Shkruan:Xhemil Zeqiri
Sqarim për lexuesit e nderuar të rtvzik-ut, rreth reagimit të Behar Mehmetit
- Gjat punës sime atdhetare, kam pasur polemika me politikanë të huaj, dhe
vendosmërisht e kam mbrojtur të drejtën e popullit tonë për vetvëndosje.
Natyrisht, herë pas here kam pasur edhe disa artikuj, letra të hapura që e kritikoja
kursin katastrofal që janë duke ndjekur liderët politkë pacifistë, por nuk kam pasur
ndonjë reagim, ç´ ështe e vërteta kam pasur dëshirë të hy në polemika për çështjen
shqiptare por deri më sot përveç z.Behar Memetit nuk e kam pasur këtë mundësi.
Personalisht, merem me veprimtari politike, qe një çerek shekulli dhe për
veprimtarinë time janë të njohur shumë politikanë shqiptarë dhe të huaj.
Për veprimtarinë time janë të njohur edhe shumë aktivist politikë në mbarë hapsirën
e Shqipëris Etnike.
Por, më njohin edhe shumë personalitete të huaja, kryesisht publicistë - analistë që
janë marrë në dobi të çështjes shqiptare.
Më habit fakti se z.Behar Memeti po më jep leksione nga skaji i botës, nga Kanadaja
se si duhet të jetë veprimtaria ime.
Bukur mirë!
Prandaj, e pashë të arsyeshme të dijë pak a shumë për personin në fjalë se kush
është prej nga ka ikur atje?!
Me sa kuptova nga disa informacione, Ti z. Bujar, qenke i ri dhe paske bërë një
shkollë të lartë në Kanada.
Më vjen keq se jo vetëm Ti por edhe disa të rinj shqiptarë problemin dhe zgjidhjen e
çështjes shqiptare e shohin me syzet e politikanëve perëndimorë dhe të vazalëve të
tyre vendorë (Tiranë-Prishtinë), që e udhëheqin politikën "largpamëse" në trojet
shqiptare.
Harrohet apo nuk dihet mirë nga "politikanët" e rinj se, politikanët perëndimorë dhe
vazalët tyre deri tani, vendimet që kanë marë nëpër Konferencat ndërkombtare kanë
qenë gjithmonë thikë pas shpine për Shqipërinë Etnike.
Z. Behar Memeti, po më jep disa shembuj që nuk e vlejnë as t´ i përmendim t´jua them
të drejtën as nuk humba kohë t´i lexoja me vëmendje, sepse ato shpifje "historike"
çoroditse nuk mundem t´ i lexoj, sepse ai "kalemgji" po shkruan si gazeta "Bota Sot"
që botohet në Prishtinë.
Ato shkrime "shkencore" të historianëve falsifikatorë nuk mundem dot t´i pranoj.
Sepse, me shpifje e trillime nuk dua të merem!
Tërë jetën time, kam vepruar në shërbim të Atmëmëdheut dhe nuk kam kursyer asgjë:
shëndetin as pasurinë dhe për Shqipërinë Etnike, nuk do ta kursej as jetën.
Megjithatë, për hirë të së vërtetës, diçka do të sqaroj Ty dhe lexuesit e nderuar:
Ti, z.Behar i quan komunistë të njëjtë; Koçi Xoxen, Mehmet Shehun e të tjerët që
morën dënimin e merituar për tradhti ndaj atdheut dhe këto janë të dokumentuera fort
mirë.
Ti, po më citon letrat e Mehmet Shehut, drejtuar Mugoshës, dhe Ti e sulmon
paturpsisht, Enver Hoxhën!!!
Ti, je i ri dhe nuk mund ta kuptosh bile as ta imagjinosh se Enver Hoxha ka qenë një
burrë shteti me famë botërore.
Heroi ynë i madh, Jusuf Gërvalla, e ka quajtur Enverin, PISHTAR I NJERËZIMIT, gjatë
një takimi me bashkatdhetarët në Gjermani, kur këta e pyetën për rolin e Enver
Hoxhës në historinë e kombit shqiptar
Ay, ka thënë kështu, për t´i sqaruar pikërisht, ata pinjollët e rrymës
zogiste-titiste që e akuzonin Enver Hoxhën.
Të njejtin qendrim e kishte edhe politollogu ynë i madh Ukshin Hoti.e të tjre
intelektual.
Ti, nuk e kupton se ai ishte vigan që njerëzimi dhe popujt e shtypur kanë marrë dhe
po marrin mësime si duhet të luftohet për çlirim kombëtar dhe se si duhet të mbrosh
atdheun se borgjezia reaksionare që Ti e adhuron po hudh mjegullnaja për popujt që
t´i verbrojnë, se vetëm të duke i verbuar popujt këta i arrijnë qëllimet e tyre
antinjerëzore.
Ti, z. Behar je i ri dhe nuk e kupton se Enver Hoxha ishte para meje e teje në
Evropë dhe si student në Francë, dihet nga të gjithë se sa bukurosh ishte, Ay, mund
të ishte ndër kapitalistët më të mëdhenj, po ta kishte përdorë talentin e tij në
shërbim të interesave personale, për t´u pasuruar sipas kushteve të këtij sistemi që
sot e quajnë Demokraci.
JO! Ay, nuk ra në grackat e kapitalit as të interesave personale.
Ay, u këthye t´i ndihmoi kombit të tij, u këthye kur Shqipëria qe në gjendje të
rëndë varfërie dhe pastaj në gjendje lufte veproi guximshëm.
Ay, shkoi i priu popullit në lufën e madhe çlirimtare, Ay, shkoi tek Nënëlokja
Shqipëri, kur mbreti ikanak, Zogolli e la Shqipërinë e sulmuar nga fashistët
italianë, e la në "mëshirë" të tyre.
Ay, e formoi Partinë Komuniste Shqiptare.
E organizoi dhe e ngriti popullin në kryengritje popullore gjithëkombëtare dhe
luftoi kundër bishave nazi-fashiste, pas një lufte të gjatë dhe të lavdishme,
Shqipëria e Enver Hoxhës u radhit me fitimtarët antifashistë euro-atlantikë: me
amerikanët, anglezët dhe rusët, pra me boshtin antifashistë e fituan luftën kundër
musolinëve dhe markagjonëve bajraktarë të shitur tek serbët dhe të tjerët...
Anipse, Fishta do t´ju këndonte hymne, kjo nuk u bëri punë, përkundrazi turpi i
mbuloi!...
Enver Hoxha, qendroi si shqipe në malet shqiptare pa iu trembur syri prej askujt dhe
pas çlirimit Shqipëria e Enver Hoxhës do të përballet përsëri me dhjetëra e qindra
gupe të organizuara nga CIA, INTELIGJENCIESERVISI dhe nga UDB-ja , pastaj falangat
italiane dhe greke iu sulën pamëshirë Shqipërisë.
Sipas një oficeri të CIS-së , 360 grupe u futën në Shqipëri ta bëjnë "përmbysjen
popullore", ta "demokratizojn Shqipërinë " si sot që politikanët e Shqipërisë, po
mvaren nga të huajt që në shumicën e rasteve janë miqë të armiqëve tanë.
Bile, për heroizmin dhe shpartallimin e bandave të huaja ka deklaruar edhe
Kryeminisrtri i Anglisë, Toni Bleri, duke theksuar se :
"vetëm në Shqipëri kanë dështuar agjenturat dhe ndërhyrjet anglo-amerikane".
Por, për t´i shpartalluar këto banda kriminale që zbritnin me parashuta dhe hynin
nga malet dhe deti, nuk ishte e lehtë, mua më kujtohet që e kam lexuar një libër që
shkruante për këto veprime të bandave të huaja, herë-herë të veshura me petkun
shqiptar; libri quhej "Ato s´duhet harruar", me ç´rast autori (s´më kujtohet) i
përshkruante ngjarjet, por më kujtohet tani se gjatë kësaj lufte të hapur e të
maskuar, prej vitit 1944-1949, kishin rënë në fushën e betejave, katundeve dhe
qytetetve të Shqipërisë, 463 heronj e heroina.
Sot, jemi dëshmitarë kur shtypi pothuaj vazhdimisht po shkruan për sulmet e këtyre
bandave, lexojeni zotëri, "Shekullin", "Panoramën" e të tjera revista të kohës, aty
do ta gjejshë të vërtetën nga erdhën këto banda, përse erdhën, kush i dërgoi dhe si
përfunduan?!...
Kjo, dëshmon edhe njëherë e mirë, vendosmërinë dhe dashurinë që kishte populli
shqiptar, për partinë dhe rregjimin që e drejtonte Enver Hoxha me shokë.
Ti je i ri në politikë o Behar Mehmeti!
Ti, s´ke njohuri, për përkushtimin dhe trimërinë e paepur që Enveri, tërë jetën ia
kushtoi çështjes së kombit.
Ti, nuk e kupton se sa mund e sakrifica të mëdha janë bërë për mbrojtjen e asaj
pjese që quhet "Shqipëria londineze!
Ti, s´ke njohuri, se plani ushtarak, i quajtur, "Shpërthimi", me vite të tëra është
punuar, për ta realizuar edhe me forcë Ribashkimin kombëtar.
Enver Hoxha, ishte politikolog i madh, Ay, nuk u mashtrua ashtu siç po mashtrohen
sot politkanët tanë: pinjollët, titisto-zogistë.
Berisha dhe Rugova janë bërë shërbëtorë të së keqes.
Ti, o finok në politikë, më detyrove të t´ i them këto gjëra se ke shumë besim në
"demokratët" euro-atlantikë.
Tek ata, që politkën "shqiptare" të Rugovës u dirigjua në vitet 1989/90 nga një
dhëndër serb që ishte ambasador i Amerikës në Beograd dhe qe i martuar me nje serbe,
të re nga Knini.
Ti, nuk e kupton se Lorenc Igellbergeri dhe Lordi Karringtoni, do ta udhëheqnin edhe
Konferencen e Londres, (1992).
Ti, duhet ta kuptosh se ç´ vendime u morën aty.
Ishte titisti Rugova dhe zogisti Berisha që iu pajtuan.
Dhe, pikërisht për këtë politikë antishqiptare po përkrahen bile edhe në fushata
parazgjedhore po marrin pjesë personalitete të huaja, vetëm që të fitojnë këta
shërbëtorë e puthadorë të të huajve, që Ti verbërisht i përkrahë.
Natyrisht, se këtyre nuk ka nevojë t´ ua mbroj të drejtat, sepse këtyre ua mbrojnë
të drejtat armiqtë tanë.
Zotëri, Behar!
Thirri mendjes logjikisht e mendo:
- po a nuk ishte Serbia, gjegjësisht policia dhe ushtria serbe që e mbronte Rugovën,
që pasi u armtos UÇK-ja dhe filloi rezistencën ndaj hordhive çetnike, pikrisht
erdhën serbët e morën Rugovën dhe e nisën në relacionin: Beograd-Romë, që prej andej
ta pengonte çlirimin e Kosovës.
Natyrisht, unë e kuptoi se ai dëshiron të bëhet kryetar i Kosovës dhe i të gjithë
shqiptarëve, i Ballkanit po pse jo i Evropës etj, por pa qenë shërbëtor i politkës
antishqiptare, kjo nuk mund të arrihet.
Rugova, u këthye në Kosovë, vetëm kur miqtë e Serbisë e çarmatosën me dinakëri, UÇK-n.
Ti, nuk ke njohuri se janë titistët rugovistë, që kanë përgaditur raporte spiunazhi,
kundër ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, që këta pastaj të dënohen në Hagë.
Zotëri, Behar!
Të lutem shiqoje gjykimin e Fatmir Limës, do të bindesh shpejtë se cilët dëshmitarë
dalin!
Kjo, është krejtësisht qesharake!...
Ti, z. Behar,
Nuk din se kur ishte në pushtet në Shqipëri, hija e Amet Zogollit, dhëndrri i
Milicës, Sali Berisha, që Ti e "harron" ta përmend, sepse ishte dashnorja e Svetozar
Vukmanoviq Tempos një serb, antishqiptar i përbetuar.
A ishte vetë Berisha ai, që i ndiçte dhe i persekutonte burgjeve atdhetarët
shqiptarë që nuk pranonin rrugën paqësore-mortore, të Rugovës, këtë rrugë që Ti e
quan demokratike.
A nuk i burgosi ky psikopat i shitur, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaqin,
Fehmi Lladrovcin e të tjerë, duke i quajtur terroristë, kontrabandistë etj.
Për të vetmin "faj" se këta heronj të heshtur, atëbotë, po përgaditeshin t´ia
këthenin pushkën Serbisë.
Sepse këta burra të kombit, e dinin fort mirë që liria e kombit shqiptar, nuk do t´i
vinte as nga lutjet e Rugovës gjatë xhumave në Barakë, as nga lutjet e Papës, gjatë
së dielave, në Vatikan.
Ti, or çun!
Nuk ke njohuri se Fishta të cilin Ti e adhuron , ia dha kurorën e Skënderbeut,
Viktor Emanuelit, pastaj atij xhelati të popullit shqiptar, i këndoi edhe hymne.
Ti, nuk ke njohuri se Fishta ishte antar i Akedemisë Fashiste italiane dhe më vonë
do kërkonte ndihma nga Italia e Musolinit, që shqiptarët muslimanë, t i hudhe në
det!...
Ti, o i pagëdhendur!...
E krahson Fishten një rapsod këngësh epike, me një kolos!
Pastaj, Ti thua se Jon Holydei nuk paska ditur për Gjergj Fishten!!!
E e ka ditur mirë mor zotri, por Ti nuk e kupton se Fishta ishte i pozicionuar
gabimisht në politikë, ishte pozicionuar në llogoret e betejave diplomatike
fashiste, në kohën kur kundër fashizmit luftonin amerikanët, anglezët e të tjerë,
prandaj gjermanët dhe italianët e humbën luftën.
Por, kur edhe këta fitimtarë mbi fashizmin, i shkelën parimet e të drejtave të
vendeve të vogla, edhe këta në Shqipërinë e Enver Hoxhës, dualën humbës.
Kopenhagë, 8.02.2005
|