AKTUALITETE -EXKLUSIVE PËR RTVZIK |
AKTUALITET |
BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI SI E SHITI DRASHKOVIQI NË TIRANË PËRRALLËN E TIJ DIPLOMATIKE PËR KOSOVËN!? * / Fenomenologjia e paradoksit dhe e vetëmohimit: Përderisa politika dhe diplomacia zyrtare e Republikës së Shqipërisë nuk deklarohet para botës, se Kosova është pjesë integrale e territorit etnik të Shqipërisë, drashkoviqët çetnikë serbomëdhenj dhe Unioni i Serbisë dhe i Malit të Zi, do të manipulojnë me ndërrimin e tezave të historiografisë falsifikatore serbomadhe, duke u thirrur në të "drejtën historike" mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike, edhe pse e vërteta është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Në momentin më kritik të historisë dhe të fatit të Kosovës, si dhe të trojeve të tjera etnike shqiptare të Shqipërisë, të kolonizuara nga Serbia dhe Mali i Zi, “pistonët” e diplomacisë së regjimit të Fatos Nanos, e aranzhuan dhe e realizuan, edhe “vizitën historike” të Vuk Drashkoviqit (ministër i Punëve të Jashtme) të Unionit të Serbisë dhe të Malit të Zi(SMZ-së). Apogjeun e këtij paradoksi, pa dyshim e pasqyron fakti se, Drashkoviqi (armiku më i përbetuar i pavarësisë së Kosovës-Shqipërisë Etnike) nga suita e regjimit aktual zyrtar të Tiranës u prit me lule dhe me daulle. Ndërkaq, disa muaj më parë(2003-2004), liderët patriotë të Ribashkimit të Shqipërisë, Gafurr Adili, Taip Mustafaj dhe Idajet Beqiri, në vend të pritjes së tillë të ngrohtë miqësore, u pritën me burg, me gurë dhe me izolim, kurse Drashkoviqi (për meritat e tij të jashtëzakonshme antishqiptare) u prit me bukë, me dolli dhe me bujari të ngrohtë dhe të sinqertë shqiptare. Ja, edhe kjo paradigmë e turpshme, apolitike, antikombëtare dhe ANTIBASHKIM, për të satën herë në historinë tonë, provon përs ëritjen e recidivit të fenomenologjisë së vetëmohimit, të përçarjes, të tradhtisë dhe të shitjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. S'ka asnjë dyshim se, po të ishte gjallë në jetë, filozofi dhe poeti ynë i shquar, Ndre Mjeda, këtë “diplomaci moderne”, që personifikohet me emrin dhe me veprën antibashkim të Fatos Nanos dhe klikës së tij, do ta mallkonte me psherëtimën “më të butë” përmes këtyre vargjeve poetike: “ Me dijtë hyjtë me bisedue, me pasë sy që me derdhë lot, vajin tand të kishin prue, të kishin kja për jetë e mot”; OSE: “BYLBYL, ky shekull, orë e ças ndërrohet, bijnë poshtë të naltit, e i vogli çohet”. Mesazhi i këtyre vargjeve poetike me vlerë antologjike kombëtare të Ndre Mjedës, edhe sot, në fillimshekullin XXI, është aktual dhe tejet i qartë, se të gjithë ata shqiptarë (qoftë në pozitë a jashtë pushteti, pavarësisht çfarë profesioni ushtrojnë në jetën e përditshme), që në mënyrë të verbër punojnë për interesa të tyre të ngushta dhe të armiqëve të huaj në disfavor të interesit të përgjithshëm të kombëtar dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike, duhet të mos harrojnë dialektikën e natyrës, se në këtë botë çdo gjë është e ndryshueshme dhe relative. Prandaj, edhe absolutizimi i regjimit despotik antipopullor dhe antibashkim i Fatos Nanos, duhet të jetë kuptuar si i përkohshëm, sepse (shprehur popullorqe) “gjithmonë nuk do t'i shkojë kungulli mbi ujë”. Më thjesht, ata që në çfarëdo forme e luftojnë bashkimin gjithëkombëtar shqiptar për të hyrë “në një thes të përbashkët” me Serbinë dhe me Malin e Zi, s' ka dyshim se një ditë, do t'i zërë edhe psherëtima e pavdekshme e Andon Zako Çajupit: “ O, shqiptarë të mjerë,q'u ka marrë koka erë, e po luftoni për të tjerë...” OSE ajo e Atë Gjergj Fishtës: “ Asht ma mirë nën dhe m'u kja, se për të gjallë me ndejtë nën shkja”. Si “rexhimlinjtë”, ashtu edhe “kullakët-çifligarë” të kohës, ( që së bashku me armiqtë e ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, janë duke e ngrënë edhe kashtën e djegur dhe hirin e oxhaqeve të pafikura) nuk parapëlqehet, që të harrojnë këtë amanet të shenjtë-bashkimin e Shqipërisë Etnike, ( me zjarrin dhe me pasionin e të cilit kanë jetuar dhe vepruar jo vetëm Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Atë Gjergj Fishta, por edhe Samiu, Abdyli dhe Naimi..., edhe gjithë plejada e luftëtarëve të penës dhe të pushkës së periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare ) sepse ekziston rreziku, që të vriten nga padrejtësia dhe terrori gjenocid në emër të “bashkim-vëllazërimit” të regjimeve serbomalazeze-sllave. Me një fjalë, të gjithë ata shqiparë makutë, të mashtruar nga “pazarllëqet e majme ditore”, që nuk e përfillin amanetin historik të bashkimit të kombit dhe të shtetit etnik shqiptar, s' ka dyshim se një ditë do të vetëvriten nga realiteti i Shqipërisë Etnike, dhe sërish do të ngelin pa liri dhe pa atdhe të vetin; do të ngelin vetëm rrogëtarë dhe punëtorë krahu-hamaj të huaj (të zhveshur nga çdo pasuri, e fituar në kurrizin dhe në gjakun e popullit shqiptar, të shtypur, të shfrytëzuar dhe të skllavëruar nga sundimi i egër kolonialist dhe imperilaistë serbomadh) të Beogradit, të Podogoricës, të Shkupit dhe të Athinës etj. Pavarësisht se cilët individë, grupe, parti, politika dhe titullarë të tyre, e luftojnë PAVARËSINË E KOSOVËS dhe RIBASHKIMIN e kombit dhe të shtetit etnik shqiptar në Ballkan, historia nuk do t'i amnistojë nga faqet e kronikës së saj të zezë, sado (ata ose ato), ta kenë fuqinë dhe mbështetjen e armiqëve të jashtëm dhe të brendshëm. "Ka pasur, ka dhe do të ketë gjak Shqipëria sa për t'i mbrojtur kufijtë e saj"! Vizita e Vuk Drashkoviqit Shqipërisë, vërtet ishte “historike”, siç pohoi me kënaqësi të veçantë Tirana zyrtare, sepse ai nuk tha asgjë të re në frymën paqësore, as miqësore të përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore të Serbisë me Kosovën shqiptare, veçse në praninë e Alfred Mojsiut (kryetar i Republikës së Shqipërisë), të Fatos Nanos( kryeministër i qeverisë), të Servet Pëllumbit (kryetar i Parlamentit), dhe të Kastriot Islamit (ministër i Jashtëm) i ripërsëriti “refrenet parodike” të përrallës së tij historiko-diplomatike antishqiptare, se “Kosova është e Serbisë” (!) Ky ishte qëllimi kryesor i përmbajtjes së “vizitës historike” të V.Drashkoviqit në Tiranë, që në “stilin e politikës paqësore” të Slobodan Milosheviqit , të Vojislav Sheshelit, të Vojislav Koshtunicës dhe të Nebojsha Çoviqit, t'i paralajmërojë me kohë autoritetet më të larta zyrtare të Shqipërisë, si dhe psikologjikisht ta përgatit opinionin publik atje, se edhe “Serbia e demokratizuar” e pasmilosheviqit, në asnjë mënyrë nuk e ka ndërmendë, që të heqë dorë nga “prona e ligjshme” koloniale e Kosovës. Mirëpo, edhe këtë konkluzion konkret të misionit të Vuk Drashkoviqit, të shprehur në vokabularin tradicional të serbocentrizmit autodestruktiv të diplomacisë serbomadhe, politikanët dhe diplomatët e Tiranës zyrtare nuk qenë në gjendje ta kundërshtojnë, as ta kuptojnë drejt, duke iu përgjigjur shkurt e shqip V. Drashkoviqit, se Kosova është e Shqipërisë, dhe jo “çiflik” KOLONIAL i SMZ-së. Mirëfilli këtë nuk ia kanë thënë troç Drashkoviqit, sepse “nënkuptohet” që “diplomacia moderne” e qeverisë së Fatos Nanos, do të “dilte” jashtë temës protokollare të “vizitës historike” të kryediplomatit serb të SMZ-së, bërë më 21 dhe 22 dhjetor 2004 Tiranës, mbase temë bosht e bisedimeve me Vuk Drashkoviqin ishte çështja se si Shqipëria t'i ripërtërite kontratat dhe marrëveshjet e saj tregtare dhe ekonomike me SMZ-në, e jo “tema” Kosova, të cilën ministri i Jashtëm i SMZ-së, Vuk Drashkoviq, ua imponoi homologëve të tij në të gjitha takimet me A.Mojsiun, F.Nano, S.Pëllumbi dhe K. Islami, si dhe në konferencën e përbashkët për mediat, me rastin e përfundimit të “vizitës historike” të tij në Tiranë. Krahas politesës së tepruar të protokollit diplomatik të zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, edhe disa nga mjetet e informacionit shqiptar të Tiranës, me pompozitet dhe me ekzagjerim sui generis (intervista etj.) e regjistruan vizitën dyditore “historike” të ministrit të Jashtëm të SMZ-së, Vuk Drashkoviq, i cili i bëri Shqipërisë, më 21 dhe 22 dhjetor 2004. Fundja, çështje dhe e drejtë e masmediave dhe e politikës zyrtare të Tiranës është se si e kanë pritur, kuptuar dhe vlerësuar vizitin diplomatike të ministrit serb, Vuk Drashkoviq, bërë Tiranës në momentin më oportun për avantazhin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë serbomalazeze në relacionet e diplomacisë ndërkombëtare në favor të kontestimit dhe të dezavuimit të statusit të pavarësisë së Kosovës. Mirëpo, asnjërit prej këtyre dy faktorëve relevantë të jetës politko-shoqërore në Shqipëri, nuk iu kujtua, që të nxjerrin konkluzionin vlerësues, se për çfarë qëllimi ishte aranzhuar vizita diplomatike e Vuk Drashkoqiviqit Tiranës dhe, pse kryeministri Fatos Nano, këtë e quajti “vizitë historike”. Kjo do të duhej të ishte sinteza e përgjigjjes kryesore e komenteve dhe e intervistave, të bëra lidhur me këtë “temë historike”, e jo përqëndrimi “profesional-politik” në narracionin e pa fre të përrallës “historiko-diplomatike” të Drashkoviqit sesa ai “kishte njohjuri dhe miqësi të thella” për Ismail Kadaren, për Kosovën dhe për Shqipërinë. Çfarë “eureke” kjo, si në kuptimin profesional zhurnalistik, ashtu edhe në atë politiko-diplomatik dhe historik?! S'ka dyshim se, intervistuesit dhe bashkëbiseduesit e Vuk Drashkoviqit nuk kanë pasur njohuri paraprake për oratorinë, konceptet dhe qëndirmet e tij demagogjike nacionalshoviniste, si rrjedhim, ai me sukses, edhe ua ka imponuar përrallën e tij, sesa në lidhje të ngushta ishte ai me shqiptarët, duke i befasuar për të mirë ata, se ai, madje, kishte “njohuri të thella”, se Shqipëria (50%), e copëtuar dhe e zvogëluar në kufijtë e imponuar të viteve 1912-1913, ndodhet në hartën gjeografike të Ballkanit! Në këtë kontekst, edhe është dashur të intervistohet kryediplomati serb, Vuk Drashkoviq. Ndër pyetjet kryesore të nxehta dhe të pashmangshme, që do të duhej t'i shtroheshin atij, janë këto: (1) Ç' do të thotë Beteja e Kosovës për historinë serbo-shqiptare në Ballkan? (2) Çfarë roli ka luajtur Kisha Ortodokse në vazhdimësinë historike të marrëdhënieve serbo-shqiptare? (3) Pse ju konkretisht, shkenca, politika, kisha dhe propaganda serbe, Kosovën e quani “zemra dhe djepi i Serbisë”, kur historikisht dihet se Kosova ka qenë dhe është shqiptare? (4) Pse shteti, kisha dhe shkenca juaj në vazhdimësinë historike e bëni dallimin midis shqiptarëve. Ata në Kosovë i quani “arnauti” dhe “shiftari”, kurse ata në Shqipëri i quani “Albanci”, çka fshihet pas kësaj sintagme dalluese? (5) Pse kolonizimin dhe aneksimin e Kosovës dhe të trojeve të tjera shqiptare më 1912, kisha, historiografia dhe politika serbe, e quan çlirim të territoreve të reja serbe? (6) Thoni se BE-ja nuk do të lejojë ndryshimin e kufijve të Kosovës, pse atëherë, po kjo BE, e lejoi ndryshimin e kufijve me dhunë dhe me terror gjenocid të Bosnjës e Hercegovinës, duke krijuar një “Republika srpska”, (edhe pse kjo është në kolizion flagrant me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara) e cila mbi 47% të territorit është krijuar në dëm të territorit kroat dhe mysliman? (7) Pse sllovenëve, kroatëve dhe maqedonëve u është lejuar, që t'i ndryshojnë kufijtë e tyre, duke u shkëputur nga ish-Jugosllavia, e shqiptarëve të Kosovës u është mohuar një gjë e tillë? (8) Në çfarë potenciali llogaritë Serbia, se Kosovën edhe më tej, do ta mbajë si koloni të saj? (9) Krahas citimit “ditor” të Ismail Kadares, u ka shkuar ndonjëherë ndërmendë, që ta citoni edhe Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, të cilët, po ashtu sikurse Ismail Kadarea, asnjëherë nuk janë pajtuar me konceptet dhe interpretimet e juaja hisotike, politike, letrare dhe kishtare, se Kosova i përket Serbisë? (10) Cili është opinioni juaj lidhur me idetë dhe pikëpamjet përparimtare demokratike të Dimitrije Tucoviqit lidhur me shqiptarët dhe Shqipërinë? (11) Keni lexuar, dhe keni cituar ndonjëherë para opinionit publik serb këtë postulat politik dhe demokratik të Dimitrije Tucoviqit, që nxjerr në shesh thelbin e gjenezës së historisë së konfliktit serbo-shqiptar, kur thotë se: “ Përderisa serbët nuk e kuptojnë se janë në tokë të huaj (domethënë ata janë në tokën etnike shqiptare, e jo shqiptarët në tokën serbe, ashtu si flet historiografia falsifikatore serbomadhe dhe Kisha Ortodokse Serbe), ata kurrë nuk do të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore me shqiptarët në Ballkan? (12) Sipas jush, cili ishte motivi kryesor i regjimit policor, ushtarak dhe paramilitar i Slobidan Milosheviqit, i cili gjatë viteve 1998-1999, ushtroi terrorin gjenocidal mbi Kosovën dhe shqiptarët? (13) Sa është i vërtetë fakti, se, një numër i konsideruar i pjesëtarëve të Lëvizjes së juaj-“SPO-s” ka marrë pjesë në aksionet e likuidimit dhe të pastrimit etnik të shqiptarëve në Kosovë së bashku me njësitet inkuizitore të Arkanit, të Sheshelit dhe të Slobodan Milosheviqit?(15) Ju, si humanist, si letrar dhe si politikan, sa jeni angazhuar, që t'i paralizoni okupimin dhe djegjen e Kosovës nga ana e Slobodan Milosheviqit? (16) Pse ju, edhe sot, këtu në Tiranë, sikurse dikur Slobodan Milosheviqi, pohoni se Kosova, duhet demokratizuar dhe integruar në rrjedhat e Evropës (sipas standardeve më të larta ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara për njohjen e të drejtave elementare si minoritet kombëtar), vetëm si pakicë kombëtare, e jo siç është e vëreteta si komb, kur dihet se mbi 90% të popullatës në Kosovë janë shqiptar, kurse serbët janë pakicë? (15) Pse historikisht si komb dhe si shtet jeni të prirur, që para botës të gënjeni t'i ndërroni tezat mbi të vërtetën e historinë së gjenezës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, kur dihet se fiset barbare serbe janë shfaqur pesë (5) shekuj pas shqiptarëve në Ballkan? (16) Pse po kërkoni me këmbëngulje decentralizimin e Kosovës, kur kjo ende nuk ka cilësinë e shtetit, as të ndonjë pushteti të centralizuar në duart e shumicës dërrmuese shqiptare, kur dihet se Kosova ende është nën mandatin juridik ndërkombëtar paqësor të UNMIK-ut dhe të KFOR-it? (17) Pse UÇK-në e akuzoni dhe e keni “vlerësuar ligjërisht” si “strukturë terroriste”, kur dihet se kjo është organizuar sipas ligjeve dhe të së drejtës ndërkombëtare; me vullnetin dhe me mbështetjen e arsyeshme masive të popullit shqiptar të Kosovës për të parandaluar luftën agresive dhe gjenocidale të forcave pushtuese serbe, si dhe është legalizuar dhe ndërkombëtarizuar në saje të mbështetjes së plotë dhe të drejtë të Amerikës, të NATO-s, të OSBE-së, të OKB-së, të BE-së etj. ? (18) Pse Amerikën dhe NATO-n politika serbe i ka shpallur dhe i konsideron si “okupatorë” të Serbisë (e në anën tjetër, pas përmbysjes së Slobodan Milosheviqit, doni t'i përvetësoni dhe shfrytëzoni si aleatë. Ndoshta, statusi i pazgjidhur i Kosovës iu ka shtyrë që ta “amnistoni” Amerikën dhe NATO-n nga kualifikimet dhe akuzat armiqësore) kur dihet se këta ishin faktorët vendimtarë në shpëtimin e shqiptarëve dhe të Kosovës nga lufta gjenocidale e Serbisë së Slobodan Milosheviqit? (19) Pajtoheni me dëshminë e deponuar me shkrim në Kongresin Amerikan të avokatit dhe demokratit të njohur serb nga Beogradi, Sërgja Popoviq, i cili nga SHBA-ja ka kërkuar, që ta bombardojë Beogradin për ta shpëtuar Serbinë nga regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit? (20) Si e shpjegoni ju fenomenin e varrezave masive të qindra viktimave të masakruara shqiptare (të importuara në fshetësinë e vdekjes nga Kosova) në Batajnicë, në Peruçac, në Bajna Bashta e gjetkë-vende të kryerjes së krimit në Serbi? (21) Sipas deklaratës zyrtare të ish-ministrit të Punëve të Brendhsme të Serbisë, Dushan Mihajloviq, përveç këtyre varrezave masive në rrethinën e Beogradit, të Danubit, të Kladovës, të tilla (me viktima të masakruara shqiptare, të betonuara nën ura dhe viadukte të rrugëve të asfaltuara serbe) priten të zbulohen edhe në rrethinën e Leskovcit dhe të Vranjës, sipas jush, kur mund të fillojë procesi i zhbetonimit të këtyre varrezave në Jug të Serbisë? (22) Si mund të na sugjeroni, që të harrojmë të kalurën tonë të hidhur dhe tragjike, (që shkak dhe pasojë janë gjenocidi kolonial dhe pushtimi serbomadh, që edhe sot janë të pranishme në trojet etnike shqiptare (1842-2004), duke na detyruar, që me çdo kusht të pajtohemi, me qëllim që të “integrohemi” në Evropë, por që, (ama) së pari të harrohet e kaluara e historisë së hidhur të Kosovës, kur, ja, po në këto çaste, kur jeni ju duke qëndruar në Tiranë, në Merdare (kufi) të Kosovës presin të riatdhesohen mbi 40 trupa të pajetë të shqiptarëve, të zhvarrosur nga varrezat masive në Serbi?
|
Ja, pra, ky është “mesazhi progresiv dhe paqësor” i diplomacisë serbomadhe të Vuk Drashkoviqit,dhe antidiplomacisë së regjimit despotik të Fatos Nanos. Ende pa u numëruar të gjitha viktimat shqiptare të hollokaustit serb (mbi 3.500 ende të zhdukur), të dyja këto, në kuptimin bilateral, verbërisht kërkojnë, që të harrohet e kaluara historike e Kosovës? Sikur të gjitha pyetjet e theksuara më sipër, t'i parashtroheshin diplomatit serb, Vuk Drashkoviq, ai me siguri se, nuk do të shprehej kësisoj: “Jam më se i kënaqur me atmosferën, me mikpritjen dhe me përmbajtjen e bisedimeve me rastin e të gjitha takimeve me Alfred Mojsiun, me Fatos Nanon, me Servet Pëllumbin dhe me Kastriot Islamin”Tanjug,22 dhjetor 2004). Si mos të jetë i ndarë Drashkoviqi i kënaqur dhe i stërkënaqur nga takimet me homologët e tij, kur asnjëri prej tyre nuk ia ka prishur “tymin e duhanit” përkitazi me pikëpamjet dhe me vlerësimet tendencioze, antihistorike dhe anitjuridike për Kosovën, por, fatkeqësisht, ata kanë mbetur të hipnotizuar dhe të përgjumur nga përsërtija e përrallës së tij diplomatike: se si Drashkoviqi fëmijërinë e tij e kishte kaluar duke luajtur me fëmijët shqiptarë në Kosovë?! – Çfarë absurdi!- Drashkoviqi, nuk është lindur, as nuk është rritur, as nuk është edukuar as arsimuar së bashku me fëmijët shqiptarë në Kosovë, por në Banat të Vojvodinës (hungareze dhe kroate) së kolonizuar nga Serbia e Madhe. Fundja, kjo është nonsens diplomatik. Nuk ka fare rëndësi se ku është lindur dhe zhvilluar ajo krijesë e recidivit serbomadh, por e rëndësishmja është, se çfarë ishte opinioni i tij lidhur me çështjen e Kosovës. Një takim të nivelit më të lartë ndërshtetëror, skilja serbe, duke matur nivelin e “pusit diplomatik” të homologëve të tij, ua ka imponuar edhe deklarimin zyrtar të teorisë së harresës për të kaluarën e hidhur të historisë së marrëdhënieve serbo-shqiptare. Këtë e dëshmon edhe ky pohim i kryeministrit, Fatos Nano: “ Ta lëmë pas të shkuarën... kjo është një vizitë historike...”(Gazeta Panorama,23.12.2004). Ky konstatim i premierit shqipar, është i vlefshëm vetëm për palën serbe, sepse ka ardhur koha që si Drashkoviqi dhe të gjithë drashkoviqët e tjerë, si dhe politika, shkenca dhe Kisha e tyre serbomadhe, të heqin dorë përgjithmonë nga e kaluara e historisë dhe e praktikës kolonialiste dhe imperialiste mbi shqiptarët, Kosovën-Shqipërinë Etnike. Në këtë kontekst, politika dhe dipomacia e regjimit të sotshëm të Tiranës, duhet ta ketë qartë, se shqiptarët (50%) ende të kolonizuar dhe të shtypur nga gjenocidi kolonial dhe imperialist serbomalazez, nuk kanë se si ta harrojnë të kaluarën e tyre të historisë së përgjakshme, por ajo është, dhe gjithmonë do të jetë aktuale në mendjen, në shpirtin, në veprimin dhe në jetën e tyre të përditshme politike, kombëtare dhe atdhetare, pavarësisht se çfarë marrëdhëniesh do të ketë Tirana me Beogradin sot apo nesër (me apo pa fatos nanot). Për një arsye shumë të thjeshtë, Kosova nuk mund t'i heqë vizë të kuqe historisë së saj të shkuar, sepse qe më se 100 vjet është duke e paguar me çmim shumë të lartë qiranë koloniale nën Serbinë gjenocidale. E di apo jo këtë Tirana, është çështje e saj. Vërtet, ashtu si është shprehur kryeshefi i diploamcisë së SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe sot Kosova është “një varrë” serioze, por kjo nuk mund të shërohet me ilaçin toksikologjik të terapisë së tij diplomatike: “ Kosova është plagë e hapur, e cila mund të mjekohet vetëm po qe se i njihet statusi evropian brenda suazave shtetërore të Serbisë dhe të Malit të Zi, në përputhje me imperativin e Kartës së OKB-së, se kufijtë ndërmjet shteteve nuk mund të ndryshohen me dhunë”.(Politika, 23.12.2004). Përkundrazi, në vend të kësaj diagnoze të gabuar të diplomacisë dhe politikës serbe, duhet të vijë në shprehje zbatimi konsekuent i së drejtës dhe i parimit të vetëvendosjes së drejtës ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes koloniale të Kosovës, si e vetmja terapi e qëlluar dhe e pranueshme juridiko-politike dhe historike për shqiptarët. Prandaj, pavarësisht nga vëllimi i realizuar i shkëmbimit të deritashëm ekonomiko-tregtar midis Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe nga ëndërrat dhe projektet e nesërme të diplomacisë ekonomiko-tregtare të Tiranës dhe të Beogradit, po qe se Kosovës nuk i njihet subjektiviteti juridik ndërkombëtar, s' ka dyshim se Kosova do të jetë një “muri kinez” i zhbalancimit të “idilit diplomatik” të Serbisë dhe të Shqipërisë, e jo siç është shprehur në mënyrë devijante dhe hipokrite, Vuk Drashkoviq (duke iu kënduar ninulla gjumi homologëve të tij), se: “Kosova nuk mund të jetë pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve të SMZ-së dhe të Shqipërisë”(Politika,23.12.2004). Për më tepër, moszgjidhja e problemit kolonial të Kosovës, nuk do t'i prishë vetëm marrëdhëniet “miqësore tradicionale” ndërmjet SMZ-së dhe Shqipërisë së Fatos Nanos, por në kuptim më të gjerë, do të destabilizojë paqen dhe sigurinë në Ballkan. Mirëpo, një rrezik të tillë, nuk janë duke e llogaritur, as duke e parë me kohë vetëm mbështetësit e verbër të politikës dhe të sundimit kolonial dhe imperialist të SMZ mbi Kosovën-Shqipërinë Etnike. Ia vlen të theksojmë se, nëse Shqipëria nuk e sheh një rrezik të këtillë, atëherë “dëmi është i gatshëm” në planin strategjik të mbrojtjes së interesit kombëtar dhe shtetëror. Mjerisht, do të vazhdojë “kënga e vjetër”-50% e territorit dhe e popullësisë së Shqipërisë së pavarur, do të jetë edhe më tej e shkëputur nga 50% e Shqipërisë së varur, të kolonizuar dhe të copëtuar, e cila që nga viti 1912 gjendet nën sundimin shekullor serbomalazezsllav. Harresa kolektive historike bëri që të përsëritet gjenocidi serbomadh në Kosovë më 1989-1999 Për ata, që jetojnë me ëndërra dhe me iluzione , duke konsideruar se Serbia dhe serbët janë miqë paqësorë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, vizita e kryediplomatit serb, Vuk Drashkoviq bërë Tiranës më 21-22 dhjetor të vitit 2004, mirëfilli se është “e justifikueshme” dhe “historike”, siç ka pohuar . Mirëpo, për shqiptarët dhe Kosovën ajo vizitë ka vetëm karakter të thellimit të marrëdhënieve tregtare, ekonomike dhe diplomatike të Shqipërisë me Serbinë dhe me Malin e Zi. Për më tepër vizita zyrtare e Drashkoviqit, që i bëri Tiranës, në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë pozitivisht në shtendosjen e marrëdhënieve politike të Prishtinës dhe të Beogradit, për shkak se ministri i Jashtëm i SMZ-së, Vuk Drashkoviq, edhe me këtë rast ripohoi tezën kolonialiste serbomadhe, se “Kosova , duhet të evropianizohet, por brenda kufijëve të pandryeshueshëm territorialë administraivë të Serbisë”. Në të vërtetë, ky ripohim i nacionalistit të rexhur serbmoadh në Tiranë, nuk është kurrfarë befasie, as sensacioni për shqiptarët e Kosovës, sepse ai që nga fëmijëria e tij ka marrë edukatë dhe arsim nacionalshovinist antishqiptar nga mësimet e Kishës Ortodokse Serbe, se “Kosova është zemra dhe djepi “ i Serbisë. Pra, është e udhës, që t'i rikujtojë duatrokitësit “aparçikë” zyrtarë të Tiranës, se Drashkoviqi i njeh mirë shqiptarët, por në kuptimin negativ të interesit kombëtar dhe territorial shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. S'ka dyshim se Drashkoviqi i njeh shqiptarët, sepse ai ka pasur prej kujt t'i marrë mësimet e para se si duhet urrjetur, mbajtur të shtypur dhe të kolonizuar shqiptarët. Kështu që, ai së bashku me kryefrymëzuesit e tij nacionalistë serbomëdhenj: Ilia Garashanin, Vuk Karaxhiq, Vasa Çubrilloviqi, Ivo Andriqi, Jovan Duçiq, Nikola Pashiq, Drazha Mihajloviq, Dobrica Qosiq ...,etj.; Kisha Ortodokse Serbe dhe Akadamia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, që nga Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, e kanë shkruar historinë mbi shqiptarët dhe Kosovën-Shqipërinë Etnike, por mjerisht dhe për turpin më të madh, politika e sotme zyrtare e Tiranës nuk e njeh Drashkoviqin, as mësimdhënësit e tij me ideologji fashiste antishqiptare, të cilët si dikur edhe sot, konsiderojnë se “Kosova është Serbi”. sikur vërtet ta kishte njohur, ajo edhe nuk do ta pranonte fare në vizitë Vuk Drashkoviqin për të llomotitur xhepura sesa ai njeh mirë Ismail Kadaren, dhe sa i afërt dhe çfarë miqësie ka ai me shqiptarët në Kosovë. Fragmenti më komik dhe më absurd ( e besueshme vetëm për qenët dhe agallarët e Esad Pashë Toptanit, klyshit më lojal të Serbisë, e cila në shenjë dhimbjeje dhe nderimi tre ditë mbajti zi për vrasjen e tij nga dora hakmarrëse e popullit dhe plumbat hallall të patriotit demokrat shqiptar, Avni Rrustemi) i intervistës së Drashkoviqit , dhënë gazetës panorama të Tiranës ishte edhe ky : “I përdor shpesh mendimet e tij kur flas për marrëdhëniet serbo-shqiptare”(Gazeta Panorama, 23.12.2004). Kjo është një hipokrizi dhe gënjeshtër e ngjyrosur, e yrrnekut të moçëm nacionalist serb, sepse vërtet, sikur Drashkoviqi ta kishte kuptuar dhe interpretuar drejt opusin letraro-politik e kombëtar shqiptar të shkrimtarit të shquar Ismail Kadarea, ai, edhe nuk kishte pasur nevojë, siç ka deklaruar rrejshëm për gazetën panorama, t'i përsëritete “sabah e aksham” theniet e Ismail Kadares në stilin e “duave” nacionaliste kishtare serbe, por do të ishte pajtuar me konkluzionet e tij aksiomatike se Kosova historikisht ka qenë, dhe është shqiptare. Mirëpo, vepron në të kundërtën, duke deklaruar me qindra herë para opinionit publik, se “jeta e tij nuk do të kishte kurrfarë kuptimi, po qe se Serbia do të mbetej pa Kosovën”(!) Në të vërtetë, ky edhe ishte qëllimi i “vizitës historike” Tiranës, i cili drejt dhe tërthorazi, në stilin e përrallës diplomatike serbe, “i ngushëlloi” presidentin Mojsiu, kryeministrin Nano, kryeparlamentarin Pëllumbi, dhe kryediplomatin shqiptar Kastriot Islami, se “varra e hapur”-Kosova, nuk “duhet të jetë kurrfarë pengese” në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Unionit të SMZ-së dhe të Shqipërisë, por historia e saj e kaluar, duhet të harrohet sa më parë të jetë e mundur(!?) Fatkeqësisht, siç theksuam më sipër, edhe kryetari i qeverisë shqiptare, Fatos Nano, u dakordua me skemën sugjeruese të përrallës diplomatike antishqiptare të Vuk Drashkoviqit, duke thënë që (patjetër):”duhet ta lëmë pas të shkuarën”(!?) Ky konstatim “diplomatik” i Fatos Nanos, vë në dukje faktin se, nuk do të ketë mbrojtje, as progres të interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të qenies së Shqipërisë Etnike në Ballkan, përderisa ai me “pistonët”akrobatë-antibashkim të garniturës së tij ndodhet në krye të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Këtë fatkeqësi kombëtare, tanimë e ka “lexuar” si në aspektin intensiv, ashtu edhe në atë ekstensiv, edhe “sonda” e përrallës diplomatike serbe e Vuk Drashkoviqit, e cila maskën e saj e çierri pa kurrfarë pengese në takimin e nivelit të lartë diplomatik në Tiranë. Mirëpo, këtë nonsens të “dialektikës” së diplomacisë së regjimit antidemokratik të Fatos Nanos( sa më afër Serbisë kolonialiste, e sa më larg Kosovës së pavarur), duhet kuptuar drejt, pa nihilizëm dhe pa nostalgji kozmopolite, edhe elita e klasës politike e Kosovës. Ndryshe, vërtet, do të triumfojë teza dhe teoria e harresës historike e Fatos Nanës, e cila është kompatibile me ANTIPAVARËSINË e përmbajtjes së përrallës diplomatike të Vuk Drashkoviqit për Kosovën dhe shqiptarët.
*)POSTSCRIPTUM : Këtë analizë nuk e kanë botuar asnjë nga disa gazeta “të pavarura” shqipe, të cilave u është dërguar nga autori. Kjo dukuri e shëmtuar e komercializimit dhe e shpërfilljes së vlerave kombëtare shqiptare, provon sheshit, sesa jemi mishëruar me dekadencën dhe me të keqen e huaj universale antikombëtare dhe antishqiptare. Sot, çdo gjë mund të publikohet në masmediat komerciale-verdha me shkronja shqip, përpos së VËRTETËS mbi çlirimin antikolonial, lirinë, pavarësinë dhe Ribashkimin e Shqipërisë Etnike . Sado le të shtiremi demokratë me prirje proevropiane dhe proamerikane perëndimore, këtë fenomen paranoid vetëmohues nuk mund ta MJEKOJË, e as ta ELIMINOJË as Evropa e integruar, e as Amerika demokratike, sepse është recidiv psikologjiko-patologjik i veturrjetjes, i vetëpërçmimit, i vetëpërçarjes dhe i vetëmohimit, i trashëguar nga koketimi qindravjeçar me armiqtë dhe me sundimet e huaja mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike (të copëtuar dhe të kolonizuar nga serbosllavët e Ballkanit edhe në fillimshekullin XXI, viti 2005). Kjo ka ndodhur, dhe po nododh kështu edhe sot, sepse në mënyrë koherente kanë qenë dhe, ende janë në luftë të hapur dhe në konfrontim të ashpër antivlerat kolaboracioniste virusoide serbosllave me sistemin e vlerave e njëmendta kombëtare patriotike shqiptare. Ky është shkaku dhe pasoja kryesore pse shqiptarët në Ballkan edhe sot janë të copëtuar dhe të robëruar n ëpër kënetat kolonialiste dhe imperialiste serbosllave. Në këtë rast konkret, nuk mund të ndihmojë as Evropa, as Amerika përderisa ne vetë të mos e ndihmojmë nëri-tjetrin, ashtu sikurse veprojnë të gjitha kombet e qytetëruara dhe të përparuara në botë. Të çmohet, të respektohet, të nderohet dhe të shpërblehet ajo që është për t'u çmuar, për t'u respektuar, për t'u nderuar dhe për t'u shpërblyerë, e të ndëshkohet, të flaket ajo që është për t'u ndëshukar dhe për t'u flakur nga trupi i shëndoshë dhe qenia e shtrenjtë e Shqipërisë Etnike.
Pikërisht, fenomeni i vetëmohimit në planin politik kombëtar dhe ndërkombëtar ka ndikuar negativisht që shqiptarët në periudha të ndryshme historike, të mos kenë politikën e vet të jashtme, sepse, si rregull, është e njohur maksima shkencore: pa politikë të brendshme nuk mund të ketë as politikë të jashtme. Vërtet, Evropa mban përgjegjësinë e saj, pse edhe sot gjysma e shqiptarëve dhe e Shqipërisë etnike nodhën nën sundimin e egër kolonial serbosllav, mirëpo, fajtor krysor me përgjegjësi të paaminstueshme para historisë, është faktori i brendshëm politik shqiptar. Këtë gabim fatal, nuk mund ta shërojë as Evropa, as Amerika, por ai pritet të korrigjohet vetëm atëherë, pasi të jenë vetëdijësuar shqiptarët se, pa bashkim nuk ka Shqipëri, dhe se pa diell nuk ka jetë, por vetëm robëri, terr dhe zi.
|
| |
