovë.
Nëse Kuvendi i Kosovës shprehet kundër
zhvillimit të dialogut politik serbo-shqiptar për
Kosovën, atëherë, patjetër një
vendim i tillë, duhet të merret në konsideratë
si nga kryepërfaqësuesi zyretar i
UNMIK-ut, Hari Hollker, ashtu edhe nga faktorët
e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare,
sepse ai do ishte akti më i lartë legjitim
dhe institucional, që përfaqëson dhe
prezenton shprehjen e vullnetit të lirë dhe
demokratik të shumicës dërrmuese
shqiptare në Kosovë. Prandaj, ky është
një nga argumentet më të qëndrueshme
juridike, kushtetuese, që nuk mund të jetë
në kolizion me politikën as me dipomacinë
e Hari Holkeri!
t, sepse
kjo do të ishte denigurese për vetë UNMIK-un,
në saje të cilit edhe janë ndërtuar
institucionet demokratike shtetërore (kryetari,
kuvendi, qeveria etj.) të Kosovës.
Nëse këto institucione janë vendosur
në mënyrë demokratike dhe të ligjshme
nga ana
e UNMIK-ut, atëherë edhe kryeadministratori
i tij, Hari Holker, është i obliguar,
që ti njohë dhe respektojë ligjet
dhe vendimet, të cilat rezultojnë nga Kuvendi
dhe Qeveria e Kosovës. Ndryshe, ato, assesi nuk
mund të kuptohen as trajtohen
drejtë as në kuptimin politik, as në
atë juridik ndërkombëtar, veqse si farsë
dhe
dekor i demokracisë së improvizuar të
ligjeve dhe të standardeve të bashkësisë
ndërkombëtare.
Përkundër ushtrimit të trysnisë
dhe diktatit të jashtëm, që pala shqiptare
me çdo
kusht të hyjë në dialog, politika dhe
diplomacia shqiptare duhet të jetë e
ekuilibruar dhe konsensuale, duke përdorur të
gjitha mjetet dhe format e ligjshme
demokratike e institucionale, që në kuadrin
e Kuvendit të Kosovës, të artikulojë
vendimin e saj përkatës lidhur me çështjen
e dialogut serbo-shqiptar. Kjo është e
drejtë e pajetërsueshme, morale, politike,
demokratike dhe ligjore e institucioneve
dhe e organeve të pushtetit shtetëror të
Kosovës, edhe pse ndodhen nën
administrimin juridiko-ndërkombëtar të
OKB-së, këto, në asnjë mënyrë
nuk mund të
injorohen, sepse janë me bazë të qëndrueshme
legale juridike, politike dhe
demokratike.
Po qe se Hari Holker, duke përdorur veton
në emër të UNMIK-ut, përkatësisht
OKB-së, do të injoronte vendimin e JO-s
së miratuar nga Kuvendi i Kosovës për
refuzimin e dialogut për Kosovën me Serbinë,
atëherë do të ilustronte praktikisht
se
organet shtetërore të Kosovës, janë
jo vetëm të kufizuara dhe të mbivotuara
nga
veto e UNMIK-ut në ushtrimin e autorizimeve
dhe të kompetencave të tyre ligjore
dhe demokratike, por ato janë edhe të papranueshme
si në konteksitin e së drejtës
vendore, ashtu edhe të asaj juridike ndërkombëtare.
Në esencë, po qe se do të
ndodhte një gjë e tillë nga ana e kryeadministratorit
të UNMIK-ut, Hari Hollker,
atëherë, pa dyshim, do të vinte në
shprehje arbitrariteti i politikës fiktive mbi
rendin dhe drejtësinë ndërkombëtare.
Diktati dhe imponimi i jashtëm, që Kosova
me çdo kusht të hyjë bisedime me Serbinë,
para se të zgjidhet statusi i saj përfundimtar
në shkallë ndërkombëtare, krijojnë
konfuzion dhe dilema në aspektin e zgjidhjes së
konflikteve dhe të krizave
ndërkombëtare sipas së drejtës pozitive
ndërkombëtare. Para së gjithash, në
rastin
konkret, kemi shfaqjen e absurditetit të kushtëzimit
dhe të diktatit të palës serbe
dhe të disa faktorëve të bashkësisë
ndërkombëtare, që pala shqiptare të
përfshihet
në dialogun e aranzhuar të Vjenës,
edhe pa vullnetin dhe gatishmërinë e saj.
Kjo
kombinatorikë e diplomacisë me parashenjë
serbo+ndërkombëtare është
në
kundërshtim me qëllimet dhe me parimet e Kartës
së Kombeve të Bashkuara, si dhe me
të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare
publike, sepse Kosova ende nuk është e
njohur si subjekt juridik ndërkombëtar. Prandaj,
nëse dialogu i parashikuar i
Vjenës për Kosovën ka karakter ndërkombëtar,
ngaqë në të, palë kontestuese janë
dy
shtete: Union!
i i
SMZ-së dhe Kosova, atëherë, logjikisht,
edhe nuk ka pse të organizohet një dialog
i
tillë në Vjenë, sepse nuk ekziston kurrfarë
kontesti ndërmjet shtetit të Kosovës
dhe Unionit të SMZ-së. Mirëpo, të
gjithë jemi në dijeni se, Kosova ende ndodhet
nën
jurisdiksionin ndërkombëtar të OKB-së,
çka do të thotë se statusi i saj ende
qëndron i pazgjidhur në aspektion e së
drejtës juridike ndërkombëtare. Si rrjedhim
edhe nuk është e obliguar të marrë
pjesë në dialogun e theksuar të Vjenës,
sepse
momentalisht në kuptimin juridiko-politik ndërkombëtar
palë në kontest me Unionin e
SMZ-së është UNMIK-u, përkatësisht
OKB-ja, e jo Qeveria e Kosovës në asnjë
mënyrë
sipas së drejtës ndërkombëtare dhe
Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Për më tepër, politika zyrtare e Unionit
të SMZ-së në Beograd, ka pohuar botërisht
se dialogu i Vjenës ka vetëm karakter të
brendshëm provincial, i cili do të bëhet
midis Serbisë dhe Kosovës-provincës
së saj jugore(?!) Krejtësisht e
qartë nga
ana e filozofisë së politikës kolonialiste
serbomadhe, por e papranueshme sot edhe
nesër për palën shqiptare, sepse në
këtë mënyrë përjashtohet çdo
dialog eventual me
Serbinë, sepse është në kundërshtim
me të drejtën historike të popullit shqiptar
të
Kosovës, si dhe me të drejtën ndërkombëtare
pozitive dhe me Kartën e Kombeve të
Bashkuara.
Prandaj, pavarësisht nga diktati i paralajmëruar
dhe shërbimet e vullnetit të mirë
të Hari Holkerit, kryeshefit të UNMIK-ut,
se shqiptarët me çdo kusht do ti
detyrojë, të udhëtojnë në ekskursionin
politik të Vjenës, parapëlqehet
që Kuvendi
i Kosovës me vendimin e tij, ta autorizojë
ligjërisht delegacionin shqiptar, që të
mos i shfrytëzojë biletat gratis
të regjisë së shuttle diplomacy
të Hari
Holkerit, sepse ato, do të jenë vetëm
njëkahëshe, që shpeijnë drejt në
Beograd, e jo
në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë.
Autori është bashkëpunëtor i American
Diplomacy, North Carolina, SHBA.
|