-................... ........-.............. ................... .................................................................... ....

Google | Yahoo | MSN
Politike | Analizė | Lajme | Aktualitete Dk | Intervista | Sport | Arkiva
Pėrjetime | Texte-melodi-logo pėr SMS | SMS-DK | MISS bota 2003 | Miss Kosova | Top modelet Kosovare | Fokusi shqipėtar
Aforizma | Letersi | Tregime | Dosje | Histori | Ditarė lufte | Fjalore Anglisht-Shqip
Gazeta ditore | Revista | TV | Radio onlin | Faqe Shqipėtare | Faqe personale | Te ndryshme
Radio-ZIK | TV-ZIK | Historiku | Stafi | Kėnget-Top 10 | Foto albumi | Skema programore
Rtvzik-muzikė | Muzikė1 | Muzikė2 | Muzikė3 | Muzikė4 | Muzikė5 | Muzikė6
RTVZIK-CHAT | Albachat | Shkupichat | Kosovachat | Shqipėriachat | Dashuriachat | Paltalk
subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link | subglobal8 link
RTV  ZIK RTV  ZIK
Shefki Ollomani-Nga roberia ne liri dhe nga roberia ne roberi.(Komente historise sone politike)
Gezim Mekuli-Demilitarizimi, decentralizimi, dekombëtarizimi dhe "demokratizimi" i popullit shqiptar!
Beqir Elshani-Saturni serb i ha femijet shqiptare
Abaz Pllana-Mitrovica e ndarë apo...?
Beqir Elshani-Ditelindja dhe perkujtimi
Xhevat Bislimi- Konference per gazetare-Dega e PDK-se-Viti
AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK

AKTUALITET

Sejdi Veseli, Prishtinë

PROBLEMET E MBARSUARA GJATË VITIT 2004, DO TË PJELLIN DHUNSHËM NË VITIN 2005

Është zakon që në ndrrimin e moteve, në kuadër të këmbimeve të urimeve dhe dëshirave të përgjithëshme, të veçohet shpresa për të arritura pozitive gjatë Vitit të Ri. Me siguri të shumica e pjestarëve të popullit tonë, përkundër dëshirës kjo shpresë s'ka se si të veçohet, ngase ajo është në gjendje kome nga plagët serioze që mori në vazhdimësi, që prej 12 qershorit 1999, kur u instalua në Kosovë apartheidi unmikistanez i mandatuar nga Rezoluta famëkeqe nr.1244 e KS të OKB-së. Duhet të prnojmë, se fajtorët kryesor për të gjitha plagët që mori shpresa jonë, jemi ne vetë ne shqiptarët! Sepse, shumica prej nesh të përndarë nëpër karikatara të partive politike dhe verbëruar pas lakmive për përfitime personale, përballë të gjitha zhvillimeve të cilat i shkaktuan plagë vdekjepruese edhe shpresës tonë më madhore, për të jetuar të lirë, dinjitoz dhe të ribashkuar Atëmemëdheun tonë të vetëm Shqipërinë, për çka derdhëm lumenj gjaku. Pra, nuk ishim dhe nuk jemi ende në nivel të datyrës më të rëndësishme në këtë etapë të historisë tonë njerëzore dhe kombëtare.
Duke lexuar intervistat e shumicës së “lidrëve” aktual, qofshin ata të pozitës apo të opozitës shqiptare, të botuara në prag të ndrrimit të moteve 2004-2005, do të provohet e vërteta e pakontestueshme, se shumica e të intervistuarëve përngjajnë me njëri tjetrin si kungulli kungullit dhe se përmbajtëjet e përgjigjeve të tyre janë nga i njejti brum, dersa fasadat e këtyre përgjigjeve, të “zbukuruara” nga po i njejti grim i skaduar demagogjik.
Është për keqardhje se këto intervista, të gjitha sipas porosisë, te lexuesi i painformuar shqiptar nga shkaku se rron larg nënqiellit të hidhur kosovar, do të krijojnë përshtypje iluzore: -se ja më në fund rrjedhat po shkuekan në përputhje me aspiratat shekullore dhe interesat e ligjëshme të shqiptarëve; -se gjoja dje, sumica e këtyre të “zgjedhurve ”të popullit paskan bërë punë të madhe e shumë më të madhe do të bëjnë nesër. Me siguri do t'i hinim në hak të vërtetës po të mos pranonim se vërtet, si shumica e liderëve të politikës “tonë” kombëtare dhe të mandatuarit me “votën” e popullit, çdo herë në emër të popullit, deri më sot kanë bërë punë të mëdha për veten dhe klanet e ngushta të tyre. Veprat e tyre të shumëllojshme janë dëshmia më e mirë, se vërtetë është kështu. Ato flasin vetë. Shumica e këtyre zotërinjëve, falë punës së tyre në “shërbim” dhe në emër të popullit, për një kohë të shkurtër janë shndërruar, nga raste sociale në “Boss-a” të mëdhenj.

Ata falë fruteve të punës (lexo: pislluqeve) të tyre, realisht luajnë me miliona $ apo €, pa u mërzitur fare: -se fqinjët e tyre nuk kanë as buk e krip të mjaftuar për t'i ushqyer familjet; -se fëmijët e fqinjëve të tyre, në vend se të shkojnë në shkollë sikur moshatarët e tyre, ata detyrohen të punojnë gjysëm të veshur dhe gjysëm të zbathur me karrocë në dorë, si gjatë kohës me acar e cegmë, ashtu dhe gjatë ditëve me të reshura me shi e dëborë, për të siguraur kafshatën e gojës për familjen e tyre, në shumicën e rasteve të strehuara në gërmadhat e adaptuara të shtëpive të djegura nga lufta.
Ndërsa “zotrinjët” tanë, lider partishë, deputet, bartës të funksioneve të të gjitha rangjeve të kirearkisë “pushtetore”, duke filluar prej një kryetari të Bashkisë Lokale e deri te Parlamenti, Kryeministria dhe Prezidenca e Kosovës, kukulla të Unmikistanit, pa u skuqur fare, këtij realiteti të hidhur i thonë zhvillim i Kososvës në kahjen e duhur. Zatën shumica e këtyre besëpakëve për mungesë të ndjenjave elementare njerëzore dhe kombëtare, as që dinë të skuqen nga turpi. Me rëndësi për këtë soj gjallesash humanoide është: të veshen bukur, të voziten me vetura luksoze, të bejnë jetë feudalësh nëpër separet e hoteleve në periferi të qyteteve dhe të shoqëruar nga mjeshtret e zanatit më të vjetër, si dhe të numrojnë shumat e reketit të mbledhur nga truprojat e tyre kryecullake nga borxhlinjët e diciplinuar. “Shyqyr që ra kjo dekë dhe u pamë”-thotë populli.
Më në fund, populli shqiptar ka filluar ta kuptojë përfundimisht, se aspiratat e tij të ligjshme nuk do t'i dhurohen në pjatë nga askushi, pra as nga unmikistanezët dhe servilet e tyre vendor. Edhe pse me vonsë, por më mirë vonë se kurrë, populli shqiptar i etshëm për liri kombëtare dhe sociale ka filluar ta kuptojë përfundimisht, se jo vetëm nuk do të lirohet nga këto halle të cilat po e ngulfasin, por ato do të rëndojnë për ditë e më shumë mbi kurrizin e tij, përderisa nuk përbashkohet përreth Flamurit të tij të vetëm kombëtar i vendosur për të përdorur të gjitha mjetet demokratike për realizimin e të drejtave të tij legjitime kombëtare dhe sociale. Vërtetë, tjetër zgjedhje nuk u ka mbetur shqiptarëve, pos marjes së fatit të tyre në duart e veta të sigurta! Zatën, ky ështe edhe amaneti gjakut të bijëve dhe bijave të tij, të cilët për intersat e shenjëta të çlirimit dhe të ribashkimit të Atëmemëdheut, ranë për të mos vdekur kurrë!

janar 2005 Sejdi Veseli, Prishtinë

 

 
Për ne | Site Map | Privacy Policy | Na Kontaktoni | ©2002 adi@rtvzik.com