AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITETE |
| Sejdi Veseli Si pasojë e vetmashtrimit tonë, po na përsëritet historia! Edhe pas përfundimit të tri luftrave të armatosura çlirimtare, të cilat u detyruanë t'i bëjnë shqiptarët, u rivërtetua një e vërtetë e madhe. Si pasojë e këtij vetëmashtrimi, shqiptarët shpresonin dhe vazhdojnë të shpresojnë së koti, se diplomacitë ndërkombëtare më në fund do të reflektojnë drejt; se këto diplomaci do të tregojnë gadishmërinë e duhur, për korigjimin e padrejtësive historike që u kishin bërë shqiptarëve në të kaluarën baballarët dhe gjyshërit e saj, duke ua copëzuar Atëmëmëdheun në gjashtë pjesë, për t'ua dhuruar pesë prej tyre fqinjëve grabitqar... Si pasojë e këtij vetëmashtrimi, edhe pas luftës heroike të armatosur çlirimtare të cilën u detyruam ta bëjmë nën Flamurin e Famëmadhës UÇK, kësaj radhe në aleancë me forcën ushtarake më të fuqishme të kohës-NATO-në, si dhe sakrificave sublime që bëmë si popull, po na përsëritet historia. Si pasojë e këtij vetmashtrimi, aleatët tanë të ndihmuar nga servilët dhe plangëprishësit vendor, na futën nën një rend shoqëror, të tipit jo vetëm kolonialist, por edhe nën një apartheid eksperimental të pa presedan, siç është UNMIK-u, dhuratë nga OKB-ja. Pra, edhe njëherë u mashtruam keq, si në drejtësinë ndërkombëtare, duke pranuar të bashkëpunojnë pa hile me të emëruarit e saj, ashtu edhe me alishukritë, sinanhasanët...tanë bashkëkohorë! Bashkësia Ndërkombëtare ua kishte borxh shqiptarëve, sidomos në këtë etapë të historisë, për t'i ndihmuar pa hile, së pari për eliminimin sa më të shpejtë të pasojave të kësaj lufte e cila u ishte imponuar, si pasojë e politikës hileqare të saj nga e kaluara; së dyti, duke ndërmarrë hapa konkret nga ana e saj, për krijimin e rrethanave reale për korigjimin e padrejtësive që i kishte bërë në të kaluarën këtij populli liridashës, shumë të dëmshme si për intersat e tij jetike njerëzore, ashtu dhe ato kombëtare dhe së treti, që të ndihmoheshin përpjekjet e këtij populli për ndërtimin e një shoqërie vërtetë demokratike, duke e përfillur të drejtën univerzale për vetëvendosje e cila do të shprehej lirshëm, gjatë një referendumi gjithëpopullor. Çfarë ndodhi? Siç dihet, KS i OKB-së e nxori Rezolutën famoze nr.1244. Në bazë të kësaj Rezolute, në Kosovën e pasluftës u instalua administrimi ndërkombëtar-UNMIK-u, i cili drejtohet nga Protektori i përzgjedhur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Gjithashtu, në paragrafet e kësaj Rezolute ishte paraparë, që paprekshmëria e tërësisë territoriale të saj, do të sigurohej nga forcat ushtarake të NATO-s, përkatësisht - KFOR-i. |
Megjithatë, Kosova u invadua nga shumë drejtime, jo vetëm nga forcat ushtarake të NATO-s, siç ishte e paraparë në pargrafet e kësaj Rezolute famoze, por dhe nga forcat ushtarake të shumë shteteve, të cilat nuk ishin anëtare të kësaj aleance të fuqishme ushtarake Veri-Atlnatike. Me siguri, kjo u bë në bazë të paragrafeve të pashkruara të Rezolutës 1244. Por, nuk mund të mos besohet, se invadimi i forcave të shteteve të caktuara, mike të dëshmuara të Serbisë, si p.sh. Rusia, nuk është sanksionuar në pargrafet e Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u arrit në bazë të pazarlluqeve të aleatëve të shqiptarëve (prapa shpinës së tyre), me gjeneralet e nacifashist serbijanë. Menjëherë pas instalimit të UNMIK-istanit, nuk vonojë dhe, si pushteti civil i drejtuar nga vendorët, ashtu dhe UÇK-ja, me një urdhëresë administrative, natyrisht në pajtueshmëri të plotë me servilët vendor, për një kohë të shkurtër u shpërbën. Kështu që përfundimisht i tërë pushteti civil dhe ushtarak në Kosovën e porsaçliruar, kalojë në duart e ndërkombëtarëve, pa ndonjë rezistencë të vlefshme për t'u theksuar. Me vendosjen përfundimtare të Unmikistanit, i tërë pushteti u koncentrua në duart e PSSP-së(lexo Monarkut). Qysh me veprimet e para të Unmikistanit, doli në shesh diçka shumë e pakëndëshme dhe shumë e dëmshme për të ardhmen e Kosovës. Populli i saj u nda në dy shtresa: Në atë të favorizuarën dhe në atë të diskriminuarën. Shtresa e parë përbëhet ekskluzivisht nga minorenët serbo-malazias, të cilët realisht nuk përbëjnë as 5% të popullatës së Kosovës. Ndërsa, ajo e dyta përbëhet nga populli shqiptar i cili përbën cca 93% të popullatës së Kosovës dhe grupet etnike jo serbe të cilat përbëjnë cca 2% të popullatës të saj. Në bazë të këtyre veprimeve të derisotme të aletëve tanë, nuk mund të mos nxirret përfundimi, se si intervenimet nga ajri, invadimi i Kosovës nga forca të huaja ushtarake, ashtu dhe instalimi i administratës së UNMIK-ut, nuk qenkan bërë për qëllime miqësore ndaj shqiptarëve, por për pengimin e realizimit të të drejtës së tyre elementare njerëzore dhe kombëtare, për të jetuar të lirë dhe të ribashkuar në Atëmëmëdheun e tyre. Mjafton të krahasohen dy Rezoluta të KS të OKB-së, të aprovuara në vitin 1999, për një problematikë të njëjtë, dhe qëndrueshmëria e përfundimit të mësipërm të përforcohet. Siç dihet, gjatë përgaditjes, diskutimit dhe aprovimit të një Rezolute, përcaktohet edhe qëllimi dhe kohëzgjatja e saj. Kjo është praktikë edhe e KS të OKB-së. Nëse shfletohet me kujdesë historiku i rezolutave të KS të OKB-së, do të mësohet, se për nga karakteri, ato rradhiten në disa lloje. Rezoluta e KS të OKB-së për Kosovën, nr. 1244, e aprovuar në vitin 1999, nga përmbajtja e të cilës mund të kuptohet, se ajo ka për qëllim krijimin e një administrate të qeverisjes ekzekutive, ligjore, juridike dhe të ndihmës humanitare, njëkohësisht me vuarjen e Kosovës nën kontrollin ushtarak. Pra, kjo Rezolutë nuk e ka për qëllim krijimin e shtetit. (Lexo:Joshhua S.Goldstein, Mardhëniet Ndërkombëtare, botimi shqip, tabela 7.2) Rezoluta e KS të OKB-së për Timorin Lindor, nr. 1272, e aprovuar në vitin 1999, nga përmbajtja e saj mund të kuptohet pa u frikësuar se po gabohemi, se ajo ka për qëllim krijimin e paqës, sigurimin e ndihmave humanitare dhe ndërtimin e një administrate të përkohëshme dhe me afat të limituar. Ndërsa qëllimi final i saj ishte, krijimi i shtetit dhe mbiqyrja e referendumit të popullatës timorase. Kështu dhe ndodhi. (Lexo: Joshhua S.Goldstein, Mardhëniet Ndërkombëtare, botimi shqip, tabela 7.2 dhe fq.299) |
| |
