[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]
Analizë


PARTNERITETI TRANS-ATLANTIK DHE "SHQIPONJA ME DY KOKA"

Luan Rama Paris

Ndoshta do te duket i cuditshem rikthimi tek simboli i vjeter shqiptar: "shqiponja me dy koka". Historikisht, jeta dhe kultura shqiptare ka qene ndare mes Perendimit dhe Lindjes: shqiponja veshtronte njekohesisht nga dy bote e qyteterime. S'ka pak dite qe ne "Le Monde" u botua nje tekst qe shpalosi edhe nje here qendrimin e vertete te Amerikes moderne mbi Evropen dhe nevojen e nje partneriteti transatlantik: nje tekst i firmosur nga politikane te njohur amerikane, demokrate e republikane, nga Ollbrajt dhe Kristofer, dy ish-sekretare shteti te politikes se jashtme, nga kandidati per president Robert Dole, nga W. Cohen J.R.Schlesinger dhe F.Carlucci, tri ish-sekretare shteti per Mbrojtjen, si dhe ish-sekretare shteti, nga kryetare te Komisionit te Politikes se Jashtme e te tjere qe i bashkangjiten ketij grupi si, ish-keshilltari per sigurine Brzezinski, S. Eagleburger, L.Hamilton, P. O'Neil, W. Roth Jr, Carla Hills, Ch. Robb, A. Haig Jr etj. Mesazhi i ketij teksti, i pergatitur ne kuadrin e programit evropian te Qendres se Studimeve Strategjike dhe Nderkombetare amerikane, CSIS, eshte i qarte: as SHBA-ja vetem dhe as Evropa vetem nuk jane plotesisht te pushtetshme apo te plotfuqishme. Qe te dyja kane nevoje per nje aleance mes tyre per te mbrojtur sigurine e tyre dhe me gjere te botes. Politikanet amerikane e pohojne qe ne fillim qe pas 11 shtatorit, shoqeria nderkombetare, por ne vecanti Amerika dhe Evropa kane hyre ne nje periudhe te re dhe determinuese te historise se marredhenieve mes tyre, te domosdoshmerise se aleances dhe nje domethenieje te re te ketyre marredhenieve. Debatet ne te dy anet e Atlantikut kane qene te shumta dhe me pasionante se kurre. Analiste te te dy kontinenteve kane hedhur ne kete debat te gjere mendime dhe teza qe here konvergojne mes tyre dhe here kundershtojne njera-tjetren. Shkrime, mendime dhe thirrje qe kane ndezur nje debat qe hera-heres shkon ne ekstreme dhe jashte logjikes reale, sic do te shkruante se fundi dhe nje analist i njohur, Leon Wieseltier, se: "ketej e tutje do te kete dy pjese me vete te botes perendimore: te Perendimit amerikan dhe te Perendimit evropian", apo sic pohon studiuesja A. Cohen-Salal, se: "kjo carje mes dy kontinenteve tashme eshte e pariparueshme". Ne fakt, ne debatin internacional dhe ne skenen nderkombetare, aksi transatlantik here eshte ndjere i sigurte e i domosdoshem dhe here i pasigurte dhe disi ne qorrsokak, por po ta analizonim thelle, ky qorrsokak ka qene teper momental dhe asnjehere nje carje e thelle dhe e pariparueshme. Vete historia mbi nje shekullore mes dy kontinenteve e ka treguar kete. Duke firmosur kete tekst, nga Ollbrajt dhe deri tek Schlesinger, thone se "aspirata kryesore e amerikaneve eshte nje Evrope e bashkuar dhe e lire, nje Evrope pra me e bashkuar, me e zgjeruar dhe me e forte", sepse sic theksojne ata: "SHBA-ja dhe vendet e Evropes jane te lidhurne gjirin e nje komuniteti interesash kompatibel dhe vlerash koherente qe zgjerohen e pasurohen vazhdimisht. Nje Evrope e bashkuar mund te marre aq peshe sa te perbeje nje partner strategjik per SHBA-ne". Ja pse pozicionimet antiamerikane ne Evrope apo ato antievropiane (per me teper nje lloj frankofobie) ne Amerike, vecse krijojne nje atmosfere te pakendshme, por ne themel nuk e tronditin aspak boshtin e percaktuar tashme.

SHBA - Evrope, vlera te perbashketa

"Grupi Ollbrajt" e nenvizon se "antiamerikanizmi ne Evrope vec e kompromenton kapacitetin amerikan te mbrojtjes dhe te vlerave e interesave amerikane, qe ndajne mes tyre si amerikanet, ashtu dhe evropianet". Pare ne strategjine politike te ardhmerise se Amerikes dhe Evropes ne pesedhjetevjecarin e ardhshem, eshte me se e qarte se vetem te dy se bashku ata mund te mbrojne apo zhvillojne vlerat e nje kulture dhe filozofie te perbashket. Pra, nese nje republikan amerikan ne lidhje me zgjedhjet e vitit 2004 kritikoi nje kandidat demokrat, duke i thene se ke "koken e nje francezi" dhe gazetat e shohin kete si shprehje te "brutalizimit te marredhenieve Amerike - Evrope", kjo i tejkalon kufijte e nje debati serioz, pasi nje thenie e tille nuk mund te perfaqesoje optikat politike. Le te permendim me kete rast qendrimin e gjeneralit De Gol, qe njihej ne shtyp si nje antiamerikan, por qe kur ishte "kriza e misileve" apo "kriza e Kubes", ne fillimin e viteve 60-te, thirri ambasadorin amerikan ne Paris dhe i tha: "Thuajini Presidentit tuaj se Franca eshte me ju!". Pra, perzgjedhja e gjeneralit ne momentet me kritike dhe rrezikun e shperthimit te nje lufte te trete boterore, u shpreh pa hezitim pro Amerikes. Aktualisht, tonet e deklaratave publike dhe te ndersjellta jane ulur dhe takimi i G8-es ne Evian do te deshmoje per kete. Duke folur pikerisht per partneritetin transatlantik, ministri francez Villepinte deklaroi para ca ditesh ne "Le monde", se: "sot duhet te ndertojme nje partneritet ne te dyja anet e Atlantikut, midis Amerikes dhe Evropes, te mbeshtetur ne pergjegjesine, respektin dhe barazine. SHBA-te kane interes qe te kene nje Evrope te forte. Kete e vume re me vendosjen e monedhes euro, cka ishte dhe ne interesin e ekonomise amerikane. Jemi te bindur qe kjo duhet te jete dhe ne fushen e mbrojtjes".

"Grupi Ollbrajt" e shpreh qarte opsionin rreth raporteve NATO - BE dhe vartesise reciproke mes tyre. "Transformimet e NATO-s dhe avancimet ne gjirin e BE-se, ashtu si dhe procesi qe modelon keto dy institucione per shekullin e XXI, jane padyshim komplementare. Duhen lene menjane dyshimet, pengesat armiqesore qe mund te krijohen njera kunder tjetres apo akuzat e ankesat se njera pengon e ngadaleson ecjen e tjetres ne rrugen e vet. Si NATO-ja ashtu dhe BE-ja jane institucione qe nuk ofrojne gjithe sherbimet qe do te donim. Asnjera nga ato nuk eshte e mjaftueshme, sepse qe te dyja jane te nevojshme per te fituar luften, per ta perfunduar ate dhe per te menaxhuar se bashku konseguencat. Ne kete detyre te fundit, BE-ja mund te ofroje instrumente te stabilitetit qe lumturisht do te plotesonin mjetet e sigurise se NATO-s. Skurt, nese aktualisht nuk na eshte e mundur te rregullojme gjithcka e njekohesisht, eshte imperative te sigurohemi qe te gjithe se bashku, ne te mund te arrijme gjithcka". Duke folur per NATO-n, Vaclav Havel pohonte pak kohe me pare se "NATO-ja mbulon njeqyteterim, nje hapesire specifike, te cilesuar euroatlantike, nje hapesire euroamerikane, ose thjesht Perendim. NATO-ja eshte nje aleance per mbrojtjen e konceptit perendimor te vlerave humane". Pra, BE-ja dhe NATO-ja zhvillojne dhe mbrojne te njejtat vlera humane, morale, qyteteruese, te bazuara ne shtyllat kryesore qe jane demokracia, pluralizmi, te drejtat e njeriut, shteti i se drejtes dhe shoqeria e hapur. Ja pse integrimi i shpejte i Shqiperise ne NATO shihet nga Evropa si domosdoshmeri, ashtu sic edhe integrimi i saj evropian shihet nga Amerika si nje proces i domosdoshem dhe i pakthyeshem.

Padyshim qe debati i hapur ne terrenin transatlantik, ne hapesiren qe mbulojne keta dy partnere, ka nuanca, qendrime dhe opsione te ndryshme per te ardhmen e ketij partneriteti. Dihet tashme optika angleze, e cila synon krijimin e nje poli te nje fuqie unike, por te influencueshem, nderkohe qe francezet jane per nje bote multipolare. Sigurisht, debati politik eshte ne zhvillim e siper, ai ndihmon ne modelimin dhe pershtatjen e qendrimeve te reja, e unifikimit te qendrimeve, e kompromiseve, duke ndihmuar njekohesisht per ndermarrje te shpejta e radikale, kur eshte fjala per mbrojtjen e interesave jetike te te dy kontinenteve. Tani qe bota po perjeton te verteten rreth asaj cka perjetonte populli irakian nen sundimin diktatorial e kriminal te Sadam Huseinit, te shumte jane ata qe mbeshtesin tashme nderhyrjen dhe ndermarrjen amerikane ne kete rajon dhe, per rrjedhoje dhe mbeshtetjen qe i dhane asaj disa vende evropiane duke perfshire ketu dhe Shqiperine. Sigurisht qe per probleme te tjera ekzistojne dhe pikepamje e vizione te ndryshme mes amerikaneve nga nje ane dhe evropianeve nga ana tjeter, por kjo nuk e cenon themelin baze ku ngrihet partneriteti transatlantik. Eshte fjala per qendrime si ndaj "Gjykates Penale Nderkombetare", marreveshjes kundra minave antipersonale, te tregtise se armeve te kalibrit te vogel, kontrollit te armeve biologjike, Protokollit te Kioto-s, vendosjes se kuotave mbi importimin e celikut etj. Ne veshtrimin strategjik dhe te sigurise keto nuk jane thelbesoret. Padyshim qe vitet qe do te vijne do te deshmojne per nje konvergim te qendrimeve edhe ne keto ceshtje. Forcimi i partneritetit transatlantik ka hapur njekohesisht dhe debatin e reformimit te sistemit te OKB-se dhe te strukturave te saj, vecanerisht te Keshillit te Sigurimit. Kete e ka shprehur se fundi dhe ish-ministri i Jashtem francez Vedrin, i cili nenvizon nder te tjera se "duhet ne menyre te vecante te modifikohet kapitulli VII i Kartes se OKB-se, ne menyre qe perdorimi i forces te vendoset jo vetem per te ruajtur apo rivendosur paqen e sigurine internacionale, por edhe per te mbrojtur nje popullsi te kercenuar apo te persekutuar edhe nga vete qeveria qe ajo ka. Kjo ben legjitime te "drejten e nderhyrjes". Duket qe ideja e hedhur prej Kushnerit vite me pare, per "nderhyrjen ne emer te humanizmit" po ben sot udhen e vet. Por duhet ende kohe qe kjo te "imponohet" ne nje rend te ri boteror.

Pozicioni i Shqiperise

Debati i ndezur nga analiste e politikane te ndryshem ne mediat shqiptare dhe ne debatin publik, mbi qendrimin e Shqiperise ndaj Amerikes dhe ndaj Evropes, se perse kryetari i qeverise shpalosi aq hapur "amerikanizmin" e tij, se pse "hipi ne kete anije amerikane dhe zbriti ne tjetren", duket se largohet nga themelorja dhe boshti i qarte e i paqendrueshem i plitikes shqiptare: boshti euroatlantik. Shqiperia me shqiponjen me dy koka, vitet e fundit ka veshtruar njeheresh ne te dy polet e ketij boshti partneriteti, ka punuar njeheresh dhe ka bere progres ne rrugen e integrimit evropian, duke avancuar njekohesisht ne integrimin e saj ne NATO, qe eshte institucioni baze qe mbron sigurine. Askush nuk mund te te kritikoje ne perzgjedhjen e nje zgjidhjeje dhe optike te tille. Njera nuk mohon tjetren, njera nuk demton apo zbeh tjeten, perkundrazi, integrimi edhe me i shpejte ne njeren ndihmon ne krahun tjeter. Kjo nuk eshte nje shpikje e shqiptareve, kjo eshte nje logjike jetesore, progresi, zhvillimi, sigurie, lufte kunder terrorizmit, kjo eshte nje filozofi e percaktuar tashme ne te dy krahet e veshtrimit te shqiponjes shqiptare. Ne do te ecim, do te zhvillohemi, do te perparojme vetem ne kete bosht. Keshtu qe ne debatin tone nacional kritikat qe behen per nje anim nga njera ane dhe prishje nga ana tjeter, jane ose naive dhe qe nuk i pergjigjen nje kulture demokratike, ose per interesa te vogla partiake per te ulur apo zbehur figuren e njerit apo tjetrit politikan. Eshte e qarte se kjo duhet te perbeje bazen filozofike e te veprimit te cdo partie shqiptare, pavaresisht nga programet specifike dhe me optike te ndryshme ne lidhje me problematiken sociale e ekonomike, zhvillimin demokratik, me ndertimin e shtetit te se drejtes, funksionimin e tij, zhvillimin e shoqerise civile dhe partneritetin me shtetin etj.

Pra, politika shqiptare eshte e qarte dhe konsenguente ne boshtin e vet euroatlantik. Hamendesite e tjera jane te kota. Qe ne fillimet e Evropes se Bashkuar, ideatori i saj, Zhan Monet e kishte shpallur fort dhe me ze te larte: "Jo nje Evrope kunder Amerikes!"


[an error occurred while processing this directive]
[an error occurred while processing this directive]