-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITETE

Sejdi Veseli

U PA EDHE PUNA JOTE, Z. PETERSEN!

Qysh me shkuarjen pa paralajmërim të ish-PSSP-së, finlandezit Hari Holkeri, me arsyetimin për shkaqe shëndetësore (të shkaktuara nga “Mata-Hari” serbe), si pasojë e përvojës aspak të këndëshme me Protektorët e administratës Unmikistaneze, në popull mbretëronte ankthi, se kush do të jetë pasuesi i tij?

Nuk vonoj shumë dhe më 16 qershor 2004, nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u “përzgjodh” dhe u “emrua” danezi Soren Jessen - Petersen, si pasues i z.Hollkerit, një diplomat me përvojë të pasur. Si pasojë e propagandës qyqare të pacifizmit kapitullant: se të gjitha problemet jo të pakta për nga numri dhe jo të lehta, përfshirë këtu edhe njohjen formale të shtetësisë së Kosovës, me ndihmën e këtij Protektori do të zgjidheshin shpejt. Ky sihariq, ashtu si dhe rrenat tjera të mëhershme, u pritë me lehtësim nga populli shqiptar në përgjithësi dhe nga ai i Kosovës në vaçanti. Për t'u pritur me lehtësim nga populli, edhe lajmi për emrimin e z. Petersen në postin e Protektorit në krye të UNMIK-ut, kishin ndikuar fuqishëm shpjegimet shkencorisht të “qëndrueshme” të “analistëve” të njohur vendor, të paguar mirë nga shumë burime, me siguri asnjëra prej tyre pro zgjidhjes së drejtë të problemeve të shumëta të cilat rëndojnë mbi shpatullat e shqiptarëve! Nuk mund të kontestohet se z. Petersen vjen nga një vend me stad të lartë të zhvillimit ekonomiko-shoqëror dhe, se vjen nga elita e diplomacisë ndërkombëtare.

Në të kaluarën i janë besuar detyra të rëndësishme diplomatike, si p.sh.: 1989- Anëtarë i grupit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, në proçesin që çoi në pavarsimin e Namibisë; !994-98-Drejtor i Zyrës të Koordinatorit të UNHCR-së, në Selinë qendrore në Nju Jork; 1995-96- Përgjegjës për krijimin e strategjisë dhe mbikqyrjen e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit; 1999-2001- Nihmës Komisioner i Lartë më Selinë qendrore të UNHCR-së, në Gjenevë.... Pra, nëse mirret për bazë biografia dhe përvoja e pasur e këtij diplomati danez, po të ekzistonte vullneti dhe gadishmëria e punëdhënsëve të tij, nuk mund të vihet në dyshim, se me një kuadër të tillë në krye të saj, administrata e UNMIK-ut do të orientohej drejt. Vërtet, z.Petersen u tregua se është aktor i kalibrit të madh. Fillimisht, me sjelljet e tij të rafinuara diplomatike, për shumicën e popullit shqiptar krijoi përshtypjen se dallonë për të mirë, për shumçka nga pararendësit e tij.

Ky zotëri i ndihmuar fuqimisht nga deklarimet shpresëdhënse për shqiptarët, nga çarçe të njohura ndërkombëtare, deri sa arriti të thellojë përçarjet brenda spektrit politik shqiptar, deri në shkallën e hasmërisë, aktroi për mrekulli rolin e “të paanshmit”. Veprimet e këtij danezi të rafinuar, duke filluar që nga vizita e tij e fundit në Beograd, ia hoqi peten lakrorit. U dëshmua se përveç tjerash, se ky zotëri është edhe mjeshtër i dëshmuar nga kuzhinat e specializuara, për gatimin e fateve të popujve, numerikisht të vegjël.. U pa edhe puna e z. Petersen! Zhvillimet që pasuanë pas kësaj vizite, ia çjerrën maskën e tij. Këto zhvillime çojnë pashmangshëm në përfundimin, se edhe Protektori Petersen, dallonë nga paraardhësit e tij vetëm për një gjë, është më dhelpnak se ata! Rezultatet e vizitës së tij të fundit në Beograd, nuk mund të kuptohen ndryshe pos si harmonizim i qëndrimeve të tij me kreun e serbijan, para vizitës (takimit të punës) në Athinë, njëhohësisht me serbomadhin Tadiç. Andaj, edhe marrëvshjet e arritura në Athinë, nuk mund të kuptohen ndryshe, pos si pjesë e komplotit në dëm të intersave shqiptare.

Kërksa e Tadiqit për vizitë Kosovës, lejimi i realizimit të sajë nga UNMIK-u, KFOR-i dhe drejtuesit e institucioneve “kosovare”, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos si frut i drejtpërdrejt i komplotit serbo-greko-unmikistanez. Këtë konstatim e përforcojnë, si deklaratat, kapadilluku i këtij serbomadhi dhe përmbajtja e brohoritjeve provokuese ndaj shqiptarëve, të minorenëve serbijanë nëpër enklava, në njërën anë, dhe masat e ashpra të sigurimit gjatë realizimit të kësaj vizite, të përcjellura me reagimet brutale edhe të SHPK-së, vetëm ndaj protestuesve joviolent dhe ndaj gazetarëve shqiptar, në anën tjetër. Besojë, se kjo vizitë e serbomadhit Tadiç, shumicës së popullit shqiptar, i përkujtojnë ardhjet e fashistit Millosheviq në Kosovë, gjatë “jogurt revolucionit” serbo-çetnik.

Është koha e fundit që populli shqiptar të kuptojë përfundimisht, se përballë kërkesave të tij të drejta, qëndron një Protektor shumë finok, i vendosur për të vazhduar me avazet e pararendësve të tij, i porositur dhe i vendosur për t'i realizuar të gjitha alishverishet e tyre me Beogradin, pa u mërzitur shumë, se ato janë në kundërshti të plotë me interesat e drejta të popullit shumicë në Kososvë. Populli shqiptar duhet ta kuptojë, se qëllimet thelbësore të sjelljeve dhe veprimeve të tij, janë në shërbim të krijimit të rrethanave, të cilat do të shfrytëzoheshin nga hegjemonistët serbijanë, për të përfituar maksimalen e të mudëshmës.

Andaj, nuk është për t'u çuditur, se sjelljet e administratës të drejtuar nga dora e fortë edhe e këtij Protektori, në koordinim të plotë me disa segmente të KFOR-it, se kërcënimet e përditëshme të zotrinjëve Soren Jessen-Petresen dhe gjen.lejtnant Yves De Kermabo, jo vetëm ndaj atyre që nuk pajtohen me lojërat që po luhen në kurriz të popullit, por edhe ndaj protestuesëve joviolent dhe gazetarëve shqiptar, po gjasojnë për shumçka, jo vetëm me sjelljet e një pushteti kolonialist të tipit klasik, por çka është më keq, me sjelljet dhe veprimet e ish-pushtuesit serbijanë.

Fatmirësisht, zhvillimet e fundit kanë ndikuar që populli të fillojë të dyshojë me plotë të drejtë, në gadishmërinë e shumicës së atyre të cilët thirren në verdiktin e votës së lirë dhe ndaj disa liderëve partiak, se do të ndikojnë në ndryshimin për të mirë të gjendjes aktuale. Ngase, ata u dëshmuanë edhe njëherë, se vërtetë janë të interesuar, jo për të ardhmen më të mirë të popullit, në emër të të cilit flasin, por për interesat e tyre personale dhe të kamarilles së tyre. Populli ka filluar të bindet, se këta faqezinjë do të vazhdojnë të shkojnë edhe pas Petersenit, si “Muqa pas dajive”, pa u mërzitur fare, se po shkelin me pafytyrësi mbi gjakun dhe sakrificat sublime të luftëtarëve të UÇK-së dhe të popullit në përgjithësi, të cilat u bënë për të fituar të drejtën e natyrshme për një jetë të lirë dhe dinjitoze, në Atëmëmëdheun e çliruar nga thundra e hasmit barbar serboçetnik dhe të ribashkuar në një shtet të vetëm etnik. Në përputhje me shkallën sa ma përthekon aftësia ime rezonuese, kam bindjen se për të reflektuar drejt, mirë dhe përfundimisht, si politika ndërkombëtare, ashtu dhe ajo servilja e saj vendore e kanë shansin e vetëm dhe të fundit. Por, shiquar realisht, nuk vërehen shenja të sinqerta dhe as gadishmëri për të nxjrrë mësimet e duhura, të domosdoshme për të reflektuar drejt e mirë.

Pra, vetë veprimet e tyre janë dëshmia më e mirë. Nga deklaratat kërcënuese të zyrtarëve të UNMIK-ut dhe sidomos të atyre të KFOR-it, konkretisht nga Komandanti Gjeneral lajtnant Yves De Kermabon, mund të kuptohet se fushata e përgjimeve, survejimeve, bastisjeve dhe arrestimeve të shqiptarëve, njëherë për njëherë nuk do të ketë të ndalur. Në vend të reagimit ndaj kërcënimeve, vend e pa vend të këtij gjenerali françez, do t'i përkujtoja këtij zotëriu, se së pari duhet të kritikojë dhe kërcënojë kolegët nga kontigjenti i Francës së tij, në përbërje të KFOR-it, të cilët nuk e kryen si duhet misionin për çka kishin ardhur në Kosovë. Ekzistojnë argumente të pakontestueshme, se para syve të kontigjentit frëng në përbërje të KFOR-it u vranë 11 shqiptarë, banor të pjesës veriore të Mitrovicës, ndërsa u rrahën, u torturuanë dhe u lënduanë leht dhe rënd, disa dhjetra të tjerë. Para, syve të kontigjentit frëng, u pëzunë nga shtëpitë e veta 1564 familje shqiptare, me rreth 11.364 anëtar, si pasojë e terrorit të paramilitarëve serbë, anëtarë të formacionit “Rojet e Urës”.

Siç dihet, ky formacion me në krye me një sportist profesionist serb, jo vetëm se u themelua pa u penguar fare nga kforistët françez, por edhe Shtabi i tyre, i vendosur në kafe-restoranin “Doce Vita”, është para hundëve të tyre. Këto ngjarje, z.gjeneral, shpjegojnë arsyen e vërtetë, pse kforistët nga vendi Juaj në vend se të vazhdonin me ndjekjen e policisë dhe ushtrisë së Millosheviqit, deri në pesë kilometra jashtë kufirit të Kosovës, çka e kishin edhe urdhër luftarak nga Komnada e KFOR-it, ata e ngritën vendfushimin e tyre në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, ndërsa u pozicionuan përreth lumit Ibër, i cili e ndanë përgjysëm këtë qytet! Me siguri kjo është e njohur mirë nga z.gjeneral, ngase në përputhje me pozitën e tij në kierarkinë ushtarke të Francës, të dhënat për ngjarjat e asaj kohe nuk ka patur mundësi të mos jenë të njohura, aq më tepër kur prej majit e deri në shtator të vitit 2002, ka qenë edhe Komnadant i Përgjithshëm i Brigadës shumëkombëshe të KFOR-it, në Mitrovicë. Këtë të vërtetë të madhe e dëshmon edhe Protektori i dytë me rradhë, z, Bernard Kouchner, në librin e tij “ Luftëtarët e Paqës”, një pjesë të të cilit e ka botuar edhe e përditshmja “Koha Ditore”, dt. 03 06 2004. Mund të kërcënohet, sa të dojë, por duhet ta ketë shumë të qartë, se shqiptarët janë një popull që nuk frikësohen nga ata për të cilët dyshojnë se janë në anën e armikut, ndërsa frikësohen shumë nga ata për të cilët kanë bindjen se janë vërtetë miqë të tyre! Thënë me dashamirësinë më të sinqert, shqiptarët e kanë të qartë se, si z.Petresen ashtu dhe gjenerali Kermabon, kanë dëshirë t'i përfundojnë me sukses mandatet e tyre në Kosovë, por nëse vazhdojnë si ia kanë nisur, kjo mund të mos ndodhë.

Ata duhet të ndikojnë me vendosmëri, që të ndalet fushata e përgjimeve, survejimeve, kërcënimeve ndaj shqiptarëve, e përcjellur me bastisje dhe arrestime arbitrare, sepse nesër nuk do të mund t'i ikin përgjegjësisë për atë, që me siguri do të pasojë. Sepse edhe durimi i shqiptarëve i ka kufijtë e tij të limituar. Po u kaluanë këta kufij, pasojat do të jenë të paparashikueshme. Është koha e fundit që të binden, si Protektori Petersen, ashtu dhe KomKFORI, Kermabon, se shqiptarët e duanë shumë demokracinë, por shpirt robi nuk janë!

Datë: 15,02,2005 Sejdi Veseli

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com