[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Analizë

SHQIPTARET NUK DUHET TE PRESIN DICKA NGA SELANIKU PER ZGJIDHJEN E STATUSIT FINAL TE TYRE

(Deklarate Politike e FBKSH)

Nje zhurem marramendese po percillet keto dite ne te gjitha masmediat
shqiptare dhe te huaja lidhur me Samitin e Selanikut te BE. Eshte e vertete se
situata ne Kosove eshte krejtesisht e paralizuar dhe duhet ndryshuar. Kosova
mbetet ende nje nga pjeset me te varfra te ish-Jugosllavise dhe Evropes, ku
papunesia eshte ne shifra alarmante. Te vetmet vende pune ne Kosove jane ato
ne zyrat e organizatave nderkombetare, qe jane dyndur masivisht qe pas
mbarimit te luftes. Kosova po mbetet vend dy fish i kolonizuar, "de jure", por
ne mjafte aspekte edhe "de facto", nga serbo-sllavet si dhe nen protektoratin
e OKB-se, ku thuajse te gjitha kopetencat i ka UNMIK-u.
Faktori nderkombetar shpresoj shume se pasluftes shqiptaret dhe serbet do te
miqesoheshin dhe do te krijonin "bashkjetesen ideale etnike". Por ndodhi krejt
e kunderta, hendeku i armiqesise u thellua edhe me shume per shkak te
sjelljeve armiqesore te serbeve, te cilet me ndihmen e Beogradit zyrtar u
grumbulluan ne zona te veçanta te tokes se Kosoves dhe nuk lejojne te banojne
ne to edhe shqiptaret. Ata po i kthejne keto zona, edhe me ndihmen e UNMIK-ut,
ne mini republika "serpska".
Konstatojme me keqardhje se Samiti i Selanikut ka deshtuar qysh ne start per
shkak te konceptimeve te gabuara te statusit final te Kosoves si pjese
perberese e çeshtjes shqiptare dhe se "hesapet jane bere pa hanxhine", siç
thote populli yne, pasi faktori shqiptare qe eshte primari, po definohet sikur
te ishte nga me pak te interesuarit. Aq e vertete eshte kjo sa
kryeadministratori i Kosoves, te pakten nga sa eshte deklaruar, e ka marre
punen e shkuarjes se delegacionit te Kosoves ne Samitin e Selanikut si nje
lloj shperblimi eventual për sjellje te mira te Rugoves dhe Rexhepit ndaj
gjendjes se mjeruar te vendit. Po keshtu, zoti Shtajner e ka marre Samitin e
Selanikut si nje çeshtje doreshterngimi midis Rugoves dhe Rexhepit me
kryeministrin serb Zhivkoviç. Vetem ne kete kendveshtrim Samiti i Selanikut
mund te konsiderohet "i sukseshem"!
Fronti Per Bashkim Kombetar Shqiptar dhe strukturat e tij apelojne para
faktorit nderkombetar, posaçerisht para SHBA dhe BE, se zgjidhja e statusit
final te Kosoves nuk mund te merret dhe te trajtohet i veçuar nga zgjidhja e
statusit final te te gjithe shqiptareve ne trojet e tyre etnike ne Ballkanin
Perendimor. Shqiptaret e Shqiperise, te Kosoves, te IRJM, te Malit te Zi dhe
te Presheve-Bujanoc-Medvegjes nuk mund te integrohen ne strukturat
euro-atlantike pa u integruar ne radhe te pare brenda vetvetes se tyre. FBKSH
ju kerkon organizmave nderkombetare qe piksepari t'i ndihmojne shqiptaret ne
trojet e veta etnike te ribashkohen ne shtetin e tyre te vetem kombetar ne
Ballkan dhe pastaj te çelen proçeset politike te Stabilizim-Asociimit qe me ne
fund te shpien ne anetaresimin e plote ne BE dhe NATO. Perpjekjet e shtetit
aktual te cunguar shqiptar te Tiranes dhe te Kosoves per t'u integ!
ruar ne strukturat euro-atlantike si shtete me vete si dhe perpjekjet e nje pjese te
politikes shqiptare ne IRJM, ne Serbi dhe ne Mal te Zi, per t'i integruar
shqiptaret qe jetojne ne trojet e tyre si pjese perberese te ketyre shteteve
kolonizatore, me qene se nuk paraqesin vullnetin e lire te popullit shqiptar ne
hapsirat e Ballkanit dhe kudo ne bote, do te hasin ne nje rezistence te forte te
FBKSH dhe strukturave te saj, deri te popullit kryengrites shqiptare, te cilet
rrugen e vetme te çlirimit nga skllaveria koloniale, te paqes dhe prosperitetit te
Ballkanit, shohin ne radhe te pare integrimin brenda shqiptar ne shtetin e tyre
etnik dhe pastaj integrimin si shtet kombetar shqiptar ne BE dhe NATO. Cdo zgjidhje
tjeter jo vetem nuk eshte e mirseardhur, por perkundrazi do te çoje ne rritjen e
shkalles se papranueshmerise deri ne nivelin e kerkimit te mjeteve te tjera politike
për te arritur realizimin e te drejtave tona kombetare te mohuara.!
FBKSH shpreson dhe beson se me ne fund faktori nderkombetar do e degjoj dhe do
e vleresoj si duhet zerin e arsyes dhe nuk do behet shkak per nje konflikt te
ri ne Ballkan, te paparashikuar per nga rreziqet dhe pasojat qe mund te kete.

PER KRYESINE QENDRORE TE FBKSH
SEKRETARI POLITIK -------------K R Y E T A R I
Av. ALBAN VJOSA --------------Mr. VALDET VARDARI


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]