-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

BEDRI HALIMI - Publicist, Prishtine

 

"BOTA SOT" ESHTE BIZNES AMORAL I LAJMEVE

BEDRI HALIMI - Publicist, Prishtine

Produkti i keq "Bota Sot", pra akuzat e rrjeshme dhe shpifjet e panumerta kunder
UCK-se dhe komandanteve te saj, u perdoren edhe nga vete Miloshevici ne Tribunalin e
Hages per te sulmuar edhe prej andej viktimen e tij te fundit ne territorin e
ish-Jugosllavise: popullin shqiptar te Kosoves. Ne kete menyre "Bota Sot" u be pjese
e apologjise se krimit me te madh ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Kush do t'i
shohe me syte e tij referimet e Miloshevicit ne shpifjet e "Bota Sot" mund te hyje
ne webfaqen e Tribunalit dhe t'i lexoje transkriptet nga seancat e gjykimit te
diktatorit.

Shoqeria kosovare eshte nje shoqeri qe sot ballafaqohet me krize te theksuar
strukturore ne te gjitha dimensionet e saj. Kjo eshte kriza e tranzicionit te
pergjithshem te institucioneve dhe vlerave. Institucionet dhe vlerat e mirefillta
demokratike ende nuk jane konsoliduar ne nivelin e duhur derisa mbeturinat e te
kaluares se erret ende gjallojne brenda kesaj shoqerie.

Ne fushen e mediave keto mbeturina kane gjetur strehe dhe toke pjellore ne gazeten e
perditshme "Bota Sot". Ne mesin e ketyre mbeturinave padyshim me e shquara eshte
stili komunist e pse jo fashist i te berit propagande partiake. Ne thelbin e ketij
stili qendron mashtrimi masiv i njerezve. Ngjashmeria e "Bota Sot" me te njohuren
komuniste e me pas nacionaliste, gazeten "Politika" te Beogradit hetohet ne shikim
te pare. Mendesia eshte identike, vetem alfabetet ne te cilat shkruhen keto dy
gazeta ndryshojne.

"Bota Sot", sidomos pjesa politike, eshte ne thelb nje genjeshter e organizuar. Ajo
eshte shembulli me perfaqesues i gazetarise se keqe, gazetarise qe qendron ne polin
e kundert me moralin e te vertetes, i cili perben themelin e kodit etik e juridik te
medias demokratike.

Por jo vetem kaq. "Bota Sot" perfaqeson sot ne hapesiren mediale shqiptare biznesin
amoral te lajmeve dhe komenteve. Nese per mediat normale demokratike zoti eshte e
verteta, per "Boten Sot" zoti eshte paraja e piste dhe shitja e mire e genjeshtres.

Ne tere keto vite te pasluftes kjo gazete ka jetuar permes falsifikimit te
realitetit kosovar dhe atij ne Shqiperi. Para luftes kete rol me te njejtin
perkushtim e kryente "Politika" e Beogradit. Edhe menyra e kryerjes se rolit eshte
identike: kriminalizimi i atij qe mendon ndryshe, atij qe qendron ne partine apo
grupin tjeter politik.

"Bota sot" ne tere keto vite ka qene nje makine propagandistike per prodhimin e
intolerances politike dhe tensioneve te rrejshme politike. Duke prodhuar kete
intolerance ajo ka vazhduar te jetoje prej saj, te behet e varur prej saj. Sa here
qe tensionet mungojne, ajo i rikthehet ripertypjes te se kaluares ne menyre qe te
mos mbetet pa buke, e buka e sa eshte prodhimi i se keqes. Cdo perparim ne
stabilitetin dhe ctensionimin politik ne Kosove ka qene nje lajm i keq per te.

Genjeshtrat e saj mediale ne kush e di sa raste kane qene thirrje per lincimin e te
gjithe atyre qe kritikojne bosat e saj financiare e politike, te zhytur deri ne fyt
ne korrupsion dhe krim te organizuar.

Eshte shume e madhe pjesa e kulacit qe ka kjo gazete ne konsolidimin e kreut te
LDK-se si nje parti me strukture totalitare, ku lideri eshte gjithcka, ndersa partia
asgje tjeter pervecse nje mjet ne sherbim te egos se tij. Sot LDK-ja eshte ne thelb
nje egokraci, ne kuptimin qe ketij termi i jipte disidenti sovjetik Aleksander
Solzhenicin, per te pershkruar pushtetin e pakufishem te liderit te partise.

Te gjitheve na kujtohen koherat kur mediat kishin nje rol te vetem: t'i sherbejne
kultit te udheheqesit, kultit te babait te partise. Per gazeten "Bota Sot" keto
kohera dhe ky rol nuk kane mbaruar. Ajo ne esence eshte misherim i ketij roli. Ne
teresi misioni i saj eshte t'i sherbeje kultit te udheheqesit partiak, ne rastin
konkret atij te Ibrahim Rugoves. Por t'u sherbesh miteve politike, te ngresh mite
politike implikon edhe ate se duhet te genjesh, te mashtrosh, t'i falsifikosh faktet
dhe historine. Keto zeje jane emblema te kesaj gazete. Mitet politike nuk i durojne
kritikat. Keto nuk u duron dot as "Bota Sot", prandaj kushdo qe merr guximin te
mendoje ndryshe nga udheheqesi do te behet objekt i shpifjeve, genjeshtrave,
fyerjeve te saj te marra. Kjo ka ndikuar qe sot vete brenda LDK-se mendimi ndryshe
eshte bere nje mekat i palejueshem ndaj katekizmit te babait te partise.

Por e keqja nuk eshte e kufizuar vetem brenda kornizave te kesaj. Tere keto vite te
pasluftes, "Bota Sot" ka bere te pamunduren qe kete mendesi totalitare te mendimit
politik ta instaloje ne shoqerine kosovare. Nje nga produket e saj te shquara ne
kuadrin e falsifikimit te realitetit eshte miti per dhunen politike ne Kosoven e
pasluftes. Varret e njerezve te vrare ne menyre enigmatike, e te pasqaruar nga
drejtesia, "Bota Sot" i shnderroi ne kapital politik e medial ne funksion te
perfitimeve elektorale e monetare. Ne kete menyre amoraliteti i gazetarise se saj
politike arriti majat, sepse nuk ka gje me ta pamoralshme se sa te kapitalizosh
varret vetem e vetem per te mbushur xhepat me vota e me para. Ne kete kontekst ne
vend se te stimuloje zhvillimin e gjyqesise demokratike "Bota Sot" ka bere te
kunderten, ka stimuluar mendesine totalitare te teorive te komplotit dhe ate
kanunore, dhe tere kete permes gjuhes se urrejtjes dhe shpifjes, duke krijuar jo
rralle situata te psikoz!
ave
kolektive te frikes.

Produkti i keq "Bota Sot", pra akuzat e rrjeshme dhe shpifjet e panumerta kunder
UCK-se dhe komandanteve te saj, u perdoren edhe nga vete Miloshevici ne Tribunalin e
Hages per te sulmuar edhe prej andej viktimen e tij te fundit ne territorin e
ish-Jugosllavise: popullin shqiptar te Kosoves. Ne kete menyre, "Bota Sot" u be
pjese e apologjise se krimit me te madh ne Evrope pas Luftes se Dyte Boterore. Kush
do t'i shohe me syte e tij referimet e Miloshevicit ne shpifjet e "Bota Sot" mund te
hyje ne webfaqen e Tribunalit dhe t'i lexoje transkriptet nga seancat e gjykimit te
diktatorit.

Ne tere kete imoralitet medial, kontributi i Bucpaajve (gruas dhe burrit, Elida adhe
Skenderi) dallohet mbi te tjeret. Kete kontribut negativ ata e dhane edhe gjate
kohes sa jetonin ne Shqiperi, tash e tete vite se nuk e kane vizituar as Shqiperine,
ndersa ne Kosove nuk kane qene kurre, duke ushqyer tensionet politike ne vend,
derisa ato arriten piken e vlimit, duke e rrezikuar deshtimin total te demokracise
dhe zhytjen e vendit ne nje anarki shkaterrimtare.

Pasi u akomoduan ne Zvicer si azilante ekonomike, rifilluan serish me zanatin e
vetem qe dine deri diku te bejne: zanatin e gazetarise se ulet dhe genjeshtres,
gazetarise se demonizmit te tjetrit vetem pse dallon prej teje ne qendrime e
pikepamje politike.

Nje mendimtar francez thote se nje nder vetite esenciale te komunizmit ka qene
"aftesia per shpikur fajtore dhe armiq gjithandej". "Bota Sot" ka dhene kush e di sa
shembuj se e zoteron po kaq mire sa komunizmi kete aftesi. Per te jane fajtore dhe
armiq te gjithe ata qe nuk rreshtohen pas kultit te udheheqesit te saj.

Nxenesit e tyre ne Prishtine tanime mund te thuhet se e kane pervetesuar mire
doktrinen e tyre. Aftesia e tyre per te prodhuar armiq dhe tradhtare eshte shume
produktive, ndonese ata qe e pertypin mashtrimin e tyre grandioz tanime ne Kosove
perbejne pakicen e konsumit medial.
Koha Jone - E Merkure, 02 Shkurt 2005
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com