AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr. Mehdi HYSENI PRESIDENTI I KOSOVËS DR.IBRAHIM RUGOVA KISHTE THËNË DREJT: KOSOVA KA ZOT, PRANDAJ, LARG DUART NGA KOSOVA, FATOS NANO, SE NUK KEMI TERRITORE PËR T'I FALUR SERBISË, AS MAQEDONISË!
S'ka dyshim se, kryeministri aktual i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Fatos Nano, më mirë do të ishte, që të angazhohej në shikimin e punërave të perëndisë së Janullatosit në Shqipëri, sesa të merakosej aq shumë për fatin e pavarësisë së Kosovës, përkatësisht të rregullimit të kufijve të saj me Serbinë e Madhe dhe me FYROMIN(Maqedoninë). Edhe takimi i fundit i kryeministrit Fatos Nano me homologun e tij, Vlado Buçkovsi të Maqedonisë në Tiranë, më 11 dhe 12 janar 2005, provoi se kursori diplomatik i këtij oborrtari me rekuizita despotike të ideologjisë socialaiste të ortodoksizmit sllav, është i papërmirësueshëm, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar në Ballkan. Një oreintim i këtillë antishqiptar i këtij despoti, tanimë qe ca vjet, i shtirur si demokrat dhe si properendimor, është reflektuar që në takimin e tij duarshtrëngues-historik me ish-kryetarin e RJF-së-Serbisë, Slobodan Milosheviqin në Kreta të Greqisë, i cili e dogji Kosovën(1989-1999) me reprezalije dhe me gjenocid të pashembullt në historinë e Evropës dhe të Ballkanit, pas përefundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945). Kryeministri Fatos Nano me ministrat dhe me diplomatët e tij, mund të takohet sa herë t'ia lypë grupi i gjakut të tij qoftë në Tiranë, qoftë në kryeqytetet e metropoleve sllave ballkanike me homologët e tyre serbë, malazezë, maqedonë dhe grekë, por p ërsa i përket cfilitjes vizionare pansllave të tij lidhur me zgjidhjen e çështje koloniale të Kosovës, dhe të viseve të tjera të Shqipërisë Etnike, nuk ka fare nevojë, që të haroxhojë energji dhe djersë, sepse tanimë praktika e diplomacisë së tij dëshmoi se është në funksion të interesave të armiqëve kolonialistë serbosllavë të Ballkanit (Serbisë, Malit të Z, Maqedonisë dhe Greqisë). Si rrjedhim, Kosova, as trevat e tjera shqiptare të Shqipërisë Etnike, a ma nuk ndijenë kurrfarë mungese, as nevoje, që në asnjë mënyrë t'i përfaqësaojë a mbështet politika dhe dipomacia e regjimit despotik të Fatos Nanos, sepse kanë titullarët e tyre, të cilët kanë dëshmuar para opinionit ndërkombëtar, se dijnë t'u dalin zot atyre, edhe pa përzierjen e regjimit të dështuar aktual demokratiko-socialist, që personifikohet me emrin më tragjik dhe më kontravers të historisë politike të Shqipërisë ( Fatos Nano). Politika shqiptare e boshtit Prishtinë-Preshevë-Ulqin-Shkup ka nevojë të domosdoshme, që të gjejë përkrahjen si ekonomike, politike, diplomatike dhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( si dhe të aleatëve të saj më besnikë perëndimorë), e cila më 23 mars 1999, prakitkisht me vepër konkrete e dëshmoi veten se është një nga aleatët dhe miqtë më besnikë të Kosovës, sepse (me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë) e shpëtoi atë nga pastrimi i përjetshëm etnik nga terrori gjenocid i Serbisë militariste të ish-presidentit të RFJ-së, Slobodan Milosheviq. Duke u mbështetur në këto argumente të pamohueshme dhe dot të pashlyera në faqet e historisë së marrëdhënieve të Kosovës dhe të Amerikës, politika dhe dipomacia shqiptare e Kosovës, nevojitet të instruktohet dhe të mbështetet dirket dhe indirekt nga politika dhe diplomacia e SHBA-së, sepse kjo është zoti shpëtimtar i qenies shqiptare në Kosovë nga thika e përgjakur çetniko-fashishte e Serbisë, e JO, kursesi nga Shqipëria e brishtë e Fatos Nanos, e cila së bashku me Greqinë, me Serbinë, me Malin e Zi, me Maqedoninë dhe me Rusinë (haptazi dhe fshehurazi), ka marrë përsipër ta shpëtojë pavarësinë e Kosovës, ashtu siç u konvenon dhe shkon përshtati ruajtjes dhe avancimit të interesave tradicionale të frontit ortodoks sllav me në krye Rusinë në rajonin ballkanik, posaçërisht në hapësirat e Shqipërisë Etnike. Edhe pse në takimin e Tiranës, më 12 janar 2005, kryeministri Fatos Nano i ka premtuar homologut të tij maqedon, Vlado Buçkovskit, se qeveria shqiptare do ta mbështtetë kërkesën e qeverisë maqedone lidhur me konkretizimin e Marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë për caktimin e vijës së demarkacionit të kufirit midis Kosovës dhe Maqedonisë, një iniciativë e këtillë parashikuese e shërbimeve të vullnetit të mirë perosnal të kryeminsitrit Fatos Nano në dëm të interesave vitale të Kosovës, nuk ka asnjë gjasë (qoftë edhe minimale), që të bëhet realitet, sepse kjo nuk është çështje private, as zyrtare e Fatos Nanos, por e qeverisë së Kosovës dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e jo, kursesi objekt cirku (me dimensione komerciale dhe tregtare) afatgjatë i diplomacisë pansllave të regjimit trafikant dhe antidemokratik të Fatos Nanos. Vlen të theksojmë se, presdienti i Kosovës, Ibrahim Rugova në mënyrë të peshuar dhe objektive ka vlerësuar se, Marrëveshja e lidhur midis Beogradit dhe Shkupit, është ilegale, sepse është lidhur pa pëlqimin dhe pa pjesëmarrjen e palës shqiptare të Kosovës (Beta, 13.o1.2005). Në këtë vështrim, pas takimit të Tiranës Nano-Buçkovski, deklarata zyrtare e Ibrahim Rugovës, duhet të merret në konsideratë si dhe tejet serioze dhe reale si nga ana e diplomacisë dakorduese Nano-Buçkovski, ashtu edhe nga ajo serbo-malazeze, sepse Kosova nuk do të njohë kurrfarë marrëveshjeje kufitare paraprake për caktimin e vijës së kufirit Kosovë-Maqedoni, të nënshkruar nga dr.Vojislav Koshtunica (përfaqësues i palës serbe) dhe Branko Cërvenkovski. Pra, përkundër faktit se presidenti i Maqedonisë, B.Cërvenkovski, e ka reaguar ashpër, duke e hudhur poshtë deklaratën e Ibrahim Kosovës si të pabazë ngase sipas dioptirsë largpamëse të diplomacisë antishqiptare të Shkupit, marrëveshja e theksuar është verifikuar ndërkombëtarisht, kjo është një e pavërtetë e madhe mbase pikësëpari nuk ka asnjë bazë ligjore, as juridike ndërkombëtare, sepse është përfunduar krejtësisht në mënyrë ilegale, pa pjesëmarrjen dhe pa dhënien e pëlqimit të institucioeneve përkatëse të Kosovës. Kjo formë piraterike e rrëmbimit të territorit etnik të Kosovës, e sanksionuar në Marrëveshjen për caktimin e vijës kufitare midis Shkupit dhe Beogradit, më 23 shkurt 2001, nuk ka lidhje as me të drejtën private ndërkombëtare, as me të drejtën publike ndërkombëtare. M'u për këtë arsye Parlamenti i Kosovës në kohën e duhur, e ka hudhur si të pavlefshme Marrëveshjen e sipërtheksuar, të lidhur midis Shkupit dhe Beogradit. Në favor të prononcimit zyrtar të Parlamenit, të Qeverisë dhe të Presidentit të Kosovës lidhur me këtë çështje jetike për mbrojtjen e territorit të Kosovës, (duke e trajtuar pikërshit në aspektin shkencor të së drejtës ndërkombëtare), është publikuar edhe kjo analizë e autorit, në shkurt të vitit 2001 :
|
RRUDHJA E TËRËSISË TERRITORIALE TË KOSOVËS ËSHTË NË FUNKSION TË VAZHDIMËSISË SË DOKTRINËS DHE TË STRATEGJISË GJEOPOLITIKE IMPERIALISTE SLLAVE NË BALLKAN Me gjithë zhurmën propagandistike dhe me premtimet e ekzagjeruara, se procesi dhe vlerat thelbësore të demokracisë dhe të pluralizmit të globalizuar evroperëndimor, do të "promovohen" edhe në favor të popullit të copëtuar shqiptar nëpër disa shtete sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia) kolonialiste ballkanike, kjo, në praktikë po ndodh ndryshe ngaqë "itinerari" i një agjende të këtillë afatgjatë, në vend se të konkretizonte parashikimet e tij, nxori në sipërfaqe dhe riaktivizoi recidivat e historisë së hidhur të gjeopolitikës imperialiste sllave në Ballkan. Edhe pse në asnjë dokument, në asnjë projekt të vizionit poliko-demokratik të evrointegralizmit, që ka të bëjë me "rregullimin", përkatësisht me zgjidhjen e problemeve akute të vendeve të Evropës Juglindore, nuk figuron termi(nocioni) gjeopolitikë, ky është i pranishëm si në kuptimin doktrinar, ashtu edhe në atë praktik, sepse sheshit dhe "heshtazi" u paraprin interesave politiko-strategjike të të gjithë armiqve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike. Në këtë kontekst, moralizimet e globokratëve dhe impotenca e dipomacisë ndërkombëtare u tregua e "pafuqishme" , që shqiptarëve dhe Kosovës t'ua njohë të drejtën e vetëvendosjes, sikurse popujve të tjerë (sllovenëve, kroatëve, serbëve, malazezëve, maqedonëve) të ish- Jugosllavisë socialiste të Titos. Në vend të aplikimit të standardit përkatës parimor të së drejtës së vetëvendosjes edhe ndaj popullit shqiptar të kolonizuar nëpër republikat sllave ballkanike, këtij i mohohet një e drejtë e këtillë legjitime dhe legale, duke e mashtruar, duke e gënjyerë dhe, duke e lënë haptazi në "baltë" në emër të krijimit dhe të mbrojtjes së institucioneve "të multietnikes dhe të pluralizmit", të "importuar" nga fuqitë e mëdha perëndimore botërore. Në rastin konkret shihet qartazi se gjeopolitika i paraprin politikës: "ndryshim të statusit politik-po", ndërsa ndryshime territoriale (gjeopolitike)-jo(!) Këtë konstatim tonin e provon në mënyrë aksiomatike edhe përmbajtja e librit të Zbignjev Bzhezhinskit (ish-sekretar shtetëror në administratën amerikane të presidentit Xhimi Karter):"Jashtë kontrollit-zhbalancimi global në vigjilie të shekullit XXI", ku ndër tjera, në mënyrë reliefe ka artikuluar dimensionet pretenduese të "marramendjes" gjeopolitike:"Historia nuk ka përfunduar, por në të vërtetë është bërë më e ngjeshur. Në të kaluarën, epokat historike relativisht kanë qenë të ravijëzuara me konturat e tyre të qarta, kështu që edhe ishte më lehtë të përkufizohej koncepti i progresives historike. Nderkaq, sot, historia karakterizohet nga diskontinuitete të vrazhda dhe kontradiktore, gjë që kjo errëson në mënyrë të kondensuar perspektivën dhe shpie në konfuzion perceptimet e historisë sonë."Pikërisht në këtë vështrim duhet të pasqyrohet edhe gjendja e sotme e shqiptarëve të kolonizuar në Ballkan. Tjetërsimi i 2500 hektarëve të territorit të Kosovësparalajmëron sfidë të re për shqiptarët në Ballkan S'ka dyshim se, përfundimi i Marrëveshjes së kufirit ndërmjet të ashtuquajturës "RFJ" dhe IRJM-sëmë, më 23 shkurt të vitit 2001 (sipas së cilës Kosovës, i janë shkëputur 2500 haktarë të territorit të saj në favor të IRJM-së), është një mesazh i qartë për shqiptarët jo vetëm të Kosovës dhe të Iliridës, por për të gjithë shqiptarët në Ballkan, se doktrina dhe strategjia gjeopolitike sllave është riaktualizuar pikërisht në frymën e çasjes karteziane, e cila është kompatibile me konceptin e globalizimit ndërkombëtar (si në kuptimin gjeografik, ashtu edhe në atë epistemologjik), i cili edhe përmes shfrytëzimit të vijave transportuese moderne rajonale synon për të "transformuar" tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shteteve të vogla dhe të pafuqishme. Si duket këtë "lojë" gjeopolitike të rrezikshme për ricopëtimin e mëtjemë të territorit etnik shqiptar, "elitat politike" shqiptare nuk e kanë kuptuar dhe, nuk e kanë të qartë sa duhet, sepse kjo para së gjithash nuk ka të bëjë vetëm me sistemin interpretues të koncepteve themelore të globalizmit botëror, të arritjes së ekuilibrit të politikës ndërkombëtare për t'i pajtuar divergjencat ndërmjet konkurruesve dhe "nomadëve" të vendeve të Evropës Juglindore ( të shkatërruar në çdo segment të qenies së tyre, sipas konceptit të totalitetit global), si dhe mbi këtë bazë kinse për të siguruar paqen dhe rendin ndërkombëtar, por ka të bëjë me luftën e vazhdueshme globale të gjeopolitikës moderne (tani, jo në frymën e krijimit të blloqeve dhe të identiteteve gjeografike, gjë kjo ishte karakteristikë e gjeopolitikës së periudhës së luftës së ftohtë ndërmjet dy superfuqive botërore SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik), struktura e së cilës objektivisht paraqet determinimin e entiteteve gjeografike, përkatësisht kondensimin epistemologjik dhe ontologjik të botës së globalizuar sipas konceptit imperialist të perandorive të dikurshme romake, bizantine, osmane etj. Në këtë vështrim, qarqet politike zyrtare të regjimit sllav të Beogradit dhe të Shkupit, janë duke ecur në hap me parametrat e gjeopolitikës moderne të globokratëve perëndimorë, duke u përpjekur që me ndihmën e tyre paraprakisht të caktojnë "kushtet e baraspeshimit" jo vetëm në aspektin e pluralizimit dhe të "demokratizimit" rajonal të politikës, të ekonomisë, të tregtisë, të kulturës, të multietnikes e të tjera, por edhe në aspektin e "globalizimit" të territorit etnik shqiptar, sikurse që është rasti i Marrëveshjes së caktimit të vijës së demarkacionit midis ish-"RFJ-së" dhe IRJM-së. Në thelb, përmbajtja e kësaj Marrëveshjeje, para së gjithash vë në dukje vampirizimin e pretendimeve territoriale të sllavociganëve të Ballkanit ndaj territorit etnik shqiptar, i cili fatkeqësisht de facto dhe de jure ende ndodhet nën jurisdiksionin kolonialist të Beogradit, të Shkupit dhe të Podgoricës. Rasti i shqiptarëve në Kosovë, i shqiptarëve të Anamoravës, të Iliridës dhe të Malit të Zi, provon në mënyrë të argumentuar dhe të qartë politikën nga pozita e forces dhe epërsinë e fuqive të mëdha botërore, që përbëjnë politikën ndërkombëtare, si dramë objektive të globalizimit territorial në disfavor të territorit të përgjithshëm dhe të popullit shqiptar të Shqipërisë etnike. Për më tepër, doktrina dhe strategjia e këtillë e gjeopolitikës së hibridizuar e globokratëve dhe e evrointegralistëve sheshit vë në dukje ineteresat e tyre konvergjente, që shqiptarëve t'ua mohojnë të drejtën e vetëvendosjes dhe të pavarësisë, duke i mbajtur edhe më tej të kolonizuar dhe të copëtuar në katër shtetet sllave(Serbia,Mali i Zi, IRJM, Greqia). Shembulli i shqiptarëve të kolonizuar dhe të copëtuar nëpër disa shtete fqinje sllave ballkanike është plotësisht simetrik me shembullin e kurdëve dhe të Kurdistanit të shkatërruar dhe të copëtuar në disa shtetete fqinje të tij( Turqia, Iraku, Irani dhe Siria), që gjithashtu është pjellë direkte e fuqive të mëdha imperialiste botërore. Në historinë e marrëdhënieve diplomatike ndërkombëtare, "formula" e Kurdistanit ka provuar praktikisht se është instrumenti më i efektshëm dhe më lukrativ i "rrumbullakësimit" të interesave të përgjithshme hegjemoniste koloniale të fuqive të mëdha botërore. Fatkeqësisht, (nën murkullimin e strategjisë afatgjatë të globokratizmit dhe të evrointegralizmit) një "formulë" e këtillë po përfillet në mënyrën më perfide edhe ndaj etnikumit shqiptar të mbërthyer me shekuj nën kthetrat e përgjakura të kolonializmit sllav. Këtë strategji polivalente të kontinuitetit historik të kolonizimit të shqiptarëve nga sllavët, e gjejmë edhe në paragrafët e Marrëveshjes për revizionimin e territorit kufitar midis ish-"RFJ-së" dhe IRJM-së, të nënshkruar në shkurt të vitit 2001 nga autoritetet zyrtare të regjimit të Beogradit dhe të Shkupit. E vlen të nënvizojmë faktin se, ndonëse ipso facto përmbajtja e kësaj Marrëveshjeje nuk ka të bëjë me kurrfarë territori serbo-maqedon, por me territorin etnik shqiptar të Kosovës (domethënë kjo Marrëveshje është lidhur pa pjesëmarrjen e shqiptarëve dhe, në kurriz të shqiptarëve dhe të Kosovës, sepse sipas saj iu tjetërsohen 2500 hektarë tokë të punueshme dhe kullosa, që ligjërisht është nonsens juridik, sepse edhe sipas së drejtës kombëtare, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare është nul=e pavlefshme për shqiptarët e Kosovës), kjo, drjetpërdrejt mbështetet nga institucioni më i lartë i bashkësisë ndërkombëtare-Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas deklaratës zyrtare konfirmuese të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, KS (sikurse Deklarata zyrtare e KS të KB, e datës 7 mars 2001) të Kombeve të Bashkuara e njeh Marrëveshjen ndërkufitare, të arritur mes Beogradit dhe Shkupit, mirëpo, kjo mbështetje është në kolizion si me Rezolutën 1244 të KS të KB-së për Kosovën, ashtu edhe me kompetencat dhe me autorizimet e Këshillit të Sigurimit ngase Marrëveshja e theksuar nuk ka qenë objekt shqyrtimi i Arbitrazhit të Gjykatës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, deklaratat, që rezultojnë nga KS i OKB-së lidhur me respektimin e kësaj marrëveshjeje, kanë vetëm karakter politiko-porpagandistik, të cilat kanë për qëllim të ushtrojnë trysni suplementare ndaj palës shqiptare, që ta deyrojnë atë, të pajtohet edhe më tutje me dialektikën e racizmit dhe të sovranitetit kolonial sllav, gjë që kjo, në asnjë mënyrë qoftë juridikisht, qoftë politikisht nuk e obligon Kuvendin, as Qeverinë multietnike të Kosovës, që t'i përfillë "rekomandimet politike", të drejtuara nga sekretari i Përgjithshëm, Kofi Annan dhe nga KS i Kombeve të Bashkuara, ngase nuk passjellin kurrfarë efekti juridik. Përkundrazi, si Kuvendi, ashtu edhe Qeveria multietnike e Kosovës, janë të detyruar, që me çdo kusht, përmes mekanizmave përkatës ligjorë, që përbëjnë të drejtën vendore dhe, duke u mbështetur në të drejtën pozitive juridike ndërkombëtare, ta hudhin poshtë si plotësisht të pabazë-të pavlefshme juridikisht Marrëveshjen ndërkufitare midis Beogradit dhe Shkupit. Arritja e kësaj marrëveshjeje të turpshme dhe antishqiptare, nuk mund quhet kurrsesi ndryshe veçëse sfidë e re, që ka për qëllim të shkaktojë konflikte të reja të armatosura me shqiptarët në Ballkan. Përfundimi i Marrëveshjes për "caktimin e kufirit të ri" midis shqiptarëve të Kosovës, të Anamoravës dhe të Iliridës, mund të jetë i pranueshëm vetëm për aparqikët sllavë dhe sllavofilë, (që tradicionalisht janë mësuar të ushqehen me gllabërimin e territoreve etnike shqiptare në Ballkan) si dhe për përkrahësit e tyre ekzistencialistë të globokratizmit, të cilët strategjinë e gjeopolitikës dhe të propagandës së tyre, e zhvillojnë për të krijuar vatra të reja krizash permanente, edhe në "baltën e gjallë" të popujve të "Evropës Ballkanike". Diplomacia preventive shqiptare, duhet të eliminojëpropagandën luftarake të boshtit Beograd-Shkup Për t'i evituar përpjekjet e pareshtura të mekanizmave sekrete dhe publike të politikës propagandistike luftarake të boshtit sllav Beograd-Shkup, që kanë për objekt "tregtimin" e territorit etnik shqiptar në favor të zgjerimit të elementit serbomaqedon, diplomacia shqiptare, patjetër nevojitet që të ndërmarrë masa përkatëse për eliminimin e tërësishëm të këtij fenomeni të ripërtëritur të racizmit kolonial sllav. Me gjithë njohjen e meritave të bashkësisë ndërkombëtare, e në veçanti të administratës së Shteteve të Bashkuara me ish-presidentin Bill Klinton në krye, që Kosova të boshatiset definitivisht nga forcat militare, paramilitare e policore të okupatorit serb, e së këndejmi të vihet nën mandatin e protektoratit ndërkombëtar(KFOR+UNMIK), ne assesi nuk mund të heshtim dhe të pranojmë (pavarësisht nga ushtrimi i diktatit dhe i trysnisë së sondazheve të diplomacisë tregtare të fuqive të mëdha), që të falim, jo 2500 hektarë, por asnjë pëllëmbë tokë, qoftë e punueshme, qoftë djerrinë, fushë apo mal, përrua ose lumë, liqen apo det, që i përket territorit etnik shqiptar. Duke qenë se, përmbajtja e Marrëveshjes ndërkufitare serbomaqedone ka karakter ekspansionist ndaj tërësisë territoriale të Shqipërisë etnike, atëherë del krejtësisht e qartë se politika shqiptare, nevojitet që sa më parë të jetë e mundur, t'i pëcaktojë prioritetet dhe mjetet efektive për të parandaluar "atomizimin" e mëtejmë të tokave të veta nga ana e gjeopolitikës raciste dhe e luftës grabitçare kolonialiste serbomaqedone. Për t'iu shmnagur objektivave hegjemoniste të kësaj Marrëveshjeje, diplomacia shqiptare, pikëspari (pa ngritur grafikun e hipertensionit politik, të frustrimit iracional, që do të çonte në konfrontim direkt me aktorët e bashkësisë ndërkombëtare) nevojitet që të përgënjeshtërojë me argumente tezën sllavomaqedone, se njohja e pavarësisë së Kosovës, do të paraqiste "rrezik serioz për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin ballkanik". Pikërisht, kjo tezë e sllavocentrizmit destruktiv, pasqyron esencën e Marrëveshjes së theksuar për ndryshimin e kufijve në relacionin Kosovë - IRJM. Si për propagandën ushtarake e politike,ashtu edhe për atë diplomatike ndërkombëtare, kjo tezë e sofistikuar konsiderohet si instrumenti më oportun dhe më i qëndrueshëm për të dezavuuar kërkesën legjitime për pavarësimin e Kosovës. Në këtë mënyrë, strategjia e njësuar politiko-propagandistike serbomaqedone, llogarit se do të përfitojë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe të aleatëve të saj tradcionalë sllavë. Duke u mbështetur në një "imperativ" të këtillë, me logjikë dhe strukturë të vjetër të politikës pushtuese serbomadhe, Serbia "e demokratizuar" e "elitës" nacionalshoviniste, e përfaqësuar nga dr.Vojislav Koshtunica dhe dr.Zoran Gjingjiq, përmes marrëveshjes së theksuar (duke shpresuar se do ta bindin bashkësinë ndërkombëtare, se nëse vihet në pikëpyetje revidimi i marrëveshjes dypalëshe serbo-maqedone në favor të palës shqiptare, atëherë kjo, do të reflektojë aspirata të hapta për pushtimin e territorit të IRJM-së) ka për qëllim që në të njëjtë kohë, t'i konfrontojë shqiptarët e Kosovës edhe me maqedonët edhe me ndërkombëtarët-KFOR-in dhe UNMIK-un në Kosovë. Provokimi i një situate të këtillë, do të ishte trumfi më i madh i propagandas së ndyrë luftarake të Serbisë pushtuese kundër shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por edhe në viset e tjera të banuara me shqiptarë, të cilat edhe në fillim të shekullit XXI, janë "plaçkë" e koniunkturës dhe të sistemit shtypës kolonial sllav në zemër të Evropës së integruar mbi baza ekonomike dhe politike. Për t'i paralizuar që në start profkat dhe grackat e rrezikshme të amalgams serbomaqedone, të "gatuara" sipas recetës tradicionale të historiografisë së falsifikuar serbe dhe të politikës së Kishës Ortodokse Serbe, (e cila, historikisht, në vend se të mirret me misionin e saj të shenjtë, mirret me ushtrimin e politikës gjenocidale serbomadhe kundër shqiptarëve, kroatëve, myslimanëve të Bosnjë-Hercegovinës dhe të Jeni Pazarit. Këtë mision "të shenjtë politik" në shfarosjen e këtyre popujve joserbë, Kisha Ortodokse Serbe, duke i prirë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë, shërbimeve të zbulimit dhe të kundërzbulimit të ushtrisë dhe të policisë serbomalazeze, ia arriti që edhe në dekadën e fundme të shekullit XX, të kryejë "misionin e shenjëtorit politik hyjnor" në "mbrojtjen e çështjes serbe", natyrisht në disfavor të vendeve dhe të popujve të theksuar fqinj), Qeveria e Kosovës, së pari, me procedurë të shkurtër nevojitet ta anulojë Marrëveshjen serbomaqedone, që është në funksion të copëtimit të territorit etnik shqiptar, edhe pse në këtë moment, nuk ekzistojnë gjasët reale për të ndryshuar gjendjen faktike në terren. Arsyeja, për nxjerrjen e një konstatimi të këtillë të peshuar gjithanshmërisht qëndron në faktin se, bashkësia ndërkombëtare (Këshilli i Sigurimit të OKB-së, NATO-ja, OSBE-ja dhe Bashkimi Evropian), duke u mbështetur thjesht në "justifikimin" e interesave politike dhe në transaksionet e kanonierave diplomatike të fuqive të mëdha, ka përjashtuar të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare(jus cogens) dhe, në vend të përfilljes së saj, mbështet Marrëveshjen serbomaqedone të tjetërsimit të një pjese të territorit të Kosovës, që kufizohet me ngrehinën artificiale, të ashtuquajtur IRJM. Së dyti, duke marrë në konsideratë mbështetjen e parezervë të kësaj Marrëveshje ilegale, antijuridike dhe antishqiptare nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (edhe pse Qeveria e Kosovës është legjitime dhe ka mandatin e plotë, që ta kontestojë këtë Marrëveshje), parapëlqehet që kjo hëpërhë mos ta ngrejë këtë çështje në shkallë ndërkombëtare, e në veçanti në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sepse përgjigjja do të jetë e qartë, në disfavor të palës së dëmtuar shqiptare. Një kundërefekt i këtillë, do të rezultonte drejtpërdrejt nga qëndrimi subjektiv i të gjitha fuqive të mëdha-anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sepse këto sërish do të merrnin në mbrojtje Marrëveshjen e sajuar serbomaqedone. Në këtë mënyrë, do të vinte në shprehje acarimi i marrëdhënieve ndërmjet palës shqiptare dhe bashkësisë ndërkombëtare, gjë që ky, edhe është qëllimi i lidhjes së Marrëveshjes së theksuar midis Beogradit dhe Shkupit. Së këndejmi, në këtë moment përkeqësimi dhe tendosja e marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, më së paku do të ishte në interes të zgjidhjes së drejtë dhe objektive të këtij problemi kufitar ndërshtetëror. Pozicioni politik i institucioneve shtetërore dhe i subjekteve relevante politike shqiptare të Kosovës përkitazi me këtë çështje, para bashkësisë ndërkombëtare, duhet të jetë i qartë: Nuk e njohim Marrëveshjen serbomaqedone për këto arsye, se : a) kufijtë e Kosovës janë nën jurisdiksionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara; b) është përzierje direkte në çështje të brendshme të Kosovës dhe, cenim i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale të Kosovës; c) është akt piratesk antijuridik ndërkombëtar, sepse është lidhur ad interim të palës shqiptare domethënë në disfavor të territorit të huaj, titullar i të cilit është Kosova, e jo Serbia, as IRJM; ç) është në kundërshtim me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, me Deklaratën mbi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin miqësor ndërmjet shteteve, në përputhje me Kartën e OKB-së, Rezoluta 2625(XXV)/1970 e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara; d) është në shpërputhje me Dokumentin përfundimtar të Helsinkit (1975); dh) është në kolizion me nenin 11 të Konventës së Vjenës (23 gusht 1978) mbi shtetet sukcesore, si dhe ë) është në kundërshtim flagrant me parimin uti possidetis juris të së drejtës ndërkombëtare. Sa më sipër, duke i marrë në konsideratë këto argumente me fuqi të vlefshme ligjore juridike të së drejtës publike ndërkombëtare (të cilat pa precedencë i kanë nëpërkëmbur dhe abuzuar si ish-"RFJ", ashtu edhe IRJM me rastin e përfundimit të Marrëveshjes për copëtimin e territorit të Kosovës. Së këndejmi, edhe bashkësia ndërkombëtare, gjë që kjo shpërfillje, sipas gjuhës së sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar, quhet triumfi i politikës mbi drejtësinë ndërkombëtare), pala shqiptare nuk është e obliguar që, as moralisht, as politikisht, e për më tepër as juridikisht, t'i respektojë asnjë nga deklaratat a rekomandimet politike, të miratuara qoftë nga KS i Kombeve të Bashkuara, Bashkimi Evropian, OSBE-ja apo NATO-ja, sepse kjo bie ndesh edhe me të drejtën historike, me interesin territorial, kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. ________________________
|
| |
