Reagim ndaj shkrimit të fundit të Xh.Zeqirit në lidhje me kritikën time
Shkruan: Behar Mehmeti-28 Janar 2005-Kanada
“ Nga një at, vet pjerdhë dhe vet trembet!” - Populli
Të nderuar lexues të faqes së RTV ZIK, I nderuari stafi drejtues I RTV ZIK, në rradhë të parë kërkoj ndjesë që zë hapsirën e kësaj faqeje (që është një dritare për infomim) me polemika virtuale me z.Xhemil Zeqiri. Ju premtoj si lexuesve ashtu edhe redaksisë se kjo është letra ime e fundit në lidhje me përkjekjet e z.Xhemil Zeqiri për ta ngritur lart figurën e diktatorit Enver Hoxha, kufomën e ngurt të së cilit, populli që ky thot se I dhimbset, e shkeli me të dy këmbët në mes të Tiranës, dhe nëse qëllon që unë ose z.Zeqiri të gabojmë, populli nuk gabon kurr.
Para se gjithash z.Zeqiri, unë mendoj që secili që merr mundimin të shkruaj një letër, reagim apo artikull, në cilën do fushë qoftë ajo, duhet të ketë parasyshë në rradhë të parë përgjegjësinë morale që ka ndaj lexuesit dhe kritikave. Nuk është e denjë për një “luftëtarë të të drejtave të njeriut” të ofendoj, etiketoj e servoj krahasime të ulta pa I kursyer ato përgjatë gjithë shkrimeve të tijë, vetëm e vetëm se tjetri mendon ndryshe nga ju. Do të ishte për tu mëshiruar fakti sikur pëmbajtja e reagimit tuaj të ishte pasojë e të mos kuptuarit drejt të një kritike shumë të thjeshtë dhe pa leqe. Thënë të drejtën, pas kritikës sime, prisja që të bënit një reagim më konstruktiv se sa letra që I dërgoni Ministrit të Mbrojtjes, por prap ju nuk bëtë gjë tjetër veq se u paraqitët me një llum fjalësh pa bosht.
Ju përkujtoj edhe një herë se qëllimi I reagimit tim nuk ka qenë për të të bindur se definimi I statusit të Enver Hoxhës “Veteran I Luftës” është ose nuk është I drejt, sepse:
E para, e kamë të njohur dogmatizmin e pasuesve të verbër të ideologjisë komuniste që kanë mësuar tri citate nga Marksi e dy nga Lenini dhe I thonë vehtes marshallah shoku Xhemil, duke pretenduar se dinë gjithçka lidhet me nocionin Komunizëm dhe bartësit e tijë, dhe e dyta, e kam thënë edhe më parë se egzistojnë rregullore dhe komisione përkatëse që e vendosin një gjë të tillë dhe nuk kanë mbetur në dorën e Xhemil Zeqirit apo Behar Mehmetit vendimet e tilla.
Ajo që më ka shtyer të reagoj ka qenë koincidenca e jashtzakonshme kur në të njejtën kohë I njejti person është edhe mbrojtës I të drejtave të njeriut edhe mbrojtës I diktaturës, d.m.th. në të njejtën kohë është edhe avokat I viktimës dhe avokat I krimit.
Sidoqoftë edhe pse nga letra juaj e fundit leni të kuptoni se nuk meritoni të ju kushtohet as edhe vëmendja më e vogël, për hire të principit tim kritik unë do të dematoj vetëm edhe kësaj rradhe për aq sa shkruani ju.
- Ju mund ta quani “pozitë antishkencore” faktin që “komandanti legjendar” Shefqet Peçi ka udhëhequr fushatën e tijë kundër forcave nacionaliste të Kosovës. Por ajo që bie ndesh me “pozitën tuaj shkencore” është se edhe vet historia e shkruar nga komunistët (që ju nuk e pranoni) flet për bashkpunimin e ngushtë të udhëheqjes komuniste me partizanët serb qoftë para qoftë gjatë qëndrimit të brigadave shqiptare në Kosovë, dhe më skandalozi është fakti që shumica e udhëheqjes komuniste të Kosovës që ju I sulmoni si tradhtarë (e që një pjesë e madhe e tyre vërtet ishin të tillë) kanë luftuar krah për krah me Shefqet Peçin kundër forcave atdhetare të Kosovës. Dhe nëse ju e besoni variantin se ata hynë si çlirimtarë të popullit shqiptarë të Kosovës, përse atëhere z. Zeqiri, ikën dhe e lane Kosovën në robëri!!! Jo, zotri, jo. Brigadat shqiptare pasi korrën sukses në eleminimin dhe përndjekjen e eksponenteve nacionalist në Shqipëri u ftuan nga kolegët e tyre që të ndihmojnë një fushatë të tillë edhe në Kosovë. Dhe pasi e përfunduan vazhduan edhe nëpër viset e Jugosllavisë, në ndjekje të forcave antikomuniste të etnive tjera, nën hovin e parullës “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”.
- Ju e thoni edhe vet se trupat serbe të drejtuara nga Ahmet Zogu në marrshimin e tijë drejt Tiranës ishin mercenarë (luftëtar me paga), ndërsa unë po ju përkujtoj edhe një fakt se paga e premtuar për këta mercenarë dhe qeverinë e tyre ishte porti I Durrësit. Sapo Zogu vendosi pushtetin e tijë në Shqipëri, në vend të Durrësit ai u'a tregoi brrylin mercenarve dhe qeverisë së tyre. Ndërsa kur përmend “revulucionin demokratik” të Nolit mund t'ju them se ai është përafërsisht i ngjashëm me “revulucionin e vonuar” të Fatos Nanos veçse në rastin e pare rolin e katalizatorit e kishte Rusia ndërsa në të dytin Greqia.
- Eshtë fakt që Marrveshtja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit për nga përmbajtja janë pjesërisht të ndryshme, por për nga rëndësia politike janë të një niveli dhe të një shkalle të interesit. Njëra kishte të bënte me interesin e brendshëm politik dhe tjetra me interesin e jashtëm që definonte pozitën dhe raportet e një pjese të Shqipërisë me koloniztorët e sajë pas përfundimit të luftës. Shkaku që unë përmend të dyja në një fjali është ilustrimi I “gatishmërisë” së “mbrojtësit të çështjes shqiptare” për të mbrojtur interesat e kombit duke mos realizuar marrveshtjet në fjalë. Duket se kur përmend Mbledhjen e Mukjes “lotët të shkojnë lum”, dhe vërtet është për tu qarë humbja e këti shansi historik, por me sa mund ta kuptoj nga tonin juaj, shkaktarë të mospërmbushjes së vendimeve të dala nga kjo mbledhje I leni të gjithë përveç komunistëve. Po ju sjell sa për iliustrim dy nga direktivat e Partisë Komuniste Shqiptare dërguar komiteteve çarkore të PKSH, duke filluar vetëm një muaj pas arritjes së marrveshtjes.
Nga direktiva sekrete e Enver Hoxhës dërguar më 10 shtator 1943 gjithë komiteteve qarkore të PKSH.
Ne mendojmë se me Ballin Kombëtar nuk do të jetë e mundur të arrihet marrëveshje. (atëhere veçse ishte arritur! shën. i autorit) Mendojmë gjithashtu se Balli ka marrë një rrugë që do të shpjerë patjetër në një përpjekje me ne, prandaj ne duhet të punojmë në drejtimin që vijon; ta demaskojmë dhe ta diskreditojmë Ballin në popull, ta paraqesim në popull Ballin si përçarës dhe shkaktar të vëllavrasjes. Të bëjmë që popullui të shohë që politika e Ballit do na shpjerë në përpjekje me armë… që populli I tërë të revoltohet dhe kështu gjithë përgjegjësia historike e msobashkimit të popullit shqiptar dhe e përpjekjes me armë të bjer përmbi Ballin Kombëtar.
Nga direktiva sekrete e Enver Hoxhës dërguar më 10 shtator 1943 gjithë komiteteve qarkore të PKSH.
Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hezitim… ndryshe ne jemi të humbur nëçoftëse veprojmë me zemër prej murgeshe. Balli nuk ta liron pushtetin dhe askush tjetër në çoftëse nuk e rrëmben me forcë… Mbaroi çështja e bashkimit me Ballin, sjemi më në atë periodë, tash Balli duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare, demaskimi të bëhet I vazhdushëm dhe ne vemi drejt likuidimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të (,) në rast se ai gjen rast të vendosët në ndonjë fshat e qytet, duhët të veproni menjëherësh dhe politikisht edhe ushtarakisht kundër tijë
(Historia e Popullit Shqiptar, Prizren 1998, fq. 318-319)
Tani qani z.Zeqiri, për tradhtinë komuniste dhe të zezën e popullit shqiptar.
- Se populli ynë ka hequr të zitë e ullirit nga pushtuesit serb, grek, bullgar e italian, nuk e vë askush në dyshim. Se këta kanë masakruar popullsinë e pafajshme shqiptare nuk e vë askush në dyshim. Por fakti që brigadat shqiptare nën udhëheqjen e Shefqet Peqit së bashku me kolegët serbo-malazez e disa tradhtarë shqiptarë të Kosovës, kan vrarë e djegur familjarët dhe pasurinë e nacionalistëve të Kosovës dhe mbështetësit e tyre, këtë nuk mund ta mohoj askush. Mjafton të takosh pasardhësit e këtyre familjeve e diku edhe vet përjetuesit e këtyre tmerreve që ta nxjerrish të vërtetën lakuriq. Se a ka ndodhur krimi “te ura e gurit” apo “te ura e drurit” është pak e rëndësishme, kur diskutohet autorsia e tijë.
- Në vlersimin tuaj abstrakt se unë nuk ditkam se çka do të thotë e drejtë e njeriut, do ta konsideroja nënçmim të elaboroja atë çka di e çka s'di, por po ju nënvizoj disa “lapsuse” nga reagimi juaj, për të dëshmuar të kundërtën e asaj që pohoni ju: ju njoftoj z.Zeqiri se as në kaptinën e lirive dhe të drejtave përsonale të njeriut dhe as në kaptinën e lirive dhe të drejtave politike të njeriut nuk sanksionohet me asnjërin akt ndërkombëtar dhe as me kushtetutën e shtetit shqiptarë “e drejta ta thuash mendimin që është në interes të përgjithshëm kombëtarë” siq shpreheni ju, por në kaptinën e lirive dhe të drejtave përsonale të njeriut sanksionohet <<Liria e të menduarit (ndërgjegjës)>>, dhe në kaptinën e lirive dhe të drejtave politike sanksionohet <<Liria e Fjalës>>, që të dyja kanë të njetin kuptim por duke “shpresuar” në një satisfaksion tujain I paraqita në mënyrë egzakte. Pastaj në kaptinën e të drejtave kryesore ekonomike, sociale dhe kulturale të njeriut nuk bënë pjesë e “drejta e mjekimit”. Ju këshilloj z.Zeqiri, të paktën për “kozmetikën” tuaj si palë mbrojtëse e këtyre të drejtave, që termat juridik ti shprehni në formë të drejt. Nuk thuhet “e drejta të punosh”, por thuhet <<liria e punës>> ose << e drejta e punës>>.
Kur jemi tek “të drejtat” që garantonte diktatura e Enver Hoxhës do të ndalesha tek e drejta e shkollimit që e nënvizoni ju. E dini ju z.Zeqiri që në diktaturën e Enverit fusha e studimit të një qytetari përcaktohej nga Partia! Një djalosh apo vajzë mund të ishte gjeni në fushën e matematikës ose artit ndërsa Partia e detyronte të bëhej mekanik I traktorëve, për të plotsuar kështu laboratoret e eksperimentit të madhë! Këtë e quani ju të drejt të shkollimit! Mjer ai “klient” I pa mbrojtur që do të ti besonte juve mbrojtjen e të drejtave të tijë!
|
- Kur jemi tek shëndetit i ligë dhe shkalla e lartë e papunësisë në Shqipëri është vërtetë për të ardhur keq dhe kjo kërkon angazhim urgjent. Mirpo nëse këto janë pasoja të shfrytëzimit të huaj, siq shpreheni ju, atëhere kjo tregon se shteti ynë aktualisht nuk ka kapacitet të shfryrtëzoj të mirat që na I ka falur Zoti. Se pse të tjerët e kanë këtë aftësi e ne jo, është pasojë e pushtimeve të huaja dhe luftrave të pa rreshtura deri ne vitin 1945, ndësa pas vitit 1945 është pasojë e diktaturës komuniste. Dhe për fat të keq as pasardhësit e tyre, shumica e PS-së, nuk ka ndërmend të lëshoj rrugën e “etërve” të tyre.
- Sa I përket Koçi Xoxes, Liri Belishovës si dhe shumë të tjerë që ju nuk I përmend, mund t'ju them që si bashkpuntorët më të ngushtë të Enverit që kanë qenë, ajo qka është kultivuar tek njëri është kultivuar përafësisht edhe tek tjetri. Dhe për mua janë një brum që vetëm për qëllime karrieriste janë likuiduar në mes vehete. Enveri duke dashur ta shëndrrojë komunizmin shqiptarë në një kult të komunizmit botëror dhe vehten në një ikonë të tijë, bëri eksperimentin më të tmerrshëm social me popullin e tijë. Burimi I të gjitha çrregullimeve shtetërore në Shqipërinë komuniste qëndron tek koncepti logjik i së vërtetës. Deri sa logjika thotë se e vërteta është përputhja e mendimit me realitetin, PPSH-ja e zëvëndësoi këtë koncept universal me një koncept të ri e të çoroditur që thoshte se “e vërtetë është gjithë çka I shërben diktaturës së proletariatit”. Dhe kjo pasoi me çrregullime katastrofike në të gjitha fushat e jetës. P.sh. Në ekonomi: dy plus dy bënin pesë, ose pesë minus një bënin tri, po që se e donte interesi i Partisë. Në blegtori: lopa pillte dy here brenda vitit, e pse të mos pillte edhe bualli po ta donte interesi I Partisë. Bujqësi: dhjetë hektarë nga gjashtgjindë kilogram bënin dhjetë tonelata, dhe kështu sigurohej buka e vitit për qytetarët. Në shpeztari: pulat bënin nga dy vezë në ditë, nëse e donte Partia. Në industri: “…shteti ynë ka industrinë më të zhvilluar në rajon…ajo sot prodhon nga gjilpëra e deri tek traktori ynë legjendar…!!!” (kuotë e marrë në një nga dokumetarët e vitit '79)….e kështu me rradhë.
- Eshtë banale, e turpshme dhe aspak e vërtetë të thuhet se “… në Kosovë deri në vitet 70-ta më shumë dëgjohej muzikë serbe, maqedone e malazeze, sesa shqiptare”, për faktin se deri në mesin e viteve 60-ta ata shqiptarë që posedonin radio në Kosovë ishin fare të pakët, dhe se shumica e atyre që posedonin një të tillë udhëtonin me dhjetra kilometra në fshatrat malore për të dëgjuar qoftë edhe një <<Mirëdita>> të Radio Tiranës. Nëse ju z.Zeqiri keni plakur ditën kafeneve ku kanë kaluar shumicën e kohës komunistët e Kosovës dhe keni nxjerrë përfundime të tilla, mos provoni ta njollosni popullin patriot, ngase ky popull ka njohur kohra edhe më të vështira se ajo e periudhës '45-'70 dhe megjithatë ka ditur ta ruaj identitetin e vet kombëtarë… Por ç'faj mund të ketë letra që I duhet të duroj edhe shkarravina të tilla mbi supet e saja!
- Kur jemi tek diaspora shqiptare që gjendej në perëndimi gjatë diktaturës së Enverit, pajtohem plotësisht me ju se ata gëzonin status të barabart moral me kombet tjera, ngase edhe e meritonin një gjë të tillë. Por kush ishin diaspora shqiptare e perëndimit gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri??? Po ta them unë z.Zeqiri, ishin ata që Enveri I ndoqi për ti eleminuar gjatë viteve 1944-45, ishin antarët dhe simpatizantët e Ballit Kombëtar, ishte ajka e kombit shqiptar, ngase dihet fare mirë se gjatë diktaturës komuniste ishin të pakt ata që udhëtonin jasht shtetit, dhe vetëm me leje speciale, zakonisht për studime, në Rusi e pas prishjes së mardhënjeve me Rusinë, studionin në Kinë.
- Një libër para se të vlersohet për objektivitetin e tijë, në mes tjerash, duhet marrë parasyshë edhe njohuritë e autorit mbi aletë e subjektit të tijë. Po ta dinte Jon Holliday se veprat e një shkrimtari të madh shqiptarë si Gjergj Fishta, që cilsohet Homer I letërsisë shqiptare, ishin djegur nga Enveri si të pa përshtatshme për miqësinë shqiptaro-jugosllave, dhe raftet e zbrazura ishin plotsuar me literaturë ideologjike marksiste-leniniste, po ta dinte autori në fjalë se në repertuarin e muzikës shqipe të periudhës komuniste në Shqipëri, më shumë I këndohej traktorit se sa flamurit, po ta kishte dëgjuar autori, nga qindra këgë, të paktën atë që thotë “Enver Hoxha e Mao Ce Duni, janë si buka prej një brumi” (dhe sigurisht po të kishte zgjatur miqësia shqiptaro-jugosllave pak më gjatë do të kishim ndonjë këngë edhe me Titon), po ta dinte autori në fjalë se Enveri fjalën parti dhe fjalën komb e përdorte në propercion 1.000.000 me 1, po ta dinte autori në fjalë që Enveri dhe Partia nacionalizmin e konsideronin si element të borgjezisë, po ta dinte autori në fjalë se Enveri zhduki pjesën më vitale të kombit në emër të “luftës së klasave”, atëhere nuk e besoj se ky autorë karakterin e Enver Hoxhës do ta përshkruante si një “karakter të rrept nacionalist”. Në anën tjetër do ta konsideroja fyerje po të më krahasonte dikush “idolin” tim me çmendurinë e Stalinit. Sot, duke shfrytëzuar të drejten demokratike të shtypit të lire, grupe të caktuara interesi (lobe) paguajnë publicistë, diplomatë e ushtarak për të shkruar diçka që u përgjigjet interesave të tyre. Kjo ndodhë jo vetëm në sefrat e politikës kombëtare e ndërkombëtare, por edhe në të gjitha lamitë tjera, p.sh. disa fermer të pulave u paguajnë shkollimin studentëve të sukseshëm të mjeksisë që ata të gjejnë të paktën një komponentë në mishin e lopës që është I dëmshëm për njeriun dhe ta shfrytëzojnë këtë si fakt publicitarë në marketingun e biznesit të tyre. Dhe në këtë mënyrë mund të paguash jo një Jon Holliday, por, them kushtimisht, edhe një Henry Kissinger. Me një fjalë, ky është një biznes modern në lëmin e publicistikës.
- Diktatori Enver Hoxha e ka vendin e tijë në historinë e popullit shqiptar, por vatëm ashtu siq ka qenë vepra e tijë. Populli z.Zeqiri nuk çan by… për idealet e askujt për ti dhënë vendin e nderit në histori atijë që I piu gjakun këti populli për 50 vite të tëra. Populli i'a ka treguar vendin atijë dhe “lavdisë” së tijë, në varr të pa varr, dhe do t'ia tregojë çdo përpjekjeje nga çfardo “përparimtari” për të ringjallur një katrahurë të tillë. Rinia shqiptare do të dijë ti kapërcej me durim dhe menquri edhe barrierat e fundit të qimes së kuqe të plakur që është zbardhur në rozë. Ajo do të dijë të krijoj një Shqipëri me një shoqëri të kulluar nga ideologjitë e huaja antikombëtare, do të dijë ta pastroj oborrin nga bajraqet e huaja dhe do të ngrisë vetëm një flamur, atë të Shqypnisë. Të Shqypnisë pa gurët e zi mes për mes saj. Populli vonon por nuk gabon !
Dhe për fund z.Zeqiri, titulli që mban letra juaj është pjesërisht I vërtetë, ngase në mesin e librave që trajtojnë historinë tonë kombëtare kam lexuar edhe “produkte” të sistemit komunist të Shqipërisë, pra kam lexuar edhe histori të shkruar së prapthi. Edhe pse nuk e kam zakon të pozicionoj qëndrime për një individi “me një të parë” siq thot populli, më duket se ju jeni I kthyer me kokën poshtë andaj historia e mbrapsht e komunizmit u vie për së mbari.
*** Me qenë se në letrën e kaluar më është përvidhur një gabim, aty ku flitet për letrën e Mehmet Shehut dërguar M.Popoviqit, në vend të këti të fundit duhet të jet Dushan Mugosha. Edhe pse qëllimi esencial nuk është prekur nga ky gabim, për ndjesinë ndaj lexuesit po u sjellë të plotë këtë letër.
“I dashur shok Dushan.
Muarëm vesh nga shoku Taras (E.Hoxha) se së shpejti do të na largohesh për në terrene të largëta prej nga do të jetë i pamundur takimi. Ky lajm qe befasi e hidhët për në siq mund të jetë për të gjithë shokët që të njohin së afërti. Me një here kur muarëm lajmin, na doli përpara syve, Sala (D.Mugosha), mësuesi ynë. Ndejtëm disa minuta, duke kujtuar përpjekjet e sakrificat e tua për Partin t'onë (ato që dijmë ne).
Kemi kaluar bashkë kaq kohë: kemi qarë hallet t'ona komuniste, kemi punuar bashkë; na ke udhëzuar; na ke korigjuar; na ke mësuar. Pengesa të mëdha kemi kaluar në momente kritike; kemi luftuar armikun bashkë kaq kohë, jasht Brigades dhe brenda në Brigadë.
Puna konkrete që ti ke bërë për Partinë t'onë në përgjithësi është e paharrueshme për ne, si për gjithë komunistat Shqiptarë. S'harrohen kurrë sakrificat personale që ti ke bërë për Partinë t'onë duke mos lënë mal, fushë e lum pa kapërcyer, duke vënë jetën t'ënde kaq here në rrezik. Nuk kishim Parti, por kishin e ishim “komunista bashibozukë”, ishim një “turli me zarzavate të hidhura” e me udhëzimet e Miladinit dhe të t'uat, me ndihmat t'uaja mundëm të seleksionohemi, të fomojmë Partinë t'onë Komuniste, t'a forcojmë. Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si mëma foshnjen e na bëtë të jemi në gjendje të ecim me këmbët t'ona, me një Komitet Qëndror t'onin, me një organizatë t'onin, me një vijë t'onën, të njohur e t'aprovuar nga Internacionalja Komuniste…”
(Nga letra e Mehmet Shehut dhe Fiqret Sanxhaktarit (Shehu) dërguar Dushan Mugoshës më 22 shtator 1944)
Historia e Popullit Shqiptar, Prizren 1998, fq. 310-311
|