-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizë | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Përjetime | Texte-melodi-logo për SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipëtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarë lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipëtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kënget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikë | Muzikë1 | Muzikë2 | Muzikë3 | Muzikë4 | Muzikë5 | Muzikë6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipëriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Sejdi Veseli

POPULLI I KOSOVËS PRAKTIKISHT ËSHTË PA UDHËHEQËS

Sjelljet e deritanishme të disa segmenteve ndërkombëtare, të cilat u instaluan në përbërje të administratës së UNMIK-ut, të KFOR-it dhe të OSBE-së, kanë dhënë prova të mjaftueshme për të nxjerrë përfundime të qëndrueshme, se politika e disa qarqeve ndërkombëtare, sidomos e disa shteteve evroperëndimore karshi të drejtave të natyrshme të shqiptarëve, ka mbetur po ajo e vjetra. U provua me vepra konkrete se politika e disa qarqeve ndërkombëtare, të cilat na hiqen si mostra të “demokracisë” më të avancuar, karshi edhe të drejtave tona jetike për të jetuar të lirë dhe dinjitozë në trojet tona etnike, ka mbetur po ajo hileqarja, po ajo shpirtkatilja, po ajo prosllavja, thënë shkurt po ajo antishqiptarja e kohës së oto-bismarkëve.

Ende pa përfunduar Lufta jonë e armatosur çlirimtare, nën Flamurin e Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilën u detyruam ta bëjmë kundër pushtuesëve fashizoid serbo-sllavë, nga qarqe të njohura të “demokracive” ndërkombëtare, ishin hartuar shumë projekte kundërshqiptare, thënë thjesht, si dhe në të kaluarën proserbe. “Ne kërkonim të bindnim shqiptarët e moderuar, duke nxitur dialogun me Beogradin, që kish për qëllim rivendosjen e autonomisë së Kosovës, dhe nuk donim që UÇK-ja të gjente mbështetje në botë.” Madeleine Albright- Autobiografia, fq.443 Në këto projekte ishin planëzuar deri në detaje, të gjitha veprimet të cilat do të ndërmirreshin, natyrisht nën vellon e ndihmës “miqësore” , që pushteti në trojet e çliruara shqiptare të mos mirrej për asnjë çmim nga ish-pjestarët e UÇK-së. “...Nëse kjo gjë do të ndodhte dhe goditjet do t'i largonin forcat serbe nga provinca, Hubert Vsdrine dhe Robin Cook-u dëshironin të siguroheshin se një forcë paqëruajtëse e udhëhequr nga NAATO-ja do të autorizohej të zinte vendin e tyre. Ndryshe evropianët druheshin se mos pushteti në Kosovë do të mirrej nga UÇK-ja” , M.A. Autobiografia, fq.459 Në bazë të sjelljeve të përfaqësuesëve të këtyre qarqeve ndërkombëtare, të ngarkuar me detyra të përgjegjësisë së lartë në kuadër të administratës unmikistaneze, KFOR-it, OSBE-së, mund të nxirret një përfundim, besoj i qëndrueshëm, se realizimi i projekteve antishqiptare, ka qenë i planëzuar të bëhet në disa etapa kohore.

Etapa e parë: Realizimi i separateve më prioritare të këtyre projekteve djallëzore, fillojë ende pa përfunduar lufta në Kosovë dhe njëkohësisht me fillimin e lansimit të idesë për mbajtjen e Konferencës në Rambuje. Më duket e tepërt që në kuadër të këtij shkrimi të mirrem me Konferencën e Rambujesë, sepse epilogu i saj dihet, ashtu siç edhe dihet kush dhe sa fitoi nga kjo Konferencë. Megjithatë duhet theksuar, se Rezuluta famoze 1244 e KS të OKB-së, u përpilua duke u mbështetur në Marrëveshjen e Rambujesë, nëse ajo letërnxirrje mund të quhet e tillë, ngase fillimisht ajo nuk është nënshkruar nga të dyja palët ndërluftuese. Në fakt kjo letërnxirrje fillimisht u nënshkrua vetëm nga pala shqiptare dhe “garantuesit” ndërkombëtar, me 18 mars 1999. Gjithashtu dihet, se me përjashtim të disa pjestarëve të delegacionit shqiptar (të përzgjedhur nga qarqe “miqësore” ndërkombëtare), pjesa tjetër e delagacionit këtë letërnxirrje e firmosi nën presionin dhe kërcënimet e skajshëme të qarqeve të njohura evroperëndimore tradicionalisht proserbe, me në krye me nikoqirin e kësaj konference. Vetë fakti, se këtë letërnxirrje të cillën e sollën në Beograd dy emisarët e diplomacisë ndërkombëtare, doajenët Ahtisari dhe Çernomerdin, në prag të përfundimit të fushatës ajrore të NATO-s kundër RFJ-së, me 3 qershor 1999, e nënshkruajti Kasapi i Ballkanit dhe e ratifikojë menjëherë “Skupshtina” e Serbisë, është prova kruciale se fituesit kryesor nga Konferenca e Rambujesë, ishin qarqet proserbe, pra fashistët serbo-çetnik.

Etapa e dytë: Menjëherë pas Marrëveshjes së Kumanovës, forcat e NATO-s filluanë të invadonin Kosovën. Invadimit të forcave të NATO-s u parapriu, okupimi i Aeroportit Prishtina, nga forcat ruse, në përbërje të SFOR-it, përkundër zhurmës sa për sy e faqe, të NATO-s. Them, sa për sy dhe faqe, ngase kjo zhurmë ishte pjesë e skenarit, sipas marrëveshjes paraprake, që forcat ruse të futeshin në Aeroportin Prishtina, për të evakuar armët strategjike, të cilat ia kishin dhënë Serbisë, për qëllime strategjike, nëse eskalon situata në terren. Nuk ishte rastësi, as lejimi i solldateskës serbo-çetnike që të tërhiqej, bashkë me krejt arsenalin luftarak dhe administratën kolonialiste, drejt Serbisë, nën mbrojtjen e drejtpërdrejt të ushtarëve të KFOR-t. Sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe Marrëveshjes së Kumanovës, si forcat e armatosura ashtu dhe administrata e pushtuesit gjakatar serbo-çetnik duhej të largoheshin nga territori i Kosovës. Por, ndodhi e kundërta, një pjesë e forcave të armatosura dhe e administratës serbo-çetnike, u strehua nëpër enklavat serbe, të krijuara me ndihmën dhe nën përkujdesjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut, si p.sh. në Graçanicë me rrethinë, në pjesën veriore të Mitrovicës, Zveçan, Albanik, Z.Potok, Shtërpcë... Për pasojë, në këto enklava serbe, funksionon edhe sot pushteti i Serbisë, me të gjitha segmentet e tij. Pra, realisht ¾ e teritorit të Kosovës, nuk adminitrohen nga UNMIK-u dhe as nga të ashtuquajturat IPVQ. Kështu, qarqet e njohura ndërkombëtare i përmbushën me efikasitet të plotë, atë pjesë të planeve të tyre proserbe, duke shfrytëzuar me dinakrinë e dhelprës, besimin e shqiptarëve të shprehur me eufori ndaj “aleatëve” të fortë, si dhe servilizmin e qyqarllukun e një pjese të politikanëve vendor.

Etapa e tretë: Menjëherë pas përmbushjes me sukses të plotë, të një pjese të planeve të tyre proserbe, “aleatët” tanë, filluanë me përmbushjen e pjesës tjetër të planeve të tyre djallëzore. Menjëherë pas shpërndarjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, e demobilizuanë UÇK-në, duke krijuar TMK-në, një strukturë as mish as peshk dhe me një numër simbolik të pjestarëve. Kështu, me këto veprime, de jure dhe de fakto i defaktorizuanë luftën heroike të UÇK-së dhe frutet e saj. “UNMIK-u në vend që të bashkëpunonte me luftëtarët e lirisë ata i la pa punë, i la në mëshirën e askujt, të bredhin rrugëve”, Beqir Berisha, Përse luftuanë shqiptarët – letër diplomacisë ndërkombëtare, fq.29 Pas këtij suksesi në shërbim të përmbushjes së projekteve tjera të politikës hileqare ndaj shqiptarëve, “aleatët” tanë krijuanë hapësirë të përshtatëshme për të vazhduar me veprën e tyre të ligë, në dëm të interesave të natyrshme të shqiptarëve.

Etapa e katërt: Ata, mbi bazën e “dëshmive” të konstruktuara nëpër skutat e neo-udbashëve të shërbimit serbijan të intelegjencës, të vetëquajtur BIA, arrestuanë, arrestojnë, dënuanë dhe po dënojnë me dënime drakoniane, drejtuesit kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me akuza të trilluara për “krime” ndaj njerëzimit, arrestohen luftëtarët e lirisë, ndërsa kriminelët e vërtetë shëtisin lirshëm, besa jo pak prej tyre, në bazë të vendimeve arbitrare të administratës unmikistaneze janë të pozicionuar, jo vetëm nëpër segmentet civilo-ushtarake ndërkombëtare të instaluara në Kosovë, por edhe nëpër IPVQ: -ata të cilët survejuan, spiunuan, arrestuan, torturuan, ndëshkuan me dënime drakoniane rininë heroike të Kosovës dhe jo pak prej tyre edhe i vranë, nën akuza të trilluara politike (të ngjashme me këto të sotit të “demokratëve” ndërkombëtar), për terrorizëm dhe shovenizëm, sot me vendimet arbitrare të unmikistanezëve dhe me aminimin e servilëve të tyre vendor, janë rikthyer në vendet e tyre të mëparme të punës, sidomos në prokurori, gjyqësi dhe polici; -jo vetëm ata të cilët që prej vitit 1981, nuk pushuanë së vjelluri vërerin shovinist serbomadh, ndaj çdo gjëje shqiptare, sidomos gjatë “jogurt revolucionit” serbijan, por edhe ata të cilët gjatë luftës kidnapuan, torturuan, masakruan, dogjën nëpër furrnalta, përdhunuan femërat e të gjitha moshave, sot jo vetëm se shëtisin lirshëm nëpër vendet e krimeve të tyre, me dhe pa përcjellje të policisë unmikistaneze dhe të KFOR-it, por në bazë të vendimeve arbitrare të “paqësorëve” të “paanshëm” ndërkombëtar edhe janë të pozicionuar jo vetëm në institucionet e pushtetit paralel, por edhe në IVPQ.

Etapa e pestë: Synimet e disa qarqeve ndërkombëtare, të instaluara në kuadër të Administratës ndërkombëtare (UNMIK) dhe të OSBE-së, siç u provua me vepra konkrete, ishin diametralisht të kundërta me interesat e natyrshme të popullatës shumicë të Kosovës, pra të shqiptarëve. Siç u dëshmua sa e sa herë në vepër, këtyre qarqeve nuk u levërdiste dje dhe as që u levërdisë sot, që të investohet në projkte konkrete, realizimi i të cilave do të ndikonte fuqishëm në rimëkëmbjen e Kosovës së shkatërruar nga lufta. Këtyre qarqeve u levërdiste të investonin në projekte të pa studijuara mirë, natyrisht çdoherë me arsyetim demagogjik, se po veprojnë në shërbim të “rimëkëmbjes” së ekonomisë së Kosovës së dërmuar, si nga politika kolonialiste serbo-madhe, ashtu edhe nga pasoja e luftës. Për ekspertët e pakorruptueshëm vendor, të intresuar jetësisht për sanimin sa më të shpejt të gjendjes katastrofike të ekonomisë së vendit të tyre dhe për ringritjen e saj në këmbë të shëndosha, qëllimi i vërtetë i këtyre qarqeve ishte dhe mbetet shumë i qartë, por pa ndonjë efekt, sepse vërejtjet dhe propozimet e tyre, nuk përfillen, jo vetëm nga administratorët unmikistanez, por as nga servilët vendor. Kështu, synimet e këtyre qarqeve u realizuanë dhe vazhdojnë të realizohen nëpërmjet dofarë pillot projekteve të tyre, të drejtuara me dorën e fortë nga “ekspertët” e lëmive të caktuara, të sjellur nga jashtë (kryesisht disa penzioner të rrjedhur dhe disa të rinjë të pa përvojë), të cilët nuk i japin llogari askuajt. Të ndihmuar nga kolegët e tyre vendor, të njohur për servilizëm ndaj të huajve, këto qarqe nxorrën dhe vazhdojnë të nxjerrin përfitime të majme, për vetën dhe klanet e tyre. Përveç tjerash, synimi strategjik i këtyre qarqeve hileqare, ishte dhe mbetet, ta bëjnë popullin shqiptar sa më të varur nga kapitali i jashtëm. Edhe në këtë drejtim, të gjitha veprimet e tyre këto qarqe i kanë planëzuar deri në detajin e fundit, andaj edhe arritën që shqiptarët t'i sjellnin në pozitë të tillë, që ata pa e vërejtur të humbasin edhe atë pak liri të cilën e kishin fituar me grykën e pushkës çlirimtare. Fajtore kryesore është politika hileqare e këtyre qarqeve të “demokracisë” ndërkombëtare, që Kosova pas pesë vjetësh që prej se ka përfunduar lufta e armatosur çlirimtare, po përballet edhe me krizën shumë të rëndë ekonomike. Se është vërtetë kështu, për këtë flasin faktet dhe kujtojë se në kuadër të këtij shkrimi është e mjaftueshme që në kuadër të fjalisë pasuese t'i përmbledhë disa prej tyre: Çmimet ngriten jashtë çdo kontrolli, kurba e prodhimeve vendore, qofshin ato bujqësore apo industriale, nuk arrinë as shkallën e 5%, ndërsa ajo e importit arrinë shkallën mbi 95%; shkalla e papunësisë është gjithnjë në rritje, e cila për momentin arrinë afro 50% e popullatës të aftë për punë, ndërsa cca18% e popullit të Kosovës jetojnë në varfëri ekstreme. Si pasojë e drejtpërdrejt e kësaj krize shumë të rëndë ekonomike edhe fëmijët e moshës së mitur, të gjysëmveshur dhe gjysëmzbathur, në vend se të shkonin në shkollë, ku edhe e kanë vendin, detyrohen të punojnë si punëtorë krahu apo si lypës, edhe në kushtet më ekstreme meteorologjike, për të siguruar kafshatën e gojës për veten dhe familjet e tyre. Si nus produkt shumë i natyrshëm i kësaj krize ekonomike, Kosova po përballet edhe me krizën shumë të rëndë shpirtërore dhe morale.
Për pasojë, Kosova sot ballafaqohet me dukuri të pazakontë për popullin e saj, siç janë vetëvrasjet e shpeshtuara të të gjitha grupëmoshave dhe gjinive. Në Kosovë sot rriten dhe zhvillohen format e ndryshme të degjenerimit në të gjitha fushat e jetës. Janë përhapur në shkallë alarmante përdorimi i narkotikëve dhe alkooolit (edhe në ciklin e ulët të shkollave fillore), krimi i organizuar, prostitucioni, korupcioni në administratën e të gjitha niveleve, në shëndetësi, arsim, kulturë, sporte ...Në mungesë të shpresës për një të ardhme më të mirë, karvanet e të rinjëve shqiptar drejt mërgimit, janë shndërruar në dukuri të “zakonshme”. Familja shqiptare, si celula themelore e shoqërisë shqiptare ka filluar të shkatërrohet, duke marrë tiparet më të shëmtuara të shthurjes dhe tjetërsimit, deri edhe te heqja dorë e prindërve nga fëmiu i tyre i porsalindur... Përballë kësaj krize të përgjithshme në të cilën është zhytur Kosova, edhe optimistit të papërmirësueshëm do t'i imponohet konstatimi, se “populli i Kosovës praktikisht është pa udhëheqës” të vëndosur dhe të aftë për t'i pri rrugës më të drejtë që të dal nga kjo krizë. Në realitet në këto pesë vjetë pas përfundimit të luftës, në Kosovë janë mbajtur katër herë “zgjedhje të lira”, por në realitet këto ishin farsa të sajuara dhe të drejtuara nga dora e fortë e qarqeve ndërkombëtare dhe faktotumet e tyre vendore, për ta mashtruar popullin, se ja tani i ke udhëheqësit tuaj legjitim, të mandatur nga vota jote e lirë.

Por në realitet, populli i Kosovës mbeti pa udhëheqës. “Atë deri më tash nuk e ka udhëhequr as administrata ndërkombëtare e as të ashtuquajturat organe vendore, të cilat janë nën kontrollin e rreptë të ndërkombëtarëve” (Beqir Berisha, Përse luftuan shqiptarët – letër diplomacisë ndërkombëtare, fq.25) Realisht, duke i përcjellur “udhëheqësit” tanë aktual, gjatë rrëfimeve të rregullta para shefave të tyre ndërkombëtar, t'i përkujtojnë çunat e mitur të veshur me rroba festive, duke pritur rendin për të hyrë te xherrahu. Andaj, do të ishte iluzore të pritet nga këta “trima”, se do t'u japin kahjen e duhur të zgjidhjes edhe të problemeve më të vogëla, me të cilët përballët Kosova jonë! Siç u pa për këtë kohë, jo të gjatë, “udhëheqësit” aktual të Kosovës, jo vetëm se nuk kanë kaqik, por as që janë të gatshëm, për përmbushjen e premtimeve që i bënë popullit gjatë fushatës të farsës zgjedhore, ngase për ta më me rëndësi është që t'i rregullojnë kabinetet e tyre sipas shijeve të tyre të shthurura të lluksit, se sa të mirren me problemet reale të cilat rëndojnë mbi shpatullat e popullit. Ata nuk janë të gatshëm për të zbatuar as vendimet e veta të mëparme, siç është p.sh. Kontrata së përgjithshme kolektive. Përballë këtij realiteti të hidhur, s'ka se si të mos imponohet konstatimi i qëndrueshëm, se pashmangshëm në një kohë të afërme, Kosova do të përballet fillimisht me shpërthime të fuqishme dhe zingjirore sociale dhe me pasoja të paparashikueshme. Andaj, është momenti i fundit, që këta “udhëheqës” të cilët dje i dhanë shumë premtime popullit, në këmbim të votës së tij, të ndërgjegjësohen dhe të reflektojnë drejt përmbushjes së premtimeve . Përndryshe, nesër do të jetë shumë vonë!!!
Me 17 janar 2005, Prishtinë Sejdi Veseli

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com