AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
REAGIM NDAJ LETRES SE HAPUR TE z.XHEMIL ZEQIRI DREJTUAR MINISTRIT PANDELI MAJKO Shkruan:Behar Mehmeti Sapo lexova një letër të z.Xhemil Zeqiri drejtuar Ministrit të Mbrojtjes së Shqiprisë z.Pandeli Majko, përkundër natyrës sime liberale për të dëgjuar dhe respektuar opinionin e tjerve, kësaj rradhe nuk pata durim të rri pa reagur. Nuk është ndonjë urrejtje e vaçant ideologjike ajo që më shtyen të reagoj, dhe as ndonjë vendimi kundër ose pro dhënjës së statusit të veteranit Enver Hoxhës, ngase ekzistojnë rregullore dhe komisione përkatëse që e vendosin atë, por thjesht ajo që më shtyen të reagoj është argumenti I një anshëm, joreal dhe diku diku qesharak I autorit me të cilin mbrohet figura e diktatorit Enver Hoxha. Eshtë e vërtet se gjatë Luftës së Dytë Botërore ranë në luftë rreth 28000 dëshmorë dhe se Komandant I tyre I përgjithshëm ishte Enver Hoxha. Eshtë e vërtet se ideal I një pjese të madhe të këtyre dëshmorëve ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar. Por çka nuk përputhet këtu është ajo qka une dhe ju z.Zeqiri kemi lexuar në historinë e shkruar nga komunizmi dhe realiteti që kemi përjetuar dhe vazhdojmë ta përjetojmë edhe tani. Marrshimi i Zogut me 6000 trupa serbe drejt Tiranës nuk e justifikon marshimin e Shefqet Pecit e Mehmet Shehut me brigadat shqiptare drejt Prishtines për te neutralizuar forcat nacionaliste të Kosovës që kërkonin bashkimin me mëmën Shqipëri. Me çrast, pas takimit të tyre me përfaqsuesit e nacionalistëve si Adem Gllavica, Hysen Tërpeza etj, në Cërnillë të Ferizajit, ku këta të fundit pyetjes së Mehmet Shehut se pse kërkoni të bashkoheni me Shqipëri kur edhe në Jugosllavi është I njejti sistem? iu përgjigjën me ne nuk dojmë që kryeqytet yni të jet Beogradi por Tirana, dhe jo kryetar yni të jet Tito por Enveri, u vranë e u masakruan luftëtarët më të denjë të bashkimit kombëtarë, ku vetëm në rrethin e Vushtrrisë nën udhëheqjen e Shefqet Pecit e të urdhëruar nga udhëheqësi legjendar, siq e quani ju, Enver Hoxha, u vranë mbi 500 burra shqiptarë. Ndoshta kjo ishte një dhuratë modeste që Enver Hoxha I bëri Milladin Popoviqit e Dushan Mugoshës për kontributin e tyre dhënë në ngritjen e Partisë, ashtu siq shprehet edhe Mehmet Shehu në një letër dërguar M.Popoviqit ju na rritët si nëna foshnjen . Këto dhe shumë viktima tjera të shkaktuara nga I pavdekshmi Enver Hoxha nuk mund të lihen jasht historisë, ndoshta dëshironi ti fusni në mesin e 28000 dëshmorëve tjerë të Luftës së Dytë Botërore dhe mbi gjakun e tyre të ngrini lart figuren e gjelatit të tyre !!! Gjejani ju vendin z.Zeqiri. |
Pastaj gaboheni shumë zoti Zeqiri kur diktaturën totalitariste me një pusht tërsisht të centralizuar të sunduar nga një monizëm klasik ta arsyetoni me termin diktaturë e proletariatit ose sistem socialist. Proletariati nuk ka udhëhequr kurr diktaturën në Shqipëri, z.Zeqiri, përkundrazi ai ka qenë viktimë e kësaj diktature. Në anën tjetër ka shtete përëndimore që kan aplikuar për vitet të tëra sistemin socialist, që njihet me termin socializëm përëndimor, dhe disa prej tyre mu athere kan arritur lulzimin më të madh. Eshtë e vërtet se Enveri ua përplasi në fytyrë jugosllavëve, rusëve e kinezve, por këtyre përplasjeve këta të fundit iu përgjigjën me diplomaci dhe përplasjet shëndrroheshin në një bumerang të padukshëm pastaj, dhe epilogu I tërë kësaj , ne përplas ata rras. Mbrojtja e interesave kombëtare është pak më komplekse dhe nuk mund të realizohet permes përplasjeve të thata pa kokërr diplomacie në to. Politika kombëtare nuk mund të zhvillohet mbi emra e individ karriere, por mbi pozita e pozicione përgjatë një vije të lakuar interesash kombëtare. Sa për epitet I pavdekshëm dhe gjeni që I servoni diktatorit Enver Hoxha z.Zeqiri, pajtohem plotsisht me ju, ngase një njeri mund të jet I pavdekshem edhe për bëmat e tijë famëkeqe, një kriminel mund të jet gjeni në profesionin që ai ushtron. Këtë po ta argumentoj edhe me prononcimin e njeriut më kompetent, aktual, në lidhje me LAN C, kryetarit të Organizates se Bashkuar të Veteraneve të Luftes, Rahman Parrllaku, gjeneral leitnant, I cili thote se "Enver Hoxha duhej te gjykohej me akuzën për gjenocid ndaj popullit te tij, sepse pas Pol Potit Enver Hoxha ishte i vetmi qe bëri gjenocid ndaj popullit te tij. As Hitleri s'e beri nje gje te tille ndaj popullit te vet, por vetem ndaj popujve te tjere" Dhe së fundi z.Zeqiri më çudit fakti kur në të njejtën kohë kur mbroni një diktator dhe një diktaturë të egër, pohoni me plot gojën se jeni veprimtar për lirit dhe të drejtat e njeriut. Vallë në cilën diktaturë në historinë e mbarë njerzimit janë respektuar qoftë edhe të drejtat elementare të njeriut?!!!! Absurd! |
| " Shko | |
